Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 138
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Thyejnë skulpturën e Idriz Seferit, “se është katolik”?!

    Nuk e duan skulpturën e atdhetarit Idriz Seferi, “sepse është katolik”, kështu thotë skulptori i kësaj vepre e cila u shkatërrua nga banorët e fshatit Muçibabë të komunës së Gjilanit. Ndonëse e gdhendur për rreth dy javë nga skulptori shqiptar i cili jeton dhe vepron tash sa kohë në Itali, Hevzi Nuhiu, ajo nuk ka pasur “jetëgjatësi”.
    Ai tregon se tek sa kishte nisur të punoj në këtë skulpturë, disa banorë të këtij fshati nuk e kanë lejuar që ta vazhdojë punën e tij duke ia thyer atë. “Pas 15 ditësh punë më është ndërpre puna nga disa banorë të fshatit Muçibabë të cilët thonë se nuk mundem që ta gdhendi figurën e Idriz Seferit në gurë për arsye së Seferi gjoja i ka takuar fesë katolike,” ka thënë për “Zëri” Nuhiu.

    Ai tregon se si zgjedh vendet strategjike dhe ku puna e tij shihet nga kalimtaret e rastit. “Ka qenë shumë e vështirë deri sa ia kemi filluar punës sepse nuk kam pas ndihmë nga askush”, ka thënë ai për të shtuar se më pas banorët ia kanë prishur skulpturën më shkop dhe se dëmet janë të mëdha. “Pasi që ata e kanë thyer skulpturën njërën këmbë ja kanë dëmtuar më shkop, ne e kemi telefonuar policinë për rastin dhe se tani gjendja është këtu ku është. Unë më të hollat e mia jam duke jetuar në një hotel të Prishtinës të gjitha shpenzimet i heki vet, mirëpo unë vetëm jam ka dëshiroj që të bëjë diçka që mungon edhe në Ballkan. Mirëpo vandalizmi po e ndërpret punën time, dhe po e dëmton një ëndërr timen,” ka thënë Nuhiu.

    E ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Rajonit të Gjilanit. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka thënë së të dyja palët si skulptori Hevzi Nuhi po edhe disa banorë të fshatit Muçibabë duhet që t’i paraqesin dokumentet për punë, dhe për pronësi.

    “Skulptori nuk ka marr leje për të zhvilluar punën e tij në atë pjesë të fshatit, po gjithashtu edhe banorët nuk kanë dëshmi se prona ku skulptori po bënë punën e tij është e tyre. Ne si Polici i kemi udhëzuar të dyja palët që rastin ta paraqesin në gjykatë dhe t’i paraqesin provat si për leje të punës ashtu edhe për pronën që thuhet se është private,” ka thënë Hashani.

    Veton Nevzadi, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport në Gjilan ka thënë se i mirëpresin iniciativat për të bërë diçka më ndryshe edhe pse gjithmonë duhet që të merret leje për të bërë ndonjë skulpturë.

    “Ne i mirëpresim secilën iniciative të secilit artist për ta pasuruar hapësirën e Komunës së Gjilanit më vlera kulturore të secilës fushë të artit. Ndërsa për aspektet tjera janë organet kompetent,” ka thënë Nevzadi. Omer Daku nënkryetar i komunës së Gjilanit ka kërkuar pak kohë për tu deklaruar për këtë çështje. /Telegrafi/

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Thyejnë skulpturën e Idriz Seferit, “se është katolik”?!

    Hevzi Nuhiu edhe ne Lugine te Presheves, ku s'ka as nje te besimit Katolik, skulptoi figuren e Murgeshes se ndjer, Mari Tereza.

    Ky njeri eshte duke provokuar, e jo pse eshte vertet "artist".

    Shihni vepren e tij te shemtuar ne lugine te Presheves :

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-07-2013 më 13:39

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Ja se çfare te ben feja!!!!!!

    Shukri Zymberi s’lejon vendosjen e skulpturës së Idriz Seferit

    Emri:  f1_12-haxhi-zymberi1373481004.jpg

Shikime: 2960

Madhësia:  164.6 KB



    Prishtinë, 10 korrik - Skulptori preshevar, Hevzi Nuhiu akuzon haxhi Shukri Zymberin se në bashkëveprim me disa banorë të fshatit Muçibabë dëmtuan skulpturën e figurës kombëtare Idriz Seferi. Skulptori thotë se banorët e këtij fshati dëmtuan veprën e tij, sepse Idriz Seferin e konsiderojnë tradhtar dhe nuk e duan ngase besojnë se ai ishte i fesë katolike. KTV-ja ka tentuar të kontaktojë me haxhi Shukri Zymberin, por ai dhe asnjë nga familjarët e tij nuk kanë pranuar të flasin. Biri i tij, Hevzi Zymberi ka konfirmuar nëpërmes telefonit se babai i tij nuk e ka lejuar gdhendjen e skulpturës për të vetmen arsye se vendi ku po bëhet skulptura është pronë e familjes. Sipas tij, nuk qëndrojnë deklaratat se kjo familje dhe banorët e Muçibabës nuk e duan figurën e Idriz Seferit në këtë fshat.

    Mirëpo, zyrtarët e Komunës së Gjilanit kanë deklaruar se i kanë dhënë leje skulptorit që të gdhendë në këtë vend, pasi që ajo është pronë publike. Njëherësh kjo Komunë ka dënuar aktin.

    Video...




    http://www.koha.net/?page=1%2C31%2C151879
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: Ja se çfare te ben feja!!!!!!

    E kam cekur edhe me heret....eshte nje lufte e poshter, idioteske e njerezve/qarqeve te caktuara kriminale, antishqiptare, qe neprmjet te elementit Fe, (qe sot eshte njera nder elemtet me te pershtatshme per c`rregullimin e gjendjes) turbullojne ujrat ne popull...te mjeret ne qe i ndegjojme dhe spekulojme me raste te tilla....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2013
    Postime
    38

    Për: Ja se çfare te ben feja!!!!!!

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Shukri Zymberi s’lejon vendosjen e skulpturës së Idriz Seferit

    Emri:  f1_12-haxhi-zymberi1373481004.jpg

Shikime: 2960

Madhësia:  164.6 KB



    Prishtinë, 10 korrik - Skulptori preshevar, Hevzi Nuhiu akuzon haxhi Shukri Zymberin se në bashkëveprim me disa banorë të fshatit Muçibabë dëmtuan skulpturën e figurës kombëtare Idriz Seferi. Skulptori thotë se banorët e këtij fshati dëmtuan veprën e tij, sepse Idriz Seferin e konsiderojnë tradhtar dhe nuk e duan ngase besojnë se ai ishte i fesë katolike. KTV-ja ka tentuar të kontaktojë me haxhi Shukri Zymberin, por ai dhe asnjë nga familjarët e tij nuk kanë pranuar të flasin. Biri i tij, Hevzi Zymberi ka konfirmuar nëpërmes telefonit se babai i tij nuk e ka lejuar gdhendjen e skulpturës për të vetmen arsye se vendi ku po bëhet skulptura është pronë e familjes. Sipas tij, nuk qëndrojnë deklaratat se kjo familje dhe banorët e Muçibabës nuk e duan figurën e Idriz Seferit në këtë fshat.

    Mirëpo, zyrtarët e Komunës së Gjilanit kanë deklaruar se i kanë dhënë leje skulptorit që të gdhendë në këtë vend, pasi që ajo është pronë publike. Njëherësh kjo Komunë ka dënuar aktin.

    Video...




    http://www.koha.net/?page=1%2C31%2C151879
    Prite kur ti vene dinamitin statujes te Skenderbeut ne prishtine mjer ne

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Ja se çfare te ben feja!!!!!!

    Sipas fese muslimane ( asaj qe praktikon Shefqet Krasniqe me ushtrine e tij), nuk lejohet ndertimi i permendoreve, busteve, pllakave perkujtimore etj. Nuk lejohet te keshe fotografi ne muret e shtepise, bile as te heronjev te kombit. Per keto nuk duan te diskutojne fetaret e devotshem. U ikin ketyre temave dhe mundohen te i devijojne me perrallat e tyre.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7

    Për: Ja se çfare te ben feja!!!!!!

    edhe? çka ka te paqarte? edhe sa per informim ai ne foto eshte Ahmet Delija dhe jo Idriz Seferi (ju te dijshem)
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  8. #8
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Thyejnë skulpturën e Idriz Seferit, “se është katolik”?!

    Ec e mos i zere ata banoret jo vetem baben, po qenkan bere edhe nenen ... per t`ju............

    Le dèvoue, .... ka, ka si nuk ka e shikon qe doli edhe Idro Seferi qe eshte katolik, ndersa ngritja e bustit te nene Terezes eshte shenje rrespekti per te dhe ku i bie ne sy çdo udhetari qe ja msyen Ngjillanit t`Kusoves
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Thyejnë skulpturën e Idriz Seferit, “se është katolik”?!

    Nuk ka katolik me emer idriz e mbiemer seferi o Vuqibabsa. Pjell e flliqt bre
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10

    Për: Thyejnë skulpturën e Idriz Seferit, “se është katolik”?!

    Shenja ekstremizmi, nese me verte eshte bere per arsye fetare.

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •