Nga Charles Didier
=Souvenirs de Calabre, les Albanais en Italie= 1830
=Kujtime nga Kalabria=
Kam lënë Coriglianon dhe kullat e saj feudale në një mëngjes të bukur vjeshte me keqardhje ujësjellsin antik trikatshe dhe pyjet me fryte portokalli, tani jam nnisur në një rrugëtim tjetër për tek kolonitë Arbëreshe të San Dhemitrit, në perëndim të këtij qyteti..
I kuptojmi historinë dhe traditat e një populli sipas arkitektures e traditave te tija, dhe kullat e Kalabrisë në çdo hap udhëtarit i tregojnë plaçkitjet, një vésë i mbrapshtë që prej kohësh.
Mbreti i Napolit dikur kishte ngritur një rrjetë banditësh me qëllim që ti perballej pushtuesve francezë në shekullin XV-të mirëpo më vonë kur kthehët në fron përseri, u mundua ta theje instrumentin të cilin ai vetë e kishte çpikur, mirëpo në pa aftësi, nga njerêzit e tij nuk ka ditur se si ta shkuli që nga rrënja këtë smundje, ai kishte ndërmarrur masa tepër te lehta ndaj plaçkittësve dhe duhët të themi se, prej disa vitësh bandat janë më te rralla edhe se prona ende nuk mund te mbrohët nga plaçkitësit kështu që pa siguri të mjaftueshme as agrikultura e as tregtija nuk mund te perparojnë.
Pasi e kalova San Mauron, duken fushat e thara e pa drunjë ku gjelbrimi perfundonte atje rrënxë një kodre të thatë e të zhveshur.
Nga largë pash mbi dheun argjilor një fshatar hypur mbi një gomar, ishte i pari njeri qe takoja në këtë rrethinë, ishte ditë e dile dhe fushat ishin të zbrazta.
Më pa dhe më priti.Mbante kapelen tradicinale prej kashtës një stil i këndshëm që vërtetë i jep popullit të Kalabrisë një fizionomi të bukur dhe shpirtërore.
Asnjëherë fshatari kalabrez nuk shkonte as në fusha pa armët e tij.
Pra, shoqëruesi im i ri ishte besnik, mbante një sepatë që i varej në rripin e i tij të gjerë prej lëkure.Unë isha mësuar gjatë udhëtimeve te hecja gjithmonë këmbë,dhe posa zbriti në tokë, më bertiti me zë të lartë dhe më detytoi të hypja mbi gomar, si shenjë mikptritje dhe krenarie për mikun, perndryshe një refuzim nga ana ime do mirrej si një fyerje dhe një shenjë e përbuzjes.
Ishte një Arbëreshë nga San Demetrio, dhe kur ai u bind se unë nuk kisha asnjë qëllim tjetër përveç se për të marrë njohuri mbi bashkatdhetarët e tij, ai filloi të më tregonte pastaj për veprat e etërve të tij dhe te madhin Scander Beg, duke folur me një përbuzje të thellë për fqinjët e tyre italianë, të cilët nuk i pëlqenin -thoshte ai, sepse nuk kanë luftuar kundër turkut".
Hecnim rrugës duke biseduar dhe mbrrinëm në San Demetrio një fshatë jo aq i pastër, ndërtuar në një pozitë të këndshme, që dikur ishte një vendë i shkretuem por natyra kishte filluar te lulzonte sikur se donte ta mbulote mjerimin e njerëzve me gjelbrim.
Zbrita në derën e burrit më te njohur të kësaj komune, i kisha disa letra për t'ia dorzua, dhe sipas rregullave të vëndit, gjeta konak në shtëpin e tij me gjithë konforin dhe mikpritjen kalabreze.
Ishte një burrë i shkolluar i cili kishte marrur përsipër magjistraturen e mbretnisë pranë qeverisë në Napoli por për shkak te ndrysshimeve të sistemit dhe ndeshkimeve të vitit 1821 kthehët në fshatin e tij për t'i dhânë shembull virtyteve te tija familjeve te nevojshme që ishin shpeshëherë viktim e fatkeqësive në popull.
Policia e percell dhe e para gjë që kam bërë, u prezentova para gjyqit, një lloj administrate e vezhgimeve te dyshimta.
Më dukej se ishte nën influencën e rregullorës së re në favor të te huajve dhe për herë te parë paseporta ime u shikua pa asnjë pytje.
Udhëtari i fundit në këto vise ishte një anglez, e mbajnë mend viziten e tij si një ndodhi e madhe, sigurishtë do më kujtojnë edhe mua.
San Demetrio është qendra e rrethit të që e rrethekojnë nja gjashtë fshatra me Arbëreshë. San Giorgio është më i madhi kurse Vacarizzo është vëndi i njohur dhe i kërkuar për shijen e fëmrave të veshura me rroba te vjetra.
Ka përplotë miniera në kodra mirëpo askush ende nuk është i interesuar ti shfrytzoje.
Ekzistenca e ktyre kolonive shqiptare është një fenomen historik tepër i rëndsishëm, por gati se i panjohur.
Duket se shqiptarët e parë erdhen në Itali aty rreth dhjet vite pas rënjës së Konstantinopojës, kjo ngjarje ia ndrroj pamjen Europës dhe n'tjetren an, ndrroj një perandori shekullore që i kishte râ ngjyra në këtë rast, i kishte sjellur vdekjen një Shteti të ri e të kalitur që fuqia e një njeriut të vetëm e kishte themeluar; Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skenderbeu, iu ishte dorzua peng sulltan Muratit nga i ati i tij, i ushqyër por jo i irrituar në serajet e sulltanit, doli nga duart e fëmrave si shqiponja nën qerdhen e pëllumbave dhe shpalosi në vitin 1443 flamurin e pavarsisë dhe revansh ndaj pushtuesit të vendit të tij. I lindur sundimtar i Shqipërisë, i ftoj në luftë fiset e famshme dhe në krye të Mirditëve nisi luftën që vijoi 23 vite me rradh kundër forcave të perandorisë osmane.
Ishte shkëndia e mbrojtjes së krishterimit, princave të Europës ua dergoi thirrjen, mirëpo ishin te shtangur nga frika, vetun mbrojti Europën nga Azia.Rradhitët në mesin e figurave te shquara historike të shekullit XV-të. Alfonsi i Arragonës sundonte në Napoli, kapiten dhe politikan i shquar, shihte rrezikun e ramjes së Bizantit, shihte në kolosin e ri një armik të duhur e të natyrshëm, ishte i vetmi që i pergjigjet thirrjes së Skenderbeut !
I kishte derguar në vitin 1454 ndihma nën komanden e Rajmon Ortafa, mirëpo pas vdekjës së Alfonsit, ndryshoj situta.
Ferdinandi, djali i tij kishte nevojën që ti perballoje me forcat e tija Zhanin, duken e Anzhuinve, një kundershtar i fuqishëm si dhe kundër dukes së Tarantës.
I rrethuar në Barletë nga Picinino, për llogarin e Anzhuinve, i kishte ikur kurona Ferdinandit, derisa në horizont si një pelhur e bardh shfaqet Skenderbeu, mirënjohës i palodhshëm, duke perfituar nga paqa që kishte nenshkruar me sulltann Mehmetin, duhej patjetër ti shkonte në ndihmë Ferdinandit, birit te mikut te tij te madh Alfaonsit të Arragones.
E liron Ferdinandin nga kthetrat e princit te Tarantës, mori Tranin dhe pershkoi te gjitha fushat e Pujës në krye të 800 kalorësve te tij duke i shkaktuar dame te mëdha princit të Tarantës.Princi i Tarantes i rrethuar në kështjellen e tij, i shkruan letër Skenderbeut më këto fjalë:
"Nuk e di se ç'të keqe të kam bërë ty që të vini të më sulmuni në tokat e mia ?
Ti mos ndoshta mendon se ke punë këtu me turqit e tu të dobët, por mashtrohësh.
Ne i konsiderojmi shqiptarët tuaj si dele, dhe ne skuqemi para armiqve aqë të dobët.
Nuk keni pas aftësi ta mbroni kulmin tuaj atje e ti ke ardhur ta pushtojsh tonin ?
Ti këtu do ta gjejsh varrin" !
Përgjigjia e Skenderbeut ishte e bukur dhe energjike: Ankohët tek princi i Tarantes për mos rrespektin ndaj familjës Aragoneze, dhe se mirënjohja ndaj tij për te ishte një detyr e shenjtë, dhe i mbetej atij ti dali në ndihmë birit të një mberti qe i ksihte ndihmuar.
"Ti je edhe më i keq se tuku, i 'a kthenë Skenderbeu, -aqë sa flitët se, ti nuk ke as kurrfarë feje !
"Sa i'u përketë shqiptarve, ti nuk i njehë ata: ne rrjedhim prej Epirotve, që kishin nxjerrur Pirron, dikur armiq të Romakve, dhe Maqedonve, te cilët nxorrën Aleksandrin, pushtues të Indisë".
"E ti më flet për Tarantët e tû, rac e neveritshme që janë të mirë vetëm me nxân peshqi; "Nëse do ta gjëj këtu varrin, pra, Perendia që i njehë mendimet e mia, le të më gjykoje"
Skenderbeu e mundi Picininon dhe kuntribuoi në fitoren perfundimtare të Trojës, që ua siguroi përseri kurtoren mbretrore Aragonve.
Qe atëherë Skenderbeu mori nën mbikqyrjen e tij San Pietro in Calantina, një qytet të vogël te fushave te Pujes, u bë kolonia e parë shqiptare nê mbretnin e Napolit.
Më vonë iu dhura edhe Trani dhe disa fshatra rreth malit Gargano. Skenderbeu vdes në vitin 1468 e i biri i tij Gjin Kastrioti nuk kishte fuqi te luftonte kundër sulltanit, pastaj brënda një kohe e tërë Shqipria pushtohet nga tuqit. Sulltani hakmirret pamëshirshëm duke i detyruar shqiptarët ose të dorzohën ose të largohën nga vëndi dhe që nga kjo periudh njihet emigrimi i madh në Itali. Poashtu edhe Gjin Kastrioti gjeti strehim në Napoli ku me vete mori edhe një numër të madh në shërbim te tij. Nën ëmrin e regjimnetit mbretnor maqedonas, ai e formon një trup të ushtarve që vijoi deri vonë në revolucionin e fundit në Italië.
Kurse për te tjerët, që ishte numri shumë i madh, preferuan mergimin se sa sundimin, në tokat e reja të Kalabrisë dhe pa pervojën fare te agrikulturës, siç ishte ky popull lutëtarë, preferuan të zënin vendë rreth malit Gargano që mbeti për ta si një simbol kombtar. Prania e këtyre te huajve të pamvarun filloj ti shqetësoje edhe qeveritarët e vëndas: sjelljet e tyre të pa pëlqyëra irritonte fqinjët e tyre dhe mali Gargano mbetej për ta siç kishte mbetur më vonë për Morët e Spanjës. Filluan ti ndanin, ua ndajten disa copa toke të punueshme kështu që u shperndajten gjithkahë nëpër mbretrin e Napolit.
Gati se çdo ditë arrinin tjerë, "Keni mëshirë ndaj tyre, iu shkruante Papa Pali II-të Filipit të Burgonjës, e mëshirueshme është kjo gjëndja e tyre duke i parë këta te mjerë pa bukë, pa atdhe, kalojnë Adriatikun mbi barka të kalbura për te kerkuar në brigjet e Italisë strehim kundër barbarisë së te pafeve". Tre shekuj më vonë Pargjinotët, iu shitën nga kupiditeti anglez një barbari edhe më i terbuar se sulltan Mehmeti, endëshin te përlotur këtyre te njëjtave brigje duke lypur bregë më bregë strehim në dhe te huaj. Historia nuk ka asgjë më patetike se sa këto katastofa kombëtare.Këta emigrant te rinjë më në fund iu perkulen kësaj targjedie duke u mësuar të kalonin një jetë tjetër.
Ata që dikur mbanin shpaten e hekurit tani mbanin dorzen e pendes dhe lavronin tokën, këta që kishin zbarkuar në brigjet e Adriatikut e shihnin qiellin e kaltërt në horizont ato malet e Shqipërisë, ku më atje kurrë nuk do shpalosen tendat fitimtare kur pushonin pas një beteje te ndritur nga rrezet e diellit në atdheun e tyre.
Kështu pra tani largë atdhut me lotë në sy persdhendesin me shikimin e tyre malet e larta te atdheut në pritje te një fitores dhe trishtueshëm te perkulur mbi këtë karrocë te cilen aqë shumë e ksihin urrejtur, ata këndonin baladat e tyre popullore, i vetmi monument i fitores së dikurshme, i vetmi trashegim i te parve te tyre.
Grekët e Kalabrisë, kështu i quajnë këta italo-shqiptarë, kanë një vlersim të keq tek fqinjët e tyre, që nuk e meritojnë: te vëndosur prej vitësh në punë si një gjë te nevojshme, zënin vendë në shpatijet e maleve te shkreta ata i kanë kthyer këto pyje në ara pjellore sollen jetën që dikur mbretnonte vdekja. Te izoluar nga gjëndja e tyre perkah kulti i tyre, traditat e tyre ata kanë ruajtur në mesin e italianve një ekzistencë të dallueshme. Katër shekuj nuk arritën të fshinin mbrresat kombtare.
Gjuhën e tyre, e ruajten te pa prekur: por që ka rrëshqitur aty këtu ndonjë fjalë italishte sipas nevojave.Për një ekzistencë te re duhën fjalë te reja por që janë në marrdhenje te mira me vendasit etyre atje në Shqipëri. Nuk e flasin gjuhën kalabreze vetëm se kur është e nevojshme me fqinjët e tyre italianë, mes tyre asnjëherë. Traditat e tyre, forca më shumë se sa koha i ka ndryshuar.Qeveria është mudnuar ti çkombtarizoje prej masave te hekurit kalo mbi këtë popullsi malore. Këta njerëz duhej ti lëni kostumet e tyre popullore, edeh se sot hecin te armatosur, se sipas dekretit të vitit 1821, denohej me vdekje kush mbante armë, ose vetëm se ruante në shtëpi. Kanë deshirë te grumbullohën në sheshet publike dhe të këndojnë nën ndiçimin e hënës këngë te vjetra te atdheut të tyre: por një ligj i ri denonte çdo tubim më shumë se pesë veta dhe mbyllnin sheshin si një teater te ndaluar.
Poull i lumtur e shpirtnor, e dojnë vallen dhe festat: por mjerimi i ka ndaluar festat dhe policia si një kulshedër me njëmij koka , duke krijuar parti e mbjellur perqarje duke humbur besimin me luhatje. Në mesin te gjitha këtyre mjerimeve gjatë sa viteve e pasigurie italo-shqiptarët ruajten një bazë bujarie, diçka të kapshëm e te pavarun që më pelqen tek ta.Mikpritjen e marrin si të natyrshme me një thjeshtësi homerike.
"Ju shihni vetëm hijen tonë, -më thoshte një shqiptar plakush me flokët e tija të bardha e me fjalët në gjuhën kalabreze:
"Në kohën e rinis sime ti do te kishe gjetur ende Shqipërinë mbi malet e Kalabrisë. Njerëzit do të kishin pritur në festa e në tingullin e gitare do të ksihim dhan pje, mirëpo sot mëzi që jemi ata ? "E shihni, kanë frikë te gjithë prej teje, të marrin për një spiun, -më thoshte dhe lëkundte kokën me atë gjykimin e një shpirti energjik që Kalabria më dhuroi shumë shembuj tjerë.
Sa i përketë kultit, ata ndjekin ritët greke mirëpo duke e njohur autoritetet e ligjeve të Romës që i urrejnë dhe i njohin me emrat si "la perfida".Mirëpo duhej të kapercehej përmes këtyre pikave: te jesh apo te mos jeshë: to be or not to be !
Priftërit e tyre kanë te drejten te martohën, dhe u knaqa nga ky spektakel kur e pash një burrê i veshur me sutane, i rrethuar me gruan dhe pesë fëmijt e tyre.Një tjetër mi tregonte tek lutjet e perendive romanet e Volterit dhe Helijsa e Re, që ai i ksihte paguar me peshën a arit, sepse nga Alpet e veriut e deri në Sirakuz, ligji hyjnor e njerëzor i denon barazi me anatemi. Me një fjalë, kleriku shqiptar është aq protestant sa ai Gjenevës apo i Edinburgut.
Është një ekleziatik i rrespektueshëm i arsimuar e aspak fanatik. Pas kafes, që është një ceremoni universale dhe e shenjtë gjithandej në Orient si dhe mbrretnin e Napolit, ai më njohtoi për një punim që pergatiste për historin e Shqiptarve, që i kam borgj për te dhënat mjaftë interesante nga ai. Në mesin e librave ng te cilat ai ushqehej dhe me dëshirë te madhe ma huazoj një libër ku aty gjeta një shkrim tepër të rrallë nga Angelo Masci, italo-shqiptar gjithashtu, një letrar i talentuar, i cili kishte vdekur në Napoli para ca vitësh.Ai sjellte ngjajshmëri te habitshme në mes shqiptarve e gjermanve, ku edhe Taciti i kishte shkruar traditat gjermane priomitive. Kanë mes tyre dashurin për armet dhe lirinë, një pasion i pa arritur tek popujt ende te pa prekur nga lumi i ngadalsuare paqësor por i neveritshëm nga pipamjet e qytetrimit tonë europianë.
Mbi pika tjera, dallohën krejtësishtë. Grat, për shembull, objekttivishtë te rrespektuara e të prekshme, nga një kult aqë i pastërt tek gjermanët, luan tek shqiptarët një rol më pak, fëmra këtu është vetëm se si shkalla e shtëpisë, sherbtore.Skllavëria shteppiake nuk është më në ligj por në tradita, dhe është komplete.Xhelozija, si dhe sjelljet, ripertrijnë këtë skllavëri sepse mbi artikullin e besnikërisë bashkëshortore thuhen veset e burrave te dyshimta e hakmarrse.
Fëmrat janë tepër injorante, ato te klasës së ultë punojnë në fusha, tjerat mirren me hallet e tyre dhe këshillohën pranë fëmijve te tyre duke i ushqyër: mirëpo dritat e tyre maternele ende nuk kanë ardhur deri tek ndalimi i vegzës. Kryezoti më shtyri në dijeni rreth traditave te ndryshme Arbëreshe. Formalitetet rreth percjelljes së fundit në parajse janë si te një populli gjysëm të egër që gjithashtu mbahen atje në malet e Shqiperisë.
Prindërit dhe miqët tubohën në shtëpin e te vdekurit: te ndjerin e veshin me më të mirat rroba dhe e bartin në kish të ulur dhe ftyrën e shpluar. Të gjithë te pranishmit e percjellin duke lëshuar gjâmë e qarje: grat e burrat i shkulin flokët, rrahin gjoksin me grushta sa kanë takat: nxjerrin një zë të errët për nderë të te vdekurit: dhe e gjitha perfund me një drek te hareshme.
Qe pra këto ishin rregullat e percjelljes në parajse e qe tani se si janë traditat për martesën.
Ditën e caktuar për kremtim, nusja e mbyll me kujdes deren. Dhëndrri paraqitet i armatosur, fillon të nxjerri, nën dritaren e nuses, zëra që i kushtohën këngëve martesore, me fjalët e lutjet që t'ia hapi nusja e tij derën, mirëpo nusja kurrësesi nuk e hap: pastaj prindërit e saj pergjigjën në vendë te saj, sepse rreptsishtë i ndalohet asaj thyerja e qetsisë deri në mbrëmje. Mundohet koti i fejuari i saj ti flasi për dhurata e stolisje floriri te çmuara: dera mbett e mbyllur !
Më në fund ai lëshohej, nga lutjet fillon me kërcnimet, e shtyn dhe e then deren, e kap për dore nusen dhe e terhjek drejt e në kish.
Prindërit e nuses e mbajnë për dore, si virgjëreshë nusja mbante pelhuren e bardh mbi kokë, vetëm vejushkat martohën me kokën e shpluar.Kumbarajt apo Komparinjt e martesës kalonin pa ndërprë ku pastaj kurora e burrit kalon mbi burrin, e gruas mbi gruan dhe anasjelltas se, te dy mbanin një kuror prej lulësh te bardha e të pavdekshme, te thara. Prifti pastaj e mori një gotë vërë dhe zhyti sterrpiksët, ia dha goten bashkëshortve që e shijuan, me siguri ky gjest të lente të kuptonim se, ata hynin në një lidhje bashkjetese. Kumaria edhe ata e ndajtën gotën me vërë, gjithnjë duke lexuar liturgji greke dhe oficiali i veshur me rroba te arta filloi të shënjtoje, së pari djathtas, pastaj majtas përshkonte një rreth të madh mistik percjellur me një hecje të habitshme nga te gjithë te pranishmit një nga një.Qifti më në fund u gjunjëzua dhe mori bekimin.Nusja shkoj dhe gjeti miqët e familjes te pragi i derës së shtepisë së re. I uruan mirseardhje duke kënduar të gjithë së bashku një refren të një kënge shqipe, qé pra kuptimi i saj:
"Mirsevjen ô'j nusja e Ré, tani jéni nën kulmin e burrit si vëra e krypa mbi tavolinën e festimit, je si lindja e Diellit që ndriçonë mjedis rrezeve të tij"
Pas dasmes u ktheva në katedrale, ishte e errësuar dhe përplotë me besimtar, fëmra e mëshkuaj te moshave te ndryshme dhe aty pata rastin ta studioja kostumin e fëmrave.Është italianizua shumë nga forma mirëpo për kah ngjyrat e thekura me shije te kalabrezeve poashtu edhe te shqiptareve, nga kjo an, nuk ka marrur asnjë ndryshim. Ajo që fëmrat shqiptare kanë ruajtur nga nënat e tyre është flameumi, një pelhur e qêndisur me të kaltërt ngjyrê qielli e të verdha me fundin e gjelbërt qëndisur prej fijeve të arit. Ato e quajnë vulgarida, sipas emrit të një zogu që ka poashtu formen si këto shamia. Është shumë i pashëm dhe se te gjitha femrat janë të mbushta, kjo pelhuar iu shkon bukur që ti pelqejsh ato.Gra e burra ashtu te gjunjëzuar n'damas, këndonin në greqishte njëherë veçmas pastaj së bashku jepnin benedikimin e mbrëmjës.
Kjo ceremoni rustike nuk di se ç'kishte më thjeshtë por diçka antike që më preku zemrën: qëndroja në këmbë ashtu mbështetur me shpinë për një shtylle dhe i veshtroja për një kohë të gjatë në heshtje.
Kostumet pitoreske të fëmrave shëndritnin me kontrastet e errësirës së tempullit kur, një rreze drite e diellit që perendonte hyri nga dera e madhe dhe ra mbi ftyrën e një vashe të bukur shqiptare që rrinte e gjynjëzuar në altar.
Ajo kokë aqë e bukur si një skulptur mermeri, vetëm ajo shkelqente e shkëputej si një pamje hyjnore që mbretnonte mbi errësirën e sanktuerit. Zëra nga te gjitha moshat u dëgjuan të përziera me të njëjtin mendim:
Kështu edhe dikur po e njëjta gjuhë dëgjohej nën tendat e Agamemnonit në festat e lashta në tempullin e Jupiterit e tani këndohët nga vashat e Kalabrisë në një kish te varfun për glorifikimin e birit të një zdrukthtarit.
=Souvenirs de Calabre, les Albanais en Italie= 1830
=Kujtime nga Kalabria=
perktheu nga gjuha frenge kreksi 2013
======= dosje në vijime ============
Krijoni Kontakt