Quarteti për herë të parë performon në skenën shqiptare

Quarteti “Guralumi Jaz” për herë të pare vjen për të performuar në skenën shqiptare….
Artistët kujdesen për çdo detaj që muzika të vij te publiku ashtu siç duhet…
Shtylla kryesore e grupit Gjon Guralumi si muze krijuese në muzkën që ato krijojnë është Etno-folku shqiptar, shkrirë me muzikën xhaz.
Jazi për Guralumin është koncept.
Sapo muzika nis vihet re një lloj familjarizimi te spektatori, sigurisht janë ritme të dëgjuara, pasi janë këngë te folkut shqiptar
Pjanisti na bën me dije se Grupi është më i kompletuar, mungojnë dy pjesëtar.
Specialistet e muzikes vlerësojnë kualitetin dhe improvizimet e grupit.
Grupi “Guralumi” pas performancave të shumta prej 13 vitesh në skenat më të famshme të botës, me në fund interpreton edhe për publikun shqiptar
Grupi “Guralumi” u formua zyrtarisht në fund të vitit 2004 nga Krenar Arifi dhe Gjon Guralumi, të cilët dy vite më parë kishin interpretuar së bashku në një duo kitarë-piano në “Jazz School ’n Contemporary Music” (EJMA-Zvicër). Në vitin 2004, iu bashkëngjitën edhe muzikantët zviceranë . ky grup paraqet një risi të qëlluar aq më tepër kur kualitetet e mirënjohura të muzikës etno-ballkanike përpunohen në një mënyrë shumë të mirë me xhazin aktual, gazeta zveiceriane e kane cilesuar si “Martesa e muzikës shqiptare me muzikën xhaz”. “Guralumi – Albanian Jazz Project” ka interpretuar kolonën zanore të më se 30 pjesëve muzikore shqiptare, nën ritmet e kësaj muzike, e cila nga disa syresh është konsideruar si “muzika e shpirtit”.