Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Vrasësi i dënuar në Shqipëri Arlind Hyseni, dënohet me 9 vjet burg në SHBA

    Vrasësi i dënuar në Shqipëri, dënohet me 9 vjet burg në SHBA

    NEWARK- New Jersey- Një shtetas shqiptar është dënuar me nëntë vjet burg sot për akuzën e grabitjes së armatosur të dy bankave në New Jersey në Shtetet e Bashkuara.

    Arlind Hyseni, 31 vjeç, ka grabitur “TD Bank” në Clifton dhe Wallington në vitin 2011, sipas prokurorit amerikan të çështjes, Paul Fishman.

    Autoritet thanë se grabitjet janë bërë me maskë, dhe nën kërcënimin e armës, 31-vjeçari shqiptar u ka kërkuar atyre të dorëzojnë të hollat. Shqiptari ka mundur të grabisë një shumë prej 182.000 dollarësh, dhe vetëm dy muaj më pas ai është arrestuar. Sipas prokurorit të çështjes, Fishman, Arlind Hyseni është i dënuar edhe nga një gjykatë shqiptare me 25 vjet burg, për vrasjen e një personi gjatë një grabitje në vitin 2004.

    31- vjeçari do të shlyej dënimin në Shtetet e Bashkuara para se të ekstradohet për në Shqipëri.

    Panorama

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vrasësi i dënuar në Shqipëri Arlind Hyseni, dënohet me 9 vjet burg në SHBA

    Emri i tij i vertete eshte Shpend Mazari.
    Mori te nje banke 286 mije dollare,te TD Banka.TD banka eshte banke kanadeze.
    Te tufa ishte edhe nje pako me dollare fallco te lyera me boje eksplozive.
    Tufa e pareve fallco i plasi ne dore dhe i leshoi komplet paret ne toke dhe iku
    U kap me vone.
    Ka perdorur edhe emrat Arlind Hyseni dhe Luie Belushi
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •