Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Lajme nga kishat ortodokse në botë

    Primatë dhe përfaqësues të Kishave Lokale ortodokse u mblodhën në Moskë për festimet në nder të përvjetorit të 1025 të konvertimit të Rusisë ne krishterimin ortodoks.
    24 korrik 2013, ditën e festës së Shën Olgës, dukeshës së madhe të Rusisë, në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë u kremtua Mesha Hyjnore nga përfaqësuesit e të gjithë patriarkanave dhe kishave autuqefale.

    Bashkëmeshuan në ceremoni Papa dhe Patriarku i Aleksandrise,Theodhori II;Patriarku i Jerusalemit,Theofili;Patriarku i Moskës,Kirilli;Patriarku i Gjeorgjise,Ilia;Patriarku i Serbise,Irineu;Patriarku i Bullgarise,Neofiti;Kryepeshkopi i Qipros,Kristostomi,Kryepeshkopi i Polonise,Sava si dhe perfaqesues nga te gjithe kishat ortodokse.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise perfaqesohej nga Mitropoliti i Korces,Joani

    Emri:  2VSN_5962-1200.jpg

Shikime: 1844

Madhësia:  125.7 KB

    Emri:  2VSN_7735-1200.jpg

Shikime: 1315

Madhësia:  197.9 KB

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Lajme nga kishat ortodokse në botë

    Madheshtore!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lajme nga kishat ortodokse në botë

    Deklaratë e përbashkët e Udhëheqësve dhe Përfaqësuesve të Kishave lokale Orthodhokse të mbledhura për festimin e përvjetorit të 1025 të Pagëzimit të Popullit Rus.

    Emri:  ekprosopoi_ekklision_552_420.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  59.9 KB

    Përfaqësuesit dhe Udhëheqësit e kishave lokale Orthodhokse, të cilët u takuan në Moskë për festimin e 1025 viteve të Krishtërimit të Rusëve, adoptuan një Deklaratë të përbashkët me temë kryesore gjëndjen e të krishterëve në Lindjen e Mesme.
    Si përfaqësues i të gjithëve sa ishin prezentë Patriku Kirill i dorëzoi Presidentit të Federatës Ruse z Vladimir Putin tekstin e mëposhtëm, me rastin e takimit të 25 korrikut në Kremlin të Moskës.

    Deklarata e përbashkët ka përmbajtjen e mëposhtme:

    Udhëheqësit dhe Përfaqësuesit e Kishave Orthodhokse lokale të mbledhur në Moskë me ftesë të Patrikut të Shënjtë të Moskës dhe të gjithë Rusisë z. Kirill, që të marrim pjesë në festimet dhe përvjetorin e 1025 viteve të krishtërimit të Rusëve, e konsiderojmë si detyrën tonë që të ngremë zërin e mbështetjes e të gjithë atyre sa përndiqen sot në zona të ndryshme të botës, vëllezërit tanë të krishterë, për shkak të besimit të tyre më Krishtin. Me mijra të krishterë çdo ditë vuajnë tortura dhe martirizime të ndryshme, dëbim nga shtëpitë e tyre, të tjerë vriten.Nga Nigeria, Pakistani, Afganistani dhe India mbërrijnë informacione për torturat e tmershme dhe vdekje të të krishterëve. Shqetësim të fortë nxit dhe gjendja në Lindjen e Meshme. Një dallgë dhune dhe terrorizmi ka goditur shumë vende të zonës, viktima të së cilës janë të krishterët.Libani, ku të krishterët pothuajse u zhdukën, po tretet për shkak të përplasjeve të vazhdueshme të grupimeve kundërshtare, fisnore.Ndërsa në Irak, ku nga 1 Milion e gjysëm të krishterë që ka pasur vetëm një e dhjeta ka mbetur, dhe nuk ndalojnë aktivitetet terroriste.Sa vjen e më tepër më shqetësuese situata në Egjipt, ku dhe pëplasjet janë në një fazë të përgjakëshme dhe vërehet një largim i madh i popullatave të krishtera nga vendi i tyre.Të këqija dhe mundime goditën dyert e mijërave njerëzve të thjeshtë.Shtresat shoqërore më pak të mbrojtura, duke përfshirë dhe pakicat kombëtare dhe fetare, janë rregullisht nën dhunën dhe pëprlasjet terroriste.Udhëheqësit e Kishës së Lindjes së Mesme, duke kur u Mblodhën, në Shtator të viti 2010 në Qipro, shprehën shqetësimin e tyre të fortë, për gjëndjen në këtë zonë dhe shqetësimin për të ardhmen e të krishterëve që jetojnë atje.Problematika respektive u formuluan gjithashtu në mbledhje të ngjashme të Gushtit të viti 2011 në Jordani, në Shtator të të njejtit vit në Konstandinupojë dhe në Mars të vitit 2012 në Qipro.Deklaratë mbështetëse për të krishterët në provë të Lindjes së Mesme u adoptua nga Takimet në Moskë në Nëntor të vitit 2011 të Udhëheqësve dhe Përfaqësuesve të Kishave Lokale Orthodhokse.Në veçanti Tragjike është sot situata në Siri.Në mes të luftës vëllavrasëse të krishterët dhe pëfaqësuesit e grupimeve të tjera fetare, eleminohen dhe dëbohen nga qytetet dhe shtëpitë e tyre , ku për shekuj në vëllazëri dhe dashuri bashkëekszistonin së bashku me përfaqësuesit e traditave të tjera fetare.Grupimet e armatosura, përdorin çdo mjet në mënyrë që të arrijnë synimet e tyre.Anëtarët ekstremë të tyre sa vjen e më tepër përparojnë në kreyerjen e veprave kriminale.Janë bërë tashmë të zakonshme skenat rrënqethëse të dhunës, ekzekutimeve publike, përdhosja e dinjitetit njerëzor dhe gjendja e të drejtave njerëzore.Tashmë janë veprime të përhapura rrëmbimet dhe vrasja e njerëzve, të cilat shpesh kryhen për shkak të intresave përfituese personale.Ekstremistë e këtyre gjërave nuk ngurrojnë që të ofendojnë dhe personalitetet fetare, respekti i të cilëve ishte gjithmonë një karakteristikë e dallueshme e popujve të Lindjes së Mesme.Mjete ndërkombëtare të informimit publik, si dhe shumë faktorë të politikës heshtin mbi tragjedinë e të krishterëve të Lindjes së Mesme.Deklarojmë solidaritetin tonë në Patrikun e Qytetit të Madh të Zotit, Antiokisë dhe gjithë Lindjes, z Joani e X’ i cili nuk mundi të merrte pjesë në gëzimin e festimeve të sotme së bashku me ne, sepse duhet të qëndronte pranë grigjës së tij në këtë çast të vështirë. Lutjet tona janë me të dhe me vëllezërit tanë më Krishtin, të cilët vriten çdo ditë (Romakët 8:36).Bashkëvuajmë me popullin në provë të Sirisë.Kërkojmë çlirimin e të arrestuarve nga luftëtarët gjatë muajit Prill, vëllezërit tanë krenarë, Jerarkë të Sirisë, të njohur si Mitropoliti i Halepit dhe Aleksandretës z Pavllo dhe Mitropolitit Sirojakovit të Halepit Grigor Joani Ibraim.I bëjmë thirrje të gjithë krahëve në konflikt dhe tek të gjithë sa mund të ushtrojnë ndikim politik që të mund të ndryshojë situata.Ndaloni dhunën dhe eliminimet e popullatave!Ndaloni menjëherë çdo fushatë ushtarake në mënyrë që nëpërmjet negociatave të kryhen hapat e para të aranzhimeve paqësore të përplasjeve civile!Çlironi menjëherë klerikët e rrëmbyer dhe qytetarët e tjerë paqësorë!Si shërues të Zotit tonë të Gjithëpushtetshëm dërgojmë urime të zjarrta drejt Kryetarit të Paqes, Zotit dhe Gjithpushtetëshmit, mbi rivendosjen e paqes dhe dashurisë vëllazërore në tokat e Lindjes së Meshme, mbi kthimin shumë të shpejtë të emigrantëve në shtëpitë e etërve të tyre, mbi shërimin e të plagosurve dhe prehjes së shpirtrave dhe të atyre që padrejtësisht janë vrarë dhe që të gjitha krahët marrin pjesë në përplasjet ushtarake duke u takuar të ndalojnë çdo lloj veprimi armiqësor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 27-07-2013 më 05:20

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lajme nga kishat ortodokse në botë

    Vladimir Putin: “Rusia në krah të Kishave Orthodhokse”.

    Me Presidentin e Federatës Ruse z Vladimir Putin u takuan pak më parë Udhëheqësit dhe Përfaqësuesit e Kishave Orthodhokse Lokale. Ky takim historik u realizua në një sallë të posaçme në Kremlin me rastin e 1025 vjetëve të pagëzimit të Rusëve.
    Vladimir Putin duke ju uruar mirëseardhjen Udhëheqësve dhe Përfaqësuesve të Kishave, ndër të tjera theksoi:
    “Jam shumë i gëzuar që ju mirëpres sot në Kremlin. Një takim i tillë realizohet për herë të parë në historinë e Rusisë”. “Këto ditë Kisha Ruse dhe e gjithë Bota Orthodhokse feston 1025 vjetorin e Pagëzimit të Rusëve, për këtë arye më lejoni që t’iu uroj për pjesmarrjen tuaj në këto festime”, shtoi z Putin. Presidenti i Rusisë në një çast tjetër përmendi se “ themelet morale të besimit Orthodhoks kanë krijuar në një gradë të madhe dhe karakterin kombëtar të popujve të Rusisë”.
    “Një fakt i tillë si ky i 1025 vjetëve nga pagëzimi i Rusëve, përbën një shenjë i unitetit shpirtëror të popujve të Rusisë, Ukrainës, dhe Bjellorusisë”, shtoi z. Putin.
    Gjithashtu burri i fortë i Rusisë theksoi: “ Me dhimbje, vërej se shumë zona në botë, kryesisht në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, shtohen përplasjet fetare dhe shkelen të drejtat e të krishterëve duke përfshirë këtu dhe ato të Orthodhoksëve”.
    Në fund Presidenti Putin iu uroi të gjithëve shëndet dhe fuqi në dhiakoninë painteres të tyre për idealet e besimit Orthodhoks, ndërsa nënëvizoi që do të jetë gjithmonë në krah të kishave lokale Orthodhokse.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lajme nga kishat ortodokse në botë

    Takimi i Patriarkut te Moskes Kirillit me perfaqesuesin e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise,Mitropolitin e Korces,Joanin

    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 27-07-2013 më 15:08

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lajme nga kishat ortodokse në botë

    Bashkëmeshim i përfaqësuesve të Kishave orthodhokse në Kiev



    Dje në mëngjes, u mbajt me madhështinë e duhur, në sheshin e Katedrales së Fjetjes, në Lavër të Shpellave (Perchersk) të Kievit, një Bashkëmeshim Festiv në ambjent të hapur, me rastin e Shën Vladimirit, dhe me pjesmarrjen e të gjithë Udhëheqësve dhe përfaqësuesve të Kishave lokale Orthodhokse, të cilët dhe marrin pjesë në festimet me rastin e 1025 vjetorit të Pagëzimit të Rusëve.


    Pas fundit të Meshës Hyjnore Patriku i Jerusalemit z Theofil ndër të tjera tha “Sot festojmë një prej ndodhive më të mëdha në historinë njerëzore, një ndodhi që vazhdon të ketë rrjedhime serioze në Kishën Orthodhokse në tërësinë e saj dhe në popujt e këtyre tokave”.

    “Ne nuk duhet të merremi vetëm me të kaluarën, duhet të merremi me të ardhmen që të përballojmë të gjitha sfidat e kohrave moderne, nga varfëria, lufta, dhuna dhe dallimet e çdo forme”, shtoi Patriku i Jerusalemit.



    Në vazhdim theksoi: “Sot, u mblodhëm në një ambient të shenjtë ku ndriçuan shumë shenjtorë dhe murgjër”.


    Në fund Udhëheqësit i uruan Mitropolitit të Kievit dhe gjithë Ukrainës z Vladimir, ndërsa Patriku i Moskës ofroi një set me engolpë dhe një bastun baritor.

    Pak çaste më parë të gjithë të ftuarit ishin në drekën zyrtare të cilën shtroi për nder të tyre Mitropoliti i Kievit dhe gjithë Ukrainës z Vladimir.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 29-07-2013 më 10:23

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lajme nga kishat ortodokse në botë

    Patriarku Ekumenik,Bartolomeu: "Kisha nuk duhet të shndërrohet në vegël nacionaliste"


    Shpresën që populli i Ukrainës do të kalojë ndarjen kishtare që ka në këtë vend, shprehu Patriku Ekumenik z Bartholome me rastin e festimeve për 1025 vjetorin e Pagëzimit të Rusëve.
    “Patriarkana Ikumenike shpreh shqetësimin e saj për përçarjet që po lindin në Kishën Orthodhokse të Ukrainës”, përmend ndër të tjera në letrën e tij drejtuar popullit Ukrainas z Bartholomeo.
    Gjithashtu Patriarku Ikumenik kujton që problemi mund të zgjidhet vetëm “nëpërmjet dashurisë dhe dialogut, në mënyrë që të tejkalohet ndarja shkatërruese”.
    “Kjo është lutja dhe dëshira e të gjithëve ne, të jetë populli i Ukrainës i bashkuar” , shton Patriku Ikumenik.
    Në një pikë tjetër z Bartholome nënvizon që “Kisha nuk duhet të shndërrohet në një vegël nacionaliste”, ndërsa shton se “uniteti i vërtetë i popullit mund të arrihet vetëm nëpërmjet Kishës”.
    Duke mbyllur letrën e tij Kreu i Orthodhoksisë, shprehu keqardhjen e tij që nuk mund të gjendej dhe të ndante gëzimin e festimeve dhe të bekojë popullin, ndërsa përmendi që “uniteti i Ukrainës është i nevojshëm për të gjithë”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •