Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Dy Mondėt e mi

    KY NJERIU QĖ UNĖ ZGJEDH KA NJĖ EMĖR

    Kush tha, qė mjafton njė e puthur?
    Njė mė shumė se e puthura nuk mjafton
    Kush tha, qė mjafton tė jetė e bukur?
    Ky mjaftimi dashurisė nuk i shkon.

    Nuk e njeh dashuria mjaftėsinė
    Nėse femrėn nis e ndan nėpėr parcela
    Dikush ēmendet tė martojė veē bukurinė
    Dikush vetėm zgjuarsisė i jep vlera.

    As e thėna e njė kėnge s'mė pėlqen
    Nuk ma mbush kurrė mendjen asnjė grimė
    Ku morali vetėm mburet nė refren
    Tralala. mbi tė gjitha zgjedh njerinė.

    Ky njeriu qė unė zgjedh ka njė emėr
    Ka njė pamje qė mė bėn trak nė shpirt
    Ka njė shpirt qė lidh zemrat nė njė zemėr.
    Jo, nuk ėshtė kaq abstrakt, ky njeri.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mondishall pėr postimin:

    Besoja (23-06-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    VETPĖRTĖRITJE

    Mos e shėno me minus, ditėn e djeshme
    Por as me plus, atė mos e shėno
    Quaje start, pėr diēka tė mėtejshme
    Pėr atė diēka, qė pas zeros fillon.

    Kėshtu nuk do jesh nė pakėnaqėsi
    As nė eufori kėnaqėsie s'do jesh
    Kėshtu do ndjesh veten, gjithmonė njė fillim
    Dhe kurrė njė fund, veten s'do ndjesh.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    NĖ KATĖRSHEN TONĖ

    Sot tė tradhtova me njė tjetėr, nėpėrmjet teje
    Nėpėrmjet meje sot me njė tjetėr, mė tradhtove dhe ti
    Si ajo tjetra u shfaqe tek unė, kur mė erdhe
    Si ai tjetri t'u shfaqa dhe unė ty, sigurisht.

    Sot e pashė veten time me ty, tek ai tjetri
    Tek ajo tjetra veten tėnde, me mua ti e pe
    Xhelozia na tėrboi e njėkohėsisht na ndezi
    Nė katėrshen tonė, qė krijojmė vetėm ne.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mondishall pėr postimin:

    Besoja (23-06-2014)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Veshja e shpirtit

    Afrohet muzgu, si plak i moēėm
    Me tym tė ēibukut, ditėn mjegulluar
    Me tespiet nė dorė, luan me kohėn
    Me kohėn time, qė sot ka ndaluar.

    Ndaluar ēuditshėm, qysh Diellit nė lindje
    Njėlloj si tespiet nė fundin fillim
    Mos vallė dhe Dielli, njėlloj si tespiet
    Ka vetėm rilindje, nė ēdo perėndim?

    Ndryshon veē pamja, e dukshmja materie
    Veshja e shpirtit, modelesh ndryshuar
    Ja sot, psh, kėsaj dite feste
    I veshur tullac, me barkun zmadhuar.

    Model i ēuditshėm, larg elegancės
    Pse pak elegancė, u vesh nė rini?
    Ndaj shpirti s’ankohet dhe ndaj ekstravagancės
    Mė pėlqen ēdo pamje, se ėshtė shpirti im.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Dhe Zoti, tha:

    “Tė lindet shikimi magjik!”
    Dhe Zoti krijoi sytė plot drit’.

    “Tė lindet bota e puthjeve!”
    Dhe Zoti krijoi harkun e buzėve.

    “Tė lindet lindėsja e jetės!”
    Dhe Zoti krijoi mitrėn e femrės.

    “Tė lindet e mashkullit shembėlltyrė!”
    Dhe Zoti krijoi timen fytyrė.

    “Tė lindet burimi i qejfit!”
    Dhe Zoti krijoi botėn e seksit.

    “Tė lindet dashuria!”, u tha
    Dhe Zoti pa ment botėn e la.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Dhe Zoti, tha:

    “Tė lindet shikimi magjik!”
    Dhe Zoti krijoi sytė plot drit’.

    “Tė lindet bota e puthjeve!”
    Dhe Zoti krijoi harkun e buzėve.

    “Tė lindet lindėsja e jetės!”
    Dhe Zoti krijoi mitrėn e femrės.

    “Tė lindet e mashkullit shembėlltyrė!”
    Dhe Zoti krijoi timen fytyrė.

    “Tė lindet burimi i qejfit!”
    Dhe Zoti krijoi botėn e seksit.

    “Tė lindet dashuria!”, u tha
    Dhe Zoti pa ment botėn e la.

    @Edmond Shallvari

    pa ment, pa mend na la.

    bukur
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Emri:  2526486717_69f5f98dfd.jpg

Shikime: 188

Madhėsia:  191.6 KBPINK, TE FALENDEROJ DHE PERSHENDES...


    Shpina jote

    Nėse njė ditė shpina jote, do zėvendėsojė sytė e tu
    Do besoj qė kėsaj bote, s’do jem lindur pėr kėtu.
    Sepse kurrė dashurinė, s’e kam njohur shpinėkthyer
    E kam parė si Perėndinė, me fytyrėn e pėrkryer.

    Nuk e di nė do tė t’ndjek, ndjekjen kurrė s’e kam ndjekur
    Por as mundem tė tė pres, s’pritet koha pėr tė vdekur.
    Do vazhdoj tė rroj me veten, me imazhin prapa shpinės
    Dashuruar do tė mbetem, pa bėrė rolin e viktimės.

    Do ta quaj thjesht njė humbje, tė njė gjetjeje tė pėrkohshme
    Ngatėrruar thjesht njė udhe, labirinthesh tė kėsaj bote.
    Do ta quaj thjesht njė ēast, nė mes ēastesh mė absurdė
    Atė shpinė qė prapa mban, dashurinė qė s’do gjej kurrė.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mondishall pėr postimin:

    Besoja (23-06-2014)

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Erėrat e shpirtit

    Tė vjen krejt papritur e tė godet nė faqe
    Njė erė si shuplakė, kur gjethja nuk lėviz
    Nuk di se ēfarė inati, fytyrės tė pėrplaset
    Veē di qė ky inat, nuk ėshtė i Perėndis’.

    Eshtė vetė krijesa jonė, nga erėrat e shpirtit
    Pėrplasur njeri-tjetrit, jo rrallė dhe pa shkak
    Ashtu krejt papritur, jashtė normave dhe ligjit
    Qė botėn rregullojnė dhe kur pa shkruar jan’.

    Tė jemi kaq absurdė, kaq shumė paradoksalė?
    Kaq tė fuqishėm, thua, deri nė pafuqishmėri?
    Tė jemi kaq tė ēmendur dhe duke qenė normalė
    Apo jemi normalė, qė s’rrojmė pa ēmenduri?

    Sot ndjeva njė shuplakė, nga era qė nuk frynte
    Mė shumė se njė shtrėngatė, qė s’di ē’inate shfrynte.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  12. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Perėnditė qeshin me ne

    Perėnditė i thanė Orfeut
    Mos e kthente kokėn prapa
    Evridhiki poshtė dheut
    Do rikthehej si ringjallja.

    Po duron i shkreti mashkull
    Kur i tillė ėshtė krijuar?
    Femrėn pranė pėr ta patur
    Pėr ta prekur dhe shijuar.

    Dhe njė hap e do fitonte
    Bukuroshen Evridhikė
    Hadin vetė do sfidonte
    Dhe tė gjitha Perėnditė.

    Ah njeriu, si veriu!
    Dhe pse ka gjak perėndish
    I shkon mendja firifiu
    Humbet lojėn nė finish.

    Dhe Orfeu kėshtu humbi
    Evridhikin pėrgjithmonė
    Ishte hapi, hap i fundit
    Shpirti s’mundi tė durojė.

    Kthehu kokėn, pa asgjėnė
    Pėr njė hap, pėr njė sekondė
    Ngushėllohemi duke thėnė
    “Eshtė e shkrojtur ē’do tė ndodhė”.

    Perėnditė qeshin me ne
    Kur na gjejnė kaq budallenj.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Emri:  cf87ceb1cf81cebfcebd1.jpg

Shikime: 161

Madhėsia:  23.0 KBKurbani

    Nė tregum e krizės
    Nė krizėn e tregut
    I ngjajmė mizės
    Mizės sė dheut.

    Me njė ndryshim
    Vrimat qė hapim
    Pėr ne janė varrim
    Ku futim tė gjallin.

    Tė gjallin e vetes
    Tė tjetrit gjallje
    Si fundi i kuletės
    Pa vlerė fare.

    Dje futėm njė ėngjėll
    Pėr hiē mos gjė
    Ai as nė ėndėrr
    Nuk vodhi asnjė.

    Vetes i vodhi
    Tė fundit guxim
    Guxim qė e hodhi
    Tek vdekja shpėtim.

    Shpėtim nga tė gjallėt
    Tė gjallėt pa shpirt
    Tė ligjit barbarėt
    Tė mallkuarit ligj.

    Pėr njė palo euro
    Njė biletė nė urban
    Engjėlli yt, o Zot
    Bėri jetėn kurban.

    Kurban botės sė ndyrė
    Mos ia pafsha kėtė fytyrė!

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 15 gusht 2013

    P.s. Ne Greqine e njohur per humanizmin fetar ortodoks, nje i ri 18 vjecar, viktime e krizes se rende qe e kishte lene pa nje euro ne xhep per te blere bileten, nen presionin dhe kercenimin e dy kontrolloreve ne urban, ne gjendje te rende psikologjike hidhet jashte, duke pesuar vdekjen tragjike.




    Pėr 1 Euro!

    Sot monedhėn 1 euro e pashė nė formė laku
    Arratisur prej saj ēdo simbol kombėtar
    Trembur prej saj, mė shumė se qoftėlargut
    Ashtu si nė tė kundėrt, dashuruar pas saj.

    Nuk kam sot pikė qejfi, tė merrem me simbole
    As t’i paragjykoj, as piedestal t’ju ngre
    Sot kjo monedhė metali, faturė e njė Europe
    Paguan udhėtimin, e shpirtrave pėr atje.

    Atje ku s’tė pranojnė, pa njė euro nė sy
    E di mirė kėtė punė, (v)arkėtari i Aheronit
    E dinė dhe tė gjallėt, ndaj rruajnė pėr aty
    Monedhėn e biletės, “urbanit” tė Haronit.

    Pranoje plak Haron sot kėtė shpirt fėmije
    Dhe ti dhe Hadi yt, sfidoni ē’ndodh mbi dhe
    Ta merrni pa biletė, kėsaj bote varfėrie
    Kėsaj bote varfanjake, qė pėr 1 euro tė vret!

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 15 gusht 2013
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  14. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Qyteti im

    Qyteti i ka vjedhur kozmetiken parajses
    Ferri buzeqesh ironik katakombesh
    Shetitoreve mbeten gjurme Evash dhe Adamesh
    Fshesaret nates vone, fshine gjurme shetitoresh.

    Mengjesi virgjeron permes Diellit te virgjer
    Buzeve njerezore kafeja harliset puthjeve
    Kembana e nje Zoti, me te njohurin ritem
    Minareja e nje Allahu, me te njohurat e lutjeve.

    Lart, diku lart, ne Olimpin e Zotave
    Krishti i shkel syrin, mikut Muhamet
    Poshte, diku poshte, tjeter loje e kohrave
    Nderkohe qyteti im shton kozmetiken e vet.

    Jam mes paradoksit, me shume mes absurdit
    Skajshmerisht i ndodhur jetes sime paradokse
    Jetes absurd, ne qytetin e pare dhe te fundit
    Hamalli Sizif, ngarkuar shpines se kesaj bote.

    Qyteti parajsor, i ferrit qytet
    Mekaton dhe fal, mekatin e vet.

    @Edmond Shallvari
    Korce, 23 gusht 2013
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mondishall pėr postimin:

    Besoja (23-06-2014)

  16. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Nuk ka breg pa njė det

    Nuk di ē’do ndodhė mė pas mes nesh
    Ndarjet ngjajnė me dallgėt dhe brigjet
    Veē di qė nuk ka breg pa njė det
    Nėse ka, do jetė njė breg shkretėtire.

    Mos mbetsha shkretėtirė e njė bregu tė tillė
    Dhe ti mbase uron tė njėjtėn gjė
    Pa breg dhe deti kthehet shkretėtirė
    Ku unė e ti do kthehemi nė asgjė.

    Pranoj, pra, me tė qetėn valė dhe dallgėn
    Prano, pra dhe largim afrimit tonė
    Pėr njeri-tjetrin ne kėsaj toke ardhėm
    Siē erdhėn breg e valė dikur nė tokė.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  17. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Mjegull

    Ishte mjegull a ēfarė ishte
    Nga ato ku s’duket dukja
    Nė mes saj diēka lėvizte
    Si sirenė nė mes ujrash.

    Dėgjoj zėrin tė mė thotė
    Se ėshtė Eva e Edenit
    Por njė tjetėr zė i fortė
    Mė sjell femrėn e Orfeut.

    Pak mė larg njė zė i lutur
    Tjetėr emėr femre thotė
    Mbi tezgjahun e pėrkulur
    End pėlhurė njė Penelopė.

    Pėr njė ēast ndjehem Paris
    Menelau pėr njė ēast
    Kujt t’ja ndreq e kujt t’ja prish
    Me Helenėn Trojėn vras.

    Pėr njė ēast ndjehem Orfe
    Le Helenėn tek Parisi
    Pėr njė bukuri tė re
    Tė pafatshmen Evridhiki.

    Si mė iku aq papritur
    Nga njė gjarpėr e kafshuar
    Shikoj veten Hadit nisur
    Pėr ta ngjallur, jetėsuar.

    Ē’bėra qė e ktheva kokėn
    Nuk dėgjova Perėnditė
    Qysh kur Eva kafshoi mollėn
    Nuk mė ndahen marrėzitė.

    “Odise”, mė flet dikush
    Qenka zėri i Penelopės
    “Kjo pėlhurė me lotė u mbush
    Dhe me thinja flokėt e kokės”.


    Dua ta pyes pėr nderin
    Nuk e di se pse s’ma mban
    Ndaj besoj mė mirė Homerin
    Qė tė bind dhe me njė varg.

    Kur kujtoj qė jam i qetė
    Me tė dashurėn e parė
    Mė shkel syrin pranė njė Evė
    Si Adamit nė parajsė.

    Mė e fortė se sirenat
    Mė magjike se Kalipsoja
    Kalit di qė t’ja mbaj frenat
    Frenat vetes ia lėshova.

    Kali i Trojės s’qenka gjė
    Para gjethes sė njė Eve
    Penelopa nuk bėn zė
    Me Adamin pas njė peme.

    Herė Adam e herė Orfe
    Herė Paris e Menela
    Herė dinaku Odise
    Nga mėkati nė mėkat.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  18. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Emri:  Violina.jpg

Shikime: 184

Madhėsia:  12.6 KBViolinistja
    (Emigrantes violiniste E, ndarė nga jeta kaq padrejtėsisht)

    Pastaj ajo uli qerpikėt, syte mbylli
    Si partiturat e pentagramit nė fund tė koncertit
    Nė botėn e Adit bashkė me violinėn hyri
    Perėnditė mahniti kjo bijė e Orfeut.

    Dhe qanė Perėnditė, Adi mė tepėr
    Si kurrė ndonjėherė nga e Orfeut dhimbje
    E ku kishin provuar te tillė orkestėr
    Tė tillė vajtim, dalė nga shpirt violine.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  19. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Eklips

    Ishte eklipsi kur tė putha
    Para njerėzve sy ndėr sy
    Aq magjike ish’ minuta
    Pres tė ndodhė prapė aty.

    Njė minutė sa njė jetė
    Jeta brenda njė minute
    Mbase Dielli kėshtu pret
    Tė shijojė prej Hėnės puthje.

    Pres e pres kėshtu ēdo vit
    S’ka si puthja nėn eklips!

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  20. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    Bėjmė…

    Bėjmė shpesh sikur flemė
    Sikur zgjohemi, mė keq
    Bėjmė sikur dimė ku vemė
    Sikur njė destinacion na pret.

    Jemi pra kaq irealė
    Kaq realė formalisht
    Bėjmė sikur kemi dalė
    Duke hyrė thellėsisht.

    Bėjmė shpesh sikur flasim
    Sikur heshtim, bėjmė mė keq
    Sikur seriozisht e marrim
    Ēdo bisedė midis nesh.

    Jemi pra kaq hipokritė
    Kaq formalė realisht
    Bėjmė sikur gjithēka dimė
    Duke ditur ēmendurisht.

    Bėjmė shpesh tė pabėrėn
    Duke ēbėrė tė bėrėn tonė
    Jemi pjesė kėrkojmė tė tėrėn
    Kur tek Adi pak kėrkojnė.

    Njė monedhė ēfarėdo
    Varkėtarit plak Haron.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  21. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi


    Distanca

    Sa herė tė ktheva shpinėn,
    tokės ju rrotullova me shpejtėsinė e mendjes,
    pėrballė pėr tė tė dalė.
    E di, e pranoj kėtė egoizėm,
    qė veē pikėn e nisjes,
    pati pėr distancė.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  22. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    ATA

    Ata bien dhe ngrihen tjetėrlloj
    Tek tė ngriturit e klonuar identikė
    Brenda vetes fshehin nofkėn Diktator
    Jashtė vetes Demokratė e Socialistė.

    Ata ikin adhuruar dhe urrejtur
    Lėnė pas grimca spermash nėpėr ajėr
    Mbarsur kurvash nga bordell’ e tyre mbetur
    Qė kėnaqen orgazmuar nė mes shalėsh

    Dhe pastaj mbi themele bordellane
    Ngrenė godinėn suvatuar virgjėrisht
    Pas i ndjek turmė e ndezur militante
    Masturbuar njeri-tjetrin mes orgjish.

    Ata ikur flenė qetė botės tjetėr
    Nė shtrat ferri a parajse, s’merret vesh
    Ata ferrin patėn shpirtit gjithė jetėn
    Dhe parajsėn asaj bote kthejnė nė ferr.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  23. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    As titullin s’ja gjej dot

    Mė hėngri shpirtin biseda me njė mik
    Filozofi lirie, ku s’ka kufij kufijsh
    Ku shuhet edhe zhduket ēasti mė magjik
    Delikatesė e femrės, e mashkullit burrėri.

    Kur vete Krijuesi i madh, i ndau mirė gjėrat
    Njeriut nuk i bėri dy sekset nė njė trup
    Por vetė njeriu sot, i bėri lėmsh tė tėra
    Dhe vetė ėshtė ngatėrruar, mes fijesh tė pafund.

    Ku femra mashkullohet e mashkulli bėhet femėr
    Humbet delikatesa, nuk ka mė burrėri
    Jo burrėri nė shpata, ajo ėshtė ēėshtje tjetėr
    Por burrėri ku femra, tė ndjehet femėrisht.

    Njėlloj tė ndjehet mashkulli, nga femra delikate
    Jo ndjekur si nė luftra, pėrleshjesh shpatėrisht
    Ka ēaste mė magjike, mes joshjes prej njė vajze
    Kur vajza pret me naze, njė mashkull ēmendurisht?

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  24. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pėr: Dy Mondėt e mi

    KUSH E DO SHQIPERINE

    Me ty flamur, nuk jam hipokrit
    Njė herė nė vit, tė tė hedh si gunė krahėve
    Tė pozoj me ty, njė herė nė vit
    Tė pres pastaj, ditėn tėnde tė ardhme.

    Nuk pate njė ditė, pėr njė ditė kujtese
    Njė ditė kujtese, e shuan njė komb
    Njė komb e zhyt, sklerozash harrese
    Dhe himni me Zotin, mbetet pa Zot.

    Mė fal pra flamur, qė s’tė hedh mbi shpinė
    Mbi shpinė tė Atdheut, mė mirė tė ndjej
    E them sinqerisht, kush e do Shqiperinė
    Ka zemrėn flamur dhe shpirtin Atdhe.

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 28 nėntor 2013
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  25. 2 antarėt mė poshtė falenderuan mondishall pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Besoja (23-06-2014),par (11-09-2014)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •