Derisa faktori politik shqiptar hesht lidhur me rrahjen brutale të Isuf Islamit, tetëmbdhjetë vjecarit që u rrah brutalisht nga një grup prej dymbëdhjetë personash, deri më tani të paidentifikuar nga policia e Maqedonisë, autori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, ka reaguar përmes rrjetit social në Facebook, duke shpërndarë fotografin nga Almakos.
“Vazhdojne serish rrahjet e shqiptarve ne FYR Maqedoni, asnje politikan nga Shqiperia apo Kosova nuk reagon!?
I riu shqiptar rrihet brutalisht nga një grup prej 12 sllavo- maqedonasish
18 vjecari Isuf Islami nga lagjja e Dizhonit është rrahur brutalisht nga një grup prej dymbëdhjetë personave të nacionalitetit maqedonas. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lisiçe të Shkupit rreth orës 01.30 pas mesnatës, të datës 27.07.2013. Deri kur do zgjasin keto probleme per shqiptaret?”, shkruan Çani, transmeton Almakos.
E derisa moderatori i njohur shqiptar shpreh habinë për mosreagimin e politikanëve nga Shqipëria dhe Kosova, edhe politikanët shqiptar në Maqedoni vazhdojnë të jenë të heshtur. Partia shqiptare në pushtet, mjaftohet me deklarimet stereotipe që kërkojnë sa më parë zbardhjen e rastit dhe që të ndërmirren masat e mospërsëritjes së incidenteve të tilla.
Portreti i sakatosur i Isuf Islamit është çmimi i heshtjes së përfaqësuesve politik shqiptar në Maqedoni, të cilëve nuk u mungon përkrahja nga politikanët shqiptarë matanë kufirit sa herë që u duhet vota dhe sa herë që përpiqen t’i mbulojnë paaftësitë e tyre. E për fat të keq, dështimet e faktorit politik shqiptar në Maqedoni që popullit të tyre tua ofrojnë një jetë të sigurt dhe të dinjitetshme, i paguan rinia shqiptare./Almakos
Krijoni Kontakt