Qyteti im
Qyteti i ka vjedhur kozmetiken parajses
Ferri buzeqesh ironik katakombesh
Shetitoreve mbeten gjurme Evash dhe Adamesh
Fshesaret nates vone, fshine gjurme shetitoresh.
Mengjesi virgjeron permes Diellit te virgjer
Buzeve njerezore kafeja harliset puthjeve
Kembana e nje Zoti, me te njohurin ritem
Minareja e nje Allahu, me te njohurat e lutjeve.
Lart, diku lart, ne Olimpin e Zotave
Krishti i shkel syrin, mikut Muhamet
Poshte, diku poshte, tjeter loje e kohrave
Nderkohe qyteti im shton kozmetiken e vet.
Jam mes paradoksit, me shume mes absurdit
Skajshmerisht i ndodhur jetes sime paradokse
Jetes absurd, ne qytetin e pare dhe te fundit
Hamalli Sizif, ngarkuar shpines se kesaj bote.
Qyteti parajsor, i ferrit qytet
Mekaton dhe fal, mekatin e vet.
@Edmond Shallvari
Korce, 23 gusht 2013
Krijoni Kontakt