Ka dalė njė libėr i ashtu quajturi i `zi` i cili pėrmėnd formimin e shtetit tė Kosovės si njė shtet mafizoz. Kėto janė krijime pėr qėllime thjesht tė njė strategjie tė mirė stėrholluar pėr tė pėrbaltur luftėn e drejtė tė shqiptarėve tė Kosovės, luftėn heroike tė ushtarėve tė UĒK , dhe vetmohimin e drejtuesve tė tyre nė kėtė luftė, tė pėrkrahur fuqimisht nga NATO, dhe SHBA.
Ky libėr me titull ` Une Guerre juste pour creer un Etat mafiouz` i botuar nga gazetari polemist Pierre Pean dhe Sebastian Fontenelle, sapobotuar nga shtėpia botuese “Fayard” e Parisit, dhe e reklamuar nga gazeta `Idea` me 21 korrik 2013.
Ashtu si e ka titullin e librit, aty hidhet baltė e vrer mbi luftėn nė Kosovė dhe sic e kanė zakon njerėz dhe gazetarė tė tillė tė ngjashėm me analistin tonė e `tė lajthitur` Lubonja, pėrpiqen qė nėpėrmjet lajmit-skandal tė tėrheqin vėmėndjen e njerėzve tė zakonshėm tė cilėt sgurisht janė tė prirur tė kėrkojnė lajme tė reja, skandale, poshtėrsira tė ndryshme nė mediat e shkruara dhe ekranet e telvizorėve (http://www.gazetaidea.com/tjeter-lib...z-pierre-pean/).
Kundėr akuzat e cuditėshme nė dukje kundėr Kosovės dhe liderėve tė saj nuk janė tė rastėsishme po tė shohėsh edhe mobilizimin e kujdesėshėm tė anti-shqiptarėve nė pėrgjithėsi me tė cilėt janė bashkuar dhe gazetarė apo analistė dhe opinionistė tė cilėt janė nė kėrkim jo tė lajmit, se sa tė namit.
Ashtu sikurse thotė dhe fjala e urtė shqiptare `Mė mirė syri se nami`, frazė qė tregon maturinė e popullit shqiptar ndaj turpeve qė mund ti ndodhin individit, duke i thėnė qė kujdes se mos `lesh nam`, sot, shumė njerėz ashtu sikurse dhe tė pa-aftėt dhe intrigantėt e kanė parė mė tė arėsyeshme qė, pėr tė lėnė gjurmė nė histori nuk mjafton tė lėsh vetėm vepra tė mira, por qėnka mė e lehtė tė bėsh edhe vepra tė kėqija, sepse edhe me ato ngel nė histori.
Duke qėnė njerėz tė vegjel dhe shpirtngushtė, ata nuk e kanė problem tė pėrbaltin cdo gjė tė mirė qė kanė bėrė dhe bėjnė shqiptarėt.
Deri kėtu ka arritur dėshira e kėtyrė gazetarėve dhe analistėve, pėr tė lėnė nam – qė tė ngelin nė histori me cdo kusht . Ja me kėsi plehurinash po ja arrikėrkan qėllimit si gazetari Pierre Pean dhe Sebastian Fontenelle, po kėshtu dhe analisti ynė Fatos Lubonja me atė shkrim tė `papėrgjegjshėm` si gazetar, por dhe si atdhetar.
Atėhere po tė kalojmė nė planin e dytė qė ėshtė dhe mė i rėndėsishmi, mund tė shohim njė fije tė djallėzuar tė njė strategjie tė mirė pėrpagitur kundėr Kosovės, Drejtuesve tė saj nė pėrgjithėsi dhe tė vecantė, duke vendosur nė skalion tė parė francezet; por dihet shumė mirė qė prapa tyre janė politika e djallėzuar serbe e cila kėrkon tė ulė vlerat jo vetėm tė luftės clirimtare nė Kosovė nga UCK, ashtu dhe tė krijojė njė barrierė negative pėr Kosovėn nė tė ardhmen nė mėnyrė qė kur tė krijohen mundėsitė pėr Serbinė, shteti serb tė ketė justifikimin si pėrballė opinionit tė vet ashtu dhe pėrballė ndėrkombėtarėve tė realizojė dy opsione , tė dyja nė favor tė saj:
- Vonim dhe mohimin nga ana e saj dhe e disa shteteve aleate tė saj -e njohjes sė Kosovės si shtet dhe si Republikė e vecantė.
- Krijimin e mundėsisė pėr ta rimarrė Kosovėn nė njė tė ardhme jo tė largėt (sipas tyre) kur tė ndryshojnė konjukturat pėrkatėse. Kėtė qėllim djallėzor ata mund ta arrijnė:
a. duke u pėrpjekur tė sabotojnė konsolidimin e njė shteti kosovar tė stabilizuar
b. duke pėrdorur disinformimin dhe nxirjen si brėnda vėndit ashtu dhe jashtė vėndit tė tė gjitha figurave heroike dhe serioze tė Kosovės,
c. duke pėrdorur taktikėn `pėrca e sundo` nėpėrmjet aktivizimit tė analistėve miopė dhe klientelistė shqiptarė dhe kosovare pėr tė goditur nga brėnda sistemin e vlerave
Ky libėr ėshtė faza e parė e pėrpjekjeve tė aleatėve serbė pėr tė nxirė nėpėrmjet kėtij libri luftėn e Kosovės, Drejtuesit e tij, dhe deformimin e e vlerave duke pėrdorur mekanizmat e zakonshme tė shpifjes pėr tė thėnė qė …`kėta njerėz qė ju i quani luftėtarė, ata nė fakt janė mafiozė, merren me veprimtari tė jashtė ligjėshme, me kontrabandė, me transplantim organesh, me shpėlarje parash, etj,etj…`, dhe shumė veprime tė tilla qė sipas tyre do tė ngjallin nė sytė e popullit kosovar dhe shqiptar hijen e dyshimit, por nga ana tjetėr nė arenėn ndėrkombėtare do tė zhvlerėsojnė Kosovėn si shtet dhe si Republikė.
Dihet qė pėr fat tė keq `flamurin pėr njollosjen` e luftėtarėve tė Kosovės e ka marrė njė analist i njohur nė Shqipėri i cili duke pėrdorur fakte apo akuza tė vecanta dhe tė hedhura poshtė nga gjykata e Hagės tė paktėn pėr z. Ramush Hajradinaj- i cili ėshtė njė hero i vėrtetė nė luftėn clirimtare,- po dėmton rėndė dhe pėr mendimin tim –ai kėtė e bėn thjesht pėr nam por dhe pėr qėllime klienteliste (shiko shkrimin tim tė ditės sė premtė tek gazeta SOT:` Tė jetė Lajthitje e F.Lubonjės?`), e pėr tė treguar analistėve tė tjerė se…ja unė gjej gjėra qė ju nuk i shihni e tė tjera, mballoma si kjo…`
Problemi do tė jetė mė i rėndė nėse vetė shteti i Kosovės dhe politikanėt shqiptarė tė mos prononcohen duke e lėnė kėtė dukuri fillestare tė pėrbaltjes sė Kosovės dhe bijve tė saj tė agravohet.
Une mendoj se gjėndja do tė rėndohet dhe kjo do t`i shėrbejė anti-shqiptarėve dhe fqinjėve jo dashamirės ndaj Kosovės pėr tė vonuar Kosovėn tė hyjė nė BE, por mė tepėr pėr ta lėnė Kosovėn si gjysme shtet dhe gjysmė republikė , pra do ta lėnė nė njė gjėndje qė tė mos vendosė pėr fatet e saj- njėlloj ashtu si do tė dėshėronin serbėt.
ii
Ka harruar Serbia se, sipėrfaqen e Kosovės dhe popullsinė e saj, po kjo Europė, nėpėrmjet ambasadorėve tė saj ja dha si shkėmbim nė Traktatin e qershorit tė 1878 pėr ta drejtuar; megjithatė duke qėnė se Serbia kishte tė njėjtėn popullsi me popullatėn e trojeve tė Kosovės,sė bashku me popullatėn e trojeve tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, ajo duke qėnė e pamundur ta asimilojė, pėrdori taktikėn e largimit tė popullsisė, tė dhunės e vrasjeve e tė pėrdhunimeve por nuk ja arriti qėllimit.
Megjithse largoi pėr 120 vite largoi rreth 1 milione shqiptarė, dhe vrau disa mijra, mė nė fund me ndihmėn e Zotit qė ėshtė i madh- po kjo Europė, ja shkėputi nga duart pėr shkak tė shkeljeve tė rėnda tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut, dhe i la shqiptarėt tė manaxhojnė vehten e tyre nė kujdesin e saj.
Rrymat e forta nacionalisto –fetare qė po lulėzojnė nė Kosovė, nė fakt janė njė shprehje e tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut dhe askush nga ata nuk ka trumbetuar apo ka kėrkuar prishjen e Republikės apo shtetit tė Kosovės.
Rrymat nacionaliste si nė Kosovė ashtu dhe nė Shqipėri, kėrkojnė krijimin e Shqipėrisė natyrale (nė vend tė asaj tė madhe), janė rryma qė pėr fat tė keq do tė cojnė ujė nė mullirin e urrejtjes dhe tė pėrcarjes, pėr dy arėsye:
- sepse ėshtė e parakohėshme tė kėrkohet njė bashkim i tillė qoftė pėr shkak tė dallimeve ekonomiko-financiare por edhe sociale dhe administrative, dhe cdo nxitim nė kėtė ide, do tė pengonte qėllimin sepse njė mjekim i parakohshėm nuk ndalon asnjėherė sėmundjen tė pėrparojė,
- sepse ende nuk ėshtė krijuar (gjithashtu me pėlqimin e BE dhe tė SHBA), njė Kėshill shqiptaro-Kosovar i cili tė marrė nė shqyrtim realizimin e kėsaj ideje nė kuadrin e Globalizmit, por dhe nė zgjidhjen dhe afrimin e ndryshimeve nė profilet dhe diferencat administrative-gjuhėsore- ekonomike-sociale-etj, nė pėrputhje me legjislacionin ndėrkombėtar.
Titulli ogurzi i kėtij libri nga 2 francezė tė panjohur nga ana ndėrkombėtare, tregon se kanė pėr tė dalė edhe libra tė tjerė dhe artikuj tė tjerė, kėshtu qė mendoj se media e shėndoshė kosovare dhe shqiptare, tė mbledhė mėndjen e tė reagojė seriozisht ndaj taktikave tė reja pėr tė pėrbaltur fenomenin shqiptar i cili po konsolidohet dhe po tregon afėsi tė mėdha shtetformuese duke shqetėsuar lobet e zeza anti-shqiptare pėr shkak tė vitalitetit tė inteligjencies shqiptare , luftėtarėve tė lirisė, por dhe ndaj popullit shqiptar kėtu dhe nė Kosovė.
Nė historinė e Serbisė, tė Greqisė, tė Bullgarisė , tė Maqedonisė, tė Rumanisė dhe aq mė pak tė Turqisė, nuk ka dalė njė analist apo opinionist qė tė shajė figurat nacionale pėrkatėse tė vėndeve tė tyre, qoftė dhe duke bėrė shaka me figurat e tyre tė ndritura.
Atėhere del pyetja pėrse nė Shqipėri dhe nė Kosovė dalin gjithmonė `kontrapedalė` tė tillė tė cilėt , nė fillim nėn maskėn e humorit tė zi, e mė pas, duke i njollosur figurat shqiptare, duke pėrfolur jetėn e tyre private, dhe tani duke hedhur aluzione apo dyshime pėr afera apo ngjarje qė nuk kanė lidhje direkt me statusin qė kėta njerėz tė shquar kanė marrė- kėrkojnė tė prishin figurat imazh tė heroit, tė dėshmorit, tė martirit pėr kombin dhe pėr vendin?
Pėrse nė Shqipėri dhe nė Kosovė dalin gjithmonė tė tillė njerėz qė pėrbaltin figurat me tė cilat nderohet populli shqiptar?
A nuk e kini vene re se pėr shumė figura shqiptare dhe Kosovare gjithmone del ndonjė `pafillo` qė i tall, dhe tė tjerėt buzėqeshin- nė vėnd qė ta kritikojnė apo dhe ta largojnė?
Cfare ėshtė ky fenomen bastard qė shajmė heronjtė tanė/?
Mos ėshtė vallė qė heronjtė e krishterė shahen nga myslimanet dhe anasjelltas?
Unė them se jo.
Megjithatė vėrehen tallje nga ana e disa `plehrave` shqiptarė (ndoshta tė shtyre nga tė huajt) pėr shumė heronj shqiptarė e kosovarė si p.sh: isa Boletinin- ja dhe ky isa, Qejfli i madh ka qene???!!!Enveri? cope pederasti???!!! Ismail Beu- turkoshak i qelbur?, Skėnderbeu- ee, pėrcau Shqipėrinė, Ramizi?- boshnjak trap…, ose trimat e Drenices- ishin islamistė…., Thaci?-I inkriminuar..; dhe kėto i thonė shqiptarėt dhe kosovarėt, …Haradinaj?- mafioz, Shkurte Vata? Kalama….etj, etj.
Ka ardhur koha qė tė jemi tė pėrgjegjshėm pėr vlerat tona dhe tė kombit tonė dhe ti respektojmė ato.
Nuk duhen ngatėrruar vepra heroike, trimėria, martirizimi, serioziteti i njerzve qė cojnė Shqipėrinė dhe Kosovėn pėrpara drejt integrimit, si dhe tė heronjve tė Rilindjes Kombėtare, heronjve tė luftės nacional-clirimtare, martirėve tė demokracisė,- me jetėt e tyre private tė cilat ndoshta s`kanė qėnė tė pėrkryera.
Kėshtu qė nuk duhen baltosur pėr rrethanė personale apo private, pėr tė cilat ashtu si cdonjėri prej nesh nuk ka qejf ti zejė me gojė.
Rėndėsi ka vepra e bėrė pėr tė cilėn ėshtė nderuar Heroi, Martiri, Njeriu; - dhe ashtu duhet tė jetė.
I pėrjetshėm qoftė kujtimi i dėshmorėve tė kombit dhe i heronjve tė sotėm qė cliruan Kosovėn. Qofshin mallkuar kalemxhinjtė qė e shesin vehten pėr 500 aspra dhe shajnė heronjtė e vendit tė tyre –sepse me kėtė veprim ata njollosin edhe vehten e tyre edhe Shqipėrinė e Kosovėn para syve tė botės e cila mund tė thotė: `…more kėta shqiptarėt qėnkan pa din e e pa imam- dhe janė grindavece dhe pėrcarės…..`.