Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    Ne fotot poshte restoranti Anthony’s Pier 4 140N Ave,Antoni Athanas,Antoni Athanas me ish presidentin amerikan Xhon Kenedi.





    BOSTON, 7 korrik 2013 – Një restorant ikonë e pronarit shqiptar Antoni Athanas (1911-2005) në Boston së shpejti do të mbyllë dyert e tij, njofton televizioni i Bostonit WCVB, filial i ABC-së.

    Kanali i referohet gazetës Boston Globe, që shkruan se restoranti Anthony’s Pier 4, i cili ndodhet në Avenjunë Veriore 140 (140N Ave), do të mbyllet në muajin gusht.

    Restoranti u hap në vitin 1963.

    Bijtë e themeluesit, të ndjerit Antoni (Anthony) Athanas, i thanë Glob-it se biznesi thjesht nuk është më ai i mëparshmi.

    Lajmi ka të bëjë me faktin se është planifikuar që aty pranë të ngrihet një pallat 21-katesh dhe një kullë tregtare.

    Restoranti që gatuan prodhime deti është frekuentuar për dhjetëra vjet kryesisht nga njerëz të famshëm, politikanë vendorë e qendrorë si dhe familje të zakonshme.

    Anthony Athanas emigroi në SHBA nga Shqipëria.

    Në vitin 1937, ai bleu Hawthorne nw qytetin e Linit (Lynn) për 1800 dollarë, që u bë restoranti më i suksesshëm në shtetin e Masaçusetsit (Massachusetts).

    Pastaj bleu restorante në qytetet e Suampskotit (Swampscott) dhe Salemit para se të blinte pronën që do të bëhej Anthony’s Pier 4.

    Nga viti 1981 Anthony’s Pier 4 u rendit si një nga pesë restorantet më të suksesshme në SHBA, me fitime që arrijnë në 12 milionë në vit.

    Anthony Athanas vdiq në vitin 2005 në moshën 93-vjeçare.

    Vëllezërit Athanas, të cilët ende kanë në pronësi restorantin Hawthorne by-the-sea Tavern në Suampskot dhe Anthony’s Cummaquid Inn në portin e Jarmuthit, i thanë Glob-it se ekziston mundësia që ata të hapin një version më të vogël të restorantit Anthony’s Pier 4 në njërën nga ndërtesat e reja në afërsi të qytetit të Bostonit.

    Info / Anthony Athanas (28 korrik 1911 –20 maj 2005)

    I lindur në Korçë, Athanasi emigroi me familjen e tij në Nju (New) Bedford në vitin 1915. Në fillim ai shiste fruta dhe zarzavate, shiste gazeta dhe ndizte zjarrin e furrave në kuzhinat e restoranteve. Në vitin 1937 hapi restorantin e tij të parë dhe vazhdoi pastaj me restorante të tjerë, më i famshmi i të cilëve u bë Anthony’s Pier Four.

    Anthony Athanas do të mbahet mend sidomos për ndihmën bujare që i dha komunitetit shqiptar të Amerikës dhe kontributin për bashkatdhetarët e tij në Shqipëri dhe në Kosovë.

    Kryetari i organizatës panshqiptare “Vatra” Agim Karagjozi thotë se Antoni Athanasi kishte ndjenja shumë të thella shqiptare. Ai i kishte marrë ndjenjat në radhë të parë nga familja e tij. Ai ka ardhur në Amerikë në moshën tre-vjeçare. Kishte një familje shumë atdhetare – i ati i tij ishte atdhetar. Pastaj, pasi u rrit, u njoh me Nolin dhe me Konicën dhe i admironte të dy ata, por sidomos Nolin.

    Antoni Athanasi ishte një dishepull i Nolit dhe u frymëzua shumë thellë nga veprimtaria, puna, kultura dhe idealizmi i Nolit. Athanasi i përkiste një familjeje që u përzu nga grekët në vitin 1913 kur u bënë masakrat, pra ishte një familje e vuajtur dhe kjo e shtynte të përpiqej për t’i shpëtuar shqiptarët nga rreziqet e fqinjëve.

    Ai kishte një krenari dhe ndjenja të thella shqiptare prandaj e gjente kohën, sado i zënë që ishte. Kishte edhe kapacitetin financiar dhe moral që t’i kushtohej Vatrës, e ndjente këtë si detyrë. Antoni Athanasi ishte trashëgimtari i Nolit në Vatër, ishte ai që i siguroi jetën Vatrës për shumë dekada.

    Ai ishte edhe një amerikan i shquar, gëzonte një reputacion shumë të madh në Amerikë, ishte ndoshta njeriu më i suksesshëm në biznesin e restoranteve. Ishte një filantrop i pakursyer që ndihmonte në shumë anë. Kështu, ai në Boston është një nga figurat më të nderuara dhe njihet në të gjithë Amerikën si një figurë e shquar.

    Restoranti i tij Pier 4 është një nga restorantet më të mirë ku vijnë njerëz nga të gjitha anët e Amerikës. Antoni Athanasi është bërë një legjendë në Amerikë. Ka qenë shumë i aftë dhe shumë dinamik, njeri që nuk harxhonte kohën kot me fjalime të gjata. Edhe në mbledhjet që bënim ne kur bisedoheshin çështjet e ndryshme – ju e dini si e kanë zakon shqiptarët që i zgjasin bisedat – ai i binte shkurt dhe hynte drejt në temë. Ishte tamam njeriu me vetitë e individit të suksesshëm, kishte veti natyrore dhe ishte njeri i rrallë.

    Ishte njeri me kapacitet, me talent, punëtor, i zgjuar, i gjallë, i zoti dhe nuk e harxhonte kohën kot. Si rrjedhojë e kësaj, erdhi koha kur ai arriti të ketë në Boston katër restorante. Ai ndërtoi restorantin Pier-4 në Boston, i cili është gati si një monument në Amerikë, një vend pelegrinazhi ku shkojnë njerëz nga të gjitha anët e Amerikës për të ngrënë një drekë a një darkë.

    Njerëzit shkonin atje edhe thjesht për dëshirën që kishin për të takuar Antoni Athanasin, sepse ai rrinte në restorant ditë e natë, nga ora 6 e mëngjesit e deri në mbrëmje kur mbyllej. Ai rrinte atje për të pritur e përcjellë vetë mysafirët. Njerëzit kishin një ndjenjë krenarie dhe kënaqësie që të takonin Antoni Athanasin. Nuk ka personalitet amerikan që të mos ketë qenë në restorantin e tij, qoftë personalitete politike apo të artit, njerëz të Hollivudit e të tjerë. Në restorant do të gjesh të gjitha fotografitë e këtyre njerëzve të shquar.

    Kanë thënë:

    Kryebashkiaku i Bostonit, Kevin White: “Qyteti ynë ka humbur një xhentelmen dhe një bostonian të madh. Traditë në vetvete, pasi ky restorant u kthye në një mikpritës të mijëra takimeve politike dhe ishte shumë bujar në mbështetjen për komunitetin”.

    Senatori, aktualisht sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry: “Anthony Athanas jetoi ëndrrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur. Me një prejardhje të thjeshtë nga Shqipëria, Antoni mundi të realizojë ëndrrën e çdo emigranti duke punuar dhe arritur të bëhet një institucion kombëtar”.

    Senatori Edward Kennedy: “Unë e doja ashtu si dëshiroja shumë që të mblidhesha atje për të gjitha ngjarjet familjare dhe mbledhjet politike. Anthony e dinte se çfarë do të thoshte të punosh për të jetuar dhe mirësia dhe bujaria e tij do të na mungojë të gjithëve” (shih foton 3 me ish-Presidentin Xhon Kenedi).

    Nderimet

    Çmimi i "Pjatës së Argjendë" International Foodservice Manufacturers Association (1970); Çmimi "Ivy i Paraqitjes" Institucioni i Revistës VFM (1971); Çmimi i "Derës së Artë" Instituti Ndërkombëtar i Bostonit (1972); "Restaurateur of the Year"- Çmimi Shoqata Kombëtare e Restoranteve (1976); "Honorary Doctor" për Shkallët e Administrimit të Bisnesit Universiteti Southeastern Massachusetts (1977); "Horatio Alger Award" (1978); Çmimi i Marrëdhënieve Humane nga Rajoni verilindor i Kongresit Kombëtar të Krishterëve dhe Hebrenjve (1979); "Doktor Honorofik" për Letersinë Humane Universiteti i Northeastern Massachusetts (1981); "Fine Dining Hall" i Çmimit të Famës "Nation's Restaurant News" (1982); "Diploma e Nderit" Instituti Kombëtar për Industrinë e Shërbimit të Ushqimeve (1982); "Doktor Honorifik" i Artit Kulinar Kolegji i Johnson dhe ai i Wales Rhode Island (1983);

    Vlerësime

    "Honorary Doctorate" fakulteti juridik New England Massachusetts, "Honorary Doctorate" New Hampshire College, "Honorary Doctorate" Instituti Ndërkombëtar i Arteve Kulinare Massachusetts "Honorary Doctorate" Universiteti i Massachusetts, “Arritja e Jetës" Massachusetts nga Akademia amerikane e Restoranteve dhe Shkencës së Shërbimeve, "Njeriu i Vizionit" Instituti "Eye Research", "Arritja e Jetës" Nation's Restaurant News, "Arritja e Jetës" nga Shoqata e Mikpritjes Massachusetts (1999)

    Ku dhe çfarë ka shërbyer

    Administrator, nënpresident i "Constitution Museum Foundation Honorary" në SHBA, Krijues i Dhomës së Madhe të Tregtisë të Bostonit, administrator në bord në Boston në "University Hospital", anëtar themelues i Institutit te Kulinarisë në Boston, anëtar i Institutit Amerikan të Ushqimeve dhe Verës, në borde drejtorësh, krijues i Asosacionit Kombëtar të Restoranteve, president i Shoqatës Kombëtare të Restoranteve, anëtar i Asosacionit të Restoranteve të Massachusetts, Shërbimi i Ushqimeve në Universitetin e Harvardit dhe Kryetari i Departamentit të Massachusetts, Shoqëria amerikane e Kancerit (1978)

    Ja ku ka ligjëruar si lektor

    Universiteti i Cornell, Universiteti i New York të New Hampshire, Universiteti i New Hampshire të Massachusetts, Universiteti publik i shtetit të Oklahama-s Massachusetts, Universiteti i Harvardit në Oklahama nëDepartamentin e Shërbimeve të Ushqimit; workshope punësimi të përvitshme në Massachusetts.

    /th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    50 vjet restorant,aktivitet.Bravo.1963 eshte hapur
    A e ka pare ndonjeri se si eshte restoranti brenda?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    ky paska bere hajer ne emer te greqise me emer grek se po te ishte prezantuar si shqiptare asnje s`do i shkelte.
    te pakten te kete ndonje emer amerikan, do ishte shume me mire

  4. #4
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    Ehh,....si nuk eshte kujtuar te konsultohet me ty!?

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ky paska bere hajer ne emer te greqise me emer grek se po te ishte prezantuar si shqiptare asnje s`do i shkelte.
    te pakten te kete ndonje emer amerikan, do ishte shume me mire
    Greket kane prona te vetat gjithe restorantet Diner
    Nqs lexon ne rruge restorant me emer Diner atehere 99.99% shancet jane qe
    pronari i restorantit eshte nje familje greke.
    Italianet kane prona,restorante shume te mira klasi dhe shume piza rreth 95 e komplet dyqaneve Piza jane nen
    pronesi te familjeve italiane flas ne Amerike.
    Nje pakice picash jane nen pronesi te amerikano latineve,shqiptareve, etj,por jo greke.
    Greket nuk kane prona picerish ne amerike,greket nuk pelqejne biznese
    ne dyqane te vogla dhe piceri qe zakonisht jane te vogla ne hapesire.
    Dyqanet e pijeve/baret shumica i kane prone irlandezet,pijanecet me te medhenj ne bote
    dhe lokalet e tyre kane awning tenda jeshile mbrojtese nga shiu dielli te hyrja e lokalit.
    Tenda ngjyra e deres se lokalit eshte jeshile.Nqs lokali ka dere jeshile pronaret jane irlandeze.
    I fusin edhe ndonje logo terfili me tre gjethe jashte lokalit qe tregon qe pronari eshte irlandez.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    A e ka pare ndonjeri se si eshte restoranti brenda?
    Jo..por Google na jep keto pamje...!





    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 26-07-2013 më 23:23

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht







    Nuk me duket dic !!

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    S'qenka keq.
    Menuja e restorantit .pjata peshku,karkaleca,gafore,stejks,ribs etc
    http://www.opentable.com/rest_profil...rid=5350&tab=1


    Ja dhe nje video e vogel
    http://media-cdn.tripadvisor.com/med...restaurant.flv
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-07-2013 më 17:55
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    ................................................
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Restoranti ne Boston i Antoni Athanasit do të mbyllet përgjithmonë në Gusht

    te kesh restaurant ne PIER duhet te jesh shume i forte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •