Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 67
  1. #51
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore Kundra, po cfare eshte kjo logjike me te cilen flet? Me parashtron ti mua programe angleze Named&shamed????

    Degjo...a nuk ke thene nje here se ke dal qe nga 90-ta nga shqiperia?

    Une kam dale qe nga 98, edhe e kam te veshtire te di se cfare behet atje, vjen ti.....edhe mend me shumice.

    Ushtaraket shqiptare, edhe ti po te kishe qene vete, apo ndonje i familjes tende (do ti kishe keshilluar) ishin te detyruar te dezertonin ne nje shtet si ai pershkrimi me siper qe i be Fatos Lubonja. Ushtaraket nuk jane budallenj, edhe sidomos keto 12 vitet e fundit e dine se cfare do te thote "te futme e te ngecme"...

    Safeti do ti mbante krimet, po te vinte situata per gjygje...? Se vrasja, Kndrarryme, eshte relative. Ti e qu see shte per detyre, ndersa nje qeveri tjeter e qu krim ndaj njerezimit. Ps, sic quhen kriminele vrasesit e kohes se Hoxhes, po te gjykohen me ligjet e pas 90tes, po keshtu del edhe me te tjeret.

    Ne nderrime qeverishe te korruptuara, mundesite per ta ngrene tekun e kane te thejshtit, dmth ushtaraket e policat...

    sic ta dhashe shembellin me Capajev Tacin e Shkodres 91!

    Edhe nje here, ne shqiperi ka kohe qe revolta ndaj nje rregjimi shqiptar shperthen pa qellim ne forma opozitare te huaja, edhe sikur keto te jene thjeshte fantazi popullore..si ngritja e tre gishtave ne Vlore.

    Se serbet kishin shku ne vlore edhe i kishin bo mesim vlonjateve se sa gishta te ngreni...(mos u ftofni m'tajaret)...

    Nuk e ma men ne kohe te dulles se si kenojshin robt "ka inoti" konge te huja...? Agjentura ishte?

  2. #52
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Nuk po dua me bere replika , pasi eshte e kote. Koncepti juaj per USHTRINE edhe USHTARAKUN eshte teresisht i gabuar , per mos te thene i PAPERGJEGJSHEM. Ushtaraku eshte USHTARAK , reparti eshte FAMILJA/PUNA/JETA e tij. Nese nje ushtarak fillon edhe mendon me gjate per "politike" atehere ai eshte "politikan" edhe jo "ushtarak". Sa per faktin nese kishte ushtarake qe mbrojten cfare duhet te kishin mbrojtur te permend ARBEN CUKO, KOMANDAT I REPARTIT TE KOMANDOVE ZALLHER. I cili as nuk u denua e as nuk u persekutua. Sa per CAPAJEVIN, i Shkreti u tradhetua nga Z Gramoz RUCI ,, edhe u la ne balte per te mbrojtur MINISTRIN E TIJ.
    Kam thene diku qe faji i PD ne ardhjen ne pushtet ishte lenia lire e te tille njerzve si Gramoz RUCI e Fatos NANO. Edhe denimi i Z Hoxha per kafete e pire e jo per krime ndaj njerzimit.

    Sa per ate emisionin qe permenda une duhet te behet edhe te shtrihet ne tere jeten shqiptare, ne menyre qe: Nese nje shtet eshte i inkriminuar edhe nuk mund te dergoje veten e tij perpara drejtesise te pakten MEDIA tu tregoje popullsise cilet jane , edhe te dije se ke ka ne krye.
    Sa per vloren vella kot te flasim. Nje turme qe udhehiqej nga SKAFISTE/KOMUNISTE/ISH-BURGAXHINJ/TRAFIKANTE, ose eshte e manipuluar ose nuk mund te quhet TURME POPULLSIE, por BAGETIE. Sepse rezultati i ATYRE protestave eshte nje HIC. Nisen per PARATE edhe degjeneruan ne RREZIM PUSHTETI.
    Gjithsesi diskutim te qete edhe konstruktiv, edhe jo ne banalitete te rendomta, "hyri ketu e fut atje"

  3. #53
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk deshiroj te zhvendosem nga tema por thjesht mendoj se eshte absurde te justifikosh qendrimin e ushtarakeve.
    Ketu flas per ata qe leshuan depot dhe jo per ata qe tradhetuan sic ishte rasti i arber qilimit.
    Krahasimi i masakres se dy prillit me ate qe ndodhi ne 97 nuk ka asnje pike takimi pasi ne 97 nuk u vra askush prej forcave te shtetit ndersa ne 2 prill snajperet e sigurimit qelluan mbi lidere politike qe u prinin turmave te paarmatosura.... per cdo njeri qe kupton dallimi eshte mese i qarte.

    Une personalisht po te isha ushtarak dhe po te me jepej urdher per te dale nga kazerma dhe qelluar mbi nje turme te paarmatosur qe protestonte rrugeve te qytetit (pak rendesi ka nacionaliteti) nuk mendoj se do te isha i afte ta zbatoja ate urdher dhe kjo jo nga frika e denimit te mevonshem por nga ndergjegja.......por ky sigurisht nuk ishte rasti i 97.

    Ne 97 pati vertet nje konflikt mes policise dhe demostruesve por ky konflikt per asnje moment te vetem nuk ekzistoi midis ushtrise dhe protestuesve sepse ushtrise nuk iu ngarkua asnje rol per te vene nen kontroll situaten.

    Ne 97 ishin banditet qe shkuan tek depot dhe kazermat dhe jo e anasjellta...dhe shkuan kur ne radhet e tyre nuk kishte asnje te vrare.....une nuk mund ta konceptoj dot se si ne ato rrethana nje ushtarak qe ka bere nje betim perpara flamurit te vendit te tij mund te braktise repartin apo depon e tij te armatimit......per mua ata qe shkojne per te shperthyer depon ne maje te malit nuk jane me civile por bandite.....dhe nuk ka asnje dyshim qe duhet te ndalohen me cdo mjet pasi po vene ne rrezik ekzistencen e vete shtetit.

    Nga depot e hapura ne 97 pati me mijera te vrare...nuk e di a do te kishim kete shifer nese ushtaraket do te kishin mbrojtur depot e armatimit ???

    Nje ushtarak stervitet dhe paguhet gjithe jeten vetem per nje moment dhe nese ai ne ate moment krisen dhe iken per mua ai nuk meriton emer tjeter pervec emrit tradhetar.

    Po e perseris edhe nje here tjeter....nuk do te mendoja keshtu nese ushtaraket nuk do te kishin zbatuar urdherat per te qelluar apo dominuar turmat....por nje ushtarak qe dorezon kazermen dhe can ferren i takon vetem turpi.

    Njerez te tille ne cdo vend demokratik dhe stabel shkojne jo perpara emisionit named§shamed por perpara gjykates ushtarake. Nese do te kisha ne dore te revokoja amnistine e 97 nuk do te doja ta beja kete per askend tjeter pervecse per ushtaraket dhe per ta jo ne shenje hakmarrje por ne emer te drejtesise dhe mbi te gjitha per te shlyer cdo mundesi qe ky precedent te perseritet.

  4. #54
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Orku , nuk kishte nevoje fare te qelloje mbi turmen , mjafonte te qelloje ne ajer dhe nuk i afroheshe kujt reparteve ushtarake . Por e verteta ishte se repartet ishin bosh pa ushtare dhe oficere . Ku shkuan trimat e Zhulalit ( ndjese paste ) ??????
    Sido qe ta kshesh muhabetin nuk diskutohet qe faji kryesor bie personalisht mbi Sali Berishen dhe sistemin qe ai drejtonte . Supozojme per nje cast se nuk ishte aspak revolte popullore por thjesht organizim i agjeteve greke . Atehere ku ishte policia , SHiku , ushtria ??? Pse repartat ushtarake ishin bosh ????

  5. #55
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Orku , nuk kishte nevoje fare te qelloje mbi turmen , mjafonte te qelloje ne ajer dhe nuk i afroheshe kujt reparteve ushtarake . Por e verteta ishte se repartet ishin bosh pa ushtare dhe oficere . Ku shkuan trimat e Zhulalit ( ndjese paste ) ?????? Qe ne nje kohe te tille oficeret dhe ushtaret te largohen nga reparti kjo behet vetem me urdher te qeverise .
    Sido qe ta kthesh muhabetin nuk diskutohet qe faji kryesor bie personalisht mbi Sali Berishen dhe sistemin qe ai drejtonte . Supozojme per nje cast se nuk ishte aspak revolte popullore por thjesht organizim i agjeteve greke . Atehere ku ishte policia , SHiku , ushtria ??? Pse repartat ushtarake ishin bosh ????
    Nuk diskutohet qe opozita kishte fajet e veta per mbeshtetjen e revoltes por kjo ishte e vetmja rruge per te rrezuar Salen . SI mund te vazhdoje nje qeveri te jete ne pushtet kur poppuli humb 95 % te te ardhurave ??? Situata mund te kishte kaluar shume lehte nqs Sala jepte dorheqjen qe ne fillim dhe jo pasi u shkrumbos trecereku i vendit , formohej nje qeveri tranzicione dhe jeta vazhdonte .
    Nje jave para se te fillonte konflikti ne Vlore te gjithe mbeshtetesit e zjarrte te PD ne te gjithe SHqiperine u armatosen me liste . Perse ???? Mos valle skenari ishte parapregatitur ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Taulant _NYC : 09-04-2003 mė 11:45

  6. #56
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Taulant

    Une po te kthej pergjigje shume thjeshte:

    Dezertimi i ushtarakeve nuk mund ti faturohet Berishes perpara se ti faturohet vete ushtarakeve dhe mbi te gjitha atyre qe dogjen vendit (pra krereve te opozites dhe banditeve te infiltruar). Ti qe vjen dhe thua se opozita nuk kishte rruge tjeter per te rrezuar Salen pervecse ti vente zjarrin vendit duket qarte qe te qan zemra me shume per pushtetin se sa per vendin.

    Ato shifrat e 95% te kursimeve te humbura jane shifra qe ose i nxjerr ti nga imagjinata jote ose ti ka servirur ndonje hafije sa per reklame. Une nuk e diskutoj se qeveria duhet te merrte pergjegjesine por kjo nuk justifikon djegjet, vrasjet apo shkaterrimet sepse ne fund te fundit pushteti ishte LEGJITIM ndersa Zani apo Albert Shyti ishin kriminele.

    Sa per perrallat me parapergatitje skenari keto more Taulant jane dokrra hiri sepse nese ishte dikush qe nuk i interesonte ajo qe ndodhi ishte pikerisht Berisha....per me teper asnje nga ato armet e marra me liste(nuk eshte e vertet se jane shperndare nje jave perpara) dhe qe u kthyen te gjitha nuk vrau askend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 09-04-2003 mė 11:56

  7. #57
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    [QUOTE]Postuar mė parė nga Orku
    [B]Taulant

    Une po te kthej pergjigje shume thjeshte:

    Dezertimi i ushtarakeve nuk mund ti faturohet Berishes perpara se ti faturohet vete ushtarakeve dhe mbi te gjitha atyre qe dogjen vendit (pra krereve te opozites dhe banditeve te infiltruar). Ti qe vjen dhe thua se opozita nuk kishte rruge tjeter per te rrezuar Salen pervecse ti vente zjarrin vendit duket qarte qe te qan zemra me shume per pushtetin se sa per vendin.

    Kur dezerton nje ushtri miku im fajin kryesor e ka komandanti dhe pastaj me radhe te gjithe eproret e tjere . Me sa di une komandant i forcava te armatosura ishte Sala dhe gjithe eproret e tjere ishin miqte e tij qe u ben gjenerale dhe oficere me 6 muaj kurs apo 3 muaj specializim . Une nuk thashe se opozotaret ishin engjej , po me thuaj nje vend te botes ku nje revolte popullore nuk eshte mbeshtetur nga opozita .

    Ato shifrat e 95% te kursimeve te humbura jane shifra qe ose i nxjerr ti nga imagjinata jote ose ti ka servirur ndonje hafije sa per reklame. Une nuk e diskutoj se qeveria duhet te merrte pergjegjesine por kjo nuk justifikon djegjet, vrasjet apo shkaterrimet sepse ne fund te fundit pushteti ishte LEGJITIM ndersa Zani apo Albert Shyti ishin kriminele.

    Pushteti ishte legjitim ??? Zgjedhjet u deklaruan te paregullta nga vezhguesit e OSBE ........... . Kur nje president dhe qeveri mbron dhe reklamon firma piramadele , firma te cilat humbasin mbi 2/3 e kursimive te te gjithe popullit ( po qe se ketu perfshin shtepite e shitura dhe leket e marra borxh shkon mbi 90% ) aty mbaron dhe legjitimiteti .

  8. #58
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Taulant me vjen keq se rrike edhe ne NYC dhe duhet ta dish se krizat financiare nuk legjitimojne dhune apo revolucione te tipit andarto-bolshevik. Ato me se shumti legjitimojne protesta paqesore.

    Detyra e opozites duhej te ishte ajo e mbajtjes se protestave ne kanale paqesore por ajo zgjodhi nje rruge tjeter sic ishte ajo e thirrjes o djem rrembeni armet dhe kuptohet bashkepunimit intensiv me kriminelet e shoqeruar me djegje dhe plackitje si dhe me ngritje e flamurit grek ne zonat e kontrolluara prej saj. Sidoqofte shembullin qe kerkon e ke brenda amerikes ne trazirat e los angelesit ku Bushi(plak) futi tankset dhe marinsta per ta shtypur dhe demokratet nuk benin thirrje per te sulmuar depot.

    Nese e lexon me kujdes ate qe kam shkruar do shohesh se nuk them se Berisha nuk kishte faj....por kurrsesi nuk mund te mbaje pergjgesine kryesore pasi ajo i dashur mik i takon dezertorit dhe shkaterruesit e me pas sigurisht edhe eprorit.....por ti kerkon t'ia shkarkosh pergjegjesine atij qe nuk e mbrojti vendin dhe mjaftohesh duke i hequr etiketimin engjej atyre qe e dogjen ate... e kupton vete se sa ne ajer qe je.

    Brenda OSBE kishte nje sere organizatash nga te cilat vetem njera ODHIRI i konsideroi zgjedhjet me mangesi....por me nje perjashtim te gjitha vendet njohen legjitimitetin e tyre....... gje qe u konfirmua edhe nga zgjedhjet e tetorit te cilat ndryshuan ne rezultat nga ato te majit vetem me 1%. Por une po te kujtoj se gjate protestave nuk u sulmua parlamenti...por gjykatat, komisariatet,muzeumet, depot e ushtrise....etj etj...dhe mbi te gjitha po te kishin qene <<ilegjitimiteti>> aresyeja, kjo proteste do te ishte zhvilluar ne qershor dhe jo pas dy zgjedhjesh ku ishte konfirmuar legjitimiteti i institucioneve.


    Shifrat qe sjell dhe qe i koklavit nga 95% tek 2/3 per ti mbyllur tek 90% nuk kane asnje besueshmeri per aq kohe sa ti nuk sjell burimin e tyre....prandaj sill burimin ose argumentoje vete.

  9. #59
    alvi
    i/e ftuar
    Orku, pergjegjesia comes with the territory sic i thojn kto Amerikonet.
    Kur vjen puna per meritat (dmth, makinat, mireqenia, punesimi etj) i takojn atij vetem, nuk thote njeri, kte na e pruni X, kte na e pruni Y, ate na e pruni Y, po thojn ne kohe te Sales, se eshte prijesi, po ashtu miku im dhe te metat.
    Neser pasneser ne histori do thuhet, ne kohen e qeverisjes se Berishes, nen qeverisjen en Berishes etj.
    Sic thuhet sot ne kohe te Enverit, Enveri na beri kete, Enveri na beri ate.
    Prandaj dhe quhet lider, qari me qederin jane moter e vella.

  10. #60
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Jam plotesisht dakort me ty prandaj kam thene se ka pergjegjesi sepse nuk arriti ti mbronte institucionet dhe vendin por eshte idiotesi ti mvishet atij pergjegjesia e atyre qe dezertuan apo i vune flaken vendit... fjala vjen pergjgjesia per masakrat e andarteve ne jug te vendit nuk i delegohet Ismail Qemalit por atyre qe i bene dhe organizuan.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Antologji e plagėve nėn terrorin komunist
    Nga Dr Rieux nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 10:08
  4. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  5. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •