Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 100
  1. #41
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Po ke quani shkrim serioz ju Noellag? Cdo shkrim qe eshte sjell ne forum qe ka qene kundra pd-se apo perfaqesuesve te saj e keni quajtur joserioz, dhe e keni ofenduar rende jo vetem shkruesin, por dhe ate qe sjell shkrimin. (Nuk po flas per ty ne vecanti). Jo ky keshtu, jo ky ashtu. Vetem me permbajtjen e shkrimit nuk merret njeri ta analizoje. Gjithsesi ta gezoni kryetarin e ri!
    Mia Une kurre nuk komentoj nje shkrim te kesaj natyre edhe sikur te ishte per Ramen sepse nuk jane shum te besueshme. Sa shkrime ka per Ramen ne lidhje me Prapandeun ne Greqi apo per Berishen ne lidhje me Serbine por asnjehere nuk i komentoj. Une kur kam komentuar per Ramen e kam bere ne shkrime ne baze te asaj qe ka ndodhur si psh bojkoti, protesta mosmiratimi i ligjeve etj . Nese ne i referohemi nje shkrimi me permbajtje urrejtje dhe keqdashese ne do biemi ne kurthin e tyre. Shkrimet e tilla nuk kane qellim tjeter vec te dezinformojne opinionn publik dhe te mbushin trurin me brockulla qe as vet ata nuk i besojne.

    Gjithsesi une s'mund te pajtohem kurre as me ofendimet ndaj shkruesit dhe as per ate qe e sjell ate shkrim, thjesht nese nuk te pelqen injoroje .Cdo njeri eshte i lire te mendoje ashtu sic ai deshiron ta beje, fyerja nuk eshte argument .
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Olldashi: Procesi i zgjedhjes sė kryetarit i deformuar, por nuk largohem nga partia

    TIRANĖ- Sokol Olldashi, kandidati i cili humbi pėrballė Lulzim Bashės pėr postin e kreut tė PD-sė pas shpalljes sė rezultati shprehu pakėnaqėsinė ndaj procesit teksa e cilėsoi tė deformuar. Nė njė konferencė pėr shtyp, Olldashi tha theksoi se para garės atij ishte premtuar se nuk do kishte ndikime nga jashtė, por nė realitet pati.

    “Pėrzgjedhja e kreut te ri te PD u bė pėrmes njė procesi tė deformuar. Nuk u qartėsua transparenca e listave dhe nuk u vunė ne dispozicionin ti. Ditėn e votimit mijėra demokratė nuk gjeten emrin nė lista. Procesi qė mu premtua se do ishte jashtė ndikimeve, nuk ishte i tillė. Frika u krye me fletėt e votimit qe ishte e identifikueshme”, u shpreh Olldashi.

    Olldashi denoncoi pėrfshirjen nė mėnryė tė njėanshme tė krerėve lokalė, teksa shtoi se ai gjatė fushatės sė tij kishte identifikuar faktin se PD duhet tė korrigjonte gabimet duke uruar qė tė jetė nė gjendje ta bėjė tė ardhmen.

    “Kjo ishte njė energji e tepėrt brenda nesh qė duhej harxhuar nė 23 qershor. Unė gjatė fushatės time kam evidentuar faktin se PD duhej tė ngrihej mbi gabimet, shpresoj se do jetėn inteligjencėn ta bėjė”, tha Olldashi.

    Olldashi u shpreh i bindur se pavarėsisht hatėr mbetjeve dhe prishjes sė rregullave brenda familjes sė PD-sė do tė qėndrojė krah militantėve nė misionin opozitar.

    Ftoj demokratėt qė PD ėshtė ndėrtuar si shtėpi e madhe dhe mund tė prishen dhe rregullat, por ne mbetemi anėtarė tė PD. Mbetem i vendosur tė pėrfaqėsoj militantėt e PD nė misionin e tij opozitar”, tha Olldashi i cili tha se nuk pendohet se ka kandiduar pėr kreun e PD.
    (/BalkanWeb)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Lulzim Basha biografi

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Gjatė periudhės Maj 1998 – Korrik 1999, Lulzim Basha u bė pjesė e skuadrės qė pėrgatiti aktakuzėn pėr krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviēit nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi. Gjatė periudhės Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrėn Kėshilltar Ligjor nė Departamentin e Drejtėsisė sė Administratės sė Kombeve tė Bashkuara UNMIK nė Kosovė. Nga tetori i vitit 2001 deri nė nėntor 2002 punoi si Zėvendės Shef i Kabinetit tė Drejtorit tė Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut. Nga nėntori i vitit 2002 deri nė Janar 2005 punoi si Kėshilltar Special pėr Tranzicionin nė Departamentin e Drejtėsisė sė UNMIK-ut, Prishtinė, Kosovė. Pėrgjegjės pėr pėrgatitjen e tranzicionit tė Departamentit tė Drejtėsisė tė UNMIK-ut drejt njė Ministrie tė Drejtėsisė tė Kosovės.
    shiqone shum kjart e sakt tregon se kush ishte luli
    qe me te drejt ne Kosove dyshojn se :
    Citim Postuar mė parė nga selman-kadria Lexo Postimin
    “Duke mos u zgjatur me arsyetime tė pėrcaktimeve shoviniste e hakmarrėse tė prokurorit Salustro, kėrkojmė qė EULEX-i tė ta largoi atė nga EULEX, sepse ai tashmė e ka komprometuar rėndė misionin e EULEX-it. Ka kohė qė pėrflitet se serbofili Salustro sikur pėrzgjedh vetėm lėndėt kundėr ish-komandantėve tė UĒK-sė, qė i kanė pėrgatitur organet neofashiste tė Serbisė, me sajesa edhe tė kuislingėve tė tyre shqiptarė, gjoja si ekspertė, siē ishin Fadil Syleviqi, Lulzim Basha, Argita Berisha- Malltezi etj. Por kjo nuk arsyeton qė vetėm atyre lėndėve t’u jepet prioritet”, shkruhet nė deklaratėn e grevistėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 23-07-2013 mė 09:23

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD


  5. #45
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Citim Postuar mė parė nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    spaske ndjenja...
    muri nuk kalbet,ku ke pa mure te kalbura ti?
    apo mos doje te thoje perPARA??ne rrugen e berishovicit..
    Dr. Berisha me bashkpuntoret e tij beri t'mundur levizjen e lire, rrugen e kombit, permiresoi rruget ekzistente dhe ndertoi rruge te reja, e shum e shume te tjera.

    Basha ta ket per nder te vazhdoje rrugen e dr. Berishes.


    Ate murin e keni me "ēimento t'bardhe", prandaj dhe do ju prishet shpejt....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Urime dhe suksese kryetarit te ri te PD, Lulzim Basha ne detyren e re.

    Ne fillimet e karrieres se tij politike ne 2005 isha skeptik per Lulzim Bashen por spekticizmi u shua me punen e tij si minister ne qeverine Berisha. Ai ishte ministri i transportit qe beri te munder rrugen Durres-Kukes. Ai ishte ministri i jashtem qe beri te mundur liberalizimin e vizave me BE per shqiptaret. Ai ishte edhe ministri i rendit qe beri te mundur mbrojtjen e institucioneve dhe rendit kushtetues ne vend ne 21 janar 2011. Ai ishte edhe njeriu qe beri fushaten elektorale me moderne dhe te qyteteruar qe ka pare Shqiperia ne keto 23 vjet pluralizem, ne garen per Bashkine Tirane duke mundur e zhveshur nga pushteti i vetem qe i kish mbetur, kreun e opozites Edi Rama. Nuk ka ne Shqiperi politikan me te pergatitur dhe te afte se Lulzim Basha dhe ky eshte vetem fillimi i karrieres se tij politike.

    Te gjithe ata qe dalin e thone se Lulzim Basha eshte i zgjedhuri i Berishes, jane ose xheloze per karrieren e Bashes, jane ose injorante kur vjen fjala tek politika. Basha ka perdorur lidhjet e tij me familjen Berisha, njohjen me vajzen e Sali Berishes kur punonin te dy ne Kosove per OKB pas 1999, por karriera e tij ne qeverisje dhe politike ka deshmuar se ai nuk eshte nje ushtar i bindur i Berishes, ai ka integritetin dhe kallepin e vete politik. Deshmia konkrete per kete u duk tek fakti se kur Berisha e emeroi kandidat per bashkine Tirane ne 2011, ai i vuri atij nje kusht: dua ta bej vete fushaten elektorale ne Tirane pa prezencen tende apo te PD. Dhe sic e zura ne goje me lart, fushata e tij elektorale ne Tirane ishte risia me e bukur politike qe shqiptaret kishin pare ne 23 vjetet e fundit. Nje fushate qe nuk u be ne mitingje, por u be ne takime me te gjitha shtresat e Tiranes, qe nga inteligjenca, e deri tek njerezit e thjeshte. Nje fushate ku kandidati nuk fliste e njerezit brohorisnin e duartokrisnin, po nje fushate ku njerezit flisnin e tregonin hallet e problemet e tyre, e kandidati degjonte e mbante shenime. Nje fushate ku programi e premtimet nuk u bene ne zyren e partise nga nje burokrat, por si rezultat i gjithe atyre oreve te takimeve me elektoratin. Dhe tiranasit e cuditur dhe impresionuar nga ky afrim i ri i Bashes, dolen te votonin ne zgjedhje si asnjehere me pare ne keto 20 vjet. Rezultati ishte i ngushte por mesazhi ishte i qarte: politika e mirefillte e Bashes qe u ofron zgjidhje problemeve te qytetareve fitoi me politiken e korrupsionit dhe klientelizmit qe Rama kish krijuar ne Tirane per 1 dekade.

    Lulzim Basha nuk eshte vetem politikan i zoti, ai i perket edhe nje brezi te ri shqiptaresh. Nje brezi te ri qe nuk eshte brumosur nen komunizem, nuk eshte produkt i sistemit shqiptar por produkt i shkolluar e edukuar jashte vendit. PD nuk po ben vetem nje rrokade drejtuesish partie, PD po ben edhe nje rrokade brezash. Dr. Berisha ka bere nje pune mbreselenese ne krye te PD dhe ne krye te qeverise, por ai nuk i perkiste brezit te ri dhe gjithe njohurite e tij ishin te fituara nga leximi, e jo nga jeta ne nje shoqeri te huaj me tradite demokratike. Kjo do te beje qe Basha te terheqi rreth PD-se gjithe rinine shqiptare qe do te identifikohen me shume me nje lider te ri ne moshe me prane brezit te tyre, se sa me brezin e Berishes apo Rames qe jane brezat e thinjur e djegur nen komunizem.

    Ngritja e Lulzim Bashes ne krye te PD, deshmon qe PD si parti ka arritur pjekurine e maturine e saj politike. Akti i doreheqjes se Dr. Berishes pas humbjes se zgjedhjeve nuk ishte thjeshte nje precedent historik politik, ishte nje standard per kete parti politike. Standardi eshte qe kryetari i partise gezon te drejten te drejtoje kete force politike ne opozite deri ne zgjedhjet e ardhshme elektorale. Nese i fiton zgjedhjet, kryetari i partise merr drejtimin e qeverise. Nese i humb zgjedhjet, jep doreheqjen dhe hap krahu per dike tjeter te marri drejtimin e partise. Nje kontrast i thelle ky mes PD dhe PS, ku per te 8 vjet socialistet mbajten ne krye te partise te njejtin njeri qe humbi 3 here ne zgjedhje.

    Riardhja ne pushtet e PD eshte garantuar dhe e sigurt per aq kohe sa ne krye te qeverise do te jete nje majmun cirku si Edi Rama dhe ne krye te parlamentit nje njeri i korruptuar si Ilir Meta, qe te dy te skeduar si njerez me lidhje kriminale ne mbare kancelarite e botes. Por detyra e pare e Bashes ne detyren e re duhet te jete rindertimi i strukturave te Partise Demokratike. Kjo do te kerkoje si sjelljen e nje fryme te re ne kete parti ku anetaret nuk jane militante rrugesh por anetare me nje ze qe degjohen e respektohet nga drejtuesit. Do te kerkoje edhe afrimin e njerezve te rinj ne PD, sidomos nga rradhet e inteligjences se vendit. Eshte e lehte te afrosh njerez ne PD kur ne krye te qeverise eshte nje njeri qe perzuri me shkelma intelektualet me te nderuar socialiste vetem se keta kishin nje mendim ndryshe nga kryetari. Opozites se Bashes do ti bashkohen jo vetem demokratet tradicionale, por edhe rradha e gjate e socialisteve te zhgenjyer nga lidershipi e pazaret e Rames e Metes.

    Dhe kundershtaret e Bashes, duke qene se jane njerez primitive ne politike, u duhet te zbulojne nje politike te re, pasi politika e vetme qe kane ditur te bejne ne keto 20 vjet eshte vetem shpifja dhe pergojimi i Dr. Berishes. Dhe kur Berisha nuk eshte me ne krye te PD dhe nje djalosh simpatik e punetor qe di te respektoje qytetaret e tij eshte ne krye te PD, nuk eshte e lehte te peshtysh mbi te me koken lart, se ato peshtyma nuk ngjitin por te bien mbi surratin e atij qe i hedh.

    Suksese.
    Albo

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Basha kreu i ri i PD: Opozitė ballore dhe tė fortė, falėnderoj Olldashin pėr garėn

    TIRANĖ- Lulzim Basha ėshtė zgjedhur kryetari i ri i Partisė Demokratike, i cili do tė marrė drejtimin e demokratėve pas dorėheqjes sė liderit historik Sali Berisha.

    Lajmi fillimisht u konfirmua nga burime brenda selisė blu pėr njė fitore tė thellė tė Bashės kundrejt kandidatit tė tij, Sokol Olldashi. Burime brenda PD-sė bėnė me dije se Lulzim Basha ka marrė 80% tė votive, Sokol Olldashi 20% tė votive.

    Basha do jetė demokrati i 4-t qė do tė mbajė postin e kreut tė PD-sė, pasi mė parė kėtė post e mbajtėn, Tritan Shehu, Eduard Selami dhe Sali Berisha. Lulzim Basha i cili aktualisht mban postin e kreut tė Bashkisė sė Tiranės, do tė duhet tė pėrballet me drejtimin e partisė nė opozitė pas humbjes se 23 qershorit.

    I pari qė ka uruar Bashėn ka qenė Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisė Genc Pollo, ndėrkohė nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social “Facebook” , Berisha ka uruar pasardhėsin e tij pėr fitoren plebishitare ndaj kandidatit tjetėr, Sokol Olldashi.

    Rreth 41 mijė anėtarė tė PD-sė morėn pjesė nė votimin e njė dite mė parė pėr zgjedhjen e lidershipit tė ri. Nė garė pėr postin e kreut tė PD-sė, morėn pjesė dy kandidatėt Lulzim Basha dhe ministri aktual i Transporteve, Sokol Olldashi, tė cilėt pėr rreth 19 ditė zhvilluan takime nė tė gjithė Shqipėrinė pėr prezantimin e platformės sė tyre, pasi lideri historik i saj, Sali Berisha, dha dorėheqjen pas zgjedhjeve tė 23 qershorit.

    VOTAT
    Lulzim Basha 32371 vota, Sokol Olldashi 7896 vota
    Nė pėrqindje - Basha 80.39%, Sokol Olldashi 19.61%

    BASHA KRYETARI I RI I PD: OPOZITĖ BALLORE NĖ CDO FUSHĖ, FALĖNDEROJ OLLDASHIN PĖR GARĖN
    Ora 14:20 Kreu i ri i PD-sė, Lulzim Basha nė fjalėn e tij tė parė pas zgjedhjes falėnderoi rivalin e tij pėr kėtė post, Sokol Olldashin si dhe cdo demokrat qė i dha besimin pėr drejtimin e Partisė Demokratike.

    “Ju falenderoj nga zemra pėr besimin qė mė dhatė pėr tė marrė drejtimin e PD, partinė e vlerave dhe idealeve mė tė larta, forcės sė shembjes se komunizmit dhe tė implementimit tė lirisė. Jam i vėtėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e madhe qė ka drejtimi i partisė sė themeluar nė vitet 1990 dhe tė udhėhequr nga Sali Berisha, dhe ka pasur nė krye elitėn e mendjes dhe shpirtin e kurajos pėr ta bėrė Shqipėrinė si gjithė Evropa. Nė kėtė garė tė parėn e parimit ‘1 anėtarė 1 votė’, iu vėrtetuam qytetarėve se jemi pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė dinjitetit njerėzor. Falenderoj Olldashin pėr kontributin e tij, qė dėshmoi vlerat unike tė PD. Nė kėtė garė ishin dy kandidatė para mijėra anėtarėve, por nė fillim gjatė dhe fund tė kėsaj gare nuk harrojmė se jemi tė gjithė demokratė krenarė pėr trashėgiminė politike mė tė vendosur dhe bashkuar se kurrė”, u shpreh Basha nė konferencėn pėr shtyp nė selinė blu.

    Basha ritheksoi se nė mandatin e tij nė krye tė PD do tė mbėshtetet tek pėrvoja e themeluesve tė partisė dhe e cdo militanti partie. Si drejtues i PD, Basha paralajmėroi njė opozitė tė fortė dhe ballorė.

    “Do ndėrtojmė opozitė krijuese tė fortė ballore dhe alternative, do kemi pėrballje pėr cdo situatė. Shqiptarėt do shohim projektet dhe zgjedhjet tona pėr to”, tha Basha.

    OLLDASHI: PROCESI I ZGJEDHJES SĖ KRYETARIT I DEFORMUAR, POR NUK LARGOHEM NGA PARTIA
    Sokol Olldashi, kandidati i cili humbi pėrballė Lulzim Bashės pėr postin e kreut tė PD-sė pas shpalljes sė rezultati shprehu pakėnaqėsinė ndaj procesit teksa e cilėsoi tė deformuar. Nė njė konferencė pėr shtyp, Olldashi tha theksoi se para garės atij ishte premtuar se nuk do kishte ndikime nga jashtė, por nė realitet pati.

    “Pėrzgjedhja e kreut te ri te PD u bė pėrmes njė procesi tė deformuar. Nuk u qartėsua transparenca e listave dhe nuk u vunė ne dispozicionin ti. Ditėn e votimit mijėra demokratė nuk gjeten emrin nė lista. Procesi qė mu premtua se do ishte jashtė ndikimeve, nuk ishte i tillė. Frika u krye me fletėt e votimit qe ishte e identifikueshme”, u shpreh Olldashi.

    Olldashi denoncoi pėrfshirjen nė mėnryė tė njėanshme tė krerėve lokalė, teksa shtoi se ai gjatė fushatės sė tij kishte identifikuar faktin se PD duhet tė korrigjonte gabimet duke uruar qė tė jetė nė gjendje ta bėjė tė ardhmen.

    “Kjo ishte njė energji e tepėrt brenda nesh qė duhej harxhuar nė 23 qershor. Unė gjatė fushatės time kam evidentuar faktin se PD duhej tė ngrihej mbi gabimet, shpresoj se do jetėn inteligjencėn ta bėjė”, tha Olldashi.

    Olldashi u shpreh i bindur se pavarėsisht hatėr mbetjeve dhe prishjes sė rregullave brenda familjes sė PD-sė do tė qėndrojė krah militantėve nė misionin opozitar.

    Ftoj demokratėt qė PD ėshtė ndėrtuar si shtėpi e madhe dhe mund tė prishen dhe rregullat, por ne mbetemi anėtarė tė PD. Mbetem i vendosur tė pėrfaqėsoj militantėt e PD nė misionin e tij opozitar”, tha Olldashi i cili tha se nuk pendohet se ka kandiduar pėr kreun e PD.

    TOPALLI: UROJ QĖ BASHA TĖ NA COJĖ DREJT FITORES
    Ora 12:55 Jozefina Topalli ka uruar zgjedhjen e Luzim Bashės nė krye tė PD-sė. “Nė njė moment tė vėshtirė tė Partisė Demokratike, demokratėt u ngritėn pėr t’i dalė zot partisė sė tyre! Me pjesėmarrjen e tyre nė ēdo takim, gjatė dy javėve tė fushatės pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė Partisė Demokratike, me qytetarinė dhe emancipimin e tyre, demokratėt dėshmuan shpirtin e idealeve, mbi tė cilat u lind dhe punoi kjo parti. Tė vetėdijshėm pėr nevojėn e ringritjes, tė vendosur pėr t’i dalė zot asaj, nė ditė tė vėshtira, tė bindur se Partia Demokratike kishte nevojė mė shumė se kurrė pėr anėtarėsinė e saj, demokratėt e bėnė garėn njė proēes emancipues, tė veēantė, tė civilizuar dhe demokratik. Sot, Partia Demokratike ka njė kryetar tė ri dhe uroj qė ai t'i ēojė sa mė shpejt demokratėt drejt fitores! Mirėnjohje tė thellė anėtarėve dhe antareve tė Partisė Demokratike pėr shpirtin e tyre tė paepur, zemrėn e tyre tė madhe, besimin dhe vullnetin e fortė pėr t’u ringritur!”, shkruan Topalli nė “Facebook”.

    BERISHA: BASHA, HISTORI E VĖRTETĖ SUKSESI, FILLIM I RI I FUQISHĖM PĖR PD
    Ora 12:00 Kreu i PD-sė nė detyrė njėherėsh lideri historik i sė djathtės Sali Berisha nga selia blu nė njė konferencė pėr shtyp, ka uruar pasardhėsin e tij teksa e ka vlerėsuar arritjen e tij si histori suksesi tė njė tė riu nė liri.

    "Kryetari i ri u zgjodh nė njė votė plebishitare tė anėtarėsisė sė PD-sė nė votimin e djeshėm njė anėtar njė votė. Z.Lulzim Basha pėrfaqėson suksesin e tė riut shqiptar, i cili nė njė moshė shumė tė re, gjimnazist do tė meritonte tė pėrfaqėsonte nė KQZ partinė e tij, PD-nė, nė zgjedhjet e para pluraliste tė vendit. Mė pas si qindra tė rinj shqiptar qė dolėn nė liri, studioi nė njė nga universitetet mė tė njohura tė Europės", deklaroi Berisha

    Duke i bėrė edhe njė rezume jetės politike gjatė kėtyre viteve, Berisha tha se Lulzim Basha ėshtė historia e vėrtetė e suksesit tė vėrtetė tė shkėlqyer tė PD-sė. Berisha theksoi ndėr tė tjera fitoren e Bashės ne krye tė Bashkise se Tiranes, ndaj rivalit Edi Ram.

    Ai pėrmbushi me njė vendosmėri, aftėsi dhe pėrkushtim tė madh ēdo mision qė iu ngarkua. Sė pari, Rrugėn e Kombit, u emėrua Ministėr pėr atė mision dhe e realizoi nė mėnyrė tė shkėlqyer. U emėrua nė krye tė diplomacisė shqiptare kur vendi po bėnte ēdo pėrpjekje pėr anėtarėsim nė NATO, fitoli simpatinė, respekti dhe dashurinė e kolegėve tė tij dhe u shndėrrua nė njė promotor tė vėrtetė tė kėtij procesi. U emėrua nė krye tė Ministrisė sė Brendshme pėr tė pėrmbushur njė premtim elektoral konkret tė heqjes sė vizave me BE-nė. Ėshtė ministri dhe personaliteti qė sė bashku me shumė tė rinjtė shqiptarė mbėrritėn nė Bruksel si maratonomak i heqjes sė vizave pėr shqiptarėt.U caktua nga PD pėr tė garuar pėr Bashkinė e Tiranės, mundi Kryetarin e PS-sė dhe Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės dhe drejton sot Bashkinė e Tiranės", theksoi ai.

    Mė tej, ne fjalėn e tij, Berisha vlerėsoi edhe procesin e votimit pėr kreun e ri tė PD-sė, duke shtuar se ai ishte njė provė qė demokratėt e kaluan nė mėnyrė tė shkėlqyer.

    "Partia Demokratike ėshtė parti e vlerave, parimeve, mė tė shkėlqyera, mė tė larta dhe ajo jo se ka pasur shkop magjik, por se ka pasur njė program me vlera dhe parime. PD-ja ka arritur tė shėnojė nė biografinė e saj suksese dhe arritje tė mėdha. PD-ja ka mbetur nė Europėn ish-komuniste forca e themeluar nė vitet 90 mė e fuqishme. PD-ja faktoi dje para shqiptarėve se ėshtė njė forcė e vlerave. Dje votuan mbi 41 mijė anėtarė duke befasuar, duke dėshmuar qė pavarėsisht nga rezultati i 23 qershorit demokratėt mbeten tė pathyeshėm. Ndaj dhe unė do tė shpreh edhe mirėnjohjen time mė tė thellė ndaj tyre", u shpreh Berisha.

    Gjithashtu Berisha, vlerėsoi edhe ministrin aktual tė Transporteve, Sokol Oldashin pėr rolin e tij nė kėtė garė.

    "Roli i Olldashit ėshtė shumė i madh.Olldashi ėshtė deputet i PD-sė dhe ēdo deputet i PD-sė, ka njė rol shumė tė madh nė parlamentin shqiptar.Beteja e fillimit tė ri, kėrkon njė mbėshtetje tė fuqishme, njė opozitė mė tė fuqishm nė parlamentin shqiptarė", pėrfundoi Berisha.

    Balkanweb

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    BERISHA: JA CFARĖ I THASHĖ DY KANDIDATĖVE PARA GARĖS

    “Do iu them dy sekrete. Jo dje por pardje ju kam kėrkuar dy kandidatėve se listat janė kėto. Kur ndodh njė fenomen i papritur nuk mund tė pretendonim tė kishim regjistrin mė tė pėrsosur, midis asaj qė PD duhej tė ngrihej me shpejtėsi nė kėmbė dhe asaj tjetėr qė tė ndėrmerrej njė proces i tejzgjatur burokratik dhe unė zgjodha te parin. 41 mijė votues faktuan se kisha te drejte,. Nuk e prisja ketė pjesėmarrje te jashtėzakonshme pėr afatin. Tė jem i hapur njė ditė para i kėrkova tė dyve tė vendosim njė fletore anash dhe tė votojnė tė gjithė ata qė kanė dokumentin e partisė,. Nuk arrita ti bind dhe unė pranova se ata ishin nė garė jo unė. Sė dyti, ditėt e para iu kam duruar njė mesazh konfidencial, tė dashur miq kjo garė nuk ėshtė garė mes aksionerėve, ai qė nuk fiton do pranojė humbjen dhe do mbėshtesė fituesin. I falėnderoj tė dy se nuk kam marrė fedback negativ pėr kėtė kėrkesė, tė cilėn si kryetar nė detyrė ia paraqita”, tha Berisha.

    CILI DO JETĖ ROLI I OLLDASHIT ?
    “Shumė i madh. Olldashi ėshtė deputet i PD-sė dhe cdo deputet i PD ka rol tė madh nė parlamentin shqiptar. beteja e fillimit tė ri kėrkon njė mbėshtetje tė fuqishme,. Njė opozitė ndėr mė tė fuqishme dhe kam binden se cdo deputet do ngrihet ne lartėsinė e pėrgjegjėsisė sė tij” tha Berisha.

    BERISHA: BASHA NUK DO JETĖ SI RAMA
    “Ka qenė njė kohė qė Rama mbushte bulevardin me plehrat e protestave dhe Basha nuk do e bėjė. Ka qenė njė kohė kur Koco Kokėdhima fitonte tenderat, Basha nuk do e bėjė. Gjithcka testohet nė tė ardhmen, Kur votohet mbi 80 % e anėtarėsisė, unė kam marrė 75%, jam mirėnjohjes miqve tė mi Hajdari dhe Ceka qė garuan me mua”, theksoi Berisha.

    E KENI MBĖSHTETUR BASHĖ NĖ FORMĖ JO TĖ NJOHUR?
    "Lidhur me komentet me zotin Olldashi pyesni atė. Atė cka mund t’u them unė ju votimi ishte i fshehtė dhe asnjė anėtar nuk ka vėnė nė diskutim votimin e thjeshtė. Ai u vu nė pėrputhje tė plotė me votimin e fshehtė. Cdo fletė votimi ka njė numėr pėr t’u identifikuar. Numri shėrben pėr tė verifikuar nėse janė fletėt reale apo tė tjera. Gara ka qenė e shkėlqyer nuk e ka njohur Shqipėria ndonjėherė njė garė tė tillė", sqaroi Berisha.

    SA TĖ VĖSHTIRĖ DO E KETĖ PD OPOZITĖN NĖ PARLAMENT PA KRYETARIN E SAJ?
    “Nė historinė e PD, kryetari i saj nuk ka qenė kryetar i grupit parlamentar. Kjo ėshtė e vėrteta. Qė nė vitin 1991 dhe gjer sot nuk kemi pasur kryetarin e partisė kryetar tė grupit parlamentar”, tha Berisha.

    DO E KETĖ VĖSHTIRĖ DREJTIMIN NĖ PESHĖ NE ‘HIJEN’ TUAJ?
    “Shokėt e mi qė mė kanė njohur mua, nė shkollė tė mesme e dinė qė unė isha njė nxėnės qė merresha me veten time 18 orė, marrja me veten time ishte leximi. At qė mė kanė njohur nė shkollėn e lartė e njėjta gjė, ata qė mė kanė njohur mjek e njėjta gjė. Asnjėherė detyrat nuk mė kanė bėrė tė jem tjetėr. Asnjė nuk duhet tė prokupohet cdo bėj. Do zhvilloi betejė tu fuqishme pushteti qė doli nga mashtrimi. Betejė qė bllokon numrin e votave pasi u faktua se ka nė shpinė thesin me votat e vjedhura., Betejė bashkė me ushtrinė e madhe tė demokratėve”, tha Berisha.

    HUMBJA, BERISHA: BASHA DO BEJE ANALIZEN E DUHUR
    Rezultati multifaktorial, por PD ėshtė nė detyrimin e saj qytetar parimor tė analizojė kėtė rezultat. Por ta analizoj me objektivitet dhe tė nxjerr konkluzionet e cila do jenė. Nuk e kam unė nė dorė. Kėsaj radhe ėshtė nė tagrin e kryetarit tė ri tė udhėheq procesin e analizė tė nxjerrė mėsimet mė tė mira nė mėnyrė qė ato tė mos pėrsėriten, pėr tė bėrė”, tha Berisha.

    DO KETĖ RISTRUKTURIM TĖ PD? BERISHA: DUHET ‘HAPUR’ PARTIA
    PD ėshtė parti e tė rinjve. Ata qė patėn fatin tė formohen nė liri ata kanė raport tjetėr me tė vėrtetėn dhe ky raport ėshtė themelor pėr njeriun e qytetėruar. Duke pasUr respekt pėr ata me tė cilėn kam punuar duhet tė hapemi krejtėsisht ndaj gjeneratės sė re.

    BERISHA: NUK DO E HAP SESION E RI PARLAMENTAR
    Do e kisha drejtuar sesion parlamentar, nėse pushteti nuk instalohej me premtimin antiglobaliste qė filloi ti rrėzojė pa ardhur ende nė seli. Do e drejtoja nėse pushtetit nuk do kishte ardhur nga klanet e krimit dhe drogės janė kėto arsyet. Nė grup do shfrytėzoj cdo hapėsirė pėr tė qenė zėri i pamposhtur i demokratėve tė partisė.

    EDUART SELAMI: BASHA DO UDHĖHEQĖ PD DREJT FITORES
    Ora 11:40 Eduart Selami, njė nga themeluesit e PD-sė. Ka uruar Lulzim Bashėn pėr fitoren kundrejt kandidatit Sokol Olldashi.

    “Urimet mė tė mira demokratėve pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri. Kjo ishte njė gare ku Partia Demokratike shpalosi vlerat e saj mė tė mira. Uroj zotin Basha pėr detyrėn e re dhe shpreh bindjen qė do ta udhėheqė Partinė Demokratike nė fitoren e zgjedhjeve te ardhshme”, shkruan Selami nė “Facebook”.

    BASHA TAKIM ME BERISHĖN NĖ KRYEMINISTRI
    Ora 11:30 Lulzim Basha ka zhvilluar njė takim me kryeministrin nė detyrė Sali Berisha nė Kryeministri. Basha pas shpalljes sė rezultatit pėrfundimtar pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė PD, takimin e parė ai e ka zhvilluar me liderin historik tė sė djathtės Sali Berisha.

    Takimi ka zgjatur pak minuta, ndėrkohė ende nuk dihen detaje.

    Ndėrkohė, kryeministri Berisha pritet qė tė dalė nė njė konferencė pėr shtyp rreth orės 12:00.

    BERISHA: URIMET KRYETARIT TE RI TĖ PD, LULZIM BASHA
    Ora 11:00 Lideri historik i sė djathtės Sali Berisha i cili dha dorėheqjen pas zgjedhjeve tė 23 qershorit, ka uruar pasardhėsin e tij pėr fitoren. Nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social ‘Facebook”, Berisha teksa uron Bashėn pėr fitoren, nėnvizon se ai u zgjodh nga njė mbėshtetje plebishitare.

    “Te dashur miq, ju ftoj te urojme tė gjithė sė bashku sukseset mė tė mėdha kryetarit tė ri tė PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me njė mbėshtetje plebishitare nga anėtarėsia e PD. Lulzim Basha ėshtė historia e suksesit tė tė riut shqiptar nė liri dhe qė i ka bėrė shėrbime tė ēmuara PD, vendit dhe kombit te tij. Ju ftoj tė punojmė fort e mė pėrkushtim nėn udhėheqjen e liderit tonė pėr njė fillim tė ri e tė fuqishėm tė PD, vendimtar pėr fitoren e ardhshme tė saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqipėrisė!”, shkruan Berisha.

    Balkanweb

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Basha: Mė tė bashkuar se kurrė. Alternativa e shpresės pėrballė qeverisė sė veseve tė vjetra

    TIRANE- Kryetari i ri i PD-se, Lulzim Basha ka falenderuar mbeshtetesit nga selia e PD-se, ne te paren konference si kryetari i sapozgjedhur.

    Basha ka falenderur gjithe mbeshtetesit per besimin e madh qe i kane dhene, duke e zgjedhur ne krye te PD, pa harruar te falenderoje rivalin ne kete gare, Olldashin per kontributin e dhene e duke kujtuar se demokratet mbeten nje familje, sot me te bashkuar se kurre.

    “Falenderoj anetaret, strukturat dhe drejtuesit per vlerat e larta qyetare me te cilet u angazhuan ne kete proces. Ne kete gare te paren te vertete, ne demokratet ju deshmuam qytetareve se jemi perfaqesuesit me te denje te lirise, demokracise e dinjitetit. Falenderoj Olldashin per kontributin e tij ne kete gare qe deshmoi vlerat unike te PD”- tha ai.

    Basha theksoi se nė fillim, gjatė e nė pėrfundim te gares, demokratet nuk harrojnė se jane tė gjithė demokratė, anėtarė tė njė familje krenarė pėr identitetin e trashėgiminė, mė tė vendosur e mė tė bashkuar se kurrė.
    “Nė projektin tonė tė fillimit tė ri PD do mbėshtet te palca e saj, anėtarėt e militant e pėrkushtuar nė vite do dėgjojė e respektojė zėrin e cdo anėtari dhe do lartėsojė gjithepėrfshirjen. Nė pėrpjekjen time pėr ta drejtuar kėtė fillim tė ri do tė jap gjithēka me vendosmėri absolute dhe pėrgjegjėsinė mė tė lartė ndaj jush, anėtarėve dhe militantėve tė PD. Do mbėshtetem te vizioni i themeluesve, Azem Hajdarit dhe qėndrestarėve tė tjerė, te energjia e pamatė e militantėve dhe anėtarėve, te pėrvoja e drejtuesve sot e ndėr vite, te pasuria e vlerave tė lidershipit historik, Sali Berishės. Do punoj qė PD e lindur nga ėndrrat e tė rinjve tė jetė forca e ėndrrave tė tyre, gjeneratės sė lirisė, bashkė me ta kemi fituar bashkė me ta do i japim krahė fitoreve tė ardhshme”- tha ai.

    Panorama

  10. #50
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Lulzim Basha nuk eshte vetem politikan i zoti, ai i perket edhe nje brezi te ri shqiptaresh. Nje brezi te ri qe nuk eshte brumosur nen komunizem, nuk eshte produkt i sistemit shqiptar por produkt i shkolluar e edukuar jashte vendit. PD nuk po ben vetem nje rrokade drejtuesish partie, PD po ben edhe nje rrokade brezash. Dr. Berisha ka bere nje pune mbreselenese ne krye te PD dhe ne krye te qeverise, por ai nuk i perkiste brezit te ri dhe gjithe njohurite e tij ishin te fituara nga leximi, e jo nga jeta ne nje shoqeri te huaj me tradite demokratike. Kjo do te beje qe Basha te terheqi rreth PD-se gjithe rinine shqiptare qe do te identifikohen me shume me nje lider te ri ne moshe me prane brezit te tyre, se sa me brezin e Berishes apo Rames qe jane brezat e thinjur e djegur nen komunizem.
    Albo
    U nisa to bej koment, por nuk ke ci shton apo heq komentit te Albos.Theksova ate cka eshte vitale ne rendesine e zgjedhjes se Bashes, dhe shkaterruese,e dhimbshme,frikesuese, tek kundershtaret e tij.
    Urime kryetarit te ri Lul Basha, dhe shume shpejte partise se rinovoar demokratike.Era e perendimit kurre nuk ka qene kaq prane nje partie politike shqiptare, sac eshte sot kaq prane PDs.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •