-
Mihallaq qilleri
MIHALLAQ QILLERI
NDOSHTA TAKOHEMI..
Nė tė vėrtetė ne jemi fare afėr,
Globi sillet me ne mbi shpinė si gogėl indiferente,
Nė kozmosin e galaktikave fantazma.
Ti mbėshtillesh me hijen tėnde tė pluhurt,
Me shpresėn e mėrzitshme se, e fshehur kėshtu,
Nė hapėsirat ku fjalėt, trupi, etja, ēmenduria
Prej miliona vjetėsh janė tretur,
Si fosilet e njė morali tė vdekur,
Shpėtimin e vetevetes kėrkon prej asgjėsė.
Vragat e Mallit, e Lojės, e Fjalės, e Biblės
Si fill gjaku e uji, megjithatė, mbeten
Nė qiellin e sė djeshmes si meteor flakėrues.
E ti, ti, thuajse harron se e gjithė bota tashmė
E ka parė kėtė klithmė tė zjarrtė tė hipokrizisė
Tė mendimit, tė karakterit tė shfytyruar
Dhe qeshet me idenė e gėnjeshtrės varrosur.
Ndoshta takohemi njė ditė nėn qiell, nėn kėtė tokė,
Aspak nė rrethet danteske tė ndarjes mėkatesh,
Kur lulet e thara tė kurorave tė pėrēmimit
Do jenė fishkur prej diellit tė sė vėrtetės,
E hija jote tretur, skeletosur, varrosur,
Do tė endet pėrtej,.. nė boshin e trishtimit..
-
-
Pėr: Mihallaq qilleri
SΙΚUR TĖ MOS ISHIM..
Sikur tė mos ishim ne qė jemi,
Qenie qė dashurojmė frikshėm,
Qenie qė bėjmė sikur dashurojmė;
Sikur ti tė bėrtisje fortė pėr ndjenjėn tėnde,
Dhe pėrtej saj bota jote tė vazhdonte
E turbullt, tallėse, e tretshme?
Sikur tė mos ishin pėrtej kėtij ankthi,
Rrugėt e tua, prindėrit, miqtė e rremė,
Pronari qė rrogėn ta shkurtoi.
Tė nesėrmen e ditės kur nuk pranove.
Tė haje darkė me tė, plotė lyrė e verė?
Sikur gjarperinjtė e shkrepėtimave tė shkrumbonin
Gjithēka pėrveē fjalės sė shkurtėr ...tė dua,
E pastaj, gjithė ky zjarr pėrvėlues, verdha-kuq,
Tė digjte edhe kulmet e prizmave plastikė tė egoizmit
Ku majat pėrpien tė shpojnė qiejtė e vetvetvetes,
E ne do tė jetonim nė bosh-in e pėrjetshėm?
E dua jetėn tėnde tė plotė, pa humnera, shpella
E dua jetėn tėnde pėrtej dashurisė gėrricėse,
E dua jetėn tėnde siē duam globin, si imazh i gjallė,
Me furtunat, tėrmetet, epidemitė, luftėrat dhe urinė,
Me operat, romanet, tablotė, satelitėte...guackat,
Ndryshe nuk do kishte dashuri mes nesh..!!
-
-
Pėr: Mihallaq qilleri
H I J A
Kjo shije ėndėrr e tretur nė qelizat e mia,
Trondit tė vėrtetėn pėr ekzistencėn.
Aq sa shoh rreth e qark kuti banale ndėrtesash,
Milingona qė ecim rrugėve tė ēoroditura,
Kazane plehėrash ku gėrmojnė pa pushim
Tė nėnēmuarit e kafshėve prehistorike.
Njė diell tė verbėr shoh qė nxin pluhurat,
Dhe mendoj nėse deri atje mund ta kėrkoj
Hijen tėnde tė ēuditshme..
Ti ishe kėtu deri para njė ēasti..
Kėtu ku heqim kėpucėt e bardha prej cohe,
Me nxitim hedhim tej ca rroba te gatshme,
Kėtu ku ngatėrrohen epokat si nė ēmendinat
E shkrimtarėve idiotė tė postmodernizmit.
Ti ishe kėtu nė njė shtrat me ēarēafė tė bardhė,
Njė kuadrat i hedhur pa kujdes nė mes tė epshit,
Njė fushė akulli dhe zjarri e pėrbindshme,
Ti sapo ishe kėtu..
Kujtohem qė kam me vete nje celular relikte
Dhe mundohem tė formoj pėrrallėn e sė vėrtetės.
Njė zile bie diku, shkretėtira dhe veshi im,
Presin tė shfarosin ėndrrėn e sėmurė..
Pip-pip-pip...
Nuk ka njeri!
Kazane kujtimesh pa pushim gėrmoj..
Ku flakim kėpucet e bardha prej cohe,
Ca rroba tė gatshme me marka tė dyshimta,
kėrkoj
Hijen tėnde tė ēuditshme!
-
-
Pėr: Mihallaq qilleri
P Ė R P Ė L I T J E
Kanė mbaruar tė shtėnat, tymrat po treten,
Plagėt rrėnkojnė, kufomat kanė heshtur,
Balta e fushėbetejės ka nisur tė thahet,
Unė eci drejt bregut tė thepisur pėr t’u ngjitur
Nė dimensione tė egra tashmė....pa ty.
Nėse jeta nė luftė ka ankthe e vuajtje tė pėrbashkėta,
Nėse lufta nė jetė tė rrit, apo tė vdes ngadalė,
Unė e ti sapo e mbaruam betejėn e nervave,egoizmit,
Pėr arsyen e vetme tė mosqasjes sė mendimeve,
Njė shkak idiot qė shtrėmbėron natyrėn njerėzore,
Ndaj po i largohem sa mė tepėr kėsaj kohe kolere.
Askush s’mund tė thotė se nuk do tė ketė mė viktima.
Mė tė frikshme se sa nga njė plumb qorr qė vjen prej diku
Prej territ te mendimit, fatit tė verbėr, a trajektores gri,
Pamjes sė turbullit tė asyes prej tymnaje,
Pėrpėlitjeve njerėzore e interesave-mėrzi,
Askush nuk mund tė thotė sesa larg ndodhemi tani
ne tė dy.
Nuk duhemi mė dhe kjo, veē, nuk do tė thotė vdekje;
Ditė-netėt qė na kanė mbetur njė shpresė e kanė,
Pėr tė jetuar mė tej pėrmbi kėtė tokė tė bukur,
Deri sa ca lopata dheun pėrmbys ta kthejnė
Ashtu, natyrshėm, siē shuhet jeta nė luftė,
Dhe harresa tė mbrrijė pa urrejte, pa tragjedi.
Ėshtė kaq e shkurtėr kjo jetė e muzgėt, sa...
Lufta nuk ka kuptim tė mbaroj kėshtu, o njeri!
-
-
Pėr: Mihallaq qilleri
VETMIA E NJE GRUAJE
Njė grua e vetmuar ėshtėvet dhimbja,
Njė grua e vetmuar i ngjan dimrit tė acartė
Njė grua e vetmuar mbart mė shumė se varfėri,
Njė grua e vetmuar ndjen mė shumė se luftė,
Njė grua e vetmuar nuk ėshtė, megjithatė,
Paktii nėnshtrimit tė saj.
Unė kam njohur njė grua tė vetmuar.
Njė grua tė qarkuar nga paragjykimet e
Dyshimet diabolike tė meshkujve.
Unė kam njohur njė grua tė vetmuar,
Etjen pėr dashuri tė sė cilės,
Kurvėrie konsideronin banorėt e shpellave.
Unė kam njohur njė grua tė vetmuar,
Qė mbarte nė shpirt gjithė akujt e Arktikut,
Gjithė zjarrin e magmės fshehur, diellin,
Mbante nėn heshtjen e ēuditshme pasurinė e dinjitetit.
Njė grua e vetmua nuk ėshtė meteor i shuar,
Nė njė qiell tė zbrazur fatalisht.
Unė kam njohur njė grua tė vetmuar, tė bukur,
Aq krenare sa mund tė pėrmbyste injorancėn!
Gratė vetmuara mund tė jenė tė martuara,
Me kundėrdėshirėn groteske tė shpirtit.
Njė grua e vetmuar …
Nuk do tė thotė aspak se jeton vetėm..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt