Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 100
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Si duket, psikoza per te hequr Saliun paska qene shtyse me e madhe sesa premtimi per uljen e taksave per 95% te qytetareve
    Nuk e kam per ty, por kete fjale qe ke shkruar, mia, e thone shpesh dhe te tjere. Ja iku Saliu, po tani?
    (Pak jasht teme, por do me behej mace ne bark nese nuk do e thoja)
    E shkruajta me shume se pd-et kujtojne se ne po nxjerrim vrer qe u zgjodh Luli. Ne mos Luli do zgjidhej shoku i Lulit. Njeri do zgjidhej, normal. Nuk njoh mire asnjerin prej tyre prej tyre, dhe zgjedha e Lulit nuk ka asnje efekt tek une Uroj vertet te jete me i mire se Sala, sepse neser mund te jete ai kryeminister i Shqiperise, dhe nuk eshte ne interesin e askujt qe ai te jete nje person me negativ se paraardhesi.
    P.s Kete punen e premtimeve per ulje 95% hera e pare qe e degjoj. Kush e premtoi, Sala?
    Feelings change - memories don't.

  2. #62
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Ne sisteme totalitare lideret nuk zgjidhen.Ata vendosen aty nga babai.Luli eshte shembulli i fundit.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    mua me cuditi fakti qe, nga 105.000 anetare te PD-se, vetem 41.000 shkuan te votonin.

    pra, 60% as e moren mundimin te shkojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 23-07-2013 mė 19:26
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Citim Postuar mė parė nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    Lol Mia
    Mos e genje veten, nuk iken Saliu
    donit kolin ju, se ate e korruptonit lehte

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Luli ishte zgjedhja me e mire nga te dy kandidatet.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  6. #66
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Ha *** o Mero Muti dhe gjithe mutngrenesit e tjere

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Kėrkesat pėr Lulzim Bashėn
    0 tweet
    Opinion e Mėrkurė, 24 Korrik, 2013 | 14:02 pm
    SAMI REPISHTI

    I nderuemi z. Kryetar,
    Urimet e mia me rastin e zgjedhjes suej kryetar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė. (PDSH). Ky sukses dhe privilegj shoqėnohet gjithashtu me pėrgjegjsinė e randė tė funksionit partiak qė merrni pėrsipėr, si dhe me mbarėvajtjen e shtetit shqiptar, ku PDSH pėrban nji element aktiv dhe thelbėsor.
    Ashtė shpresa e pėrgjithshme se mbas humbjes sė pranueme tė PD-sė nė votimet e 23 qershorit 2013, ju dhe kolegėt tuej do tė bani analizėn e nevojshme pėr kuptimin e plotė e realist tė kėsaj humbje, pėr eliminimin e tė metave qė e sollėn, si dhe pėr pėrcaktime tė reja, tė domosdoshme pėr mbijetesėn e PD-sė sot, dhe eventualisht pėr nji fitore nė tė ardhmen. Shpresoj se PD-sė nuk i mungojnė vlerat njerėzore, kapitali moral, mjetet e nevojshme, e sidomos dėshira pėr riorientime drejt pėrforcimit tė regjimit demokratik – mbrenda dhe jashtė partisė. Thirrjet histerike pėr mosnjohjen e votave janė infantile e duhen kundėrshtue.
    Uroj qė analizat e prituna qė do tė ndėrmerrni nuk do tė kufizohen vetėm nė aspektet zyrtare dhe formale tė politikės suej ndaj “Shtetit” shqiptar. Kjo qasje nuk ashtė esencialja; ajo ashtė rrjedhim i nji analize tė thellė qė rezulton nga studimi, tė dhanat e nxjerruna, interpretimi dhe orientimet qė imponohen, problemit esencial, shoqėnisė shqiptare, sot e smurė, e pėrēame, e hutueme, dhe nė pritje tė nji udhėheqje me vizion tė qartė historik e kombėtar, nė shėrbim tė popullsisė shqiptare pa dallim – sidomos tė shumicės sė papėrfillun – dhe tė demokracisė nė vendin tonė. Vendi i jonė ka nevojė urgjente pėr nji frymė empatie, ku vuejtja e shqiptarit nė Kelmend ndihet plotėsisht edhe nė fshatet e Konispolit, nė Tropojė dhe nė Labėri! Vendi i jonė nuk ka nevojė pėr konfrontime!
    Baza e PD-sė, ashtu si e kuptoj unė, ka qenė dhe mbetet parulla historike e studentėve heroikė tė Dhjetorit 1990: “Liri, Demokraci! Edhe ne si e gjithė Europa!” Nji parullė kaq pėrparimtare, me gjithė thjeshtėsinė e saj, paraqet thelbin e kėrkesave tė nji popullsie tė shtypun pėr dekada tė gjata nėn thundrėn e tė huejit e tė satrapit vendas. “I lirė” don tė thotė “i lirė nga frika, i lirė nga uria”, shprehje rooseveltiane gjatė viteve tė vėshtira ’30 tė shekullit tė kaluem. Nga pėrvoja e sė kaluemes, liria nga frika nėnkupton frikėn nga “autoriteti” qė shqiptarėt e njohin shumė mirė; ndėrsa liri nga uria vetėkupton zhdukjen e papunėsisė qė sjellė vorfninė e pėrgjithshme, vetėkupton punė, bukė e paqe nė shoqėni. Jo luftė klasesh!
    Ashtė pėrshtypja e pėrgjithshme se dėshirat e studentėve idealistė tė Dhjetorit 1990 kanė qenė iluzione lirike, kėrkesa pėr nji botė sa ma perfekte, dhe sidomos ma tė drejtė. Fatkeqsisht, kėto “iluzione lirike” rinore u avulluen para skemave meskine tė pėrpunueme nga grupet “pragmatiste”, tė pėrkrahun nga tė gjithė ata qė pėr arsye thjesht egoiste nuk dėshirojshin “ndryshimin”. Disfata e pėsueme nga “idealistėt” ndjek edhe sot PD-nė, aq sa zhgėnjimi ka komprometue shpresėn e rindėrtimit moral e social nė Shqipėri. Kthimi nė bazė ashtė imperativ i kohės!
    Sot PDSH ka pėrfundue nė nji grumullim forcash qė nuk fitoi akoma statusin e nji “partie” demokratike, oksidentale, me nji shtet ligjor dhe me nji administratė profesionale shtetnore, e jo partiake. Humbja nė zgjedhjet e fundit tė 23 qershorit tregoi se pėr votuesit, “Shteti” ishte zėvendsue nga “Partia” nė fuqi dhe se ligji ishte zėvendsue me kapriēet e qeveritarėve pa kualifikime, besnikė tė kupolės partiake nė pushtet. Tashti ashtė e qartė qė nji gjendje e kėtill duhet tė “ndryshojė” dhe nji politikė e kėtill duhet zėvendsue me sensin e pėrgjegjsisė ligjore dhe morale tė ēdo funksionari, pavarėsisht nga pozita qė ai, ose jo, mban nė pushtet. Vetėm diktatori vendos veten mbi ligjin! Kjo kohė ka perėndue njiherė e pėrgjithmonė!
    Nji viktimė e kėtij procesi tė padėshirueshėm ka qenė minimizimi i organeve tė pavaruna, i pushtetit gjyqėsor, dhe sidomos roli i “Presidentit tė Republikės”, i cili tradicionalisht dhe qėllimisht konsiderohet si “ndėrgjegjja e kombit”. Nė ditėt e vėshtira, Presidenti ruen orientimin e “Shtetit”, rolin e tij nė botė dhe frymėzon besim nė REPUBLIKĖ pėr tė gjithė popullin. Mungesa e nji roli tė kėtill e ka lanė strukturėn shtetnore “tė ēveshun” nga pesha e domosdoshme pėr mbrojtjen e ekuilibrit politik. Natyrisht, nji pozicionim i kėtill ashtė i mundun vetėm kur Presidenti gėzon respektin e tė gjithė spektrit politik, dhe e meriton atė. Presidenti duhet te jetė “burrė shteti” i vėrtetė, dhe jo nji marionetė politike. Ai duhet tė jetė prifti Joachim Glaucke i Gjermanisė, filozofi Adam Mishnik i Polonisė, shkrimtari Vaclav Havel i Ēekisė… qendra morale tė shoqėnisė. Kjo ashtė arsyeja kryesore qė “tranzicioni” nė Europėn Qendrore kaloi fazėn post-komuniste pa kriza tė mėdha, nji ndryshim qė Shqipėria e “tjetėrsueme” nuk e njohu asnjiherė! Ajo qė njohu Shqipėria ka qenė dhe mbetet ushtrimi i pushtetit politik nga grupe interesash qė “blejnė” nė treg tri degėt e pushtetit: Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqsor. Kėshtu pėrfunduem me nji President pa shtyllė kurrizore dhe nji Kryeministėr imperial!
    Tranzicioni nė Shqipėri ka prodhue oligarki, me ekonomi tė kontrollueme nga nji grusht plutokratėsh, tė cilėt kanė burim pasunimi vjedhjen e pasunisė publike, nė bashkėpunim me lidhjet politike. Simbioza nė mes tyne ishte gjithnji e ma e damshme dhe e pakapėrcyeshme gjatė administratės qė pėsoi humbjen. Si rrjedhim, dallimet nė mes tė grupeve qė pėrballen pėr pushtet nuk janė ideologjike. Arsyetimi i vetėm qė nxit udhėheqsit pėr pushtet ashtė vetėm pasunimi vetjak: “Unė dhe Partia; Shqipėria pastaj!”.
    Kėshtu, nuk i ashtė kushtue vėmendja e duhun dėnimit pa kompromis tė shnjerėzimit qė imponoi diktatura e kuqe dhe fajtorėve tė kėtij shnjerėzimi. Nuk ashtė marrė asnji vendim pėr njohjen e tė drejtave tė pronės sė ligjėshme private, pa tė cilėn nuk ka qytetarė tė lirė, nuk ka demokraci. Nuk janė pėrfillė dhe ndihmue ish-tė persekutuemėt – “bėrthama morale e shoqėnisė demokratike shqiptare” - Nuk ashtė tregue kujdes pėr kultivimin e vlerave tona kombėtare tradicionale dhe konceptit tė “shqiptarizmit modern” te shumica e paarsimueme politikisht dhe e paekspozueme, ideve perėndimore tė “shoqėnisė civile” dhe tė demokracisė, si vlera te nalta dhe permanente. Kjo spjegon, nė pėrqindje tė madhe, pėrse vetėm gjysma e popullsisė ka votue. Pėr sa kohė qė votimi me heshtje tregon mungesėn e besimit nė sistemin politik dhe nė udhėheqjen, kjo heshtje nuk ashtė “indiferencė”!
    Mbas humbjes u fol pėr infiltrime anmiqsore nė PD tė Shqipėrisė qė kanė uzurpue, nė kėto vitet e fundit, qeverinė e administratėn. Flitet pėr “tranzicionin” qė ka dėshtue. Flitet pėr mungesė besimi nė pavarėsinė e institucioneve qeveritare, pėr korrupsionin endemik nė tė gjitha nivelet. Flitet pėr nji “Berisha fatigue” e tė tjera. Lihet mbas dore gjithmonė ajo ma e randėsishmja: populli kėrkon rend publik, punė, bukė, shkolla, shėrbime shėndetsore e qetėsi nė kufijtė; populli kėrkon respektin qė meriton si qytetar i Republikės, “sovran” i sė cilės ashtė ai, dhe nuk e gjen. Politika shqiptare duhet tė luftojė kundėr urisė, vorfėnisė, dėshprimit demoralizues dhe kaosit, jo kundėr njeni-tjetrit. Kjo gjendje duhet tė marrė fund. “Mund tė mashtrohet nji popull pėr pak kohė; mund tė mashtrohet nji person pėr gjithė jetėn; por nuk mund tė mashtrohet nji popull pėrgjithmonė”! (A. Lincoln)
    Populli nuk kėrkon kacafytjet nė Kuvend, as gjuhėn rrugaēe qė i karakterizon ata, por kultivimin e nji fryme empatike, aftėsinė me pa botėn me sytė e atyne qė vuejnė, kudo qė ata jetojnė, nė fushė ose nė mal, fshat ose qytet. Duhet tė mundim kultin e dyshimit pa arsye dhe mentalitetin e kacafytjes, si dhe prirjen me dominue plotėsisht, nji mentalitet i trashėguem nga e kaluemja komuniste. Duhet ndigjue zani i ankesės! Ashtė zani i Zotit!
    Z. Kryetar!
    Ky ashtė “nji moment i privilegjuem” pėr ju. Historia ju ka vue para nji sfide sa tė vėshtirė, aq edhe fisnike. Kėrkohet qė ju, si udhėheqės i PDSH-sė, tė jepni kontributin tuej nė shėrbimin e “shoqėnisė” shqiptare qė vuen, nė ngritjen e saj nė nivel ku tė jetė e lirė, e denjė, e aftė pėr pėrmirėsimin e konditave tė jetės sė ēdo qytetari pa pėrjashtim, nė krijimin e nji atmosfere politike ku shqiptari ashtė vėlla dhe jo anmik i shqiptarit edhe kur ai ashtė kundėrshtar, dhe nė hapjen e nji dialogu tė sinqertė me tė gjithė, pa pėrjashtim, me qėllim qė tė gjinden rrugė tė reja tė zhvillimit politik, ekonomik e social tė vendit tonė. Shqiptarėt e kėrkojnė; bota e jashtėme e kėrkon. Nuk mund tė mbetemi ma gjatė as tė shurdhėr, as indiferentė!
    Duhet tė veprojmė! Nuk mund tė qėndrojmė gjithėherė nė bisht tė procesit spontan tė historisė. Duhet tė bajmė historinė tonė, me duert tona! “Ēdo brezi i lejohet nji pėrpjekje pėr abstraksion. Kjo pėrpjekje mund tė jetė vetėm nji interpretim dhe vetėm nji rast pėr eksperimentim, sepse ky ashtė subjekti i vetėm i saj. Kjo ashtė sfida e historisė dhe tragjedia e saj. Kjo ashtė forma qė “fati” merr mbi botėn tonė. Dhe zgjidhja e kėtij “fati”, qoftė edhe thjesht ndėrgjegjsimi pėr tė, ashtė ndoshta aspekti ma i vėshtirė i artit tė burrit tė shtetit”. (Henry Kissinger)
    Z. Kryetar!
    Kapeni kėtė moment! Punoni pėr nji Shqipėri qė ndėrton tė nesėrmet plot kangė, e ēlirueme nga hijet e zeza tė sė kaluemes! Bani histori; mos e pėsoni atė! E sidomos mos e kundėrshtoni marshin e historisė drejt lirisė, sepse ajo hakmerret!
    Sinqerisht i jueji

    *Ph.D.
    Ridgefield, CT.USA
    City University of New York (ret.)
    Ish-i burgosun politik (1946-1956)

    http://www.panorama.com.al/2013/07/2...lulzim-bashen/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #68
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Urime per Bashen!
    Kam shume simpati per te,uroj mos ta djegin!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Astrit Patozi: Basha ishte parazgjedhur nga Berisha

    Kreu i Grupit Parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi deklaroi mbrėmjen e sotme nė emisionin “Top Story” tė Sokol Ballės se nė Partinė Demokratike nuk ka patur kurrė zgjedhje pėr kreun e saj.
    Ai tha se Lulzim Basha ishte parazgjedhur nga ish-kreu i kėsaj partie, Sali Berisha.
    “Mė 22 korrik e kam pasur kutinė e votimit vetėm dy metra larg, pasi ajo ishte poshtė zyrės sime. Unė nuk kam shkuar tė votoj, me bindjen se vota ime nuk kishte asnjė vlerė.

    Zoti Patozi, cfarė ishte procesi i 22 korrikut?
    Pėr t’iu pėrgjigjur deri nė fund kėsaj pyetje, kam dėshirė qė ta nis me njė lajm qė e them pėr herė tė parė nė televizionin tuaj. Unė nuk i pėrkas as asaj pjesė qė ka votuar 80 pėrqind pėr Lulzim Bashėn dhe as pjesės tjetėr qė ka votuar 20 pėrqind pėr Sokol Olldashin. Arsyeja ėshtė fare e thjeshtė. Unė as nuk kam uruar fituesin dhe as nuk kam ngushėlluar humbėsin, sepse unė thjesht nuk kam votuar.

    Pėrse nuk votuat zoti Patozi?
    Pėr ta shpjeguar mė qartė kėtė gjest, sepse gjest ėshtė qė nuk ndryshon asgjė. Vota ime ka qenė e barabartė me votėn e cdo demokrati tė thjeshtė dhe 41 mijė vota ishin tė mjaftueshme qė tė nxirrnin njė fitues. Nė 23 qershor, jam ngritur nė orėn 5 tė mėngjesit, ose mė saktė nuk kam fjetur fare atė natė, sepse ishte nata e fundit para zgjedhjeve, ku bėnim pėrgatitjet finale. Jam ngritur nė 5 tė mėngjesit, i kam hipur makinės dhe kam ardhur nė Tiranė pėr tė votuar dhe nė 07:15 kam hedhur votėn time me bindjen se vota ime mund tė mos e ndryshonte rezultatin, por vota ime kishte rėndėsi si cdo votė e kujtdo qytetari shqiptar. E kam bėrė kėtė nė tė gjitha zgjedhjet politike dhe lokale qė ka zhvilluar PD, pavarėsisht se unė nė shumicėn e kohės kam qenė i dėrguar i PD-sė, nė skajet e largėta tė vendit, Sarandė, Delvinė, Vlorė etj. Ndėrsa nė 22 korrik, e kam patur kutinė e votimit, ku duhet tė shprehja vullnetin tim pėr kryetarin e ardhshėm tė partisė, e kam patur vetėm dy metra nė lartėsi fizike me zyrėn time. Salla ku zhvilloheshin zgjedhjet ėshtė 1 kat poshtė zyrės time, pikėrisht nėn tavolinėn time.

    Dhe ju nuk shkuat…
    Dhe unė nuk kam shkuar tė votoj me bindjen se vota ime nuk kishte asnjė vlerė dhe kėrkesėn e fundit qė unė tė merrja pjesė nė votim e kam patur nga kandidati nė garė, zoti Olldashi i cili 5 minuta para se tė bėnte deklarimin e tij tė ditės sė hėnė, mė kėrkoi miqėsisht qė tė votoja, pavarėsisht qė edhe ai ishte i bindur qė vota ime nuk kishte rėndėsi. I thashė, ti merr vendimet e tua, pėr tė miat pėrgjigjem vetė, sepse pėr tė nuk ishte e hijshme qė nėnkryetari i partisė tė mos merrte pjesė nė garė. Cfarė ishte ky gjest? Nuk ishte ndonjė burrėri e madhe. Absolutisht jo. Burrėri ėshtė qė t’i thuash gjėrat dhe ta shprehėsh vullnetin sepse shqiptarėt apo demokratėt qė mė kanė votuar gjatė gjithė kėtyre viteve, kėrkojnė prej meje, tė njėjtėn gjė qė unė u kėrkoj atyre, tė shprehin vullnetin me votė, ta bėj edhe unė sa herė qė tė mė jepet rasti. Unė nuk e bėra dhe i kėrkoj ndjesė cdo shqiptari dhe cdo demokrati qė ka votuar pėr mua, pėr shkak se gjesti im nuk ishte gjest force. Ishte dėshpėrues. Unė bėra njė gjest dėshpėrimi pėr shkak se nė partinė time, nė PD, nuk po zhvillohej njė garė korrekte dhe unė thjesht nuk doja qė tė merrja pjesė nė njė proces qė nuk ishte ashtu sic ne na takonte dhe kaq ėshtė gjithė ajo qė unė mund tė them pėr pėrfshirjen apo mospėrfshirjen time nė proces. Nuk ishte garė korrekte. Nuk ishte garė korrekte pėr shkak se fituesi ishte paracaktuar. Sigurisht qė fituesi mund tė paracaktohej apo mund tė pėrzgjidhej dhe legjitimiteti i tij tė mos cėnohej, sepse ne kishim njė garė brenda llojit dhe njė garė kufijtė e sė cilės dhe rregullat i pėrcaktoi nė njė farė mėnyrė, kryetari i dorėhequr, Sali Berisha i cili nė aktin e tij kishte 3 mėnyra pėr tė bėrė zgjedhjet. E para tė qendronte nė detyrė sepse ka njė debat ende shumė demokratė, mendojnė qė Sali Berisha i udhėheq mė mirė se kushdo tjetėr drejt ringritjes dhe drejt fitores. Po tė mė pyesni mua, unė them qė Berisha bėri gjėnė e duhur nė kohėn e duhur. Pra Berisha u soll si burrė shteti nė aktin e tij tė dorėheqjes menjėherė pas humbjes, njė gjė qė s’e ka bėrė rivali i tij qė sot e konsideron veten kryeministėr tė zgjedhur. Nuk e bėri katėr vjet mė parė. Pra kjo ėshtė njė diferencė shumė e madhe mes dy udhėheqėsve. Sali Berisha nuk e zgjodhi rrugėn e parė dhe mund tė zgjidhte dhe ishte nė tė drejtėn e tij, sepse statuti i PD-sė, ndryshe nga ai i PS-sė nė 2009, nuk e ka tė shkruajtur qė kryetari qė humb zgjedhjet jep dorėheqjen. Rruga e dytė ishte qė Sali Berisha si kryetar i dorėhequr dhe jo i dėbuar nga PD, mund tė propozonte atė qė ai e konsideronte pasuesin e tij, atė qė ai e konsideronte mė tė mirin ndėr potencialet qė kishte PD. Berisha nuk zgjodhi rrugėn e dytė, zgjodhi rrugėn e tretė qė tė kishte garė dhe qė rivalėt tė dilnin nė sipėrfaqe dhe duke zgjedhur rrugėn e tretė pėrcaktoi rregullat dhe mėnyrėn se si do zgjidhjej kryetari i ri i PD. Nė fakt gabimi ishte i madh sepse u artikulua apo u tha nė publik rruga e tretė, por u aplikua rruga e dytė. Ky ishte njė gabim qė solli njė pasojė, pasoja ishte jo thjesht 20 pėrqindėshi i Sokol Olldashit sepse absolutisht nuk jam kėtu pėr tė shprehur keqardhjen apo pikėllimin tim pėr tė ardhmen politike tė Sokol Olldashit apo tė ardhmen time politike apo tė gjithėkujt tjetėr, sepse unė mendoj qė humbja e njė gare, edhe kur ajo nuk ėshtė korrekte, nuk ėshtė fundi i botės pėr asnjė politikan qė ka potencial pėr tė qenė udhėheqės apo drejtues. Kjo vlen pėr Sokol Olldashin dhe pėr kėdo tjetėr, qė jo vetėm ka ambicie, por mbi tė gjitha ka cilėsi pėr tė qenė lider drejtues. Pra ne u vumė nė kushtet e njė gare tė pabarabartė sepse ndodhi qė shpenzuam energji tė panevojshme pėr tė krijuar njė hendek mes demokratėve. Tė jeni tė sigurtė qė demokratėt nuk do ndaheshin kurrė me njėri-tjetrin pėr shkak tė Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashės. Absolutisht kurrė! Janė shumė tė vegjėl qė tė dy, megjithė cilėsitė e mira qė kanė dhe qė unė i respektoj. Janė tė vegjėl pėr tė krijuar carje mes demokratėve sepse tė dy kanė merita por edhe tė meta. Sigurisht qė mes demokratėve mund tė krijohej njė frakturė nėse nė fillimin e garės u luajt me ndarjen e famshme oruelldiane tė fermės sė kafshėve ku tė gjithė rivalėt janė tė barabartė, por disa janė mė tė barabartė se tė tjerėt dhe nė finishin e garės u hoqėn dorezat dhe njėri ishte i nėnės dhe tjetri i njerkės, njėri ishte i Partisė Demokratike dhe tjetri s’dihej nga kishte ardhur. Nė kėto kushte sigurisht qė gara u prish dhe ky ishte njė gabim i rėndė pėr tė cilin PD nuk kishte asnjė interes.

    Atėherė kush pati interes?
    Tani gabimet shpesh ndodhin pėr shkak se situata rrjedh. Unė nuk jam kėtu sot qė tė bėj njė analizė pėr arsyet se pėrse ndodhi sepse nuk kanė tė bėjnė me mua. Jam kėtu qė tė bėj njė transparencė. Ka kundėrshtarė politikė qė daljen time do tė konsiderojnė si njė kundėrvėnie ndaj PD, qė s’ėshtė fare e vėrtetė sepse PD ėshtė jo vetėm shtėpia ime politike, por edhe shtėpia ime dhe vendi ku unė kam kaluar jetėn time. Nė PD unė kam qė nga viti 1997 kur jam bėrė kryeredaktor i RD-sė, e deri mė sot unė jam cdo ditė, si askush tjetėr, unė jam cdo ditė nė orėn 9 nė tė njėjtin vend nė Selinė e PD dhe ajo ėshtė shtėpia ime, ėshtė jeta ime dhe kundėrshtarėt politikė sigurisht mund tė mendojnė qė tek e fundit kokėn hėngshin me njėri-tjetrin. Unė jam kėtu sot qė t’u tregoj atyre qė kjo s’ka pėr tė ndodhur edhe pėr arsyen e daljes time nė kėtė debat. Mund tė ketė shqiptarė tė tjerė qė nuk janė kundėrshtarė politikė, dhe s’janė as anėtarė tė PD dhe kėta mund tė thonė: tek e fundit kjo ishte njė ngjarje brenda gardhit, le ta zgjidhin vetė me njėri-tjetrin. Mė e rėndėsishme ėshtė qė PD, anėtarėt e PD qė u pėrfshinė nė njė betejė absolutisht tė panevojshme me njėri-tjetrin, duhet tė dėgjojnė njė dėshmitar i cili i ka ndjekur nga afėr tė gjitha zhvillimet dhe qė ka mendimin e tij pse ndodhi? Pse nuk duhet tė ndodhte dhe si mund tė dilet nga kjo situatė? Jam kėtu sot, qė t’u shpjegoj fillimisht demokratėve qė 22 korriku ishte njė gabim qė unė i ftoj qė tė harrojnė sa mė shpejt. Unė e kam pak tė vėshtirė pėr tė harruar 22 korrikun sepse ėshtė edhe ditėlindja ime dhe jo rastėsisht pėr tė ctensionuar situatėn nė mbledhjen e fundit tė kryesisė kam propozuar 22 korrikun si datė tė zgjedhjeve sepse vija re qė ethet e garės anormale kishin filluar dhe ndjeheshin edhe nė kryesinė e partisė dhe pėr tė ctensionuar kėtė pėr tė bėrė pak humor, propozova qė tė ishte data 22 korrik. Nė kėto kushte e kam pak tė vėshtirė ta harroj, por gjithsesi unė ftoj ata qė cdo gabim qė ndodh brenda shtėpisė ėshtė i kapėrcyeshėm, ėshtė i falshėm.

    Zoti Patozi keni bėrė njė rrėfim prej disa minutash dhe nuk ju ndėrprisja dot pėr asnjė sekondė pavarėsisht qė mė lindėn dhjetra pyetje. Pėr mua ėshė njė nga shenjat mė tė rėndėsishme, mė tė rėnda tė asaj qė ndodh…
    Mos e konsideroni ka tė rėndė.

    Mė lejoni t’ua shpjegoj pse. Pasi ju thatė me tė drejtė qė mund tė ketė shqiptarė qė thonė c’na duhet ne cfarė ndodh brenda PD. Unė nuk mendoj kėshtu. Unė mendoj qė PD ėshtė njė trashėgimi e madhe e historisė, njė aset i madh…
    PD ėshtė njė krenari dhe aset kombėtar edhe pėr ata qė s’janė demokratė. Ėshtė krenari kombėtare edhe pėr socialistėt.

    Absolutisht pėr tė gjithė. Ndėr tė tjera ne jetojmė nė njė shoqėri demokratike ku njė parti ėshtė nė opozitė dhe njė nė qeveri. Gjėrat ndryshojnė dhe ju nesėr do riktheheni nė pushtet dhe padyshim kjo ėshtė shenjė e demokracisė jo vetėm brenda partisė, por e demokracisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė fakt vota e lirė ka qenė njė problem i demokracisė tonė, e kanė ndjerė partitė, e kemi ndjerė ne nė pėrgjithėsi. Megjithatė, do tė pyesja, a ėshtė legjitim kryetari i ri i PD-sė?

    Pas kėtij rrėfimi ajo qė mund tė pritet prej meje ėshtė qė nė njė garė jokorrekte tė them qė kryetari nuk ėshtė legjitim.

    Jo ju e quajtėt gabim tė rėndė.
    Ai ishte gabim dhe unė nuk i heq asnjė presje nga ajo qė thashė. Por nė analizėn time tė zhvillimeve dhe me aq sa unė njoh PD, unė kam kėtė pėrgjigje. Kryetari i ri Lulzim Basha ėshtė tėrėsisht legjitim. Do ta shpjegoj dhe arsyen se pse. Jo pėr shkak tė rezultatit tė 22 korrikut. Vetė Lulzim Basha besoj nė njohjen time ėshtė i vetėdijshėm qė nuk ka me vete 80 pėrqind tė demokratėve dhe qė diferenca e tij me rivalin Sokol Olldashi nuk ėshtė 8-2, pavarėsisht se ja bėri 8-2 nė kėtė garė. Vetė Basha duhet tė jetė i vetėdijshėm qė kjo nuk ishte garė korrekte. Besoj unė, por ai sigurisht e ka tė vėshtirė ta thotė kėtė nė publik. Por ai ėshtė legjitim pėr njė arsye sepse duke qenė i paracaktuar, duke qenė i pėrzgjedhur, ai do tė fitonte ndaj cdo rivali sepse ishte parapėlqim i Sali Berishės dhe Berisha ėshtė njė figurė shumė e vlerėsuar dhe shumė e respektuar pavarėsisht se ka dhėnė dorėheqjen nga PD. Pėr kėto arsye unė ftoj 20 pėrqindėshin qė mund tė jetė ndjerė i lėnduar, pėr shkak se ėshtė trajtuar si lebroz nė fushatė apo nė numėrim e votave nga pjesa tjetėr qė cuditėrisht e donte me shumė pasion kėtė fitore dhe pėrdori tė gjitha mjetet qė kjo fitore tė arrihej dhe tė ishte plebishitare, a thua se prej saj ne do tė harronim 23 qershorin. Shtatori ėshtė shumė afėr dhe pėr fat tė keq, nė shtator si fituesit e 80 pėrqindėshit ashtu edhe humbėsit e 20 pėrqindėshit do tė jenė njėsoj hallexhinj nė opozitė, pa instrumenta, pa mjetet pėr t’i bėrė presion njė anėtari dhe do tė jenė njėlloj opozitarė nėse e kanė shpirtin tė tillė. Ky ėshtė problemi. Por duhet tė jemi tė vetėdijshėm qė Lulzim Basha ėshtė kryetar i PD-sė dhe pak rėndėsi ka nėse do tė merrte 55, 51 pėrqind.

    Pra ėshtė legjitim vetėm sepse e donte Berisha?
    Jo. Ėshtė legjitim sepse Lulzim Basha vetė ėshtė njė rival i denjė pėr atė garė. Kush ishte elementi i garės nė PD? Qė rivalėt ishin tė denjė pėr tė rivalizuar njėri-tjetrin, pėr tė shpallur platformėn dhe pėr t’i dhėnė mundėsinė lirisht demokratėve qė tė zgjidhnin njėrin. Absolutisht, nėse kjo do tė kishte ndodhur, unė do tė isha i pari qė do tė uroja cilindo fitues dhe besoj qė do tė ishte prap Lulzim Basha.

    Ju vetė nė njė proces tė tillė, pėr kė do tė kishit votuar?
    Unė pėrderisa nuk votova dhe shpjegova pėrse nuk votova, nuk ka asnjė motiv tani qė tė mė bėjė qė tė deklaroj votėn time. E ritheksoj, nuk jam kėtu as pėr tė vajtuar humbjen e njėrit, dhe as pėr tė duartrokitur fitoren e tjetrit. Mua me dhimbset njė shans i humbur i PD. E para pėr tė konsoliduar njė traditė, njė praktikė qė do tė ishte e vlefshme dhe e nevojshme pėr atė vetė, por edhe leksion i madh pėr politikėn shqiptare dhe pėr shoqėrinė shqiptare. Ky shans u humb, por unė mbetem shpresėplotė qė PD do tė dijė qė nė rastin mė tė parė ta shfrytėzojė kėtė shans, tė hapė garėn. Kjo ėshtė sfida e kryetarit tė ri, qė ėshtė krejtėsisht legjitim dhe po gjej rastin qė ta uroj pėrmes kėsaj studioje. Suksese nė detyrėn e re fisnike me shumė pėrgjegjėsi: tė udhėheqė opozitėn shqiptare.

    Dhe jashtė parlamentit…
    Nuk ėshtė ky shqetėsimi, pavarėsisht qė do tė ishte mė normale, qė njė gjė qė ja kemi kėrkuar Edi Ramės, do tė ishte absolutisht mė e udhės qė shefi i opozitės tė ishte nė parlament sepse pėrballja me kundėrshtarin e drejtpėrdrejtė do tė ishte mė e pėrditėshme dhe mė efikase pėr vetė opozitėn. Por kjo nuk besoj qė do tė krijojė ndonjė proble. Problem krijohet nėse metoda jonormale pėr njė luftė brenda llojit, qė nuk ishin pėrdorur as ndaj kundėrshtarėve politikė, vetėm njė muaj mė parė, sigurisht qė kanė lėnė shije tė hidhur tek demokratėt.

    Cfarė metodash ishin kėto?
    Disa xhahilė tė pushtetit, shkarkuan njerėz nga puna, i kėrcėnuan me pushim nga puna. Tani ne duhet t’i marrim njerėzit sic janė, shqiptarėt sic janė. Megjithėse shumica e demokratėve e dinė, qė nė shtator do tė ikin tė gjithė, pėr njė njeri qė e ka vendosur fatin e familjes sė tij tek njė rrogė, sigurisht qė ėshtė shumė t’i kėrkosh tė ikė 1 muaj pėrpara, apo dy muaj pėrpara apo tė mos themi pastaj qė dikush prej tyre mund tė mendojė qė sic mbajtėm ne disa socialistė pėr 8 vite, mund tė mbajnė edhe ata disa demokratė gjatė 8 viteve apo gjatė 2, 4 viteve qė vijnė.

    Ekziston kjo lloj ideje e demokratėve tė 80 pėrqindėshit?
    Kjo pėr fatin e keq ka ndodhur dhe unė do tė ftoja sinqerisht kryetarin e ri tė PD, qė tė mos e konsideronte kėtė xhahirėllik, qė ka lėnduar njė pjesė tė demokratėve, tė mos e konsideronte si njė faturė qė duhet ta shlyejė, si njė borxh qė duhet t’ua kthejė. Nuk ėshtė e nevojshme qė t’i promovojė kėta tipa nė ekipin dhe lidershipin e PD-sė nė tė ardhmen sepse nuk ka asnjė nevojė. Ata nuk i duhen as dreqit, pėrkundrazi kanė qenė me kosto pėr PD edhe nė pushtet dhe nuk i japin asgjė tė mirė PD-sė, sidomos nė imazhin e saj pėr tė cilin ka nevojė, sepse jemi nė opozitė dhe kemi nevojė pėr njė ringritje tė shpejtė. Por mbi tė gjitha zoti Basha duhet qė tė ftojė tė gjithė pjesėn qė votoi kundėr tij, qė tė jetė krenare pėr bindjen e vet, pavarėsisht qė nuk pėrkon me vullnetin e Bashės. Unė nėse do tė isha nė garė do tė frikėsohesha nga rezulati 8 me 2. Do doja njė rezultat mė tė pranueshė. Por kjo pjesė nuk duhet tė ndjehet e lėnduar sepse ėshtė agresuar nga demokratėt e tjerė tė cilėt, jo tė gjithė kanė zbatuar njė orientim tė caktuar, sepse shumė prej tyre mund tė kenė shkuar shumė thellė nė zellin e vet, pėr tė larė edhe hesape tė vogla qė janė tė zakonshme pėr njė forcė politike. Emocione tė tilla dalin nė pah pas zgjedhjeve elektorale.

    Zoti Patozi, ju folėt dhe pėrmendet njė formė kushtore, tė shkuara tė foljes do tė ndaheshin, do tė pėrcaheshin, pra nė njė farė mėnyrė duket se kjo gjė po ndodh nė PD, pra ekziston rreziku i njė ndarjeje tė frikshme do tė thoja unė? A mendoni qė kryetari i ri do tė spastrojė PD nga ata qė ai mendon qė ose i pėrkasin 20 pėrqindėshit tė Olldashit, ose qė nuk i pėrkasin 80 pėrqindėshit e tij?
    Unė uroj dhe besoj qė kjo nuk ka pėr tė ndodhur. Pėr fatin e mirė apo tė keq, jam kėtu sepse e kam paralajmėruar kėtė situatė.

    Kur e keni paralajmėruar? Nė opinionin publik ka njė bindje qė nė partinė tuaj nuk ndodh asgjė.
    Partia jonė ėshtė mė e gjalllė nga sa mund tė kenė bindjen ata qė s’e njohin nga brenda, aq mė keq kundėrshtarėt, apo analistėt kundėrshtarė. Partia jonė ėshtė e gjallė, dinamike, shumė mė lirė nga opinioni qė ekziston. Unė mora pėrsipėr qė tė bej transparencėn time, sipas asaj qė mendoj, pasi unė i kam rėnė alarmit qė kjo tė shmangej dhe e kam bėrė nė forumet e PD-sė dhe kam dėshmitarė tė gjithė anėtarėt e kryesisė. Nė mbledhjen e fundit, pjesėn me dyer tė mbyllura, u kėrkova rivalėve qė t’ia kursenin PD njė lloj beteje tė pajustifikueshme, apo mungesėn e fair-play sepse demokratėt janė shumė tė goditur nga humbja nė zgjedhjet e pėrgjithshme me kundėrshtarėt politikė. U kėrkova qė fushatėn mos ta zhvillonin me patetizėm dhe triumfalizėm sepse tė dy kandidatėt dilnin nga njė kryesi qė kishte humbur zgjedhjet, dhe sigurisht qė pėr humbjen e zgjedhjeve nuk mund tė mbante pėrgjegjėsi vetėm kryetari, sepse menjėherė pas dorėheqjes sė Berishės, njė prej njerėzve qė kanė dalė qė kanė thėnė qė kjo nuk mund tė jetė pėrgjegjėsi e personalizuar kam qenė edhe vetė dhe unė i qendroj deklaratave tė mia, po ashtu sic i qendroj qė peshėn e humbjes e ka secili nė proporcion me funksionin qė ka patur. Ne humbėm nė rang kombėtar, nuk humbėm lokalisht.

    Ajo qė vihet re ėshtė qė zoti Basha, si anėtar anėtar kryesie mban, besoj unė, mban pėrgjegjėsi pėr rezultatin e Tiranės apo jo?
    Sigurisht, nėse e ndjen. Cėshtja e pėrgjegjėsisė ėshė dicka personale. Unė e ndjej pėr vete pėrgjegjėsinė dhe une i kam bėrė deklaratat e mia. Tani kjo i mbetet zotit Basha qė tė mbajė ose jo pėrgjegjėsitė e tij.

    Ju mendoni qė ka pėrgjegjėsi zoti Basha?
    Unė mendoj qė ka. E para si njė rang shumė i lartė i PD. Mos harrojmė qė kryetari i Bashkisė sė Tiranės ėshtė posti mė i rėndėsishėm ekzekutiv, pas kryeministrit nė Shqipėri. Pra si anėtar i kryesisė sė PD, si ministėr i rėndėsishėm i 8 viteve tė qeverisjes sonė, sigurisht qė duhet tė ndjejė pėrgjegjėsi. Po ashtu edhe Olldashi qė ka qenė i promovuar nė pozicione tė rėndėsishme nė administratėn politike tė PD, por edhe nė ekzekutiv. Tė dy janė pjesė e pėrgjegjėsisė, por sigurisht qė ne rivalėt qė do konkuronin pėr kryetar nuk do i merrnim nga Hėna. Nga PD do i merrnim dhe kėta besoj qė pėrfaqėsonin disa vlera shtesė.

    Atėherė pse u vu re njė diferencė nė fushatėn mes dy kandidatėve? Pra njė reflektim mė i madh i Olldashit dhe njė triumfalizėm mė i madh i Bashės?
    Kjo ėshtė cėshtje pėr tė cilėn unė kam njė vėrejtje pėr zoti Olldashi. Unė nuk hyj tek politikanėt dhe njerėzit patetikė dhe triumfalistė. Unė pėrpiqem tė jem realist dhe racional. Parapėlqej njerėzit mė me kėmbė nė tokė. Unė kam njė vėrejtje pėr zotin Olldashi. Njė lider duhet tė jetė mė karizmatik, pra mė entuziast-ndjellės, ndėrkohė qė zoti Basha e ka me tepri atė. Unė mendoj qė zoti Basha duhet tė ishte mė me kėmbė nė tokė, kurse zoti Olldashi mė lart. Kjo ėshtė vėrejtja qė mund tė them unė nė distancė pėr dy rivalėt, qė bėnė njė fushatė dinjitoze. Unė nuk kam asgjė me fushatėn e tyre sepse ishte njė fushatė qė preku tė gjitha degėt e PD nė cdo cep tė vendit dhe u shfaqėn ide dhe mendime pėr mėnyrėn si do tė drejtohet nesėr PD. Ku ėshtė problemi? Unė kėmbėngula qė duhet tė kishim njė garė reale dhe kėtė e kam thėnė para se gara tė hapej. Kam thėnė dy gjėra, dhe ndaj sot jam i keqardhur dhe detyruar tė bej shpjegimet e mia se pėrse ajo nuk ndodhi. Unė kėrkova, sepse PD kishte nevojshme njė garė reale, po aq sa edhe njė fair-play brenda kėsaj gare. Ne s’patėm as garė reale, as fair-play. Pėr fat tė keq.

    Cfarė ishte kjo?
    Ishte njė garė fiktive pėr tė legjitimuar njė vullnet tė paracaktuar, qė mund tė ishte bėrė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme duke u deklaruar, sepse s’do tė kishte asgjė tė keqe dhe do tė ishte po kaq demokratike, sic zoti Berisha ėshtė zgjedhur vetė pa rivalė nė kongresin e fundit, sic ndodh nė shumicėn e partive popullore, ku lideri mund tė votohet me duartrokitje, sic votohet Berluskoni qė ka shenjuar pasuesin, sic ka ndodhur me Helmut Kohl qė ka shenjuar Angela Merkel e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė njė praktikė e njohur. Puna ėshtė qė pse u zgjodh rruga e tretė dhe u aplikua rruga e dytė? Kjo shkaktoi problemin sepse anėtarėt e PD, jo tė gjitha kanė humoret pėr tė nuhatur parapėlqimet e drejtuesve.

    Mund tė ketė nga ata qė mund tė mos jenė dakort me zgjedhjen e njė lideri, dhe pėrsa kohė lideri u ofron zgjedhjen me njė anėtar, njė votė, sigurisht ata mendojnė qė kanė tė drejtė tė zgjedhin njė alternativė tjetėr.?
    Sigurisht, ndaj jam sot kėtu, qė demokratėt bėnė detyrėn e tyre.

    Po pse mendoni qė zoti Berisha krijoi kėtė kosto tė panevojshme?
    Zoti Berisha ėshtė njė politikan i madh, njė udhėheqės historik, i pėrmasave tė jashtėzakonshme i cili ka shkruar me dorėn e vet jo thjeshtė historinė e PD nė kėto 23 vjet, por historinė e kėtij vendi dhe vlerėsimi im pėr Sali Berishėn mbetet i njėjtė. Cdo politikan nė finalen e tij ka njė bilanc dhe mjafton tė marrėsh njė bilanc aritmetik pėr tė analizuar Sali Berishėn. Sali Berisha nė 21 vjet, qė nga ’92 e deri mė sot e ka cuar PD 13 vjet nė pushtet dhe e ka lėnė 8 vjet nė opozitė, njė opozitė shumė aktive qė nė njė farė mėnyrė ka dominuar zhvillimet e rėndėsishme tė vendit edhe kur nuk e ka patur shumicėn e pushteti. Ky ėshtė bilanci. Mjafton tė themi kėtė dhe e kemi mbyllur debatin pėr Sali Berishėn se cfarė ėshtė. Por pėrtej bilancit, Berisha ka merita tė jashtėzakonshme sepse ishte njeri qė i hoqi themelin komunizmit, njė sistemi qė na ka shkaktuar kaq andralla si shoqėri, Sali Berisha ishte njeriu qė hapi dyert e Shqipėrisė, e futi Shqipėrinė nė KiE, anėtarėsoi nė NATO etj. Jo thjesht rastėsia dhe fati i takoi Sali Berishės qė t’i firmosė gjithė kėto akte dhe hapa mjaft tė rėndėsishme tė kėtij vendi nė rrugėtimin demokratik. Por duke thėnė kėto, unė kurrė nuk kam patur bindjen dhe nuk e kam qė Sali Berisha ėshtė i dėrguari i Zotit nė Shqipėri. Sali Berisha ėshtė vdektar, si tė gjithė ne tė tjerėt dhe si i tillė nuk pėrjashtohet nga teoria e gabimit, gjė qė nuk e ka bėrė kurrė ai vetė, sepse unė njoh dhjetra-qindra deklarata tė Berishės ku ka pranuar gabimet e tij dhe ky ėshtė njė prej tyre. Ky ėshtė njė gabim tjetėr, sepse ne nuk duhet tė presim qė Sali Berisha, apo gjithkush prej nesh, t’i gjejė vetė gabimet qė ka bėrė, sepse jo tė gjithė gabimet njeriu i gjen dhe ka qejf t’i pranojė.

    Ka dy llojė gabimesh, ka gabime pa dashje, ka gabime me dashje…
    Pėr mua ky ėshtė njė gabim i Sali Berishės i cili u bė me dashje, pa dashje ėshtė cėshtje e tij. U projektua apo u bė rrugės, kjo nuk ka shumė vlerė. Rėndėsi ka qė ky ėshtė njė gabim, qė nė bilancin qė unė pėrmenda nuk besoj se e lėviz peshoren. Prapė Sali Berisha kėtė bilanc e ka historik, unik nė botėn demokratike lindore, por edhe mė shumė se kaq. E ka unikale historinė e tij, kontributin e tij, por si tė gjithė vdektarėt, bėn edhe gabime. Kjo ėshtė historia dhe unė nuk kam asgjė pėr t’i hequr apo pėr t’i shtuar kėsaj. Ku ėshtė problemi? Pse them qė kryetari ėshtė legjitim, edhe pse mund tė kem rezervat e mia pėr kryetarin e sotėm, sic kam mė shumė rezerva pėr ish-rivalin e tij, Sokol Olldashi, por qė s’ėshtė vendi t’i them sot sepse do tė pres si do sillet si kryetar, sepse opinioni qė unė kam sot e kam si ministėr, si kryetar bashkie, si anėtar kryesie e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė e vėrteta.

    Ju pėrmendet datėn 22 korrik, ka qenė ditėlindja juaj, e drejtė po ka qenė edhe 2 vjetori i marrjes sė Bashkisė sė Tiranės nga Lulzim Basha dhe njė koincidencė apo jo, por duket sikur PD dhe shoqėria i paguan njė farė kosto ekstra cdo hapi qė bėn nė karrierė Lulzim Basha, pėrse?
    Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Unė besoj qė Lulzim Basha, sigurisht qė ka patur njė karrierė tė vrullshme dhe nė njė farė mėnyrė nuk i kanė rėnė kėmbėt nė tokė, por unė nuk mendoj qė Basha nuk i ka justifikuar pozicionet qė i janė ofruar nga PD apo kryeministri. Mendoj qė i ka tėrėsisht tė justifikuara, qė ka aftėsi tė mira, por mendoj qė ka sfida tė mėdha pėrpara qė shpresoj dhe uroj qė t’i kalojė me pėrgjegjshmėri shumė tė madhe.

    Ka patur zėra publikė edhe nga vetė PD pas humbjes se ndoshta duhej njė periudhė mė e gjatė reflektimi dhe njė proces jo i nxituar pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri. Mendoni se kėta kishin tė drejtė?
    Jo nuk besoj se procesi u dėmtua pėr kėtė arsye. Unė mendoj qė PD duhet tė ishte e gatshme nė shtator qė ashtu sic thotė kryetari i zgjedhur, Basha pėr njė opozitė ballore dhe unė uroj shumė qė kjo tė ndodhė, unė vetė do jap kontributin nė funksion tė kėsaj opozite. PD kishte nevojė qė me shpejtėsi tė dilte nga njė cikėl qė solli pėr pasoja rezultati i 23 qershorit. Pse thashė qė gara duhet tė jetė reale pėr PD, jo thjesht pėr tė krijuar njė model pėr ta kopjuar edhe pala tjetėr, sepse ndoshta mund tė mos e bėjė kurrė, por sepse PD nė njė mėnyrė, me ikjen e vullnetėshme tė Berishės mbyllte njė cikėl, ciklin e autoritetit tė fortė dhe tė gjithėpranuar tė Berishės i cili dominoi politikėn shqiptare pėr 23 vjet, model bilanci i tė cilit ishte shumė pozitiv dhe nuk ke c’i heq atij. Por edhe pėr faktin, sic thotė edhe Basha, qė ėshtė shumė e vėshtirė tė zėvendėsosh Sali Berishėn, por edhe pėr shkak se askush prej dy rivalėve nuk mund qė nė ditėn e parė tė merrte kishat politike tė Sali Berishės. PD kishte nevojė pėr njė garė reale, qė do tė thotė qė anėtarėsia vetė tė zgjidhte liderin qė ai tė kishte njė mandat tė fortė dhe tė kompensonte nė njė farė mėnyrė autoritetin e Berishės qė nuk e kishin dhe nuk e kanė asnjėri nga rivalėt. Kjo nuk ndodhi, sepse u zgjodh…u tha e treta dhe u aplikua e dyta por pra aty shkojmė.

    Pra pse u bė garė kur fituesi ishte paracaktuar…
    Ky ishte gabimi. Nuk ėshtė gabim qė nuk riparohet. Jam sot kėtu qė tė ftoj kėdo qė ka mundėsi tė vendosė njė tullė nė kėtė ndėrmarrje jo kaq tė vėshtirė dhe jo kaq tė pamundur qė ajo qė ndodhi mė 22 korrik tė harrohet sa mė shpejt dhe ne tė ecim pėrpara, sepse sloganin e fushatės sė 23 qershorit, pavarėsisht se rezultuam humbės, e kishim shumė tė mirė. PD duhet tė harrojė 22 korrikun dhe 23 qershorin dhe tė ecė pėrpara dhe kjo nuk ėshtė e pamundur.

    Por si mund tė bėhet kjo, tani flas si pėrtej gardhit, si mund tė bėhet kjo, si mund tė harrohet 23 qershori, qė ėshtė, disfata mė e madhe elektorale e PD? Si mund tė harrohet 23 qershori? Unė kam pėrshtypjen qė harresa e 23 qershorit, solli edhe njė 22 korrik pėr t’u harruar.
    23 qershori mund tė harrohet duke u ringritur shpejt. PD ėshtė parti e burrave tė fortė dhe e grave tė forta.

    Si mund tė bėhet kjo pa bėrė njė analizė pėrse humbėt? Jo pėrse humbėt zgjedhjet, por pse kaq thellė?
    Nuk jam kėtu pėr tė analizuar humbjen e 23 qershorit. I takon lidershipit tė ri tė PD qė tė bėjė njė analizė kapilare dhe unė do jem pjesė e kėsaj analize, me pėrgjegjėsitė e mia dhe me llogari-kėrkimin sepse e kam kėtė tė drejtė. Jemi duke analizuar zhvillimet nė PD. Njė detaj qė ėshtė pak intim. Ditėn e dorėheqjes sė Berishės nė zyrėn time ishte treēereku i drejtuesve tė PD, nja 40 vetė, dhe castin qė Berisha mbaroi fjalimin, vėrshuan edhe njė tufė grash shumė tė nderuara dhe tė respektuara tė forumeve tė PD qė kishin edhe lot. U kam thėnė pak me ashpėrsi, ndoshta dhe nuk e meritonin nė ato momente. Nėse doni tė qani, u kam thėnė shkoni nė shtėpi sepse kėtu nuk ėshtė vendi tė qahet, kėtu ėshtė PD qė duhet tė ringrihet me shpejtėsi dhe ne do tė bėjmė kėtė dhe ne i kemi tė gjitha potencialet dhe mundėsitė pėr ta bėrė kėtė. Kjo ėshtė e vėrteta sepse PD duhet qė shumė shpejt tė kthehet nė xhaminė e vetme ku falen tė gjithė ata qė do tė ndjehen opozitarė qė nga shtatori e tutje. Ju siguroj qė do tė jenė shumė dhe nuk do tė jenė vetėm anėtarėt e PD. Kjo mbetet njė sfidė e lidershipit e ri qė ta bėjė kėtė nė mėnyrėn sa mė tė mirė dhe sa mė shpejt.

    Ju i jeni rikthyer shpesh natės kur Berisha dha dorėheqjen dhe mė pas thatė se zoti Berisha njė nga mėnyrat qė mund tė bėntė ishte tė jepte dorėheqjen dhe tė mos merrej fare me kėtė punė.
    Jo, absolutisht. Nuk e them prap. Biles Sali Berisha nuk ėshtė e shkuara e PD. Sali Berisha ėshtė e sotmja dhe e ardhmja e PD nė kuptimin pėr aq sa duhet tė jetė sepse roli i tij ėshtė i pazėvendėsueshėm edhe nė kėto defekte qė unė pėrmenda mė sipėr, edhe nė kohezionin e domosdoshėm qė ka nevojė PD edhe pas 22 korrikut, por mbi tė gjitha qė ne tė futemi nė njė cikėl tė ri. Sali Berisha nuk ėshtė thjesht udhėheqės shpirtėror i PD, ėshtė udhėheqės real i PD i cili ka dhėnė dorėheqjen para pak ditėsh me dėshirėn e tij. Sali Berisha nuk besoj se ka mbėrritur nė pikėn kur duhet tė shkruajė kujtime sepse fizikisht, politikisht dhe moralisht ėshtė absolutisht shumė i motivuar qė tė bėjė aq sa duhet apo aq sa mundet pėr rimėkėmbjen e shpejtė dhe pėr rikthimin e PD nė kohėn sa mė tė shkurtėr nė pushtet.

    Pėr kėtė po flasim. Tė gjithė ne besuam qė Berisha dha “de jure” dhe “de facto” dorėheqjen.
    Kjo ėshtė njė dėshirė e sė majtės qė as ai s’ka ndėrmend t’ua plotėsojė dhe as ne nuk e duam qė kjo tė ndodhė.

    Nuk po flas pėr kėtė, por duam tė kuptojmė se si do tė funksionojė PD nesėr? Ideja ėshtė, kur njė lider, epik do tė thoja unė, sic ėshtė Berisha nė PD dhe jo vetėm, thotė unė do tė jap dorėheqjen, atėherė nė opinionin publik krijohet bindja se zoti Berisha vėrtet do tė ishte nė politikė, por nuk do tė ishte tė themi, ai qė do tė komandonte PD. Faktikisht, para dhe pas 22 korrikut, ekziston bindja nė publik se Berisha “de facto” nuk e ka dhėnė dorėheqjen…
    Po sepse Berisha pėr fat tė mirė apo tė keq pati njė rol dominant nė proces sepse ishte kryetari nė detyrė i cili nė njė farė mėnyrė priste pasardhėsin. Fakti qė kjo garė nuk shkoi mirė, ėshtė njė problem pėr zotin Berisha dhe prandaj e ritheksoj qė nuk kam asgjė pėr tė thėnė sot pėr legjitimitetin e kryetarit tė zgjedhur, zotit Basha, sepse ai ishte pėrfituesi. Ėshtė njėsoj si tė akuzosh njė ekip futbolli, pse arbitri tė jep penallti cdo 5 minuta kot dhe pse pranon verdiktin e arbitrit? Po e pranon sepse i intereson qė tė fitojė. Nė kėtė rast unė nuk kam akuzė pėr zotin Basha. Politika brenda garės ka edhe elemente tė xhunglės ku jo tė gjithė rregullat e lojės janė fair dhe sigurisht qė asgjė nuk ėshtė perfekte, pranohen edhe goditjet nėn brez, pranohen edhe taktikat qė tė rezultojnė fituese, por kėto pranohen kur ke kundėrshtarin politik, dhe jo brenda llojit, prandaj them qė ishte njė ekzagjerim 22 korriku.

    Kur ju thoni pėr rregullat e lojės, u fol edhe 2 vite mė parė qė pėr shkak tė zotit Basha u ndryshuan rregullat e lojės dhe ai mori Bashkinė, tani kjo, ajo qė ndodhi nė njė fenomen pak mė tė pėrgjithshėm, tashmė ju rikthyer brenda partisė. Nė rregull, deri kėtu Basha ėshtė pėrfituesi i penalltive qė i ka dhėnė zoti Berisha, problemi ėshtė ai tashmė sic ju thatė, ai ėshtė kryetari i PD-sė, dhe PD ėshtė shumė e rėndėsishmė pėr demokracinė tonė, aq mė tepėr pėrballė kėsaj mazhorance tė frikshme nė vota dhe arrogante nė mandate. A do tė ketė lirshmėrinė zoti Basha qė tė operojė pėr njė fillim tė ri tė PD? Njė fillim i ri me kryetar “de jure” Bashėn dhe “de facto” Berishėn, nuk besoj qė ėshtė njė element pozitiv pėr opozitėn.

    Unė nuk e mendoj kėshtu. Unė shpresoj dhe besoj qė Basha i ka tė gjitha potencialet pėr tė qenė njė lider i mirė i PD. Ai kėtė s’mund ta bėjė vetėm sepse nuk ka akoma autoritetin e fortė tė zotit Berisha dhe aq mė tepėr nė kėtė garė nuk mori mandatin e fortė qė duhet tė merrte. Kjo nuk na pengon ne, sepse nė rast se Berisha dominoi me autoritetin e tij tė fortė dhe unė kam qenė njė nga aktorėt e kėtij modeli pėr vite me radhė, mund tė kem dhėnė dhe kontributin tim nė kėtė model. Tani PD ka nevojė pėr njė model tjetėr, njė model mė kolegjial, sepse unė kam dėgjuar gjatė fushatės sė dy rivalėve qė kanė pėrmendur shpesh kolegjialitetin dhe ekipin. Pra tė dy kishin nevojė pėr kėtė dhe tani qė ėshtė Basha kryetar duhet tė shikojmė se sa ėshtė i zoti tė implementojė atė qė u premtoi demokratėve gjatė fushatės. Unė kam bindjen qė ai i ka tė gjitha potencialet dhe unė mendoj qė PD ka shumė vlera, ėshtė ADN e shumė shqiptarėve dhe PD nuk ėshtė vetėm grupi parlamentar. Nė kėtė kontekst mendoj qė ne ringrihemi shpejt, sepse nuk besoj qė kundėrshtari do tė qeverisė mirė dhe kjo do tė ndihmojė nė grumbullimin e popullit opozitar rreth xhamisė sė vetme ku falesh. Por mbi tė gjitha, PD edhe pa gabimet e kundėrshtarit ėshtė shumė e aftė tė korigjojė gabimet e saj.

    Cfarė do t’i sugjeronit kryetar, nėse ai do t’i merrte parasysh?
    Sė pari tė vendoste rregulla tė qarta loje, jo thjesht pėr pozicionin e kryetarit. PD ka nevojė tė rishikojė statutin dhe pas kėsaj duhet qė atė statut ta zbatojė me pėrpikmėri sepse jo vetėm ne e zbatojmė, por nuk jemi vetėm ne qė s’e zbatojmė, por e bėjnė gjithė partitė nė Shqipėri, pėr fat tė keq. Nė kėto kushte, e kemi shumė tė domosdoshme qė kėto rregulla loje tė vendosen nė statut dhe rregulli i parė qė unė do tė vendosja po tė isha kryetar i partisė do tė ishte normimi statutor i standardit tė zotit Berisha, qė e bėri pa qenė statutor; dorėheqje nė rast se humb zgjedhjet. Pse? Sepse mund tė ketė shumė skeptikė qė mund t’i duket kryetari i ri i PD sikur e ka me nge ardhjen apo riardhjen e PD nė pushtet. Sot, nė skenėnė tripolare politike, duket sikur 3 faktorėt janė nė pushtet, njėri ėshtė kryeministėr, njėri ėshtė kryetar parlamenti dhe tjetri ėshtė kryetar i Bashkisė sė Tiranės. Demokratėt, tė cilėve nuk u pret puna, pėr tė qenė i sinqertė, dhe unė pėrfaqėsoj kėtė lloj demokrati, e kanė me ngut. Duhet qė PD tė rikthehet sa mė shpejt nė pushtet, duan njė garanci edhe nga lidershipit qė jemi nė tė njėjtėn linjė. Pra kjo ėshtė normimi statutor i kėtij standardi, pėrcaktimi i rregullave tė garės, urgjent njė bazė tė dhėnash i anėtarėsisė sė partisė qė tė mos kapemi mė pa pėrgatitur dhe mos ngelin listat e njė skuthi anonim qė punon nė bodrumin e PD qė nė njė farė mėnyrė ka bėrė cfarė ka dashur me listat, por nuk ja vlen qė tė merremi me kėtė histori, pavarėsisht se edhe listat dhanė kontributin e tyre.

    Kush ėshtė ky skuthi anonim?
    Nuk ka rėndėsi. Kur them anonim ėshtė njė personazh qė nuk e njeh askush dhe nuk besoj qė kjo lloj rrace do ndihmojė PD pėr t’u ringritur apo pėr tė bėrė opozitėn qė duhet tė bėjė. Kjo do ishte e para. E dyta zoti Basha duhet tė garantojė cdo votė kundėr qė gjithkusht tė krenohet me bindjen e tij. Sė treti mendoj qė PD ka nevojė pėr njė imazh tė ri, por jo fals. Ne nuk kemi nevojė pėr figurina dhe pėr njė brez qė thjesht dhe vetėm tregon imazhin televiziv. Ne kemi nevojė pėr njė lidership plotėsues, pėrtej kėtij qė ėshtė, duke ruajtur resurset dhe vlerat e kėtij ekipi, kryetari i ri duhet tė plotėsojė dhe hapė PD. Ne e kemi tė pamjaftueshme betejėn opozitare, unė shpreh keqardhjen pėr kėtė. Por grupi ynė parlamentar ka disa probleme, e para ėshtė i vogėl pėr tė bllokuar, megjithatė unė i mbetem parimit qė opozita nuk ėshtė cėshtje numrash, ėshtė cėshtje fryme, morali, besueshmėrie. Ne mund tė kompensojmė fare lehtė mungesėn e numrave nė parlament me njė opozitė ballore, jo vetėm parlamentare, por nė cdo thėngji tė PD ku do kemi njerėz dhe ekspertė, sekretariate dhe forume tė tilla qė do jenė vėzhguesit e hollė tė qeverisė. Kjo ėshtė njė nga mangėsitė e grupit tonė parlamentar. Tjetėr ėshtė qė, ne brenda listės sė PD kemi edhe disa aleatė. Unė nuk kam asgjė kundėr tyre, por tradita nė Shqipėri, tregojnė qė kėta aleatėt e vegjėl, partitė e vogla, kur shkojnė nė opozitė mė shumė i interson tė zgjidhin ndonjė hall me qeverinė se sa tė jenė njė opozitė e vėrtetė. Kėshtu qė PD i dyfishohet barra dhe pjesa tjetėr ėshė qė sado kreative tė jetė lidershipi i ri politik apo aksionet e reja, ėshtė pak i vėshtirė interpretimi nė parlament qė mund tė shkaktojė ndonjė befasi, sepse megjithė respektin qė kam me pjesėn mė tė madhe tė grupit tė PD qė do jenė nė shtator, tek e fundit dihet se deri sa shkojmė dhe cfarė mund tė japim.

    Ju harruat qė keni edhe njė problem tjetėr, keni kėta deputetėt e kleringut…
    Qė tė mos dalim nga tema, kėto lloj ngėrēesh mund t’i ketė grupi parlamentar i cili nėse do tė jetė kompakt mund t’i kompensojė. Duhen plotėsuar me njė lidership tė ri, forume tė reja ku jo thjesht mosha duhet tė jetė ajo qė…sepse kam dėgjuar zotin Berisha tė thotė se kjo ėshtė mosha e lirisė, ndėrkohė qė diferenca mes dy rivalėve ėshtė vetėm 1 vit. Njėrit i takon tė jetė mosha e lirisė, tjetri i takon qė ose tė mos ketė moshė fare, ose tė jetė mosha e robėrisė. Kjo nuk ėshtė cėshtje moshe. Unė nuk pres qė kjo cėshtja e moshės tė shpėtojė PD, megjithėse edhe unė bie dakort qė ne duhet tė kėrkojmė mė shumė energji tek rinia, sepse rinia ka njė prirje pėr shumė arsye qė tė votojė PD. Kjo nuk duhet tė jetė cėshtje shokėsh klase, tė themi psh tė kryetarit. Absolutisht sepse edhe ai s’e mendon njė gjė tė tillė. Nuk ėshtė cėshtje moshe, cėshtje brezi ėshtė cėshtje dhuntish, cėshtje formimi, shkollimi, eksperience dhe gare.

    Ėshtė edhe cėshtje gare?
    Ne kemi nevojė pėr rregulla loje tė qarta, sepse gara do tė vijė. Nuk mund tė mendosh qė ka parti qė mund tė shpėtojė pa garė. Garėn mund tė shmangėsh njėherė, tė vonosh herėn tjetėr, por ajo do tė vijė. Ndaj them qė askush nuk duhet tė dekurajohet nga njė garė e humbur, aq mė tepėr kur kjo ėshtė brenda llojit.

    Nė fillim tė analizės se atė se cfarė duhet tė bėjė kryetari i ri, njė nga gjėrat qė ju thatė qė ai nuk duhet tė bėjė ėshtė qė tė mos e marrė me qetėsi, me nge pėr shkak se mund t’i duket vetja nė pushtet…
    Nėse ne do ta merrnim ne nge, i bie qė ky proces tė zhvillohej me ngadalė diku nga nėntori. Ne bėmė blitz dhe bėmė shumė mirė.

    Iu referuat 3-polaritetit, pra Kryeministri i PS, Kryetari i Kuvendit i LSI-sė, kryetari i Bashkisė sė Tiranės i PD-sė. Pėrse kur vjen puna tek zoti Basha edhe nga jashtė PD edhe nga brenda PD pėrmendet shpesh njė farė raporti special qė ai ka me LSI-nė?
    Sigurisht qė politika nuk i ndan gjėrat me thikė. Pavarėsisht kampeve tė kundėrta ka edhe marrėdhėnie njerėzore. Unė personalisht nuk pėrjashtoj miqėsi me kundėrshtarėt politikė dhe kėtė nuk mund t’ia kėrkoj dikujt tjetėr kėtė gjė. Njė gjė qė s’e kam kompleks pėr vete, s’kam pse ja kėrkoj kurrėkujt. Kam pėrshtypjen qė ka njė fryrje shumė tė madhe se sa c’ka realizėm nė kėtė…

    Zoti Olldashi e ka akuzuar direkt zotin Meta dhe partinė e tij pėr pėrfshirje nė kėtė garė…
    Zoti Olldashi duhet tė jetė i qartė qė nuk ka qenė kjo arsyeja qė ai humbi kėto zgjedhje, pavarėsisht nėse ka apo nuk ka tė drejtė nė akuzėn e tij. Unė nuk jam me kėtė bindje. Unė mendoj qė Lulzim Basha ka njė shans qė duhet tė shfrytėzojė nė dinjitetin e detyrės me pėrgjegjėsi qė ka marrė pėrsipėr. Unė besoj qė ai nuk do ta shpėrdorojė kėtė shans.

    Si do tė funksionojė opozita e ardhshme sipas jush?
    Do tė jetė njė opozitė jo vetėm parlamentar, nė shumė fronte.

    Zoti Berisha ka pėrmendur edhe protestat…
    Unė nuk pėrjashtoj asnjė nga format demokratike tė reagimit. Besoj qė jemi shpejt tė pėrmendim protestat sepse cdo qeveri nė botė ka njė marzh tė caktuar tolerance ku opozita duhet tė presė pėr tė parė lėvizjet e para dhe pastaj tė nisė aksionin e saj opozitar, denoncimin dhe alternativėn dhe kjo ėshtė opozita qė unė shpresoj qė ne tė kemi. Njė opozitė ballore, me tė gjitha bateritė, me tė gjitha fenerėt drejtuar mazhorancės dhe qeverisė, por edhe alternativė. Ne nuk mund tė bėjmė gafat e Edi Ramės, qoftė edhe njėrėn prej tyre.

    Si pėrshembull?
    Refuzimi i statusit pėr 3 vite rresht, ishte njė gafė e tmerrshme dhe vetėm disa ditė para zgjedhje u kandis qė tė vijė tė votojė ca ligje do t’i kishin dhėnė mė shumė hapėsirė Shqipėrisė dhe atij vetė.

    Bojkoti i parlamentit?
    Tė gjitha bashkė, bojkoti, 21 janari, beteja pėr hapjen e kutive, qė nuk i qendron mė, tė gjitha kėto, por mosmarrja e pėrgjegjėsisė si lider. Ky ėshtė kontrasti i madh mes dy lidėrve, Berisha e mori pėrgjegjėsinė e humbjes i vetėm, ndonėse nuk ėshtė i vetėm pėrgjegjės pėr humbjen. Mori pėrgjegjėsitė i vetėm dhe bėri gjestin qė duhet duke dhėnė dorėheqjen, kurse tjetėri katėr vite tė kaluara, jo vetėm qė nuk e bėri, por nuk la gurė pa lėvizur dhe gjė pa bėrė qė Shqipėria tė penalizohej pėr shkak se atij nuk i priste puna pėr tė ardhur nė pushtet.

    Mendoni qė zoti Berisha do ishte sjellė ndryshe nėse rezultati do tė ishte 71 me 69.
    Absolutisht Berisha do kishte mbajtur tė njėjtat qendrime.

    Jo flas edhe pėr 2013-ėn, nėse do ishte rezultati 71-69?
    Kjo ėshtė prova. Ėshtė provė shumė e qartė. Sot ėshtė dita qė dikush, i paanshėm do t’i kėrkojė Edi Ramės qė tė kėrkojė ndjesė pėr 2009, ta gėzosh fitoren e kėtij viti, por kėrko ndjesė pėr 2009 sepse i ke shkaktuar shumė probleme kėtij vendi dhe ke shkaktuar shumė probleme nė katėr vite, qė nuk do tė bėnte njė opozitė normale. Unė nuk besoj qė do tė bėjmė kėtė lloj opozite.

    Ju pėrmendėt dhe kėtė e ka thėnė nė kėtė studio edhe Olldashi, qė qeverisė duhet t’i lėmė njė periudhė pritje, por ajo qė kemi parė kėto dy javė, kemi parė zėdhėnėsa tė qeverisė aktuale qė dalin e i bėjnė opozitė qeverisė imagjinare, qė pėr fat tė keq ėshtė imagjinare, nuk dihet se cilat janė ministrat e rinj. Ju kėtė duhet tė bėni sot, qė kjo mazhorancė qė ėshtė votuar, ka detyrimin ligjor tė dalė e tė thotė, kjo ėshtė qeveria. Kjo s’po ndodh!
    Pse ju mendoni se opozita do tė presė pėr njė foto tė qeverisė pėr ta kundėrshtuar?

    Jo po them qė duhet tė niste nga kjo.
    Jo sepse njė qeveri, nuk varet nga fytyrat e ministrave qė zgjedh se sa nga koncepti qė ka. Keni dėgjuar ju qė ne tė ftojmė shqiptarėt pėr zgjedhjet tė parakohėshme? Jo. Ne po tregojmė qė kemi detyrė si kundėrshtarė politikė, qė t’u themi qė kėta po gabojnė dhe po mashtrojnė ende pa zėnė zyrat. Ne nuk kemi nevojė tė dimė ministrat kur ai thotė qė unė nuk i qendroj sistemit shėndetėsor falas, nuk i qendroj taksės progresive, heqjes sė taksave etj. Ne jemi tė sqaruar qė tė bėjmė njė transparencė me publikun qė ta dijė qė ka votuar njė piramidė premtimesh. Kjo s’ėshtė pėrgjegjėsia jonė dhe nuk na shfajėson. Ne i humbėm zgjedhjet dhe ne i kemi marrė pėrgjegjėsitė dhe i humbėm. I humbėm ne dhe nuk i fitoi PS, sepse rezultati e tregoi kėtė.

    Cili ėshtė raporti qė ju keni me Sali Berishėn?
    Ėshtė njė histori 18-vjecare, qė nga ‘95 e deri mė sot, komunikim i pėrditėshėm, qė kur kam qenė kryeredaktor i gazetės “Albania” tė asaj kohe e deri sot qė po flasim. Raport korrekt, qė kemi patur vlerėsim dhe respekt tė ndėrsjelltė, marrėdhėnie institucionale pėrfekte. Besoj qė kam patur mbėshtetjen e tij pėrsa kohė kam qenė i propozuar prej tij dhe unė kam fituar me njė votė mė plebishitare se sa Lulzim Basha nė momentin kur jam zgjedhur. Nuk i heq asnjė presje konsideratave tė mia pėr mėnyrėn e bashkėpunimit qė zoti Berisha ka me bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt, por edhe me mė tė largtėt, militantėt e PD-sė.

    Mendoni qė Berisha do t’i quajė korrekte reagimet tuaja tė sotme? Nėse raporti juaj do tė cėnohet nesėr?
    Nuk e di. Kjo ėshtė njė pyetje pėr zotin Berisha, por unė e pashė tė udhės qė tė bėj njė transparencė duke patur parasysh faktin qė u pėrpoqa nė forumin mė tė lartė tė partisė qė tė shmang njė gjė qė fatkeqėsisht ndodhi. Kėrkova fair play, qė fushata mos shkaktonte lėndim. Kjo nuk ndodhi dhe unė kėtė e ndjej detyrim ta them, pavarėsisht i pėlqen apo jo Berishės. Por kjo nuk ndryshon konsideratėn time pėr zotin Berisha.

    Pavarėsisht se si do tė sillet me ju nesėr?
    Absolutisht nuk ndryshon asgjė. Por nuk besoj qė ka ndonjė gjė pėr tė ndodhur nė kėtė situatė.

    A ka anėtarė tė lidershipit tė PD-sė qė mendojnė si ju?
    Mund tė ketė, por nuk mė intereson shumė mendimi i tė tjerėve, unė pėrfaqėsoj atė qė unė pashė me vend pėr tė bėrė transparencėn e njė procesi qė duhet tė kishte shkuar mirė, por nuk rezultoi kėshtu. Ftoj cdo njeri tė lėnduar, unė personalisht nuk ndjehem i lėnduar sepse s’ka ardhur njeri tė mė bėjė presion pėr votėn. Por skena tė tilla nuk duhet tė ndodhin nė tė ardhmen sepse nuk ėshtė ky qėllimi i njė gare brenda lloji. Kjo ėshtė bindja ime.

    Pranohet qė njė pjesė e mirė e kryesisė sė PD simpatizonte Sokol Olldashin dhe kėtu jeni radhitur edhe ju…a ka klane dhe grupe nė PD?
    Nuk ka dhe nuk duhet tė krijohen. Asnjė ngjarje politike, sado e hidhru qoftė nuk duhet tė shėrbejė qė PD tė klanizohet dhe unė e kam bindje kėtė. Pėr kėtė jam sot kėtu. Nuk duhet t’i hyj thashethemeve qė merren me emra tė pėrvecėm. Kam respekte njėsoj si pėr 80 pėrqindėshin ashtu edhe pėr 20 pėrqindėshin sa kohė tė jem nėnkryetar dhe deputet i PD-sė. E kam thėnė nė atė mbledhje dhe i qendroj edhe sot, qė pėr ne nuk kishte rėndėsi rezultati, por procesi. PS para ca vitesh bėri njė farsė. Ishte komedi. Garė pa kandidatė. Ne nuk arritėm nė kėtė pikė. Ne ishim seriozė sepse kishim kandidatė, por pėr shkak se kishim kandidatė, nuk lejuam garėn dhe kjo ishte dramė pastaj.

    Edhe nė PS nuk e pengoi asnjė Ben Blushin apo Arben Malajn qė tė kandidonin…
    Kjo ishte dramatike por jo tragjedike, ndaj them qė PD i ka tė gjitha mundėsitė qė tė ringrihet menjėherė duke lėnė menjėanė tė gjitha. Nė shtator ne jemi tė gjithė opozitarė.

    Cfarė pozicioni mendoni se do keni nė PD me kryetarin e ri Basha?
    Kam patur njė karrierė tė natyrshme dhe nuk kam zgjedhur kurrė dhe pėr kėtė dėshmitar ėshtė Berisha dhe kam pranuar pėrgjegjėsitė qė mė janė ofruar dhe kam mirėnjohje pėr besimin e Berishės pėr mua. Jam pėrpjekur qė nė kėto vite tė pėrkushtohem dhe tė jem i pėrgjegjshėm. Si e shikoj veten nė tė ardhmen e PD. Unė nuk do tė jem mė as nėnkryetar i PD dhe as kryetar i grupit parlamentar. Nuk do tė kandidoj pėr asnjė nga pozicionet ekzekutive tė PD-sė dhe pozicioni im parlament do tė jetė jashtė cdo ofiqi parlamentar. Do tė jem thjesht deputet i PD. S’do tė kandidoj pėr asnjė ofiq parlamentar. Do tė jem ushtar i pėrkushtuar i ekipit tė PD nė parlament dhe jashtė tij, do tė jem i vetėzhveshur nga tė gjitha gradat, do tė jem njė deputet i pėrkushtuar, i pėrgjegjshėm. Do tė kryej me pėrkushtim dhe angazhim cdo detyrė qė do mė ngarkohet. Vetėzhveshja nuk ka tė bėjė as me 23 qershorin dhe as me 22 korrikun. As ma ka kėrkuar njeri kėtu dhe as e di ca ka ndėrmend tė bėjė kryetari i ri. Cliroj veten sepse unė nuk jam politikan qė ambicien pėr t’u ngjitur e kanė qėllim nė vetvete. Kam dhėnė prova pėr kėtė. Ka nė kėtė xhungėl edhe politikanė tė kėtij tipi. Unė kam menduar para zgjedhjeve tė 23 qershorit u kam thėnė qė pavarėsisht rezultatit nuk mund tė jem mė pėrfaqėsuesi i PD nė Kuvend. Ndaj e cliroj lidershipin e ri dhe Lulzim Bashėn tė mė ofrojė njė nga kėto pozicionet sepse e kisha bėrė ndėrmend tė tėrhiqesha njė rresht mbrapa. Kjo nuk do tė thotė qė kam hequr dorė nga politika.

    Vetėzhveshja nga ofiqet edhe brenda PD, mos do tė thotė qė do jeni potecialisht i vėmendshėm ndaj zhvillimeve tė brendshme nė PD?
    Absolutisht. Unė e kam detyrim sepse unė besoj qė cdo anėtar i PD duhet tė jetė i vėmendshėm se cfarė ndodh nė shtėpinė e tij. Unė shpresoj qė nė shtator tė jemi tė pėrgatitur pėr njė fillim tė ri.

    Cfarė ndodh nėse lidershipi i ri i partisė fillon kėtė fushatėn e spastrimeve dhe tė vrasjes sė demokracisė sė brendshme tė partisė. Cili do tė jetė aksioni i brendshėm u juaji dhe tė tjerėve qė mendojnė si ju?
    Mė duket skenar horror qė unė s’e besoj. Nėse kjo do tė ndodhė ky nuk ėshtė mė problem personal, por institucional, njė sėmundje qė duhet kuruar prej tė gjithėve. Unė s’e besoj kėtė skenar. Nėse unė duhet tė prisja gjueti shtrigash, duhet tė ridimensionoja deklaratėn time, qė s’kam ndėrmend ta bėj.

    Ama reagime tė forta duhet tė prisni.
    Nuk ėshtė se nuk i pres. Por mua nuk mė intereson cilido qoftė qendrimi. Unė hyj tek kategoritė e personave qė s’jam ankuar as me mesazh, as me figurė pėr askėnd. Por kam thėnė fjalėt e mia pėr secilin dhe gjithėkėnd dhe nuk mė intereson shumė cili do tė jetė reagimi i kujtdo nesėr. Unė mirėpres cdo reagim qė nuk nxitet nga arsye djallėzore apo personale. Kėto tė fundit do t’i shėrbejnė dikujt pėr t’u ngjitur nė PD, ua kam falur qė sot.

    Duke qenė qė disa organe mediatike janė afėr me kryetarin e ri Basha…
    Tani i vetėzhveshur, tani unė e kam mė tė thjeshtė sepse unė vij nga shtypi dhe tani e kam mė tė lehtė pėr t’iu pėrgjigjur nė mėnyrė ballore tė gjitha atyre qė do pėrpiqen tė pėrfitojnė nga njė deklaratė apo qendrim politik transparent dhe krejtėsisht nė bindjen e lirė timen. Mund tė ketė edhe analistė tė thonė pse zgjodhe Top Channel.

    Kėtu erdhi dhe zoti Berisha…
    Unė s’kam patur probleme pėr ballkonet mediatike. Fare. Unė vazhdoj ta konsideroj median si njė mundėsi qė i jepet politikės pėr tė shpėrfaqur programin, pavarėsisht nėse politika editoriale e medias ėshtė pro apo kundėr forcės time. E dyta, erdha kėtu se ku do tė shkoja tjetėr? Fevzo e para na ka dalė pak armik dhe e dyta ka shkuar me pushime tė parakohėshme, ndonėse zgjedhjet nuk ishin tė parakohėshme, Cim Peka kam parė qė po kėrkon lidhjet e krimit tė organizuar me njė pjesė tė PD-sė dhe i bie qė ėshtė faji i Sali Berishės dhe PD-sė qė lejoi njė pėrfaqėsues tė krimit tė organizuar tė garojė, sepse kėshtu i bie tani. Ndaj erdha kėtu pa asnjė lloj kompleksi.

    Mund tė kishit dhėnė intervistė tek gazeta 55…
    E para ua di hallin, e dyta ua njoh stilin. Unė di mėnyrėn si funksionon njė mediat dhe kjo ėshtė njė cėshtje eksperience, nuk ėshtė dhunti e imja. E di qė shumė prej tyre kanė fantazi tė shfrenuar, por edhe unė vetė nėse do jem viktimė, sigurisht qė edhe unė kreativ jam. Njė gjė di, qė Fahri Balliu do thotė qė unė jam ish-bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, mė e pakta dhe pastaj njė mori tjerash. Por meqė ra fjala tek reaguesit me pagesė dhe pa pagesė. Do i kėrkoja miqėsisht kryetarit tė ri qė tė mbajė larg PD disa pengmarrės, gjobėvėnės, tė cilėt vazhdimisht nė vite pėr fatin tonė tė keq i janė ngjitur PD dhe i kanė kėrkuar pambarimisht dėmshpėrblim qė jo rrallė e kanė marrė pėr njė shėrbim qė s’e kanė kryer kurrė. Unė nuk besoj qė disa mbeturina mediatike pėrmirėsojnė imazhin e PD. PD duhet tė shpėtojė nga trafikantėt e influencės. PD duhet tė shpėtojė prej xhahilėve qė kanė shpėrdoruar pushtetin e saj, qė i kanė dhėnė kosto elektorale dhe nė imazh. PD ka nevojė pėr njė imazh tė ri, fillim tė ri tė ecė pėrpara qė nė shtator.

    Do tė kėrkoja dy kėshilla apo sugjerime pėr kryetarin e ri pėr dy cėshtje tė rėndėsishme. Njė nga gjėrat qė kandidati tjetėr…
    Se harrova, tėrhiqem nga funksioni im si kryetari i grupit tė punės i Qarkut tė Vlorės.

    Pra ju nuk do tė merreni mė me Qarkun e Vlorės?
    Pėrderisa tėrhiqem nga tė tjera, tėrhiqem edhe nga kjo. Nuk i kėrkoj askujt qė tė ndjekė shembullin tim. Nėse kėta reaguesit do tė gjejnė ngushėllim me faktin qė u gjet poliagjenti dhe tė ngushėllohen me faktin qė i kam humbur unė zgjedhjet edhe nė Shkodėr, edhe nė Tiranė edhe kudo.

    Rivali tjetėr i zotit Basha, zoti Sokol Olldashi bėri njė diferencė tė qartė midis tij dhe rivalit sa i pėrket raporti me LSI. Gjithashtu zoti Basha gjatė fushatės sė tij, nga fjala hapėse u duk se dha njė sinjal tė qartė hapjeje ndaj FRD-sė. Cila do tė ishte kėshilla e Astrit Patozit, tashmė tė dorėhequr nga gjithcka, pėr kryetarin e ri, pėr kėto dy elementė tė rėndėsishėm tė njė beteje politike nesėr, pra LSI-nė dhe FRD-nė?
    Unė nuk lidh aksionin opozitar me emra tė pėrvecėm. Ne do tė kemi njė opozitė frontale, nė parlament dhe kudo. Opozita nuk pėrjashton as taktikat, njė opozitė aktive mund tė shikojė edhe mundėsitė e taktikave politike. Por nuk e shoh qė duhet tė pėrqendrojmė vėmendjen tek taktikat sa tek shėndoshja e bazės opozitare dhe konsolidimi i makinės elektorale tė PD. E thashė, aleatėt i kemi deficitarė.

    Prisni tė largohen?
    Nuk pres qė tė largohen, por nuk e pres qė tė shkėlqejnė. Ndoshta jam i padrejtė, ndoshta jam i vrazhdė me ta, por kjo ėshtė historia dhe tradita qė kemi patur. PD do kthehet avokatja e vetme e cdo opozitari nė Shqipėri. E ka detyrė dhe duhet ta bėjė sa mė shpejt.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Astrit Patozi: Basha ishte parazgjedhur nga Berisha

    Te pakten dy rrogtare nga lagja ime me kane treguar foton e votes ne celular.Ja kerkonin te puna.Nuk e beri mire Sala megjithse per mua Luli e meritonte.Por nuk besoj te largohet njeri pasi forca e gravitetit te sales sa ka ardh dhe eshte rritur.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •