Si u burgosėn dhe internuan bukuroshet e viteve 30-40
Historitė e vajzave tė Institutit Femnor Nana Mbretneshė rrėfehen nė njė libėr. Fati i tmerrshėm i shumė prej tyre qė rrokulliseshin nė terrin mė tė zi tė diktaturės komuniste. Ato ishin mė tė bukurat, mė tė mirat e Shqipėrisė shkruan autorja e librit, Meri Lalaj
Meri Lalaj: Si u burgosėn dhe internuan bukuroshet e viteve 30-40
Aida Tuci
Ato tė gjitha duken aq tė bukura nė fotot e atyre viteve bardhezi. Sytė e tyre ndritin nga etja pėr dijen, pėr kulturėn Ishin vajzat e Institutit Femnor Nana Mbretneshė. Vetėm se fati pėr disa prej tyre do tė ishte i tmerrshėm. Ato do tė rrokulliseshin nė terrin mė tė zi tė diktaturės komuniste. Ato do tė vuanin vite tė gjata nėpėr burgime dhe internime. Ato mė tė bukurat, mė tė mirat e Shqipėrisė. Kėshtu shkruan Meri Lalaj nė librin e saj mė tė ri, titulluar Instituti Femnor Nana Mbretneshė. Nė nėntor tė kėtij viti do tė mbushen 80 vjet nga ēelja e Institutit, ku u formuan qindra vajza qė luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė emancipimin e vajzave dhe grave shqiptare. Mes tyre, fatkeqėsisht jo pak, qė nga vitet 1945 deri mė 1990 ranė pre e represioneve komuniste dhe shumė prej kėtyre vajzave do ta shihnin veten me pranga nė duar, me shami tė zeza, me jetė tė nxirosur nėpėr burgje, internime dhe persekutime.
Vetėm pak prej kėtyre vajzave qė kishin bashkėshortėt nė krye tė shtetit socialist i mbijetuan persekutimit, thotė autorja e librit, shkrimtarja Meri Lalaj. Pikėrisht kėtė rrjedhė ngjarjesh ka ndjekur ajo nė libėr, duke sjellė mes tė tjerave dhe fatet e bukurosheve tė viteve 30-40. Ishin vajza qė lexonin klasikėt, jepnin shfaqje teatrore, botonin gazetėn e tyre, shkruanin poezi, mėsonin ti binin violinės, pianos, shėtisnin rrugėve me biēikleta dhe motorė, dilnin me kilota dhe luanin volejboll e basketboll por mėsonin dhe sesi tė bėheshin zonja shtėpie, tė qepnin e tė gatuanin. Libri i Meri Lalajt ėshtė pėrpjekja e parė pėr tė rindėrtuar historikun e kėtij instituti. Autorja sjell pėrmes dokumenteve arkivore tė panjohura mė parė historikun e krijimit tė kėsaj shkolle, ndėrsa pėrmes kujtimeve dhe dėshmive tė disa prej protagonisteve sjell historinė e trishtė tė atyre vajzave qė fati i zi i rrokullisi nė terrin e zi tė diktaturės komuniste. Ishin Ato mė tė bukurat, mė tė mirat e Shqipėrisė.
Lalaj: Liri Belishova kėmbėnguli tė shkruajė kėtė libėr
As qė ma merrte mendja se njė ditė do tė ulesha pėr tė shkruar kėtė libėr. Ndėrsa unė nuk ndodhesha nė Shqipėri, mė telefononte zonja Liri Belishova. Kur u takuam ajo mė tha se zonja Vangjeli Mele kishte mbledhur nga Arkivi i Shtetit materiale, qė kishin tė bėnin me Institutin Femnor Nana Mbretneshė. Tė them tė drejtėn vetėm pata dėgjuar pėr kėtė Institut. (Flitej si nėn zė, pasi mbante atė emėr Nana Mbretneshė dhe Shqipėria si vend komunist nuk kish tė bėnte me mbretėr apo mbretėresha.) Kisha parė edhe filmin Vajzat me kordele tė kuqe, qė i kushtohet kėsaj shkolle. Nuk e di ēfarė mendimi mė vetėtiu nė kokė atė grimė kohe kur thashė: Po, do ta shkruaj!.
Ishte Liri Belishova ajo qė i dha idenė autores Meri Lalaj dhe kėmbėnguli qė tė shkruhej njė libėr pėr Institutin Femnor Nana Mbretneshė. Me kthjelltėsinė dhe menēurinė e saj, Liri Belishova mė saktėsoi shumė hollėsira tė ngjarjeve tė kohės, me kujtime pėr profesorėt apo bashkėkohėset. Qėllimi i kėtij libri ėshtė pėr tė saktėsuar tė vėrtetat nė historinė e kėtij Instituti dhe tė jetės shqiptare nė vitet qė lamė pas. Meri Lalaj mendoi se procesi i shkrimit tė kėtij libri do tė ishte thjesht vetėm pėr ato vajza tė bukura, tė menēura, qė mėsuan nė atė Institut, pa patur as idenė mė tė vogėl se ēfarė pune e vėshtirė e priste pėr tė mbledhur materiale e dėshmi pėr tė vėrtetat (kėtė e thekson shpesh gjatė gjithė bisedės rreth librit) e jetės sė shumė prej ish-bukurosheve tė Tiranės qė u pėrndoqėn nga sistemi komunist. Nuk e dija se me sa njerėz duhej tė bisedoja, sa e sa libra, gazeta e materiale tė tjera duhej tė shfletoja dhe sa fotografi do mblidhja.
Ēdo ditė unė jetoja me vitet e shkollės sė tyre, me pėrpjekjet dhe vetėmohimin e tyre nė luftėn pėr ēlirimin e vendit, me idealet, me ėndrrat e tyre tė bukura pėr tė ardhmen. Herė-herė ndihesha e burgosur si Didi Biēaku apo Gjyslyme Dervishi, jetoja vitet e gjata tė izolimit tė Musine Kokalarit, provoja kulmin e karrierės dhe fundosjen me tridhjetė vite nė internim si Liri Belishova, gėzoja pėr fatin e lumtur tė Nermin Vlorės dhe Vera Blloshmit. E kudo mė ndiqte nga pas Ramizeja (Gjebrea) Pasi pata lexuar njė shkrim nė gazetė, doja tė shkoja nė Durrės pėr tė takuar zonjėn Drita Malile, kur mė thanė: Drita ka shtatė a tetė ditė qė ka ikur nga jeta!. Kėrkova tė bisedoj me zonjėn Shpresa Qeribashi (Bushati), takova tė birin, i cili mė tha se nėna e tij nuk mund tė fliste pėr shkak tė njė tromboze qė i kishte ndodhur mė 1 janar. Duke ecur rrugės, mė zuri syri njė lajmėrim vdekjeje, nė tė cilin ishte shkruar emri Zaira Mati. Me zonjėn Zaira pata pasur rastin tė ndodhemi ulur nė njė nga datat 15 tė muajit, siē mblidheshin zakonisht vajzat e kėsaj shkolle, dhe patėm biseduar pėr librin qė ajo kishte pėrkthyer.
Njė ditė u takova me zonjėn Dhurata Strazimiri (Jegeni) dhe biseduam gjerė e gjatė, e kur telefonova pėr tė saktėsuar diēka, mė doli e bija duke mė thėnė se nėna e saj pat pėsuar goditje cerebrale dhe ishte paralizuar krejt. Gjithnjė e gatshme mė ka qėndruar pranė zonja Viktori Gjikondi me kujtesėn e saj tė mrekullueshme, duke mu pėrgjigjur pėr ēdo pyetje qė i kam bėrė. Vangjeli Mele, gjithashtu si dėshmitare e ngjarjeve tė atyre viteve dhe punėn e palodhur qė ka bėrė nė mbledhjen e materialit nga Arkivi i Shtetit dhe nga burime tė tjera. Afėrdita Tutulani mė dorėzoi njė foto ku kishte dalė Margarita, motra e saj me disa vajza, duke mė thėnė: Kjo fotografi ėshtė pa tė nxira pasi e kishim negativin nė familje Janė shumė dėshmi qė vijnė nė kėtė libėr pėr vajzat e Institutit: Ballkėz Halili, Didi Biēaku, Drita Kosturi, Drita Pelinku, Fiqiret Sanxhaku (bashkėshortja e Mehmet Shehut), Liri Gega, Liri Belishova, Musine Kokalari, Nermin Vlora, Ramize Gjebrea e shumė e shumė tė tjera.
Por pėr autoren Meri Lalaj, ky libėr mbetet i hapur pėr tu vijuar dhe pėr tu plotėsuar me libra tė tjerė dhe tė tjera histori ende tė parrėfyera. Do doja qė nė kėtė libėr tė kishte tė dhėna mė tė plota pėr Karl Gurakuqin, Arshi Pipėn e tė tjerė, por me gjithė pėrpjekjet e mia nuk ia dola dot. Kėshtu ndodhi edhe me Hysni Babameton dhe profesorė tė tjerė, pėr tė cilėt nuk munda dot tė gjej tė dhėna.
Ish-nxėnėset e Institutit Femnor Nana Mbretneshė, qė u jepnin gjallėri atyre viteve, sot janė shumė tė moshuara, njė pjesė kanė ikur nga kjo jetė duke marrė me vete edhe kujtimet dhe reliket e rinisė sė tyre. Ato qė kanė mbetur vazhdojnė tė ndjekin ritualin e pėrmuajshėm tė takimeve ēdo datė 15 tė muajit te Tajvani. Rrėfejnė histori e tyre dhe kujtojnė shoqet e Institutit.
Letra e Drita Kusturit pėr shoqen e Institutit Femnor Nana Mbretneshė, Ganimet Gjilani dhe copėza historish tė shkėputura nga rrėfimet nė librin dedikuar vajzave qė studiuan nė kėtė shkollė
Drita Kosturi: Ganimet, tė kėrkoj falje qė solla komunizmin
Njė nga mikeshat e Institutit tė Drita Kosturit ishte dhe Ganimet Gjilani (Fratari), e cila vinte nga Kosova. Tė dyja vajzat ishin ndėr ato tė shumtat qė u dėnuan nga fati pėr tė vuajtur regjimin komunist. Pas viteve 90, Ganimet Gjilani fton pėr drekė tė gjitha shoqet e Institutit, por nga njėra prej tyre e pikėrisht nga Drita Kosturi i vjen njė letėr shfajėsimi: E dashur Ganimet , mua dhe shumė shoqe tė shkollės, na e mori mendjen komunizmi por besomė, para se tė provoj kėto gjellėra kaq tė mira mė jep njė dru tė mirė Po po, mė jep njė dru se e kam thėnė edhe nė njė takim me tė persekutuarit, pasi komunizmin qė tė shkatėrroi ty e mijėra tė tjera si ty dhe familje pėr pesėdhjetė vjet me radhė kėtė komunizėm ua solla unė e shumė tė tjera si unė, edhe shumė nga shoqet tona tė institutit Nana Mbretneshė Megjithatė edhe unė vetė e vuajta skėterrėn komuniste porsi ju tani gjej forcėn pėr tė kėrkuar falje dhe u mbyt nė lot. Ky ishte fati i trishtė i dy prej vajzave tė institutit, qė dėshmohet nė kėtė libėr nga e bija e Ganimetes, Sabire Halili.
Didi: Si i shpėtova pushkatimit pėr bombėn nė Ambasadėn sovjetike
Hadije (Didi) Biēaku bashkė me motrėn e saj mė tė madhe Semijė Biēaku, ishin tė dyja nxėnėse nė Institutin Femnor Nana Mbretneshė. Didi merrej edhe me sport, luante volejboll dhe basketboll dhe stėrvitej duke rrėshqitur me patina nėpėr rrugėt e Tiranės. Mė 23 shkurt tė vitit 1951 ajo arrestohet nga tre ushtarakė tė Sigurimit tė Shtetit. Akuzohet pėr bombėn nė Ambasadėn sovjetike. Didi Biēaaku (Maliqi) i shpėtoi pushkatimit pėr bombėn tek Ambasada sovjetike, por jo shoqja e saj, Sabiha Kasimati. Didi ishte dėshmitarja e fundit qė e pa gjallė Sabihanė. Didi rrėfen nė kėtė libėr: U dėgjua njė zhurmė makine.
U hap dera dhe tė burgosurit po i futnin nė makinė, nė fund isha unė me Sabihanė. Ajo hipi, kur do hipja unė, ndėrsa kisha hedhur njėrėn kėmbė mė shtyu njėri nga rojet dhe mė shkėputi prangėn e dorės. Sabihaja po mė fliste tė shikoja. Unė pandeha se ata po i lirojnė dhe po qaja se doja tė shkoja me ta. Gardiani qė po mė shpinte nė birucė mė tha: Po ti deshe tė shkoje tė Ura e Beshirit?. Mė futėn nė birucėn e madhe. Dy ditė nuk futa bukė nė gojė, vetėm qaja pėrmes lotėve, thurja vargje me mend pėr nėnėn, time, pėr motrėn, mbesėn e vogėl Motrės sime i kishin thėnė te porta e burgut se mė kishin pushkatuar. Pas tri a katėr ditėsh mė izoluan. Kur isha vetėm nė qeli nuk kisha frikė se ēfarė mund tė mė ndodhte, por mė tepėr frikėsohesha nga kacabunjtė, akrepat dhe minjtė e mėdhenj qė vinin vėrdallė nėpėr birucė.
Nga qelia mė nxirrnin dhe mė shpinin nė hetuesi tek Shtėpia me gjethe. Mė mbajtėn 5 muaj nė burg. Didi Biēaku pas kėsaj nuk punoi mė nė arsim, profesion pėr tė cilin kishte kryer Institutin, pas daljes nga burgu punoi si rrobaqepėse e mė vonė nė ndėrtim. Tani ėshtė 86 vjeēe dhe me dhjetėra vite e mbajti brenda vetes ndodhinė se si shpėtoi nga pushkatimi, nuk guxonte ta rrėfente. Nuk kishte dėshirė tė kujtonte tė kaluarėn.
Musine Kokalari dhe rrėfimi i mjekes sė Rrėshenit
Krejt rastėsisht, autorja e librit Meri Lalaj njihet me mjeken qė ka qėndruar pranė Musine Kokalarit nė ditėt e tmerrshme tė sėmundjes qė i mori dhe jetėn. Meri sot ndjehet shumė e keqardhur qė nuk ia mban dot mend mbiemrin mjekes, madje shpreson qė ajo tė bėhet e gjallė, qoftė dhe pėr ti dhėnė disa foto qė Meri Lalaj ruan si kujtim nga dita e takimit mes tyre. Por nė kėtė libėr autorja sjell bisedėn qė ka bėrė me mjeken e quajtur Marta pėr ditėt e fundit tė jetės sė Musine Kokalarit. Siē mė ka rrėfyer mjekja Marta, e cila punonte nė Rrėshen, Musineja ndėrroi jetėn tė premten, nuk e varrosėn tė shtunėn sepse nuk donte njėri nga punėtorėt e komunales, e diela ishte pushim. Kur vajtėn tė hėnėn, trupi i saj kish pėsuar kafshime nga minjtė qė vinin rrotull.
E bukura mbi tė bukurat, Ramize Gjebrea
Mbyll sytė e nė pėrfytyrimin tim shfaqet Ramize Gjebrea e ulur nė njė stol, aty tek cepi i oborrit tė konviktit, duke thurur triko me shtiza me ato flokė tė verdhė, me sytė e kaltėr dhe fytyrėn e ėmbėl ngjante si engjėll, kėshtu e kujton Ballkėz Halili miken e saj tė Institutit, Ramize Gjebrean, e cilėsuar si mė e bukura mbi tė bukurat. Ramize Gjebrea u dėnua me pushkatim. Skuadra e pushkatimit me qėllim u pėrzgjodh tė ishte vetėm me vajza. Shoqet e shkollės qėlluan mbi trupin e Ramizės me shtatė plumba. Njėri prej plumbave e vrau vetėm sepse kėndoi kėngė dashurie.
Liri Belishova: Mėsuesja ime, Liri Gega
Mėsuesja ime, Liri Gega mė futi nė rrugėn pėr tu bėrė komuniste, kujton Liri Belishova. Liri Gega e pėrqafoi lėvizjen komuniste qysh nė vitin 1940 kur ishte studente nė Romė. Ajo u arrestua nė flagrancė ndėrsa ndodhej nė takim me sekretarin e Ambasadės sė Bashkimit Sovjetik, i cili ishte pėrgjegjės pėr zbulimin sekret nė Shqipėri. Nga burgu e shpėtoi Mustafa Kruja: Merre bijėn tėnde, por ajo tani ėshtė e infektuar me mikrobin bolshevik, do ti thoshte Mustafa Kruja tė atit tė Lirisė, Beso Gegės. Por edhe kjo komuniste e orėve tė para, njė ish-nxėnėse e Institutit nuk do ti shpėtonte persekutimit. Nė burgun e Tiranės Lirinė e mbyllėn nė qelinė numėr 18, e cila ishte tėrė kohės e errėt, pa dritare dhe plot me minj tė mėdhenj. U ekzekutua tok me bashkėshortin Dali Ndreu. Flitet sikur trupat e tyre tė vdekur u shpunė diku nė njė fshat tė Korēės dhe iu vunė zjarrin, dėshmon Agim Musta.
Drita Kosturi
Meri Lalaj, autoria e librit
MAPO
Krijoni Kontakt