Dėnesa e heshtur e ujit
Fjalėzat e tua kacavirren
Nėpėr tė gjitha mendimet e mia
E nuk ikin
Lėnė shijen e tyre nėpėr mua
E bėhen ti,
Shija jote e pangjėruar
Mė ka gėrvishtur
Perceptimi yt
Mė ka lėnė vrajė
Nuk do
tė largohet prej meje
mbėshtjellė rreth
Gati pėr tė mė marrė ajrin
E pėr tė mė ēmendur ndajnatave
Me njė angushti
Qė e thith si fjollė
Gjithsaherė tė ndėrmend
Depėrtuar nėpėr pore
Me frymė
Mė je hedhur nė gjak
E shpėrndahesh nė qelizė
Pangjashėm
Me ndjesitė e pafiltruara
E tė mezidurueshme
Pėr drynat e qenies sime
Duke tėrhequr fille tė afshta
Pėr tė mė avitur kah ti,
Ti mi vesh muret e gjallimit
Me ngjyrat e tua, sikur tė qenė tė miat
E bėhesh ngashėrim
Bėhesh heshtja ngėrthyese
Peshė munduese nė kraharor
Si mjegulla
Qė nuk flaket tutje me duar.
Ti mė ke vėnė dy pragje
Mė ke shtruar njėqind udhė
E ma shtrydh zemrėn
Me gishtėrinj tė pandjeshėm
Sa herė mė thėrret me zėrat e tu
Qė kumbojnė
sa brenda, sa jashtė meje
E urat atje tej
Nuk kanė harqe
Epen nė trandimin e shpirtit
Si varkėza tė lidhura nė kiē
E unė skam ku mbahem
Veē pasqyrimit tėnd
Nė ujė tė errėt dashurimi.
Do mė mbysė, pėrkundė
a do mė marrė tej rrjedha jote?
Ngasje
Ke prekur me vėshtrime ndonjėherė?
Mė butė se duart e mė lehtė se fryma
dėshirimin thelbit tė qenies duke pėrcjellė
me drithma gėrryese porsi rryma?
Je bėrė mendim sėpaku njėherė
E arratisur njė kurm tė kesh mbėrritur
E me fjalėt avull, avull tė nxehtė
Ndėr damarė ti kesh pėshpėritur?
Mandej mbyllur tė kesh sytė
Qepallat lehtė pa i shtrėnguar
E tinguj-tinguj mu nė mendje
Qenia tjetėr tė tė jetė pikėzuar?
Ke ledhatuar me ndjenja ndocaherė
Njė fytyrė tė vagullt qė ujėvara rrjedh
e ta kesh nė qerpik gjithsaherė
rrahjen e zemrės grusht ta mbledh?
Gazeta - Nacional
Krijoni Kontakt