Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Ta...! - nje Esse nga Artan Fuga

    Biletė, nga Artan Fuga
    ------------------------------------------------------------------

    Kryefjala e ditės !

    Ata shajnė duke pėrdorur shprehje qė metaforikisht shprehin dėshirėn pėr tė bėrė seks tė dhunshėm me nėnat e miqve tė tyre me tė cilėt janė inatour pėr njė ēast, me nėnat e rivalėve, tė atyre qė kanė pretendime pronėsore, me ato tė armiqve, me tė gjithė, edhe me ato tė atyre qė padashje u kanė gėrvishur veturėn apo i kanė prekur me brryl.

    Sharja pėrplaset te veshėt : Ta...!

    Shpesh ėshtė thjesht njė shprehje, sigurisht pa veprim shoqėrues, por nga shpirti libidoja agresive del si dėshirė pėrdhunuese e nėnės dhe e motrės sė gjithkujt. Nuk ka rėndėsi se mund tė jesh jetim apo se nuk ke fare motėr. Je i pėrdhunuar edhe mė keq, sepse pėrdhunohet ideja e motrės dhe e nėnės.

    Sharjet janė tė shpeshta, nuk ka rėndėsi qė fjalitė kėrkojnė tė tė pėrdhunojnė nėnėn, lopėn, macen e shtėpisė apo maqinėn qepėse qė ta ka lėnė trashėgim gjyshja.

    Kėrcėnimi i tjetrit me sharje pėrdhunuese ėshtė pjesa kryesore ku pėrdoret sot shqipja popullore nga barbarėt. Dilni njėherė pa veturė, pa Honda, ose pa motorr vespa, ose pa karrocė me kuzhineta tė vjedhura nėpėr rrugėt e qyteteve dhe fshatrave dhe do tė konstatoni se statistikisht njė nėnė shqiptare pėrdhunohet disa herė nė ditė nga brezi i ri i mashkullimit shqiptar.

    Ah ta...! dhe inati bie sikurse dashnori i lodhur nis ta zėri gjumi mbi kanape pasi ka bėrė seks. Nė fakt po t'i besojmė fjalėve Shqipėria ndoshta edhe mė gjerė i ngjan njė bordelli tė madh ku barbarėt pėrdhunojnė nėnat dhe motrat e njeri tjetrit si fiset e vjetra ostrogote qė habitiėn krishterėt pasi i zaptuan me rėnien e Perandorisė Romake bazuar te krishtėrimi.

    Sigurisht njė shprehje ėshtė, por sa kuptimplotė!

    Nė fakt kėrkohet tė pėrdhunohet gjėja mė e shtrenjtė e njeriut. Kjo tregon nė fakt sesa shqiptari ėshtė ende nė matriarkat zakonor.

    Jemi fise tė vjetra ne!

    Ruajmė zakonet e vjetra sikurse gjuhėn mė tė vjetėr tė Ballkanit. Greqishtja nuk ėshtė veēse njė rekrut disaditor krahasuar me vjetėrsinė tonė nė armatėn e gjuhės, kurse sėrbishja ende njė foshnje.

    Ta...!

    Nėnėn, se ajo dhemb mė shumė. Mizoria gjuhėsore shkon nė kulm, pa apel, pa rrethana lehtėsonjėse, "Ta...!" sepse mė stėrkale, sepse mė preke me brryl, sepse mė derdhe kafen.

    Ne dėnojmė tjetėrpėrtjetėr.

    Jemi fise tė vjetra. Tjetėr kemi inat, tjetėr pėrdhunojmė. Kemi vėshtirėsi pėr tė identifikuar personin tjetėr, skizofreni absolute.

    A nuk vrasim ne edhe tjetėr pėr tjetėr!

    E vrava sepse vėllai i tij mė kishte vrarė vėllain. Kėshtu edhe koncepti i personit human individual vihet nė dyshim. Ku ėshtė njeriu? Jemi fise tė vjetra. Ne nxehemi me dikė dhe i pėrdhunojmė nėnėn gojarisht sepse nuk e bėjmė dallimin midis birit dhe nėnės.

    Edhe aktin mė sublim nė kėnaqėsiė njerėzore e kemi quajtur si aktin mė ndėshkues ndaj femrės, mė shumė, ndaj nėnės sė tjetrit.

    E torturojmė tjetrin duke marrrė kėnaqėsi instinktive shfryrje seksuale pėr veten.

    Sot nė pyll pashė dy breshka qė po kryenin marrėdhėnie seksuale dhe zhguallėt e tyre pėrplaseshin si daulle me njeri tjetrin. Breshku po pėrdhunonte breshkėn, e cila nuk e kuptoja se pėrse ikte me vrap nėpėr ferra. Djali ni vogėl e pyeti babain e vet se cili prej tyre ishta mashkulli dhe femra.

    Ta... breshkėn!

    Por, do tė isha shumė i padrejtė nėse shprehjen : ta...! do ta trajtoja veēse nė formėn kėrcėnuese, sepse ajo merr edhe trajta tė mirėfillta lavdėruese, mikluese.

    Mjafton njė ditė tė dal nė rrugė pa Vespėn time dhe format e trajtat e shqipes barbare mė shfaqen me tė gjithė larminė e tyre. Ėshtė e gjithė antropologjia gjuhėsore e barbarėve si unė qė zbulohet vetiu.

    Nė Tiranė mund tė bėhesh me ēmim Nobėl pa lėvizur nga rruga Myslym Shyri.

    Ai ėshtė pėr t'ja...! - kjo shprehje ėshė kulmi i vlerėsimit pėr tjetrit, pėr zgjuarėsinė e tij.

    Tė bėsh seks me pahir me nėnėn e tij ėshė sikur t'i japėsh njė dekoratė nga ana e Presidentit tė Republikės.

    Ah ēfarė je ti! Ti je pėr ta...! Dhe tjetri qesh, mburret, fryhet sepse ka merituar lavdėrimin barbar mė tė lartė.

    Imagjinoj fletė lavdėrime ose ēmime kult me titullimin : "Meriton ēmimin qė t'i...! pėr romanin filan apo pėr rolin e kapterrit te filmi filan!"

    E gjithė salla ngrihet nė kėmbė dhe duartroket men frenezi. Dikush mėrzitet dhe i thotė gruas se i ėshtė bėrė padrejtėsi meqė sipas tij do tė ishte ai dhe jo tjetri qė do ta merionte kėtė ēmim.

    Unė jam pėr tė ma...nuk ėshtė ai pźr t'ja... Botė e padrejtė!

    Por, ka edhe mė. Variantet e seksit me simbolikėn mėmėsore.

    Edhe kur dikush lodhet apo mundohet shumė, kur dėshėron qė kėtė lodhje t'ja njohin tė tjerėt, pėrsėri nis tė konstatojė se kjo lodhje krahasohet me atė qė i kanė pėrdhunuar nėnėn. Nė kėtė rast shprehja "Ta...!" kthehet nė "Mu...!"

    Barazohet njė lodhje pėrtej kufijve, ndoshta e padrejtė, apo e detyruar me marrėdhėniet seksuale tė nėnės sė vet. Nuk kuptoj se pėrse e paragjykojnė kėtė pjesė tė jetės mėmėsore, kur ajo ėshtė njė anė sublime dhe procesi gjenetik qė qendron nė zanafillė tė jetės edhe tė atij qė shan apo lavdėron veten apo tė tjerėt.

    Ta... !

    Mbi tė gjitha ne nga fakti se cilin vendosim si vepruesin nė fjalinė logjike "ta...! " tregojmė konceptin stėrgjyshor qė kemi edhe pėr marrėdhėnie gjinore.

    Jemi fise tė vjetra.

    Mashkulli ėshtė te gjuha jonė etimologjikisht njė pėrdhunes, femra, edhe kur ėshtė nė njė marrėdhėnie tė vullnetshme dėshire seksuale, gjithmonė konsiderohet se pėson seksin.

    Breshku gjėmon breshkėn nėpėr ferrishte ranore.

    Breshka vrapon pėr tė shpėtuar.

    Jemi vikima iluzionesh qė i kthejmė nė sharje.

    Shajmė dhe qetėsohemi.

    T'a...!

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Pėr: Ta...! - nje Esse nga Artan Fuga

    Edhe nje here profesor Artan Fuga prek nje teme shume interesante.

    Jam i bindur se nese do te realizohej ndonje fjalor i veēante ne te cilin do te listohej larmishmeria e "sharjeve" ne gjuhen shqipe, ne me siguri do te ishim nder vendet e para.

    Vend te pare jo vetem per nga larmishmeria, por pare edhe nga rendesa e fjaleve, mizoria, agresiviteti dhe ligesia e fjaleve ofenduese ne adrese te tjetrit (ku perfshihen familjaret e i gjithe fisi i tij).

    Gama e gjere e sharjeve dhe ofendimeve ka perparuar dukshem pas viteve 90, por qetesohuni, mos u shqetesoni, mos u alarmoni.
    Ky fenomen ka ecur ne perpjestim te drejte me nivelin social-kulturor te popullit tone, pra nuk eshte as perpara e as mbrapa tij, ecin ashtu dore per dore, te dy bashke, si dy qenie te pandashme, nuk bejne dot pa njeri tjetrin.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Ta...! - nje Esse nga Artan Fuga

    Une u shkriva se qeshuri kur e lexova, e trajton me shume humor.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Ta...! - nje Esse nga Artan Fuga

    goxha burre, goxha filozof dhe merret me keto gjera...
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Ta...! - nje Esse nga Artan Fuga

    Sa here me ka bere pershtypje kjo gje.Aq tabu dhe gje e turpshme konsiderohet sexi tek ne(per gjinine femerore),saqe e keqja me e madhe qe duan ti bejne nj-tj eshte kjo "Ta-ja"..dhe sharrja qe i dhemb vertet kundershtarit eshte pikerisht kjo.

    Sa per kuptimet e dyta e te treta...me duket se jane futur kohet e fundit.Perdorimi paresor eshte ai i te berit keq tjetrit, duke i shkelur dhe felliqur nderin(pasi per shqipon kjo(nderi i nenes,motres) ka qene pike e dobet).

    Skandaloze ne fakt.E kemi degjuar edhe ne perdorim nga kultura te tjera...por ketu tek ne nuk shtyhet as me vaj e as me uthull.Shume e shemtuar.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Ta...! - nje Esse nga Artan Fuga

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Une u shkriva se qeshuri kur e lexova, e trajton me shume humor.
    Shife deri ne fund Xfiles!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Ta...! - nje Esse nga Artan Fuga

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Shife deri ne fund Xfiles!
    hahahaha dhe si mund te mungonin edhe shqiptaret

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •