Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Shpëtohen babë e bir në det nga roja bregdetare greke

    Shpëtohen babë e bir në det. Roja bregdetare greke njoftoi se ka gjetur në det dy shtetas shqiptarë të humbur pak ditë më parë në detin e Vlorës.

    Ndonese ende nuk dihen detaje lidhur me këtë ngjarje, burime të Top Channel në zonë thanë se dy shtetasit shqiptarë tashmë ndodhen jashtë çdo lloj rreziku.Sipas nje njoftimi te rojes bregdetare helene,dy shtetasit shqiptare,babe e bir jane gjetur ne det te hapur, 60 milje ne jug perendim te ishillit Paksos,ne jug te Korfuzit.

    Mesohet se dy shqiptaret, ndodheshin ne bordin e nje varke, ne kohen qe u eshte prishur motorri i varkës dhe jane rrembyer prej rrymave te detit ne drejtim te jugut te detit Jon.Ka qene pikerisht një motoskaf i njesise se anti-kundrabandes se distriktit të Jonit jugor i rojes bregdetare greke,qe i pikasi,e ne vazhdim i shpetoi dy shtetasit shqiptare, emrat e te cileve per momentin nuk behen publike.

    Ne kete moment ata po dërgohen drejt ishullit te Paksosit, e ne vazhdim pritet te ekzaminohen prej mjekeve. Per momentin, atyre iu eshte dhene uje dhe ushqim dhe sipas burimeve gjendja e tyre duket e mire.Autoritetet greke kane njoftuar edhe homologet e tyre shqiptare per rastin, ndërsa oficeri i kontaktit ne ambasaden shqiptare ne Athine, Andi Lika, po shkon drejte zones, me qellim dhenien e ndihmes logjistike per kthimin e tyre sa me shpejte ne Shqiperi.

    / Top Channel
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Shpëtohen babë e bir në det nga roja bregdetare greke

    Do jeni shqiptare me preardhje keta greket...ndoshta came se ndryshe nuk shpejgohet se si i ndihmuan keta shqiptare
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Shpëtohen babë e bir në det nga roja bregdetare greke

    Normale qe do i gjente roja bregdetare greke,se per te qene per rojen bregdetare shqiptare nuk do mbanin shpresa. Rendesi ka qe jane gjetur shendosh e mire
    Let food be your medicine !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •