Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 127 prej 127
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Berisha reagon ndaj masakrës në Egjipt

    Të dashur miq, ditë të zeza për popullin mik egjiptian. Junta ushtarake e Kajros kreu një masakër të vërtetë ndaj protestuesve paqësor.

    Kjo masakër, në të cilën u ekzekutuan qindra e ndofta mijëra protestues deshmon fytyren e vertete te juntes puqiste qe u instalua në Kajro pas përmbysje së presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve egjiptian. Këto zhvillime tragjike dëshmojnë se bashkëpuntorët e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar.

    Shqiptarët, qe kane tek egjiptianë një komb mik, ndjekin me dhimbje dhe të shokuar zhvillimet në këtë vend.

    Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe maskrat e juntes ushtarake te Kajros ndaj popullsisë civile, qeveria shqiptare bënë thirrje për një qëndrim ndërkombtar të koordinuar të vendosur për të ndalur dorën e masakrës ndaj qytetarëve nda gjeneralët puqist që po zhysin vendin në luftë civile dhe kaos si dhe për të rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore të vendit.

    Asnje lider i rendesishem europian deri tani nuk eshte shprehur ne kete menyre te njeanshme, te ashper dhe te papergjegjshme...
    Me perjashtim te Erdoganit, partia e te cilit eshte e afert me ate te Vellezerise Muslimane.

    Kjo deklarate e Berishes, nese nuk eshte bere vetem per ta demtuar qeverine e ardhshme Rama ose per konsum te brendshem, per te fituar ndonje vote te muslimaeve shqipetar, eshte nje nder deklaratat me absurde te Berishes.
    Nje vend si Shqiperia duhet te jete teper i kujdesshem ne deklarata ndaj shteteve te rendesishme te botes kur behet fjala per konflikte te brendshme, ne vecanti kur edhe shtete me aleate te Shqiperise mbajne qendrime teper neutrale. Shumica madje e favorizojne ushtrine dhe nje zgjidhje me nje rol te vendimtar te ushtrise, pasi qe ne rrethanat e Egjiptit nuk ka zgjidhje tjeter reale, me paqesore, me te qendrueshme dhe me te mire.

    S'di kush e ka mesuar te futet ne Facebook se...!??

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    “The Guardian”

    Egjipti pati më pak se dy ditë kohë të merrte veten nga shoku i gjakderdhjes më të madhe në historinë e tij moderne – të paktën 640 të vdekur dhe 4 000 të plagosur – kur i tërë rrethi vdekjeprurës filloi sërish dje: arrestime masive gjatë natës, protesta masive në shkallë kombëtare, të shtëna në zemër të Kajros dhe raportimet për viktimat e para. Humnera me të cilën përballet Egjipti nën drejtimin e qeverisë aktuale ushtarake është e madhe. Në qoftë se qeveria vazhdon të përmbushë ambicien e saj për të çmontuar Vëllazërinë Myslimane dhe ta shkatërrojë si forcë politike, do të jetë duke bërë diçka më ambicioze nga ato që tentoi diktatori Hosni Mubarak. Por, në këtë proces ajo mund ta shkatërrojë Egjiptin. Madhësia absolute e protestave masive të së premtes është një shenjë që tregon se regjimi ushtarak nuk mund ta mbajë vendin për vete, dhe aftësia e forcave anti-puçiste për të mbajtur lart qëndresën – këtë ta bëjnë në mënyrë të përsëritur përballë plumbave – tregon se kë kanë përballë udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit.

    Shtypja e protestave megjithatë është ushqyer edhe nga mbështetja e një pjese të rëndësishme të popullsisë, disa prej të cilëvë kanë ngritur barrikada në Kajro për të ndaluar marshuesit të futen në kryeqytet. Por, pretendimet e mbështetësve të qeverisë ushtarake që janë autentikë dhe ekskluzivisht zëra të popullit egjiptian duhet të trajtohen me skepticizëm. Para se polarizimi i shoqërisë egjiptianë të thellohet më tej, është me vlerë të përmendim disa shpresa themelore. E para është që shoku i gjeneruar nga vdekja e qytetarëve egjiptianë të bashkojë popullin. Është një gjë të kundërshtosh një lëvizje islamike dhe ta luftosh – në zgjedhje – pasojë e një Egjipti pluralist, multifetar dhe demokratik. Është krejt tjetër gjë të duartrokasësh vdekjen e tyre dhe të justifikosh masakrimin e tyre.

    Deri më tani vetëm partia Selefiste Al-Nour, grupi liberal i 6 Prillit dhe revolucionarët e majtë socialistë kanë ngritur zërin kundër vrasjeve. Shumica e fraksioneve të tjera e quajnë Vëllazërinë Myslimane një kërcënim terrorist dhe mbështesin veprimet e qeverisë. Por shtypja po rritet. Khaled Dauoud, zëdhënësi i Fontit Kombëtar të Shpëtimit, i cili mbështeti puçin në krye të herës, u dorëhoq dje, duke postuar në “twitter” se nuk mund të vazhdonte me parti politike të cilat refuzonin të dënonin vrasjet. Nëse radhët e demonstruesve po shtohen me liberalë të shquar të tillë si lideri i të rinjve, Abdul Rahman Fares, dhe poeti sekular, Abdul RahmanYousef, atëherë ndarja mes revolucionarëve sekularë dhe Vëllazërisë që nisi në fillim të revolucionit të vitit 2011 mund të futet në proces riparimi. Ky do të përbënte një hap para. Forcat që bashkëpunuan për të rrëzuar një diktaturë ushtarake do të duhet të gjejnë një mënyrë për të zëvendësuar një të dytë, madje edhe më brutale.

    Shpresa e dytë është që protestuesit anti-puç të mbesin të fokusuar tek puçi i shtetit. Kjo nuk është e qartë për momentin. Të paktën 12 kisha të koptëve janë djegur dhe mbi 20 janë sulmuar. Vëllazëria Myslimane i ka dënuar sulmet, duke thënë se fakti që Kisha e Koptëve duartrokiti grushtin e shtetit nuk është justifikim për sulme sektariane mbi të krishterët. Ata duhet të shkojnë më tej dhe të sigurojnë mbrojtje fizike për koptët, veçanërisht nëse policia qëndron në vend numëro dhe nuk bën asgjë. Sektarizmi është po aq armik i një lëvizjeje anti-puç sa ç’është dhe dhuna hakmarrëse.

    Komuniteti ndërkombëtar po fillon të kuptojë dimensionet e asaj që është shpalosur. Evropa është në pragun e derës së Egjiptit dhe nëse zhvillimet përshkallëzojnë në konflikt civil, sikundër është e mundur, të zhvendosurit do të udhëtojnë në veri nëpërmjet detit nëse munden. Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Barnosha Eshton, e cila takoi Presidentin Muhamed Morsi dhe bëri thirrje për përmbajtje të madhe, duhet të vazhdojë me misionin e saj. Presioni diplomatik nga Evropa është edhe më i rëndësishëm në një kohë që Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, deklaroi mbështetjen e tij për atë që ai e quan luftë të Egjiptit kundër “terrorizmit”. Nuk ka opsione të lehta, porse vetëm një do të garantojë stabilitetin e Egjiptit – kthimi në legjitimitetin e plotë demokratik.

    start

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Perderisa shumica mbeshtet ushtaraket dhe keta myslot duan te vijne perseri me zor ne pushtet me dhune (cfare koincidence) atehere mire t'ua bejne kafsheve qe nuk e dine c'eshte demokracia.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Do te duhej ti ndalonte menjehere te gjitha partite radikale si Vellezeria Muslimane, te burgoste dhjetra mijera mbeshtetes, ne radhe te pare te gjithe udheheqesit e tyre, dhe te angazhonte miliona ushtare dhe foca tjera te sigurise ne shtypjen e pakompromise te te gjitha ketyre partive te radikaleve primitiv. Vetem keshtu ka shans qe Egjipti te qetesohet dhe te stabilizohet ne menyre te qendrueshme dhe per nje kohe me te gjate. Ne te kunderten, kriza dhe gjendja e luftes qytetare mund te behen permanente.

    ...
    FOCUS (gjermanisht)
    Gjykata ndalon Vellezerine Muslimane ne Egjipt

    ...Gjyqesori egjiptian ka ndaluar cdo aktivitet te Vellezerise Muslimane te Presidentit te rrezuar Mohammed Mursi. Pasuria e Vellezrise Muslimane do te sekuestrohet, thuhet ne nje lajme nga e hena. Mursi u rrezua ne fillim te korrikut, Vellezeria Muslimane kishte dale ne fund te 2011 si fituese ne zgjedhjet parlamentare.

    Vellezeria Muslimane, udheheqesia e se ciles tani eshte ne burg, teoretikisht mund te apeloje kunder aktgjykimit. i cili erdhi si rezultat i padise se partise se majte Tagammu. Kjo kishte argumentuar se vellezeria Muslimane rrezikonte sigurine kombetare. ...



  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Autoritetet zyrtare të Egjiptit kanë kërcënuar qytetarët e këtij vendi se nëse nuk do të marrin pjesë në referendumin për Kushtetutën e re të Egjiptit, do të gjobiten në mënyrë financiare.

    Kështu deklaroi Ahmed Saxhim, anëtar i sekretarisë së Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Egjiptit, i cili në lidhje me këtë shtoi se kjo gjobitje do të kap shumë deri në 500 lira egjiptiane dhe do të zbatohet në bazë të paragrafit 40 të ligjit për të drejta politike të këtij vendi. Sipas rrjetit informativ Muhit, presidenti i përkohshëm egjiptian Adli Mansur datën 14 dhe 15 janar i ka caktuar për organizimin e referendumit për Kushtetutën e re të këtij vendi.

  6. #126
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    Intervista me Lara Loganin e cila u dhunua ne Egjipt ne ate kohe te trazirave. 2011 Nja 5-6 veta kane bertitur se eshte cifute, masa e ka konsideruar te lejuar dhunimin e saj. Dhunohet nje gazetare vetem se ka shkuar te kryeje punen e saj.


  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Natë e përgjakshme në Egjipt, mbi 70 të vrarë

    The New York Times”

    Një qeveri egjiptiane jashtë kontrolli ka dënuar tashmë me vdekje më shumë se 680 persona në një gjyq masiv që zgjati vetëm disa minuta dhe është pjesë e një përpjekjeje të organizuar shtetërore jo vetëm për të shpartalluar kundërshtarët politikë por për t’i eleminuar. Muajin e kaluar një gjykatë dha një dënim të ngjashëm për 529 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Dënimet demonstrojnë më tej se mosrespektimi i pamëshirshëm ndaj ligjit dhe pikëpamjeve të ndryshme politike i qeverisë së udhëhequr nga ushtria shkojnë përtej çdo gjëje për të cilën Presidenti Muhamed Morsi është akuzuar kur u dëbua nga ushtria në Korrik.

    E ç’kishte për të thënë Shtëpia e Bardhë për këtë parodi, e cila do të ushqejë më tej armiqësinë dhe ndarjen në një prej vendeve më të rëndësishme të botës arabe? “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara”, tha në një deklaratë shokueshmërisht të dobët zyra për shtyp e sekretarit. Nuk kishte asnjë indikacion se administrata do të rishikojë vendimin e javës së kaluar për t’i siguruar egjiptianëve 10 helikopterë Apache dhe më shumë se 650 milionë dollarë ndihma.

    Dënimet me vdekje janë subjekt i apelit. Por ky është një lehtësim i vogël për të pandehurit të cilët janë akuzuar dhe dënuar mbi baza që s’kanë të bëjnë asfare me drejtësinë apo minimumin e një procesi. Në vendimin e së hënës, lideri shpirtëror i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Badie, ishte në mesin e të dënuarve megjithëse ai vijimësisht theksonte jodhunën në komentet e tij publike përgjatë kohës deri në goditjen anti-islamike që filloi me rrëzimin e Morsit dhe kundërveprimet që pasuan.

    Dënimet e së hënës u dhanë për nxitje dhune dhe trazirash në të cilat një oficer policie pretendohet se u vra. Por, asnjë nga të dënuarit nuk u akuza për pjesëmarrje në vrasjen e tij. Badie dhe shumë të tjerëve iu dha dënimi me vdekje për krime më të lehta.

    Në një vendim tjetër të çuditshëm, një gjykatë ndaloi aktivistët e grupit të 6 prillit, një organizatë liberale që udhëhoqi revoltën kundër Presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011. Liderët e kësaj organizate tashmë janë dënuar me tre vite burg për organizim të protestave të paautorizuara.

    Një herë e një kohë gjykatat e Egjiptit konsideroheshin si relativisht liberale brenda sistemit autoritar të vendit, por është e qartë që gjykatësit janë kthyer në një vegël të qeverisë. Nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze për të vendosur drejtësi për mijëra islamikët dhe kritikët e tjerë të qeverisë të cilët tanimë vuajnë në burgje apo 1 000 të llogariturit si të vrarë nga forcat e sigurisë përgjatë protestave të vitit të kaluar të mbështetësve të Morsit dhe Vëllazërisë Myslimane.

    Si Shtetet e Bashkuara edhe Izraeli ka interes në një Egjipt të qëndrueshëm që të respektojë traktatin e paqes Izrael-Egjipt të vitit 1979 dhe të mposhtë militantët në gadishullin e Sinait. Por, një qeveri egjiptiane që persekuton kundërshtarët politikë e u mohon drejtësinë dhe çdo lloj roli politik në shoqëri do të prodhojë vetëm paqëndrueshmëri dhe dhunë.

    start

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •