Edison Ypi
Kėtė herė nė shėnjestėr tė tij ka qenė njė kolege e tij, Rudina Xhunga. Ypi nė fakt merret me Xhungėn si shkrimtare dhe merr nė analizė librin e saj Sikur Ana dhe i 'kėshillon' tė heqė dorė nga shkrimi i romaneve. Ja shkrimi i plotė i tij i publikuar nė faqen personale:
Sikur Rudina...
Xhunga tė ishte romanciere, ah ēgjė e mrekullueshme do ishte. Por, ah, po tė ishte romanciere Rudina Xhunga, Tolstoi do ketė qenė bujk, Servantesi pirat, Dostojevski idiot, Kafka buburrec, Balzaku tuhaf, Shekspiri palaēo, dhe ky qė kam pėrpara jo kompjuter por pėrkrenarja e Skėnderbeut.
Por ēfarė ėshtė Rudina Xhunga ?
Nuk e di ! Ndoshta pėrgjigja ėshtė tek Makbethi, A did without name.
Nisa ta lexoj romanin e saj Sikur Ana , jo vetėm pa e paragjykuar aspak, por me vėmendje tė shtuar, pėr tė respektuar sa mė tepėr lodhjen e njėrės prej tė paktave shkrimtare shqiptare.
Ajme! Pėr tė mos e flakur qė nė faqen e parė, nuk munda kurrsesi, pa thithur ēdo pesė minuta njė cigare dhe pa e futur her pas here kokėn nė lavaman pėr tė ardhur nė vete. Por nuk u mposhta. E lexova tė tėrin deri nė fund. Fjalpėrfjalė, nga kopertina nė kopertinė.
Pėr ēdonjėrin shqiptar qė nuk e ka lexuar;
Mos e lexo! Mos e lexo po tthem! Ėshtė nga sajesat mė banale, mė mediokre, mė tė pa vlera, mė kot, qė janė shkruar qyshkurse shkrimi ėshtė shpikur. Himn, pėrmendore, shtatore, mėndjelehtėsisė, mėndjengushtėsisė, gjysmakllėkut, qaramanllėkut, halabakllėkut.
Shkurt, pėrmbajtja e menderromanit tė Rudinės, ėshtė kjo;
Koha e skemave mashtruese financiare. Njė shqiptar gjysmak, pa asnjė fije indi shpirti, babai, burri, tė dashuri, madje as prej njeriu, ish emigrant nė Itali qė merret me tregėti dhe kambizėm, nga ata qė i gėnjen mėndja se mund tė pasurohen brėnda njė muaji. Gjysmak halabaku bashkėjeton me njė ēerek femėr. Femra, Ana, protagonistja, ėshtė shtatzanė. Shtatzanja Ana, meqėnėse dru burri ėshtė njė fol o gur fol o mur, hallet, me piramida, Sude, Vefa, Gjallica, etj., ja qan bebit ende brėnda vetes. Kur mė sė fundi edhe ajo edhe ai mėsojnė pėr abortimin e piramidės sė ėndėrrave idiote pėr tu pasurur sa hap e mbyll sytė, abortojnė bebin. Kaq.
Epo mirė, spėrmbyset dynjaja pėr njė libėr, makar edhe i keq, Ferri plot me autorė mediokėr ėshtė.
Jo Buēko jo. Nuk ėshtė ashtu.
Vėrtet letėrsia shumė e keqe e ka njė tė mirė shumė tė madhe; tė bėn syēelėt, ta mpreh vigjilencėn ndaj plehut letrar. Por ėshtė relative. Sepse ēka mbetet nga syēelėsia ėshtė vetėm e qeshura.
Ky far libri i Rudinės tė shkrin fare. Nuk ėshtė pak dhe duhet falenderuar. Njė minutė e qeshur me gjithė shpirt ėshtė ekuivalente me dyzetepesė minuta vrap. Qė i bie, leximi i krejt librit tė Rudinės sa pėr tre herė vrap rreth Ekuatorit.
Murgut tė Liqerit nuk i vajti kurrė mėndja kurrė pėr tė botuar ndonjė libėr. Nuk bėri kurrė ndonjė promuovim. Nuk doli kurrė nė ndonjė ekran. Nuk dha kurrė ndonjė konferencė shtypi.
Romancierja jonė, me intervista dhe ekrane dhe tė gjitha, pa i lėvizur fare qerpiku, thotė se qėnka e aftė tė shkruajė njė roman tė tėrė nė dimėr pėr ta botuar nė verė.
Pėr tė mos e lėnė varur kureshtjen e tė shumtėve qė nuk kanė pėr ta lexuar kurrė roman mavrinė e komunikatores sė rrethanave Rudinė, ja njė gallatė ortografike dalė nga pena e saj; Tė shkruaj nuk ėshtė profesion pėr mua. Mbase, jo ende. Ose mbase nuk do jetė kurrė. I kam uruar vetes tė shkruaj ngaherė si amatore, sepse vetėm kėshtu nuk do kem komplekset e profesionistes, qė mė duket, sikur ta pėrmirėsojnė frazėn, por edhe ta shterin lėngun, lėngun e krijimit. Ndoshta gaboj.
Ngushėllohu Rudina. Mos u ep. Ndoshta nuk gabon. Pėrmirėsimi i frazės dhe Shterrja e lėngut tė krijimit nuk janė kushedi ēė pėr Ty. Punėt nuk i ke aq keq sa tė biesh nė gjith kėtė dėshpėrim. Ti, nė parathėnien e librit vetė thua; u binda se asnjėherė nuk do ta merrja Ēmimin Nobel. Po jo moj Rudina jo, edhe mund ta marrėsh ! Ai qė nuk po e merr quhet Kadare. Ti nuk quhesh Kadare. Prandaj mund ta marrėsh qė ēke me tė. Ta marrėsh tja lush Zotin! Vetėm me njė libėr. Vetėm me kėtė vrromėn. Miliona kopje do tė shitet romani yt, ky kėllira qė sapo nxorre. Njerėzimin mbarė do ta lėsh pa frymė. Rrotullimin e Botės do ta ndalėsh. Nė Histori do hysh. Tė gjitha enciklopedirat do tė marrin.
Rudina, Ti tė bėn aq pėr tė qeshur sa nuk tė lė tė vdesėsh. Kurrė mos tu ndaltė hovi pėr tė shkruar romane, dhėnė intervista me gėnjeshtra e broēkulla.
Ke pėr tė shkruar edhe tė tjerė romane. Nė mos pėr tjetėr, sė paku pėr mėshirė, pėr atė qė ta thashė mė lart, tė mos na lėsh tė vdesim duke na mbajtur me dhėmbė pėrjashta.
Po ku kanė fund turpet e tua komunikative o Rudina. Sdo ishte keq tė rendisja kėtu disa. Spo e bėj se sdua tu provokoj vjelljen lexuesve. Ska problem. Ata mė besojnė mua, jo tya.
Rudina, dėgjo ! Shqiptarėt, mund tė mos dinė shumė gjėra, por pėr tė kuptuar ēu thua dinė. Nuk janė kėrrusur kot gjithė jetėn mbi libra. Prandaj nuk mund tė gėlltisin gėlbazat e tua. Ato ik e flaki ku tė duash. Mos na i flak mbi ekrane dhe libra duke na i mbushur me qurret e tua komuniste, katundareske, bolshevike Se na i trazove zorrėt moj burrnesh. Mos e prek shėnjtėrinė e Shijes, tė vetmes gjė qė u ka mbetur shqiparėve. Ti ndoshta nuk e di, por ėshtė e vėrtetė se nė katundet shqiptare ka katundarė qė e dinė pėrmėndėsh krejt ēka shkruar Naim Frashėri, Fishta, Pushkini, Lermontovi, Dantja.
E kam tė qartė se ti nuk i beson kėto qė po tė them. Mosbesimi yt sndryshon asgjė. Komunikimet e tua mbeten njėlloj tė shkretėtirta, gjuha jote tmerrėsisht e varfėr, mendimi yt llaftarisht i cekėt, stilit tėnd i mungojnė kryekrejt figurat, ato iskrat qė mbajnė ndezur zjarrin e dėshirės pėr tė ndjekur komunikimin. Nė komunikimin tėnd o Rudina mungon kryesorja pa tė cilėn nuk bėn sens asgjė. Mungon ai Eteri, ai oqeani qė pėshtjell gjithēka me butėsi, qė brenda Shpirtit dhe Trurit tė shikuesit apo lexuesit bėn tė mundur ndezjen e atij zjarrit qė djeg botėn.
Rudina, ti dhe komunikimi skeni asgjė tė pėrbashkėt.
Prandaj po tė them se e mira ėshtė ta braktisėsh plazmėn dhe ta hedhėsh nė hale penėn.
Krijoni Kontakt