Kryeministri i ardhshėm Edi Rama prezantoi strukturėn e Qeverisė sė re pėr vitet 2013-2017, duke theksuar se do tė ketė reformim, ristrukturim dhe ndarje tė fokusit tė punės, me qėllim efikasitetin e lartė dhe shkurtimin e shpenzimeve.
"Struktura e re ėshtė e ndėrtuar mbi bazėn e njė analize tė hollėsishme tė strukturės ekzistuese dhe tė gjithė degėzimeve tė strukturės ekzistuese, qė nė kėndvėshtrimin tone pėrbėjnė njė trupė mė shumė parazitė dhe kėrkojnė shkurtim. Struktura e Qeverisė sė re ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e prioriteteve, por edhe tė disa nevojave qė ka vendi, duke konsultuar shumė struktura qeverish nė vendet e reja tė BE, dhe duke marrė nė konsideratė domosdoshmėrinė qė tė kemi njė qeveri, e cila tė ketė shumė mė tepėr fokus, shumė mė tepėr pėrgjegjėsi tė qarta mes sektorėve dhe shumė mė tepėr mundėsi pėr tė krijuar kushtet qė tė prodhojmė rezultate me shumė mė pak shpenzime nga taksat e qytetareve", tha Rama.
Ja struktura e Qeverisė sė re:
Ministria e Brendshme, nuk ndryshon nė kompetenca, por do tė ketė njė reforme tė thellė strukturore
Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon nė kompetenca, por do tė ketė njė reforme tė thellė strukturore
Ministria e Jashtme, nuk ndryshon nė kompetenca, por do tė ketė njė reforme tė thellė strukturore
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Drejtesisė
Ministria e Zhvillimit Ekonomisė, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes
Ministria e Energjise dhe Industrisė
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturės
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave
Ministria e Shėndetesisė
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Ēėshtjeve Sociale dhe Rinisė
Ministria e Kulturės
Ministria e Mjedisit
Njė ministėr pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike
Njė ministėr pėr Ēėshtjet Vendore
Rama gjatė prezantimit premtoi risktrukturim tė plotė dhe tė thellė nė organikėn e Kryeministrisė dhe njė shkurtim tė ndjeshėm tė saj.
"Komitetet qė do tė drejtohen nga Kryeministri do tė shkurtohen nė mėnyrė drastike dhe do tė jenė komitete tė mirėfillta pune pėr prioritetet dhe koordinimin e tė gjitha energjive qeverisėse", tha Rama. Kryeministri i ardhshėm sqaroi se pėr detaje tė tjera tė Qeverisė sė re duhet tė pritet fundi i kėtij muaji dhe fillimi i muajit tė ardhshėm.
Ndėrsa pas daljes publike, Rama njoftoi nė Twitter se nė pėrbėrjen e Qeverisė sė re do tė jetė numri mė i madh i grave nė historinė e vendit.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt