as qe diskutohet nje gje e tille , ato zgjedhje ishin nje farse , luli ishte paracaktuar te fitonte nga berishaAstrit Patozi: Basha ishte parazgjedhur nga Berisha
as qe diskutohet nje gje e tille , ato zgjedhje ishin nje farse , luli ishte paracaktuar te fitonte nga berishaAstrit Patozi: Basha ishte parazgjedhur nga Berisha
Artikulli eshte publikuar ne vitin 2011, kur Lulzim Basha konkuronte per Kryetar i Bashkise se Tiranes.
Disa muaj mė parė, mediat i bėnė jehonė njė interviste tė antropologut Jose Pablo Baraybar, tė botuar tek gazeta zvicerane "Le Temps". Baraybar njihet prej publikut si njė prej ekspertėve tė pėrfshirė nė hetimin e atyre qė pėrfliten si krime tė UĒKsė, apo historia e "shtėpisė sė verdhė".
(Lexoni tė gjitha dėshmitė rreth implikimit tė Lulzim Bashės: Dosjet kundėr UĒKsė, Komisioni i Sigurisė thėrret ministrin Basha - Sh.B) Ky hetim famėkeq pėr shqiptarėt, i kryer prej njė skuadre ku merrnin pjesė ekspertė ndėrkombėtarė tė punėsuar pranė UNMIKut dhe pranė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Krimeve tė Luftės nė ishJugosllavi, edhe pse ende nuk ka prodhuar asnjė pėrfundim serioz e tė besueshėm, ka pasur jehonė nė media ndėrkombėtare, po edhe nė institucione tė ndryshme tė angazhuara nė rajon.
Bėhet fjalė pikėrisht pėr hetimin, tė cilit iu referua Carla del Ponte, ish kryeprokurorja e Hagės, nė librin e saj, sipas tė cilit nė luftėn nė Kosovė rezulton qė shqiptarėt tė kenė bėrė po aq krime sa edhe serbėt, edhe pse kėta tė fundit siē dihet, ishin tė organizuar nė represionin e tyre e nė qėllimin pėr tė spastruar etnikisht atė territor qė historikisht ka qenė i banuar prej shqiptarėsh. Prej hetimeve tė tilla ka marrė spunton dhe raporti kontrovers i zviceranit tjetėr, Dick Martyt, raport qė tashmė ėshtė bėrė shkak pėr nisjen e hetimeve tė reja nga ana e EULEXit.
(Shikoni videomaterialin: Raporti i Martyt, provat e gėnjeshtrės - Sh.B) http://top-channel.tv/artikull.php?id=202302&ref=ml Pėr raportin Marty dhe pėr historinė e "Shtėpisė sė Verdhė" ėshtė folur gjatė, e palėt interpretojnė sipas interesave, mirėpo, sipas Baraybarit, e jo vetėm sipas tij, nė ekipin e hetuesve qė ka "zbuluar" atė ēka pretendohet se ka ndodhur gjatė luftės, pra vrasje e tortura tė kryera nga ana e UĒKsė, ka qenė dhe Lulzim Basha. Sipas Baraybarit, Basha ka qenė me tė nė veri tė Shqipėrisė, si pėrkthyes e si jurist. "Basha e njeh dosjen, ai e ka pasur atė", - ka thėnė antropologu peruan publikisht tek gazeta "Le Temps".
E menjėhershme ka qenė pėrgjigjja e Lulzim Bashės, qė ishte Ministėr i Brendshėm nė momentet kur u botua intervista e Baraybarit, e kur sapo kishte nisur diskutimi: Basha mohoi tė kishte qenė pjesė e hetimeve, edhe pse nė CVnė e tij shkruhet se bash nė atė kohė ai ka qenė nė shėrbim tė Gjykatės Ndėrkombėtare e tė UNMIKut, dhe detyra e tij ka qenė pikėrisht ajo: tė shoqėrojė ekipet hetimore, si pėrkthyes nga shqipja nė anglisht dhe anasjelltas, dhe si jurist.
Fred Abrahams: Basha personalisht ka hetuar informacionet pėr vendet e kėtyre burgosjeve nė Veri tė Shqipėrisė!
Fred Abrahams
Pas deklaratės sė Bashės, pati dhe njė reagim tjetėr, nga mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, edhe ai pjesėtar i ekipeve qė kanė marrė pjesė nė hetim. Gashi gjithashtu dėshmon pėr praninė e Bashės nė hetimet nė fjalė. Njė tjetėr konfirmim erdhi dhe nga Human Rights Watch, pėrmes pėrfaqėsuesit tė tyre Fred Abrahams. Nė njė deklaratė publike tė kėsaj organizate ndėrkombėtare Abrahams pohon se Basha ka qenė nė dijeni tė hetimit, edhe pse nė deklaratat e tij Basha tha se s'ka dėgjuar kurrė pėr kėtė hetim.
"Ai ka punuar pėr Gjykatėn dhe Departamentin e Drejtėsisė pranė UNMIKut pas luftės, dhe personalisht ka hetuar informacionet pėr vendet e kėtyre burgosjeve nė Veri tė Shqipėrisė", - tha Abrahams nė deklaratėn e tij publike. Por, pėr publikun shqiptar mbetet e paqartė situata e pėrfshirjes sė Bashės nė hetimin qė ēoi mė vonė deri te deklaratat e Del Pontes e deri te raporti i Dick Martyt, edhe pse njė gjė dihet me siguri:
Basha nuk ka dėshmuar pėrmes publikimit tė ndonjė dokumenti zyrtar mospėrfshirjen e tij. Ai ka refuzuar pohimet e Baraybarit, Gashit dhe Abrahamsit duke thėnė se kėto janė shpifje, pasi ai ka punuar vetėm si ekspert pėr tranzicionin e Zyrės Ligjore tė UNMIKut drejt Ministrisė sė Drejtėsisė nė Kosovė, edhe pse CVja e tij tregon qė ka qenė i angazhuar edhe si pėrkthyes e si oficer ligjor (jurist) pranė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Krimeve tė Luftės nė IshJugosllavi dhe UNMIKut.
Lulzim Basha ka qenė pjesė e grupit tė hetuesve, si nė rastin e Fatmir Limajt, ashtu dhe nė atė tė Daut Haradinajt
Ndėrkohė qė ėshtė duke bėrė fushatė pėr Bashkinė e Tiranės, Basha i detyrohet publikut mė shumė transparencė mbi tė shkuarėn e tij, duke pasur parasysh sensitivitetin qė rrethon ēėshtje tė tilla. Pėrfshirja nė "ēėshtjet delikate", Limaj, Haradinaj etj. Njerėz qė kanė punuar me Bashėn tregojnė se nė vitet e para pas luftės ai ka qenė pjesė e ekipit tė pėrkthyesve pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve tė Luftės nė ishJugosllavi, ndėrkohė qė punonte edhe pėr hetuesit e departamentit ligjor tė UNMIK. Basha fillimisht ka qenė thjesht pėrkthyes, po mė pas, falė pėrkushtimit nė punė dhe pėrgatitjes si jurist, ka marrė pjesė edhe nė pėrpilimin e dosjeve, edhe nė pėrgatitjen e padive qė hapėn disa procese tepėr tė famshme gjyqėsore.
Mes tyre, proceset ndaj disa prej komandantėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės sė sapodalė nga lufta. Ndėr ta, mund tė pėrmendim Fatmir Limajn dhe Daut Haradinajn. Tė dy gjeneralėt e UĒKsė, qė sot janė deputetė nė parlamentin e Kosovės, u akuzuan pas lufte pėr krime, u hetuan nga ndėrkombėtarėt, e u dėnuan, ndėrkohė qė Lulzim Basha ka qenė pjesė e grupit tė hetuesve, si nė rastin e Limajt, ashtu dhe nė atė tė Haradinajt. Nė rastin e Fatmir Limajt, historia dihet prej shumėkujt nė Prishtinė.
Lulzim Basha ka qenė pjesė e grupit qė ndėrtoi dosjen pėr tė, pėr Haradin Balėn dhe Isak Musliun. Tė tre drejtuesit e UĒKsė u transferuan nė Hagė nė 2003, me kėrkesėn e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė IshJugosllavi, mbi ta rėndonin akuza qė mund t'i mbanin gjatė pas hekurave, akuza tė cilat janė renditur edhe nga Lulzim Basha. Fatmirėsisht, Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės i rrėzoi akuzat, dhe vendosi tė lirojė gjeneralėt e UĒKsė qė qenė dėrguar nė burg edhe me ndihmėn e bashkatdhetarėve tė tyre.
Lulzim Basha ka qenė pjesė e grupit qė ndėrtoi dosjen pėr Fatmir Limajn, pėr Haradin Balėn dhe Isak Musliun!
Nė rastin e Daut Haradinajt ēėshtja ėshtė mė pak e njohur pėr publikun shqiptar. Daut Haradinaj, vėllai mė i ri i Ramush Haradinajt, ka qenė njė prej komandantėve tė parė tė UĒKsė, i angazhuar nė luftė qė prej fillimit tė organizimit tė UĒKsė, bashkė me Adem Jasharin, Rexhep Selimin, Abedin Rexhėn etj. Daut Haradinaj ka qenė komandant i UĒKsė pėr zonėn e Dukagjinit, njė prej njerėzve mė tė respektuar pėr atė qė ka bėrė gjatė luftės nė Kosovė, njė prej luftėtarėve mė heroikė.
Por nė 2002, si pasojė e njė hetimi tė gjatė tė Departamentit pėr Drejtėsi tė UNMIKut, Daut Haradinaj, sė bashku me katėr luftėtarė tė tjerė dėrgohen nė burg, pėr krime gjatė luftės. Nė pėrkthimin e dėshmive tė tyre, si edhe nė pėrpilimin e dosjes, ka marrė pjesė edhe Lulzim Basha, qė po ngjiste shkallėt e karrierės nė po kėtė Departament tė UNMIKut. Daut Haradinaj, si pasojė e kėtij procesi, u dėnua dhe bėri tre vjet burg nė Kosovė, pėr tė dalė mė pas nga burgu edhe mė i rehabilituar, duke u bėrė kohėt e fundit deputet nė Kuvendin e Kosovės.
Lulzim Basha ka qenė pėrkthyes gjatė hetimit tė ēėshtjes sė Shtėpisė sė Verdhė!
Veē kėtyre dy rasteve, nė Prishtinė e dinė qė Basha, por edhe tė tjerė tė ardhur prej Republikės sė Shqipėrisė pėr tė punuar me UNMIKun e me ndėrkombėtarėt, kanė marrė pjesė nė hetimin e luftės pėr ēlirimin e Kosovės. E trishtueshme ėshtė qė kėto hetime kanė rezultuar nė pėrbaltjen e kėsaj lufte, gati-gati duke barazuar serbėt me shqiptarėt sa i pėrket krimeve, edhe pse realiteti ka qenė ndryshe, e tė gjithė e dimė se shqiptarėt kanė luftuar kundėr njė regjimi kriminal, me tė drejtėn e plotė pėr tė mbrojtur veten, njerėzit e tyre dhe atdheun. Por sot shumė pak flitet pėr kėtė dimension tė pasluftės: pėr ndihmėn e vetė shqiptarėve pėr tė ndėshkuar UĒKnė.
Sigurisht, mund tė thuhet qė Basha ka bėrė punėn e tij. Ai ėshtė sjellė si "profesionist"i ftohtė, ka ēuar deri nė fund punėn qė i ėshtė besuar nga shefat e tij, pa hezituar tė marrė pjesė nė proceset qė hodhėn baltė mbi luftėn e shqiptarėve tė Kosovės, duke barazuar rezistencėn e njė populli ndaj shtypjes sė organizuar tė njė ushtrie shtetėrore e duke hetuar e gjykuar ata qė, tė ndodhur nė kushte tė pazakonta, po bėnin ēmos pėr tė ruajtur tokat prej tė cilėve po shpėrnguleshin, e njerėzit e tyre, tė cilėt po pėrndiqeshin e po vriteshin.
Nuk ka vend pėr gjykim moral nė rastin e Bashės, profesioni ėshtė profesion. Ama edhe transparenca duhet bėrė mbi aktivitetin profesional, nė mėnyrė qė publiku tė ketė mundėsi tė vlerėsojė sa mė plotėsisht me votėn e vet kandidatin. Njė ishkoleg i Bashės na tregon se detyra e tyre ka qenė tė merreshin me tė gjitha ēėshtjet e hetimit qė janė hapur nga gjykata ndėrkombėtare e Hagės, sa i pėrket krimeve tė luftės.
Madje, pėr kėtė qėllim ėshtė krijuar edhe stafi, i drejtuar nga Elizabeth Press, nė vartėsinė e sė cilės ka qenė dhe Lulzim Basha. Elizabet Press ishte shefe e rekrutimit tė gjykatės sė Hagės dhe nėn drejtimin e saj janė punėsuar shqiptarėt pėrkthyes tė prokurorėve qė nisėn hetimet e luftės nė Kosovė.
Nga fundi i vitit 1999 deri nė vitin 2002 janė pėrpiluar tė gjitha dosjet e hetimeve pėr krime luftė, dhe stafi i zyrės sė rekrutimit tė gjykatės sė Hagės ka qenė pjesė e pėrpilimit tė tė gjitha akuzave me tė cilat pėrballen edhe sot ish luftėtarėt e UĒKsė nė Kosovė. "Ishte detyra jonė. E pėr kėtė duhet tė lėviznim nga Prishtina, nė Pejė dhe Mitrovicė. Kėtė punė ka bėrė kushdo, edhe Lulzim Basha", - na tregon ishpėrkthyesi qė ka punuar pėr zyrėn e Elizabeth Press.
Njė nga dokumentet e UNMIK'ut, ku figuron emri i Lulzim Bashės!
Pėrkthimet pėr pjestarėt e kėsaj zyre kanė nisur nga hetimet e Fatmir Limajt e deri tek "Shtėpia e Verdhė" nė Kukės. Antropologu Jose Pablo Baraybar, qė ka qenė pjesė e ekipeve hetimore, ėshtė shprehur publikisht se Basha ka qenė pėrkthyes gjatė hetimit tė ēėshtjes sė "Shtėpisė sė Verdhė", qė ka rezultuar nė deklaratat famėkėqija tė Del Pontes dhe tek raporti i fundit i Dick Martyt, por Lulzim Basha e ka hedhur poshtė kėtė pretendim, duke thėnė publikisht se nuk ka qenė kurrė pėrkthyes pėr kėtė ēėshtje.
E vėrteta sėrish qėndron pezull, gjithsesi mbetet i vlefshėm fakti qė Lulzim Basha duhet tė lejojė shqyrtimin e tė kaluarės sė tij, madje duhet tė ndihmojė dhe vetė pėr sqarimin e publikut sa i pėrket pėrfshirjes sė tij nė kėto ēėshtje kaq sensitive pėr shqiptarėt. Si figurė publike qė ėshtė, tani qė kandidon pėr njė nga postet mė tė rėndėsishme nė Shqipėri, ai i detyrohet pak mė shumė transparencė votuesve tė tij potencial.
Basha nuk ka qejf tė shprehet pėr aktivitetin e tij nė Kosovėn e pasluftės.
Ka njė periudhė tė jetės sė Lulzim Bashės, pėr tė cilėn nuk shkruhet shumė. Madje, as vetė ishministri qė ka mbajtur tre nga portofolat mė tė rėndėsishėm tė qeverisė shqiptare, atė tė Ministrisė sė Transporteve, tė Jashtmes dhe tė Brendshmes, nuk ka qejf tė shprehet pėr atė periudhė. Bėhet fjalė pėr periudhėn pėrpara vitit 2005, para se Lulzim Basha tė angazhohej zyrtarisht me Komitetin e Orientimit tė Politikave, organin elektoral tė PDsė nė zgjedhjet e atėhershme.
Zyrtarisht, nė CVnė e ishministrit qė tashmė kandidon, shkruhet se deri nė 1998 ai ka pėrfunduar studimet nė Universitetin e Utrechtit nė Holandė, me gradėn Master i sė Drejtės (Ligj). ( Shikoni: Shtėpinė e Lulzim Bashės nė Utrecht tė Holandės -Sh.B) Nė vitet 1998 - 99, ai deklaron se ka punuar pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve tė Luftės nė ishJugosllavi, nė 2000-2001 ka qenė Kėshilltar Ligjor pranė Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIKut, nė 2001-2002 zėvendėsshef i kabinetit tė Drejtorit tė Departamentit tė Drejtėsisė, e mė pas, deri nė 2005, ka punuar si kėshilltar special pėr tranzicionin (ligjor) pranė sė njėjtės zyrė, e cila po pėrgatitej tė shndėrrohej nė Ministri tė Drejtėsisė nė Kosovė.
Mirėpo gjatė viteve tė fundit, me tė marrė pėrsipėr njė rol mė politik nė Shqipėri, mediat kanė filluar tė publikojnė edhe disa hipoteza tė tjera mbi tė shkuarėn e Bashės. Disa prej tyre e kanė shqetėsuar vėrtet ishministrin e Berishės, i cili disa herė ka bėrė dhe deklarata jo shumė tė qarta nė lidhje me aktivitetin e tij nė Kosovė.
Lulzimi sė paku nė 6 muajt e parė tė qėndrimit nė Kosovė ėshtė shoqėruar vetėm me ndėrkombėtarė, madje i shmangej tė folurit shqip! Po cila ka qenė jeta e Bashės nė Kosovėn e pasluftės? A ka ndonjė arsye pėr mosndriēimin e asaj periudhe tė jetės sė kandidatit pėr Bashkinė e Tiranės?
I riu ambicioz qė erdhi nga Holanda Lulzim Basha ėshtė rekrutuar prej Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė IshJugosllavi kur sapo kish pėrfunduar studimet, ende pa ndonjė eksperiencė pune nė profesionin e tij. Miq tė tij gjatė periudhės sė shkollimit nė Holandė, tregojnė qė Basha dallohej pėr ambicien e tij, sidomos nė marrėdhėniet me pedagogėt. Jo rrallė Bashėn e ftonte pėr darkė dhe vetė dekani i Universitetit, qė me sa duket e ka pasur pėr zemėr djalin nga Shqipėria.
Ishkolegė tė Bashės tregojnė qė Lulzimi sė paku nė 6 muajt e parė tė qėndrimit nė Kosovė ėshtė shoqėruar vetėm me ndėrkombėtarė, madje i shmangej tė folurit shqip. Sokol Zogaj aktualisht zyrtar i lartė nė Ministrinė e Drejtėsisė nė Kosovė, tregon se deri vonė tė gjithė mendonin se Lulzim Basha duhet tė qe ndonjė i huaj, sepse askush nuk e kishte dėgjuar tė fliste shqip.
Njė tjetėr ishkoleg i Bashės, qė ka qenė me tė edhe nė Utrecht, dhe mė vonė nė Kosovė, thotė e justifikon mosfoljen e shqipes si njė dukuri normale, pasi, sipas tij, duke qenė se si studentė tė sapodalė nga shkolla, po pėrpiqeshin tė ndėrtonin njė karrierė nė UNMIK, kjo varej mė sė shumti prej shefave, qė ishin tė kombėsive tė ndryshme, por asnjėherė shqiptarė. Por, duke qenė se ishte punėsuar pėr hetimet e krimeve tė luftės, Basha nuk mund t'i shmangej ēdo kontakti me vendasit.
Puna e tij nėnkuptonte midis tė tjerash edhe pėrkthimin nga shqipja nė anglisht tė hetimeve tė deponuara nga dėshmitarėt, si dhe dėshmitė e tė paditurve, kėshtu qė "ndėrkombėtari" Basha, pas disa muajve u mor vesh se qe shqiptar. Gjithsesi, djali i shkolluar nė Holandė vijoi tė kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės me ndėrkombėtarė. Nė rrethin e tij shoqėror gjatė 5 vjetėve tė kaluar nė Kosovė hynė shumė pak shqiptarė, dhe ata kryesisht nga Shqipėria.
Nė kėtė grup miqsh bėnin pjesė edhe mikesha e tij Argita Berisha-Malltezi (vajza e kryeministrit Sali Berisha), i shoqi, Jamarbėr Malltezi, Edit Harxhi, Albana Vokshi, Florion Mima, si edhe kunati i vetė Bashės, Erion Isufi. Ky grup, si edhe disa shqiptarė tė tjerė qė punonin pranė UNMIKut asokohe, vijojnė tė jenė dhe sot njė rrjet individėsh, tė cilėt gjatė vjetėve kanė dėshmuar qė kanė ditur tė bėjė shumė punė, nė favor e nė tė mirė tė njėri-tjetrit. Pak janė ishkolegėt e Bashės qė ende vijojnė tė punojnė nė Kosovė, e ata qė kanė mbetur hezitojnė tė flasin. Ndoshta pse ėshtė fushatė elektorale.
Po ē'tė keqe mund tė ketė vallė tė tregosh pėr publikun historitė rinore tė njė nėpunėsi tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK)? Pėr mė tepėr qė tė gjithė miqtė e tij, nė anonimitetin e tyre imponues, tregojnė se Basha i ri ka qenė njė djalė elegant, gjithnjė i kujdesshėm pėr pamjen e tij, e nga buza e tij nuk shqitej kurrė buzėqeshja. Por s'besojmė se arsyeja pse Basha i fshihet tė shkuarės sė vet ėshtė thjesht buzėqeshja e tij.
Basha lėvizte i shoqėruar e i siguruar prej rojeve ndėrkombėtare!
Sot nė Prishtinė, njė pjesė e mirė e miqve tė tij qė punonin me tė janė tashmė pjesė e administratės sė shtetit shqiptar, ose janė pėrfshirė nė sipėrmarrje biznesesh pėrkėtej kufirit. Ata tė paktė qė kanė mbetur nė Prishtinė, ende i ruajnė lidhjet e forta me Lulzim Bashėn. Sokoli qė sipėrcituam, funksionar i lartė i ministrisė sė Drejtėsisė sė qeverisė sė Kosovės, qė pėr disa vite ka punuar nė departamentin e drejtėsisė nė tė njėjtin institucion me Lulzim Bashėn.
"Njihej si njė djalė i bukur, qė hynte dhe dilte nė zyrėn e UNMIKut si nė pasarelė, e grave aty u mbahej fryma sa herė djaloshi kalonte nėpėr korridore", - tregon. Njė tjetėr shtetas shqiptar qė ka punuar si pėrkthyes nė zyrėn e drejtuar nga Elizabet Press, e qė sot ka njė karrierė tė suksesshme nė Kosovė, nuk ruan ndonjė shije tė mirė pėr djaloshin nga Shqipėria.
Arbeni na thotė se Basha qė prej asaj kohe shoqėrohej vetėm me miqtė qė e kanė ndihmuar fort pėr tė qenė nė krye tė politikės shqiptare. Sipas tij, orėt e lira nė Prishtinė Basha i shpenzonte kryesisht me Argita Berishėn, Jamarbėr Malltezin, Edit Harxhin dhe Linda Baletėn, si edhe me disa ndėrkombėtarė. Asokohe, edhe pse Kosova ishte e shkatėrruar prej luftės, jeta e natės nė Prishtinė ofronte shumėēka.
Njė ekonomi e tėrė e zbavitjes e ngritur rreth parave qė shpenzonin ndėrkombėtarėt e punėsuar nė UNMIK e nė KFOR, njė oaz luksi nė mes tė njė shkretėtire mjerimi. Nė kėtė qytet ku bashkėjetonin dy standarde krejt tė ndryshme jetese, Lulzim Basha natyrisht qė ka preferuar jetėn e rehatshme. I akomoduar nė njė banesė tė marrė me qira nė njė prej zonave mė tė shtrenjta nė Prishtinė, menjėherė pėrballė hotel "Grand", Basha lėvizte gjithnjė brenda njė zone tė kufizuar, aty ku jetonin ndėrkombėtarėt. Edhe kur lėvizte, pėr tė shoqėruar ekspeditat hetimore, si pėrkthyes e mė pas si nėpunės i UNMIK, Basha lėvizte i shoqėruar e i siguruar prej rojeve ndėrkombėtare.
Nė njė deklarim publik tė pasurisė sė vet Basha ka argumentuar se nga puna e bėrė nga vitit 1999-2004 nė UNMIK ka pasur tė ardhura rreth 80.000 euro nė vit (diku tek 6800 euro nė muaj). E nė fakt, me kėtė rrogė ia dilte tė justifikonte njė jetė krejtėsisht tė shpenguar nė Kosovė. Vetėm pėr banesėn e marrė me qira, njė pallat pėrballė hotel "Grandit", nė Prishtinė, ka paguar rreth njė mijė euro nė muaj.
Edhe sot e kėsaj dite apartamentet e pallatit nė fjalė vazhdojnė tė jepen me qira, kryesisht pėr tė huajt, por e zonja e apartamenteve, si shumė tė tjerė, heziton tė flasė pėr Lulin kur mėson se ne jemi gazetarė. Ajo justifikohet e thotė se nuk i mban mend ishklientėt e saj, qė kanė qenė kryesisht tė huaj. "Kėtu kanė hyrė dhe kanė dalė shumė njerėz, ndėr ta mund tė ketė qenė dhe Basha, por pėrveē dhėnies sė apartamentit me qira, ne nuk kemi pasur marrėdhėnie tė tjera", - tregon pronarja e shoqėrisė "City Berry" qė menaxhon pallatet pėrballė hotel "Grandit", nė zemėr tė Prishtinės.
Por Bashėn e mban mend berberi i lagjes qė e ka dyqanin shumė pranė hyrjes sė pallatit. Si tė gjithė berberėt, ai nuk heziton tė mburret me faktin qė ka qethur e ka rruar djalin simpatik qė ngjiti papritur me njė kėrcim tė vetėm shkallėt e karrierės nė Shqipėrinė mėmė. Pak metra mė andej ndodhen ndėrtesat ku kanė qenė zyrat e UNMIKut, aty ku Basha ka shėrbyer pėr rreth katėr vjet.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Me urdher te Bashes Arben Imami/Sali Berisha i ka kaluar shtepine e oficerave ne pronesi PD per ta perdorur si seli te sajen. Ky akt i qeverise ne ikje eshte bere tinezisht ne menyren me te fshehte dhe nuk eshte pasqyruar zyrtarisht qofte nga Ministria e Brendshme apo nga Keshilli i Ministrave. Ky eshte nje abuzim dhe shperdorim detyre i hapur sepse per privatizimin e pronave shteterore ka nje procedure te caktuar.
Shpresoj qe te mos fillojne ti levizin gjerat se nuk do ja u lere qeveria e ardhshmei gjate...
o zit ti duhet te jesh psikopat,duket nga idiotlleqet qe shkruan.........
basha pasi i shiti detin greqise,tani fillon te jape dhe mesime per politiken e jashtme...hahahhah....
Basha: Kujdes! Renditja sipas rėndėsisė strategjike, dėm pėr vendin. Duhet maturi!
TIRANĖ-Kryetari i Partisė Demokratike Lulzim Basha apeloi sot se duhet pasur kujdes me politikėn e jashtme qė ndjek Shqipėria dhe se kjo e fundit tė mos pėrdoret si instrument pėr propagandė politike.
Deklarata bėhet nė rrjetin social, Facebook, ku Basha thekson se cdo trajtim me emocione qė u bėhet marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me fqinjėt, janė amatorizėm dhe dėm pėr vendin.
Vendosja publike e njė rendi tė rėndėsisė strategjike midis fqinjėve, ėshtė ēoroditėse pėr perceptimin ndėrkombėtar tė vendit.
Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisė kombėtare nuk janė nė vendet demokratike, instrumente tė propagandės dhe kapitalit politik.
Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipėrisė duhet tė udhėhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimėsia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja pėr tu dukur janė tė dėmshme pėr interesat e vendit. L.Basha.
Reagimi i Bashės vjen kėshtu pak ditė pasi kryeministri i zgjedhur Edi Rama kreu nė vendet fqinje, Turqi, Greqi e Itali.
Rama gjatė vizitės nė Turqi theksoi se ky vend ėshtė njė partner strategjik pėr Shqipėrinė, deklaratė qė ngjalli shumė reagime nė fushėn e diplomacisė dhe atė politike.
(d.b/BalkanWeb)
Ky eshte niveli i militanteve te PD ne shumice... Ndaj dhe udhehiqen si bageti...
Nese ke dicka per te kundershtuar mund te nisesh nga Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 1719, i dates 17.12.2008 i nxjerre nga vete Berisha i cili flet per rregullat e ankandit publik per shitjen ose marrjen ne perdorim te aseteve shteteore...
Ka ligj po ka dhe Maliq, thote Sala, po se di qe ne Shtator i thyhet koka Maliqit nga ligji![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xinxerfilli : 09-08-2013 mė 09:25
Basha ndėrron partnerin e PD-sė nė Kosovė
21:15 / E shtunė, 10 Gusht 2013
Lideri i posazgjedhur i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Lulzim Basha, i ka i ka dėrguar tė premten njė letėr liderit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, nga i cili ka kėrkuar thellimin e bashkėpunimit ndėrpartiak me qellim forcimin tė demokracisė dhe prosperitetit tė dyanshėm.
Basha, i cili mban timonin e PD-sė (e cila pėr me shumė se 20 vite ėshtė udhėhequr nga Sali Berisha) e qė ėshtė konsideruar mė shumė e afėrt me LDK-nė (parti e udhėhequr pėr shumė kohė nga Presidenti i ndjerė i Kosovės, Ibrahim Rugova), i ka shkruar Thaēit pėr zhvillimet nė partinė qė ai udhėheq, si dhe pėr zhvillimet e pėrgjithshme nė Kosovė.
Jam i bindur qė potenciali i Partisė Demokratike tė Kosovės dhe asaj tė Shqipėrisė, mund tė shkėmbehen mė qėllim tė forcimit, thellimit dhe avancimit tė marrėdhėnieve tona tė pėrbashkėta nė tė gjitha fushat edhe nė atė ndėr partiake, i ka shkruar Basha, liderit tė PDK-sė, Hashim Thaēi, transmeton Illyriapress.
Basha nė letėr shpreh gatishmėrinė e plotė tė partisė qė udhėheq pėr tė ndihmuar Partinė Demokratike tė Kosovės, nė tė gjitha kėrkesat dhe adresimet e saj.
Kam kėnaqėsinė tė shpreh gatishmėrinė pėr bashkėpunimin, pėr tė cilin nuk dyshoj dhe i cili do tė konkretizohet nė ditėt, javėt dhe muajt nė vijim, ka shkruar Basha mes tjerash nė letrėn adresuar Thaēit.
Lulzim Basha, i cili udhėheq me Tiranėn, ka qėndruar para pak kohesh nė Kosovė me ftesė zyrtare tė homologut tė tij nga Prishtina, Isa Mustafa, i cili udhėheq Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Basha ėshtė shpallur qytetar nderi i Prishtinės, pėr kontributin e dhėnė nė avancimin e marrėdhėnieve mes dy kryeqyteteve, Prishtinės dhe Tiranės.
Kryetar Basha tha se opozita nuk do ta braktisi parlamentin, por kryetar Berisha u ngrit dhe mori deputete me vete.
Kush eshte kryetar tani ta marrim vesh?
Po kush e pjerdh kryetar bashen lol
Ene ne koh te enverit president ishte haxhi lleshi po veq naj dekorat jepte i shkreti. Udhheqs shteti dihej kush ishte
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Krijoni Kontakt