Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 67
  1. #41
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Doli nje cimke edhe po kercente,
    valle mbante nuk ish shaka,
    Harroi cimka, qe pa kuptuar,
    nga qeleshja kish fluturuar,

    Ra ne toke dhe u habit ,,,
    cimka plot ,,,ish duke sodit,

    A te krijojme thua nje parti,,
    Partine e cimkave nuk eshte cudi,
    Drejtat tona per me i mbrojtur,
    Per me pasur lesh me oke,
    te lozin cimkat bashke me shoke,,,,

    Ne kulmin e kenaqesise ,
    u afrua gjeli e po kakaris,,,,,,
    kikiki cimka ka sa me u dh-i,

    cimka trim , u dridh i teri ,
    hapi syte rreth e rrotull,
    lesh me pa ne ndonje strofull,

    leshi tere ishte qethur
    ngeli cimka ...u lag i gjori,,,
    ooooo padrejtesi,,,,leshin kush e mori

    Kjo eshte per ju "anal-ista " politik , qe vetem cirreni me njeri tjetrin , ne vend qe te diskutoni...
    Sjam historian/studiues i politikes qe te jap nje mendim .. por di dicka reale: Sabit BROJKA ,, ka qene ne VLORE(fshatra te vlores ) edhe ka thene: Ne jemi bijte tuaj edhe jo "maloket" qe do te vijne ne vlore, edhe do tju vrasin/djegin/ edhe do te sjellin tere tropojanet ne vlore....prandaj te cohemi edhe tu tregojme vendin...etj..etj...

    Mbaj mend ne ate kohe Drejtor Policie ishte SOKOL MULOSMANI--- njerzit e thjeshte te vlores, edhe sot e kesaj dite e kerkojne edhe kane respekt..(jo trafikantet ).
    1997- erdhi si rezultat i qendrimit te europes, edhe te Amerikes ne vencati. Pasi ne 14 shtator 1998 , kur ndodhi e njejta gje sikurse ndodhi ne VLORE, ambasada amerikane doli me nje deklarate ku thuhej shprehimisht. "Nuk njeh asnje qeveri qe vjen ne pushtet me dhune"...Po te kishte bere te njejten gje edhe ne 1997 atehere "cobent" e vlores, edhe "revulucionaret" greko-himariot nuk do te dilnin neper CNN duke folur greqisht edhe duke bere qitje me kunder-ajror...!

    Sa per dezertimin , e ushtrise dezertuan ata qe se meritojne te quhen USHTARAKE, edhe qe per mendimin tim duhej te behet nje emision ne televizion ku emrat ndoshta edhe portretet e tyre te shfaqen qe tere populli te shikoje cilet ishin ato qe hapen depot , moren avionet/alikopterat edhe iken ne itali, hapen burgjet. Edhe njerez te tille te mos u jepet e drejta te punojne me ne ushtri ose organe te rendit. Por problemi eshte se te tile njerez jane sot krah per krah me "kallashet-trafikantet" ,,,

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    ZOTI TROFTA ARGUMENTIMET QE PO BEN NE FORUM PER PROBLEMIN E REVOLUCIONIT KOMUNIST APO BALLIST QE JU PRETENDONI JANE JUSIFIKIME TUAJA PER T NA MBUSHUR MENDJEN QE TI PASKE QENE ASI IUSHTRISE TI PASKE IKUR NGA USHTRIA ME FAL JE ARRATISUR SE NUK E DUROJE DOT RREGULLIN E DISIPLINEN ETJ ,ETJ. JU ZOTI TROFTA KINI DEZERTUAR NGA USHTRIA DHE PER KETE DUHET TE PERBALLENI NGA DREJTESIA SHQIPETARE DHE JO TE NA BESH POLITIKE KETUI NE FORUM DHE TE NA IQESH SI NJERI DEMOKRAT SIKUR DEMOKRACINE NE SHQIPERI E KE SILLTI.JU ZOTRI BINI NE KUNDERSHTIM ME VETEN TUAJ NJERE THEKSON QE REPARTET USHTARAKE DUHET TE MBROHEN NGA USHTARAKET DHE NGA ANA TJETER KETE MBROJTJE QE I BENE STUDENTET USHTARAK SHKOLLES SE TYRE OSE REPARTIT USHTARAK TE TYRE JU ZOTRI NA I QUANI PUC. ME VJEN KEQ QE MENDON DHE ARSYETON KESHTU JO SI USHTARAK PO SI NJE CIVIL PA SHKOLLE QE NUK DI C ESHTE USHTRIA C ESHTE REPARTI USHTARAK ETJ ETJ .ZOTI TROFTAJU MUNDTE ME PERGJIGJI SI MUN TE VEPRONIN NDRYSHE KETA STUDENT USHTARAK TE MOS E MBRONIN REPARTIN E TYRE SHKOLLEN E TYRE APO TA LININ ATE NE DOREN E 50 APO 1OO VETAVE TE CILET DEHSEN ME PA TE DREJT TE FUTESHIN ME FORC NE NJE REPART USHTARAK KU DIHET QE ATY KISH ARME MUNICION TI DUHET TA DISH ME MIRE SE KE QENE VET ATY NE ATE KOHE DHE MENDO SIKUR KETA CIVILA TE MUND TE HYNIN SA ARME DHE MUNICION DO KISHINMARRE DHE PASOJAT QE DO KISHTE POPULLI I TIRANES TI DUHET TA DISH ME MIRE SE C MUND TE NDODHTE . ZOTI TROFTA REPARTI USHTARAK DUHET TE MBROHET ME CDO KUSHT PANVARSISHT SE NGA KUSH POLITIKAN MUN TE URDHEROHET PER TE SULMUAR ATE SE NE FUND TE FUNDIT PRANDAJ KE MARRE PARANE PAR TI DALE ZOT ATIJ VEDI OSE ATIJ REPARTI .ME SA DI UNE USHTARAKET NUK JU ESHTE LEJUAR TE MERREN ME POLITIKE OSE TE NDIKOHEN NGA POLITIKA SI DUKE T JU VUANI NGA ZEMUNDJA E POLITIKES BENI MIRE TE SHKONI NE SHQIPERI TE MERRI ME POLITIKE SE NDOSHTA DICKA DO PERFITOSH NGA AJO QE PASKE HUMBUR

    PERSHENDETJE ZOTI KOMANDANT TROFTA
    nuk ka rendesi

  3. #43
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar m?Epar?Enga kundraRRYMES

    1997- erdhi si rezultat i qendrimit te europes, edhe te Amerikes ne vencati. Pasi ne 14 shtator 1998 , kur ndodhi e njejta gje sikurse ndodhi ne VLORE, ambasada amerikane doli me nje deklarate ku thuhej shprehimisht. "Nuk njeh asnje qeveri qe vjen ne pushtet me dhune"...

    vazhdoje e sqaroje pak me mire kete shpreheje te mesiperme...





    Po te kishte bere te njejten gje edhe ne 1997 atehere "cobent" e vlores, edhe "revulucionaret" greko-himariot nuk do te dilnin neper CNN duke folur greqisht edhe duke bere qitje me kunder-ajror...!

    i gjithe ky lloj racizmi inferioresh banale eshte nje reagim i hershem me origjina turke ndaj popullit autokton te krishtere ne Shqiperi!
    Ne Shqiperi ka vite qe rebelohet duke imituar te huajte, e kjo nuk ka te beje fare me ndonje spiunazh. Ashtu sikur nuk kish te bente me spiunazh agjitacioni e propaganda se nuk kemi te hame te pime, e se bota e jashteme i ka te gjitha.

    Te folurit ne greqisht, nuk eshte me agjenturor se sa pritja e jashtezakonshme qe iu be James Baker kur erdh ne Shqiperi, as se sa degjimet e lajmeve te BBC ne kohe te Enverit, apo degjimit te muzikes se huaj.

    E huaja ka qene gjithnje nje simbol i rezistences (ne menyra te paqellimta) ne Shqiperi, nje shtet ku shtypja nder vete qytetaret eshte si ne asnje vend tjeter Europian!




    Sa per dezertimin , e ushtrise dezertuan ata qe se meritojne te quhen USHTARAKE, edhe qe per mendimin tim duhej te behet nje emision ne televizion ku emrat ndoshta edhe portretet e tyre te shfaqen qe tere populli te shikoje cilet ishin ato qe hapen depot , moren avionet/alikopterat edhe iken ne itali, hapen burgjet. Edhe njerez te tille te mos u jepet e drejta te punojne me ne ushtri ose organe te rendit. Por problemi eshte se te tile njerez jane sot krah per krah me "kallashet-trafikantet" ,,,
    [/B]

    Cfare jane keto demaskime? Po kur u behej thirrje policave te Ramizit: "policiza eshte me ne, policia eshte me ne", cfare pritej qe ata te dezertonin ndaj rregjimit qe i kish dhene buke per vite me rradhe, duke i sjelle nga fshati ne qytet?

    Perse u dashka te quhet dezertim, ai i ushtarakeve qe nuk donin tu bindeshin urdherave te eproreve te tyre te dyshimte?

    Nje vend si Shqiperia eshte e qarte se masakrat apo luftrat midis Kupoles, do ti visheshin si krime ndaj popullit te kryera nga vete
    ushtaraket. Prandaj, ushtararket shqiptare, me te drejte, edhe duke para nga eksperienca jo e paket konfuzionin qe ekzistonte ne cdo segement te ushtrise, kerkuan asnjanshmeri, dmth heqje dore.

    Shqiperia e 97 nuk ishte nje shtet i qarte, i paster ne veprimtarite e tij......edhe me mire se cdokush, kete e kane ditur ushtaraket!

    Ti kundraRRYMES do te kishe bere te njeten gje...

    A nuk ju kujtohet se si ne Shqiperine e pas 90-tes per krime ndaj popullit e hengren ushtaraket e thjeshte (ne krahasim me kupolat) Dilaveri edhe Capajev Thaci i Shkodres, ne ca gjygje te tipit komunist?

  4. #44
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Pershendetje te gjitheve . Kjo teme eshte kaq delikate dhe kaq e koklavitur sa deri ne sot nuk kam parre ose lexuar per dy njerez qe te kene te njejten mendim . Po e jap dhe une mendimin tim i sigurt se disa prej jush nuk do ju pelqej .
    Pasi PD mori pushtetin ne 1992 shpresuam te gjithe , per nje Shqiperi me te mire , nje shoqeri te kulturuar , nje sistem demokratik etj etj etj . Por thjesht kaluam nga nje lufte klasash ne nje lufte klasash , u hoqen nga puna gjithe intelektualet , inxhinieret , gjykatesit mesuesit etj thjesht sepse kishin qen intelektuale ne kohen e monizmit njer e ne nje kohe . Keta u zevendesuan me njerez te pa afte , te pa shkolle , me 6 muaj kurs ne golem dilje gjykates , njerez qe koruptoheshin lehte . Ekonomia dhe bujqesia u shkaterrua komplet , asnjehere gjate atyre viteve nuk prodhuam qofte edhe gjysmen e prodhimit te vitt 1990 .
    Sali Berisha , si ish doktori i Enverit kishte mesuar disa gjera prej tij dhe filloi te eliminonte me radhe rivalet e tij brenda Partise , u lardua Eduard Selami , Neritan Ceka e sa te tjere . Populli i zhgenjyer votoi kunder kushtetutes qe do e bente Salen mbret ne 1994 ( ose 95) .
    Ketu disi linden firmat piramidale , se si linden askush nuk e di por se si u ndihmuan dhe u ben legjitime nga pushteti I Berishes e dime te gjithe . Megjithese shume ekonomiste brenda vendit dhe jashte , mejgithese fondi monetar nderkombater i kerkoj qeverise te kontrollonte keto firma , ato jo vetem qe nuk u kontrolluan por Berisha doli ne TV dhe siguroi popullin qe "paret e shqiptareve jane te pastra " . Pastaj erdhen zgjedhjet e 96 dhe doktori yne fitoj , zgjdhjet ishin te "regullta dhe legjitime" dhe rezultate me te mira kishin marre vetem Enveri dhe Sadami . Kur Amerika kritikoj zgjedhjet doktrori na i quajti imperialiste . Kur CIA kerkoj bashkpunim per te pastruar shqiperine nga terroristet islamike , Gazidedja refuzoi te bashkpunonte me armiqte e popullit .
    Me renjen e firmave piramidale populli u ngrit ne revolte .
    A kishte dore CIA ne revolte? sigurisht . Amerika eshte kunder cdo qeveria qe nuk bashkpunon me te , Amerika eshte kunder kujdo qeverie qe thyen embargot e saj ( kujtojme ketu naften qe ridhte lume per ne serbi ) , Amerika pa qe milionat me dollare qe kishte dhene ndihme gjate 5 vjeteve kishin hikur kot .
    Po greket ? Sa here ne Shqiperi ka rremuje greket jane tek porta gati qe te fryjne rremujat , te shkatterojne kulturen tone , gati te marshojne ne tirane .
    Po opozita ? Ate e pane kete si e vetmja menyre per te hedhur poshte diktaturen Berishjane dhe u bashkuan dhe ata me revolten .
    Po c berri doktori qe te qetesonte popullin ?? Shkoi ne tropoje dhe tha hajdeni djema te luftojme se ne vlore po protestojne 100 000 "greke " . Dergoi aeroplanet kunder turmave dhe refuzoi te zbriste nga kali pa parre te gjithe Shqiperine e shkateruar .

  5. #45
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shkurt, bukur, thjesht, realist

    bravo Taulant!

  6. #46
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Taulant une personalish per te te mosprishur qejfin nuk kam nder mend te merrem me opinionin tend per 97 por thjesht po te kerkoj disa prova te thjeshta qe te vertetojne ato qe thua.

    1 - Lufte klasash nuk mund te jete ajo qe e vetmja gje qe u beri veglave qorre te komunizmit te cilat kishin persekutuar nje popull per 50 vjet ishte largimi nga detyra..... Sa per administraten kalimi nga nje ekonomi e centralizuar ne nje ekonomi tregu sigurisht qe kerkonte reforma te cilat kerkonin shkurtime drastike ne administrate....ne kohen e PD, BE ka dhene me dhjetra milione dollare ne specializimin e kesaj administrate e cila pas 97 u hodh ne rruge dhe per te mos u futur ne spiralin e atyre qe flet ti po te sjell si fakt qe asnjehere ne periudhen kur qeveriste PD nuk iu refuzuan ndihmat me pretendimin se nuk ishte e afte ti thithte sic ishte rasti ne 99-00 per Shqiperine kur deklarohej se qeveria shqiptare nuk kshte aftesi absorbuese per ndihmat.

    2 - Largimi i nje sere figurash nga radhet e PD , perfshire ata qe iu bashkuan socialisteve apo te tjere qe u veshen me uniforma ushtarake greke.....ne demokraci eshte dicka krejtesisht normale e cila ngel brenda normave te konkurences politike por ne ndryshim nga koha e enverit atyre nuk iu cenua asnje e drejte, thjesht vazhduan aktivitetin politik ne ato vende ku iu pelqente atyre.

    3 - Me sa di une Taulant nexhmija ne nje interviste ne televizion ka hedhur poshte cdo lloj zeri se berisha ka qene doktor i enverit...por sic duket ti vjen nga ato radhe qe i kane perhapur keto zera

    4 - A mund ta provosh faktin qe Gazidede Refuzoi bashkepunimin me CIA ???

    5 - A e di ti qe zgjedhjet e tetorit po te 96 qe nuk u kontestuan ng askush dolen vetem me 1% diference nga zgjedhjet e maji qe ti i etiketon si te parregullta dhe ilegjitime ??

    6 - Meqe amerika qenka kunder cdo qeveria qe thyen embargot perse kishte mik te ngushte Gjukanovicin e Malit te Zi (aty futej nafta), ose me mire akoma perse nuk rrezoi qeverine rumune, hungareze apo bullgare te cilat naften nuk e fusnin me barka apo me gomere por me trena dhe anije(neper danub).....Shqiperia ka qene pikatorja e kontrabandes se naftes sepse ajo buronte nga cdo drejtim tjeter.

    7 - Si ka mundesi qe ata djemte nga <<Tropoja>> apo aeroplanet, raketat, tankset qe dergoi Berisha nuk vrane apo masakruan askend...qofte edhe aksidentalisht...ndersa <<populli>> demokrat e liridashes nuk mjaftohej vetem me vrasjet e atyre qe qendruan ne krye te detyres por u digjte dhe copetonte kufomat...... valle ti kete bere vertet populli ???

    8 - Se fundi PS nuk u bashku me protestat por iu nenshtrua organizatoreve te tyre brenda dhe jashte vendit...ajo kishte partneritet me Zani Caushin, Gjoleke Malajn, Haklajt si dhe cdo kriminel tjeter qe kerkonte rrezimin e shtetit.....per me teper si ka mundesi qe PS mesonte shqiptaret te ngrinin tre gishtat apo te ngrinin flamurin grek ne toke shqiptare....si ka mundesi qe sot fatos nano deklaron se e ka durresin njelloj me selanikun apo nuk i kerkon greqise heqjen e ligjit te luftes me Shqiperine ????
    Ty si shqiptar patriot nuk te shqeteson fakti qe vendin tend e kontrollojne nga ekzekutivi deri ne ushqimet qe hame dhe pijme interesa greke...dhe te gjitha keto pas 97.

    Sic e shikon PS apo me mire te themi drejtuesit e PS nuk iu bashkuan popullit sepse ne revoltat e 97 populli kerkonte leket ( te cilat ajo sigurisht pasi ua premtoi jovetem qe nuk ia ktheu por edhe ua vodhi ato qe kishin ngelur) ato iu bashkuan grekerve qe kerkonin dominim politik dhe ekonomik mbi trojet shqiptare dhe sic e shikon ja kane arritur........ prandaj mos na trego histori me kuaj apo me aeroplane sepse po te kishin pasur si qellim Berishen......nuk do ti kishin vene flaken vendit apo muzeumeve por do synonin Tiranen dhe Berishen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 08-04-2003 mė 15:45

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    O taulant, e ka qare ate shkrimin tend, skam cti shtoj asgje. 10 meriton. Shkurt, 1997 ishte nje reagim spontan kunder poiikes se malit qe zbriti ne qytet ne 1991.
    Kam nje verejtje per albo moderatorin. Psen i fshin shkrimet? Cfare je ti 'the divine voice that knows everything'? Nqs ke mesuar dicka ato pak kohe qe ke ketu ne amerike duhet ta dish First Amendment, Freedom of Speech.

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,195
    Postimet nė Bllog
    22
    Qe ta kuptoni se sa perciptas e gjykoni ju vitin ogurzi 1997 per shqiptaret, une po e permbledh mendimin tim vetem me nje fjali:

    Ne 1997 nuk iu vu zjarri "pushtetit te Berishes" por institucioneve te shtetit shqiptar dhe ky shtet nuk i perket politikaneve dhe partive politike por gjithe shqiptareve.

    Me vjen keq vetem per nje gje, edhe pse kane kaluar tashme 6 vjet, shume prej jush nuk kane arritur te nxjerin mesimet historike te 1997. Njerezit qe nuk nxjerrin mesime nga e shkuara, nuk ndertojne dot te ardhmen pasi perseritin gjithmone te njejtat gabime.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #49
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    manoklle per nje reagim te tille spontan babai i presidentit te sotem amerikan nuk hezitoi te fuste tankset dhe marinsat ne mes te los angelosit dhe te linte me dhjetra te vdekur ....por ajo qe ndodhi ne 97 nuk mund te ishte spontane sepse u synua ne menyre mjaft te detajuar shkaterrimi i shtetit....po te them se Arber Qilimi komandant divizioni ne delvine ka marre me miliarda dhrahmi dhe me pas u be deputet i socialisteve vetem per te dezertuar...pastaj nuk te duket si shume spontane qe ne krye te protestave u vune kriminele te denuar dhe te <<arratisur>> nga burgje greke...mos te duket gje spontanitet edhe dominimi nga interesat greke ??

    Behen si shume spontanitete, te cilat vetem nje mendjeholle mund ti besoje.....

  10. #50
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Klod- Named & shamed (permendur dhe turperuar)e ke pare eshte nje emision ne angli... Te njejten gje duhet bere me te tere ata "oficerat" "pilotat" , "ushtaraket"...! Sa per "demaskime",, nuk e di se ku jeton zotrote, por ketu ku jetoj une demaskime te tilla behen packa se eshte vend qe lufton per demokracine e popujve te tjere.

    Sa per RACIZMIN- kushdo qe ka pare CNN -1997 edhe lajmet per pushtimin e bazes se Himares edhe luft-anijeve qe ishin nen drejtimin e personave qe flitnin GREQISHT,, edhe jo shqip , mendoi se e pushtuan shqiperine "kryqezatat-ortodokse greke".
    Nese ti ke ndonje informacion qe personat qe flitnin greqish ishin "shqiptare", atehere paske qene pas atyre "koke-mbuluarve" me kallash ne dore.

    Po te theksoj edhe njehere. gjendja u la te denigrohej ne nje fare menyre te tille , pasi ishte koha e "krisjes" midis pushtetit te "berishes" edhe interesave amerikane ne shqiperi. Kjo per faktin qe "pushteti" i Berishes , kerkoi te "perfitonte" oferta amerikane per " Bizen - e martaneshit" , edhe ishull Zazanin. Nje kerkese ose me sakte " nje fodullik shqiptar" qe u pagua shtrenjte duke pasur parasysh qe "Zonjusha-ambasadore" nuk falte lehte. Atehere u pa e udhes qe komuniteti mbare boteror( usa&UK) te heshte e te pranonte nje "hajdut" te vinte ne pushtet. Dhe ne ate kohe asnje nga vendet "mike" te shqiperise nuk deklaroi ose u prononcua "per njohjen" apo jo te nje qeverie te dale nga "topi i mato grudes" apo kallashi " i Selam Musait".

    Pra zoteri mos i fry percarjes fetare kur permend ortodoksine apo islamizmin apo qofte edhe katolizmin. Asnje fetar nuk eshte per "lufte" apo qofte edhe per "diskriminim " fetar. Njerez qe i fryne kesaj jane ata qe kane nje pikesynim te caktuar, edhe ben mire te na e thuash se ku do te dalesh. JE katolik vella qofsh me jete , je ortodoks qofsh me jete je muslyman qofsh me jete je cifut qofsh me jete je njeri i pyllit vella e ke vendin tek kopshti zologjik.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Antologji e plagėve nėn terrorin komunist
    Nga Dr Rieux nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 10:08
  4. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  5. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •