-
Rriten rrogat për 36 mijë mësues, vendimi nga 1 gushti. Përfitojnë edhe zjarrfikësit.
Vendimi edhe për zjarrfikësit dhe personelin mbështetës.Rritja 5.4%. Nga data 1 gusht, rroga mesatare 54 828 lekë.
Tirane, 25 korrik 2013- Qeveria rrit pagat për një sërë kategorish që punojnë në institucionet publike. Ndryshime pësojnë pagat e punonjësve mësimorë të arsimit parauniversitar, të punonjësve të Policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit dhe ato të punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore. Janë rreth 36 mijë arsimtarë që përfitojnë shtesë page.
Nga sa ka përcaktuar qeveria, rritja në institucionet buxhetore është në masën 5.4%. Në këtë mënyrë, paga e arsimtarëve, prej datës 1 gusht nga 53 300 lekë shkon në 54 828 lekë, duke tejkaluar edhe pagesën mesatare në vend. Mësuesit kanë qenë prioritet i qeverisë sa i përket shtesës në pagë. Në 8 vite, rrogat e tyre sipas qeverisë janë 5-fishuar. “Rendi i ditës sot është shumë i pasur dhe përsëri, në tërësi, trajton një seri vendimesh për rrogat, sepse vendimet për rrogat janë sipas sektorëve dhe sipas degëve. Këto vendime janë në linjat të cilat u paraqitën në mbledhjen e kaluar. Ato janë në zotimin tonë për rritje rrogash dhe pensionesh. Ne e kemi bërë këtë rritje për 7 vite me radhë, nga viti 2006 e deri më sot dhe do ta bëjmë sa herë të jemi në pushtet. Kjo është filozofia jonë”, tha Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.
Rritja mesatare prej 5.4 përqind e pagesave, nga sa ka deklaruar Kryeministri, është dy herë më e lartë se inflacioni. Të marra në detaje, sipas një tjetër vendimi marrë 1 javë më parë nga qeveria, përfitojnë 15 100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve, të cilëve paga u rritet me 6 për qind dhe, nga 35 122 lekë, shkon në 37 199 lekë. Në një tjetër vendim të një jave më parë nuk është lënë jashtë as pushteti vendor. Më tepër fokusi ka qenë te bashkitë e vogla, nga 50-100 mijë banorë. Kryetarët e këtyre bashkive kanë një rritje me gati një mijë lekë.
Për bashki të tjera edhe më të vogla, me më pak se 50 mijë banorë, rritja për pagën e kryetarit është me po një mijë lekë. Për të gjithë ata të punësuar pranë institucioneve të pushtetit vendor, por që nuk kanë arsimin e lartë, pagat e tyre rriten nga 33 mijë lekë në 34 mijë lekë, ndërsa për punonjësit mbështetës, pagat që fillojnë nga 21 mijë lekë, bëhen 22 mijë lekë dhe gradualisht deri në 34 mijë lekë për ata që maksimalen e kanë pasur 33 mijë lekë.
(burimi Panorama)
-
-
Për: Rriten rrogat për 36 mijë mësues, vendimi nga 1 gushti. Përfitojnë edhe zjarrfik
I lumte qeverise,premtim i mbajtur.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt