Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Fol mire ose hesht Maska e Linë
    Anëtarësuar
    26-04-2012
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    203

    Përkujtim për atë që nuk e falë namazin!

    Një nga gjërat që ka goditur realitetin sot, është edhe lënia e namazit, apo mos iniciativa për faljen e tij. Fatkeqësisht në vete mbajnë shumë justifikimi ata që nuk falin namazin, e disa nga to i kemi paraqitur në këtë broshurë. Por sa janë të pranuara ato justifikime, kjo mbetet një gjë e padiskutueshme se nuk janë të pranuara, andaj thirrje për atë që nuk e praktikon namazin, që ta nisë këtë adhurim madhështor me të cilin është i kënaqur Allahu dhe i cili është vetëm mirësi për njeriun. Para se gjithash, namazi është shtylla e dytë e Islamit, myslimani është ai që falë namazin, e nuk e lë atë. I Dërguari paqja qoftë mbi të, tha: "Islami është të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Zotit,ta kryesh namazin...” (Transmeton Buhariu (1/33: 50); Muslimi (1/36-37: 8)

    Pra, është obligim për robërit e Allahut që ta falin namazin.

    Namazi është nga veprimet që largojnë njeriun prej të këqijave, e bëjnë atë duke pas një zemër të pastër përball gjërave të këqija, ngase namazi i jep zemrës një urtësi. Kjo zemër i nënshtrohet Krijuesit, prandaj ajo është e mirë, e qetë në përkujtim të Allahut. Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Namazi pengon nga veprat e shëmtuara dhe sjelljet e ulëta. Pa dyshim përmendja e Allahut është gjëja më madhështore.” (Kaptina Ankebut: 45)

    Njeriu duhet të ta dojë këtë adhurim të ndershëm, duhet ta lidhë zemrën e tij me të që ta ketë të dashur kryerjen e këtij adhurimi. Ja si ka thënë Profeti paqja qoftë mbi të: “Vërtet në trup ekziston një organ, i cili nëse përmirësohet, atëherë i gjithë trupi përmirësohet dhe nëse prishet, atëherë i gjithë trupi është i prishur. Ky organ është zemra.” (Muttefekun alejhi)

    Allahu ka caktuar një sërë adhurimesh për robërit e Tij nëpërmjet të cilave shfaqet përulja e zemrave të tyre, ku pa dyshim adhurimi më madhor është namazi, në të cilin i ka lavdëruar Allahu ata që janë të përulur: “Janë të shpëtuar besimtarët, ata të cilët në kryerjen e namazit janë të përulur.” (Kaptina Muminun: 1-2)

    Pos kësaj, njeriu shpërblehet për faljen e namazit, i falen gjynahet dhe arrin gradë tek Allahu. Ka thënë i Dërguari paqja qoftë mbi të: “Çdo muslimani që i vjen koha e namazit farz, merr abdest në formën më të mirë, e përsos përuljen në të, e përsos rukunë, kjo ia shlyen mëkatet e mëparshme, për sa kohë që nuk kryen mëkat të madh. Kjo vlen gjatë gjithë kohës.” (Muslimi)

    Andaj, kur kujtojmë të gjitha këto, përkujtojmë gjithashtu se dera e pendimit për njeriun është e hapur, Allahu e pranon pendimin dhe është Falës e Mëshirues. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: O robërit e Mi, që e keni ngarkuar veten me shumë gjynahe, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut! Allahu vërtet i fal të gjitha mëkatet. Vërtet, Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (Kaptina Zumer: 53)

    Ndaj kini frikë Allahun në lidhje me namazin tuaj sepse ajo është shtylla e Islamit, është pengesa nga mëkatet dhe sjelljet e ulëta, është porosia e fundit e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur po linte këtë dunja, është gjëja e fundit që humbet nga feja e njeriut, ndaj nuk ka më fe pas humbjes së namazit. Prandaj, ruaje këtë lidhje me Krijuesin tënd, ngase qëllimi kryesor është kënaqësia e Allahut.

    Pergatiti: A.O
    Të pyesin ty për shpirtin. Thuaju: Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Përkujtim për atë që nuk e falë namazin!

    ato qe nuk e falin namazin i kshill prej meje. kurr mos thoni do filloj neser me u fal. po e pate bo n'men me ndryshu filloje ne ate moment . perndryshe perher ke me thon neser, neser, neser. vallaj nuk i dihet kur te vjen exheli. si me i dal para allahut kur nuk ke as namaz ?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •