Emri:  Imer_Mushkolaj_990815.png

Shikime: 195

Madhėsia:  12.6 KB

Nga Imer Mushkolaj
Tė pretendosh se po bėn punėn e njė mbrojtėsi tė moralit, duke propaganduar urrejtje e denigruar tė tjerė qė nuk mendojnė si ti, ėshtė e pamoralshme dhe s’ka lidhje me fe. Ėshtė e rrezikshme.

Ka kohė qė imami i njė xhamie nė Prizren fyen e shan njerėz nė ligjėratat e tij, por vetėm sė fundi shkaktoi reagime fort tė ashpra dhe plotėsisht tė arsyeshme nga shoqėria kosovare.

Ka kohė qė me diskursin e tij publik, tė mbushur plot vrer e urrejtje pėr tė gjithė ata qė nuk mendojnė e nuk sillen siē thotė ai, hoxha luan rolin e njė gardiani, njė polici tė “moralit shqiptar”. I ka vėnė vetes detyrė qė tė gjithė, ama tė gjithė ata qė nuk duan tė jetojnė sipas normave islamike fundamentaliste, t’i shajė e fyejė me fjalėt mė tė ndyta, mė tė ulėta e mė vulgare qė mund tė dalin nga goja e njė njeriu.

Para mė shumė se njė viti, po nė kėtė gazetė, pata shkruar pėr gjuhėn e kėtij hoxhe, i cili i quante “pise” tė gjitha femrat qė nuk vishen sipas rregullave islame dhe “rrospi” tė tjera qė zgjedhin tė jetojnė sipas vullnetit tė tyre.

Pak muaj mė vonė u vura nė shėnjestėr tė mbėshtetėsve dhe bashkėmendimtarėve tė tij, tė cilėt nuk kursyen sharje, fyerje e kėrcėnime vetėm pse nė shkrimin “Dhunshėm dhe rrezikshėm” isha shprehur se nuk ka patriotizėm mė tė madh se tė luftohen radikalėt islamikė nė Kosovė - ata qė dhunshėm po pėrpiqen t’i mveshin vendit identitet fetar.

Pas kaq kohe, unė vazhdoj tė qėndroj fort pas atyre qė kam thėnė atėherė, por jam shumė mė i shqetėsuar pse askush nuk ka ndėrmarrė asgjė ndaj atyre qė ligjėrimet - jo vetėm pėrpara xhematit i kanė tė mbushura plot jotolerancė, mllef e fyerje ndaj feve tė tjera, plot thirrje pėr dhunė ndaj tė tjerėve qė nuk janė si ata. Ndaj atyre qė predikojnė islamin si fe tė paqes dhe tolerancės, por qė shfaqen jotolerantė e racistė. Ndaj atyre qė dinė tė jenė tė rrezikshėm dhe tė dhunshėm.

Hoxha i Prizrenit dhe tė tjerė qė mendojnė si ai, e qė janė edhe pjesė e organizatave politike dhe institucioneve tė vendit, po e shfrytėzojnė rastin qė nė njė shoqėri e shtet tė rraskapitur varfėrie e mjerimi tė animojnė sa mė shumė ithtarė qė i ndjekin pas nė agjendat e veta, nė rrugėn drejt kthimit tė shoqėrisė dhe shtetit nė “identitet”, siē e mendojnė ata Kosovėn - tė talibanizuar e tė sheriatizuar.

Nuk ka faj hoxha, por institucioni qė e ka zgjedhur t’i shėrbejė xhematit, e jo ta helmojė shoqėrinė.

Nuk ka faj aq hoxha dhe radikalėt e tij, sa kanė faj institucionet shtetėrore e udhėheqės tė tyre tė cilėt, me mėnyrėn e qeverisjes dhe qasjes ndaj problemeve, e kanė futur vendin nė njė krizė tė thellė, tė tė gjitha aspektet. E kanė kthyer vendin nė njė pre tė lehtė pėr tė gjithė ata qė duan t’i pėrmbushin planet e tyre tė arabizimit tė vendit. Pėr kėtė shkak, pastaj, reagimet ndaj hoxhallarėve radikalė dhe diskursit tė tyre publik duken si furtunė nė njė gotė uji.

* * *

Hoxha i Prizrenit ėshtė njėri ndėr ata qė nuk pajtohen me faktin se shqiptarėt e kanė mėnyrėn e vet tė praktikimit tė islamit.

Pėrveē ndaj femrave, ligjėratat e hoxhės janė plot vrer e mllef edhe ndaj meshkujve. Ndaj tė gjithė atyre tė rinjve qė shpojnė veshėt, bėjnė tatuazhe, kujdesen pėr trupin e vet, e tė cilėt hoxha i quan “kafshė”, “hajvanė”, “magarė”, “Millorad”. Ndaj rinisė sė “ēoroditur” qė humb kohė nė “telefona tė menēur”.

Por, ligjėratat e hoxhės duken pakgjė, kur krahasohen me veprime tė dhunshme tė radikalėve islamikė, qė pretendojnė tė na tregojnė se cili ėshtė islami i vėrtetė.

Ata kanė rrahur hoxhallarė qė nuk e pranojnė mėnyrėn e tyre tė praktikimit tė fesė, ndėrkaq nė ligjėratat e veta bėjnė thirrje pėr luftė ndaj “tė pafeve”. Vazhdojnė t’i luftojnė tė gjithė ata qė mendojnė ndryshe dhe qė nuk e pranojnė “kodin” e tyre tė tė jetuarit. Nuk japin mesazhe paqeje e tolerance, por bėjnė propagandė denigruese. Duan qė Kosovėn ta largojnė nga praktikimi i islamit tradicional dhe tė sjellin njė frymė dhe mėnyrė jetese qė s’ėshtė parė ndonjėherė kėndejpari.

Ata kanė sulmuar njerėz nė aktivitete publike, kanė sulmuar imamė qė kanė kėmbėngulur tė ruhen dhe kultivohen vlerat fetare, tė cilat janė trashėguar nga tė parėt. Dhe, gjithēka e kanė bėrė me mbėshtetjen e heshtur tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.

Rastet e dhunės, bashkė me diskursin radikal (qė nė gojėn e ndonjė hoxhe mund tė duket cinik e qesharak pėr ata qė e dėgjojnė, por ėshtė shumė tragjik), duhet tė jenė alarm pėr tė gjithė - pėr shoqėrinė e institucionet, se sa tė rrezikshėm mund tė jenė ata qė nuk zgjedhin mjete e as mėnyra pėr t’i arritur qėllimet e tyre.

Tė pretendosh se po bėn punėn e njė gardiani tė moralit, duke propaganduar urrejtjen ndaj tė tjerėve qė nuk mendojnė si ti, ėshtė e pamoralshme dhe s’ka lidhje me fe. Ėshtė e rrezikshme.

http://gazetaexpress.com/?cid=1,890,113976