Të duket sikur shqiptarët e Maqedonisë i kanë zgjidhur të gjitha problemet në vendin e tyre dhe tani janë në merak për gjëra të tjera.
Të premten ata kanë protestuar në mbështetje të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, raporton Express.
Protesta ka nisur në lagjen Ccair të Shkupit, përpara xhamisë së Jahja Pashës dhe ka përfunduar përpara xhamisë së Murat Pashës në qendër të Qarshisë së Vjetër.
Përpara protestuesve, organizatorët kanë lexuar një deklaratë në tre gjuhë, duke shprehur mbështetjen për Erdogan.
“Duke e ndjerë detyrim moral dhe miqësor që të japim mbështetjen për popullin tonë mik, popullin turk, duke shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar, i cili në çastet e vështira gjithnjë e ka pasur pranë Turqinë, aq më shumë duke qenë të bindur në miqësinë dhe mbështetjen që na ka dhënë kryeministri Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mbështetjen e dhënë për shtetësinë e Kosovës dhe për formimin e shtetësisë së mëtutjeshme dhe për përkrahjen e shqiptarëve në përgjithësi”, thuhet në deklaratë./
TEMA
Krijoni Kontakt