Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    423 tweet
    Opinion e Enjte, 25 Korrik, 2013 | 12:18 pm
    AGIM BAÇI

    Prej disa javësh, mbrojtës të ambientit kanë kontestuar ndërtimin e Xhamisë… në vendin e quajtur Namazgjaja, në emër të mbrojtjes së zonës së gjelbëruar.

    Po pse ka zhurmë për një ndërtesë me destinacion shumë të rëndësishëm shpirtëror për shumicën e shqiptarëve?

    Nuk është thjesht ideja për të pyetur për faktin se këta mbrojtës nuk kanë thënë asnjë fjalë për ndërtimet që janë bërë për dy kishat në mes të Tiranës, në vende që kanë qenë lulishte. Fundi i fundit, institucionet e kultit janë institucione shpirtërore që përhapin paqe dhe kulturë. Po përse kaq shumë zhurmë për institucionin e myslimanëve, kur ndërtimi do të jetë në një tokë që është trashëguar për këtë destinacion?
    Pikësëpari duhet pohuar se, e mbetur për shumë kohë pezull, dhënia e lejes së ndërtimit duket se i ka kapur të papërgatitur edhe vetë drejtuesit e Komunitetit Mysliman, të cilët edhe pse e kanë marrë lejen prej muajsh, kanë bërë punime fillestare. Ndërkaq, nuk ka një qëndrim të qartë lidhur me debatin që ka nisur fillimit Guri e Ferruni, e që më pas është amplifikuar nga Artan Lame e disa arkitektë, të cilët në kohën që ishin në drejtim të punëve të Bashkisë së Tiranës në kohën që drejtonte Rama, nuk u kujdesën aspak për territoret e gjelbra, por për ndërtimet me bojëra të ndryshme anembanë Tiranës, përfshi këtu edhe lejen për institucione të tjera kulti.
    Në fakt, duhet pranuar se mbrojtja e mjedisit është një mision fisnik që i shërben shëndetit të qytetarëve. Por a mundet në këtë rast që disa pemë në zemër të Tiranës të jenë më të rëndësishme se sa një institucion që është për përkujdesje shpirtërore, pra që edukon njerëz që t’i duan jo vetëm pemët, por edhe tjetrin? Sepse kështu, nën modelin që propozon Guri, Lame, Ferruni apo të tjerë, të përfundojmë në një sistem me pemë dhe pa njerëz që t’i duan pemët. Ndërkohë që xhamia edukon njerëz që i duan pemët dhe natyrën. Për këtë mjafton të kujtojmë kohën e diktaturës së Hoxhës, që Guri e Ferruni duhet ta mbajnë mend mirë që kishte pemë pa fund e njerëz aspak. Pra nuk ka as natyrë e as përkujdesje nëse nuk ka njerëz që të sillen si të tillë!
    Por, si u duket këtyre personave teksa shohin që myslimanët, në vend të sheshit që e kanë trashëguar për ta pasur institucion shpirtëror, shkojnë e falen mes bulevardit të madh të Tiranës?
    Në rastin më të mirë kjo është një përpjekje e mbrojtësve të ambientit. Por heshtja e tyre për projekte të ngjashme në kryeqytet të bën të besosh shumë pak te kjo ide e mirë. Më shumë se sa kaq, duket një gatishmëri për të sulmuar pikërisht ata që në këto 23 vite kanë bërtitur më pak për të drejtat e tyre – myslimanët. Ky sulm, i cili është ushqyer edhe nga një qëndrim i pajustifikueshëm prej inferiorësh të drejtuesve të Komunitetit, duket se u jep kurajë zërave si Guri e Ferruni, të cilët nuk e kanë parashikuar që po u shtrojnë tapetin e kundërshtimit llojit të Lames, i cili gjënë e fundit që duket se ka për zemër është ngritja e një xhamie të madhe. E duke parë se shefi i tij i dikurshëm në Bashki tani do të drejtojë qeverinë, ai duket se do ta ketë të lehtë ta rrëzojë këtë iniciativë të ndërtimit të xhamisë te Namazgjaja. E për këtë po i vjen në ndihmë edhe plogështia e Komunitetit Mysliman, i cili duket se e ka pasur justifikim mosdhënien e lejes, pasi nuk kanë qenë të përgatitur.
    Kështu siç po vijojnë ngjarjet, nuk do të jetë çudi që drejtuesit e Komunitetit të bien dakord me ndryshimin e projektit pas Pallatit të Kulturës. E nëse pranon këtë, me shumë lezet do ta ketë lejen në bulevardin e ri, të cilin Basha e ka shpallur në letër. Pra, myslimanët shumë shpejt do t’i futen sërish ëndërrimit për të pasur një vend falje të madhe për të gjithë.

    Në këto ditë krimesh që kanë tronditur çdo familje, ne kemi nevojë për njerëz që dinë të duan tjetrin, që kanë frikë ndaj Krijuesit për jetën e tjetrit. Dhe të mos harrojmë që një pjesë e këtyre krimeve brenda familjes janë bërë në periferi të Tiranës apo në disa fshatra ku pemët janë me bollëk. Kështu që arkitektët dhe mbrojtësit e ambientit është më mirë të kontribuojnë në përmirësimin e projektit të xhamisë me ide arkitekturore e ambientaliste, por jo në zhdukjen e tij.

    http://www.panorama.com.al/2013/07/2...amine-e-madhe/

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    4 Komente per “Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?”

    PRESIDENCA
    25 Korrik, 2013 - 16:25

    Shkrim shume i drejte. Me vjen mire qe paska njerez sot ne media qe thone te vertetat ashtu sic jane. Megjithate nuk ma merr mendja qe qeverise se re do I shkonte ne mendje nje dicka e tille!!! Do te ishte nje vendim kunder 70% te shqiptareve dhe ne cdo plan qe ta analizosh, perfshire edhe ate politik, do te ishte nje vetevrasje per mazhorancen e re!
    Përgjigjjuni
    X-factor
    25 Korrik, 2013 - 18:44

    Ato kisha ne qender u bene per arsye me shume politike dhe gjeo-strategjike pa miratimin e komuniteteve respektive.Une jam kunder ndertimit te xhamise, me idene se nese u be njehere gabim te ndertohen kishat ,pse duhet ta perserisim gabimin te ndertojme edhe xhami ne qender te Tiranes, kur ne fakt ekziston njera ne sheshin Skenderbe, e cila perfaqson me se miri komunitetin myslyman.
    Përgjigjjuni
    Y-factor
    26 Korrik, 2013 - 08:48

    Atëher po te pelqejka qe ne vend me mbi 90% musliman te qendrojn kishat e Xhamia mos te ndertohet
    Përgjigjjuni
    sami
    25 Korrik, 2013 - 18:51

    Me te thene te drejten kam frike se kjo mazhoranca e re ka per eliminuar fare ose do ta shtyje per nje kohet tjeter te gjate ndertimin e xhamise. Kjo sepse eshte prap Edi Rama qe nuk e ndertoi per shume vite kur ishte kryetar I Bashkise.. Mos ka te beje kjo sepse Edi dhe shume te tjera pas tij nuk jane myslimane ? Por nuk duhet te harrojne se kjo harmoni fetare ne Shqiperi eshte ne saj te tolences se myslimaneve qe perbejne shumicen e shqiptarve . Keshjilloj Edi Ramen te beje kujdes ne kete rast.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 26-07-2013 më 03:25
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    Kjo qeveri nuk e ka te gjate. Mbajeni mend.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    Keta tipa qenkan si puna e Arqiles...
    E ka hale ne sy xhamin te stilit turk edhe parapelqen te llojit si tip stacion treni..
    Ndersa per kishat te stilit grek se hap gojen..

    Keta ambientalistat qenkan palaco pa pike besueshmerie..

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    Une them ju islamistat, shkoni te gjithe ne Kosove dhe kosovaret qe nuk kane te bejne me islamin te vine ketej nga shqiperia, pastaj mbyllim kufinjte dhe le te meret serbi me ju
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    e pastaj t'ia lini Shqiperine grekut Janullatos?! naaaaaaaaaaa pune qe s'behet...! dhe nuk na zen te gjitheve Kosova se jemi kallaballek musliman...
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    e pastaj t'ia lini Shqiperine grekut Janullatos?! naaaaaaaaaaa pune qe s'behet...! dhe nuk na zen te gjitheve Kosova se jemi kallaballek musliman...
    Pse nuk vini ju muslimanet e Kosoves e te blini shtepia ne Himare, Gjirokaster, Sarande, Korce .UNe e kam blere per vete afer xhamise ne Konispol ne kufi me Greqine afer Xhamise,.;D





    Emri:  1005237_10200842067147617_35662208_n.jpg

Shikime: 1006

Madhësia:  52.5 KB
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #7

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    Ti prishim kisha e xhamia. Dhe ju s;do ziheni kush ka me shume, dhe do kemi me shume toke te gjelbert.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    e pastaj t'ia lini Shqiperine grekut Janullatos?! naaaaaaaaaaa pune qe s'behet...! dhe nuk na zen te gjitheve Kosova se jemi kallaballek musliman...
    ...A pe qoni naj birre kesaj vere juve qe"perbeni shumicen"ikni more laramane,se laraman mbetet tane jeten,duke neperkembur veten tuaj....

  9. #9

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    po nese neperkembim veten tone, pse duhet te merresh ti me ne?!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Pse kaq zhurmë për Xhaminë e Madhe?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    po nese neperkembim veten tone, pse duhet te merresh ti me ne?!
    ...natyrisht,njeriut qe i ka humbur rruga,detyriisht i duhet treguar.Andaj,fatkeqesisht(duke"falenderuar"osmaniin)sot me duhet mua dhe shume te tjereve qe te ndajme edhe kohen tone me juve,qe ngelet symbyllur akoma...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •