lol
lol
Megjithese per shume njerez vit 97 ka qene nje vit i keq, per mendimin tim viti 97 ka qene nje hap i madh drejt te ardhmes se politikes shqiptare dhe ka qene nje Revolucion per politiken. Ne ate vit populli shqiptar ka treguar se nuk eshte i kenaqur me ate ca ndodh ne politiken dhe me genjeshtrat e politikaneve. Tani asnje politikan nuk guxon me te luaj me popullin shqiptar, sepse e di se ca do ndodhi.
Po ashtu per mua demostratat ne lagjet periferike te Tiranes, Durresit Shkodres etj. eshte nje levizje shume e mire per ti zgjuar politikanet nga gjumi dhe tju thone qe nuk jane te kenaqur me veprimet e politikaneve.
Ndaj une mendoj qe populli shqiptar eshte nje nga popujte me revolucionar dhe me kritik ndaj politikes se sotme. Vetem keshtu nje vend mund te ece perpara dhe te zhvillohet.
Nese ti nuk do e quaje nje revulucion-komunist ather me thuaj se perse nje dite para se te hapeshin depot e armatimit ne vlor i nderuari Skender Gjinushi tha:
O djem rrembeni armet,ja vdekje ja liri!
Perse ne vlore ai vinte dhe takohej me Zan caushin?A ishte ky nje kriminel?
Perse oficeret e shikut u moren zvarre neper vlore dhe ju cuan studenteve qe gjoja ishin ne greve?
Perse Luiza Hoxha i ka hapur mishin ish oficerit te shikut qe nuk kish me shume se nje muaj ne vlore dhe ja ka mbush me krip se bashku me Neki Dredhen dhe kryetarin e PS?
A i pate ndonjehere studentet se c'fare greve benin...?
Dhe une kam qene nje nga ata qe dola ne revolt por kur ajo kaloi ne politike dhe qe qellimet e saj dolen qart nuk mund te dilja me sepse me rrezikohej jeta.
A mund te me thote ndonjeri ketu se si kryeministri i sotem i Shqiperis vjen ne vlore dhe thot:
Popull i Vlores une do ju kthej parat e vjedhura nga diktatura e Sali Berishesh ne masen 100%.....!
Dhe ai popull i vlores e degjoi por kur kryeministri tha se ish i dehur dhe e kish thene se jo vetem ai po me gjithe politikanet e tjere do i kthente...populli i Vlores thoshte:
Vetem PS te jete ne krye po nuk i duam leket fare.
Dhe pse ai quhet revulucioni evgjito-komunist..?
Sepse banda e Zan caushit 60% te cerrave i kish evgjit.
Dhe sepse ne vlore nuk kishte jave qe mos te vinte skender gjinushi se bashku me neritan ceken qe te benin takim me zanin.
Une nuk e di se c'fare eshte bere ne qytetet e tjera por per vloren te gjitha keto qe kam thene jan te verteta sepse i kam jetuar vete.
Ndonjerit ketu do i duken si te nje anshme por nuk jan te tilla sepse nuk me intereson se kush e ben ate shtet,por dua qe ai shtet te behet.
Por duke hypur ne karrige njerez si liza hoxha qe e gjithe vlora e njef mire se kush eshte ai shtet nuk behet.
Dhe per ndonje kurioz ketu dua ti them se as policia e vlores dhe as shiku ne vlore nuk ka qelluar asnjehere dhe asnje plumb te vertet kunder turrmes.
Di qe nje here eshte qelluar te komisiarati ne vlore vetem tre here me plumba gome dhe ate dit per 1 min e gjithe turrma eshte shperndar.Ata te tre qe qelluan nga nje here njeri eshte i vdekur sot,njerit i hodhen shpin ne ere(lagjen muradie) dhe njeri nuk eshte kthyer me ne shqiperi sepse shoket i kan treguar se ka emrin ne listen e zeze.
Dhe babai i nje shokut tim i cili u plagos ne 97 eshte mare si deshmimtar kur ka dale zani nga burgu qe te thoshte se ishte i pafajshem...vetem nga halli sepse nuk kishte 20 milion lek te bente kemben operacion qe te ecte serisht.Ata ja dhane ai deshmoi.
Eshte turp qe te flas nje njeri qe nuk di se ca u be ne vlore,dhe eshte e njejta gje si une te them se ca u be ne tiran ne 14 shtator qe vetem e pash ne TV.
Eshte turp per ata qe sot drejtoin shtetin qe ne 97 thonin ne vlore te ngrihemi te luftojm se berisha ka organizuar veriun dhe do sulmoi vloren.
Eshte turp qe drejtuesit e shtetit te sotem thane se do hidhnin uren e mifolit ne ere dhe do dilnin shtet i pavarur nese berisha nuk do ikte nga pushteti.Dhe se do benin nje ure ne det qe te lidheshin me Italin.
Ka shume e shume qe bara e fajeve i bie PD qe lejoi aq shume ato qe ishin te drejtuara nga ata qe sot drejtoin shtetin shqiptar.Nje nga te cilet qe punonte te Cenaj ishte Arben Malaj ku ditet e fundit punonte dhe naten ne comp.
Greva dhe revolta nisi e pafajshme dhe jo politike por qe shteti i sotem e perdori per te hypur ne pushtet duke e futur vloren ne qytetin qe ka gjakmarrjen me te larte ne ditet e sotme,qe para 97 numeroheshin me gishta.
"O bindu o permendu o merr malet e cemendu"
Bledi
Askush nuk ka thene se eshte nje Revolucion KOMUNISTE, por vetem nje Revolution QYTETARESH per te luftuar per te drejtat e tyre, qe kane qene leket e vjedhura nga Politikanet shqiptar.
Ti mos na trego ketu historite qe ke lexuar neper gazetat, por provo vete ta vleresosh kete Revolution kunder Politikes vjedhese nga politikanet hajdut shqiptare!
Mua me intereson ajo greve ne pergjithesi dhe jo raste, qe ke lexuar neper gazetat apo qe pare ne TV.
ZOTI BLEDI MOS LEXO SHUME GAZETAT SE ATO GINJEJN O LOL TI PO NA SHKRUAN NE FORUM CKA SHKROJTUR R.D PER 97 MOS OR BURR IDHEUT BESO KAQ TE GINJESHTRAT E GAZETAVE POR SHIKO REALITETIN .NE SHQIPERI NE 97 NUK ISHTE REVOLUCIN KOMUNIST A RACIST A PD IST KU DI UNE SE CE SHKRUHEN E THUHEN KETU POR ISHTE NJE PA KENAQESI E POPULLIT PER HUMBJEN E PARAVE NE FIRMA BILE DO THOJA ISHTE NJE MESIM I MIRI QE U DHA POPULLI POLITIKANEVE DHE QEVERISE DHE PARLAMENTIT SHQIPTAR QE NE TE ARDHMEN TE PUNOJNE MIRE DHE TE TRAJTOHEN TE GJITHE NJERZIT NJE LLOJ PASI FILLOJ NJE LUFTE KLASASH SI NE KOHEN E ENVER HOXHES.
ZOTI E NDIMOFTE SHQIPERINE
\
\FTE KLLASASH SI NE KOHEN E ZOTIT HOXHA .
nuk ka rendesi
O idmon te vetmi qe shpetuan pa u hyre gjemb ishin politikanet... te gjithe faturen e pagoi populli dhe shteti ..... se kush doli i fituar e dime... pinjollet e komunisteve te cilet ajo lufta e klasave qe flet ti u kishte lene ne dore ekonomine i kishte kthyer ne tregtare, pronare, e me vone kur moren pushtetin ne trafikante dhe kontrabandiste. Populli cfare fitoi .... leket qe nuk ia ktheu fatosi ??? 2000 te vraret ??? depot e hapura dhe armet sheshit ??? bizneset e shkaterruara nga monopoli ??? listat e bukes dhe papunesine ?? mungesen e rendit dhe integrimit ??
Nuk me cudit edhe po te pergjigjesh pozitivisht se e di qe eshte shume vone per te ndryshuar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 28-05-2003 mė 18:55
[QUOTE]Postuar mė parė nga Idmon
ZOTI BLEDI MOS LEXO SHUME GAZETAT SE ATO GINJEJN O LOL TI PO NA SHKRUAN NE FORUM CKA SHKROJTUR R.D PER 97 MOS OR BURR IDHEUT BESO KAQ TE GINJESHTRAT E GAZETAVE POR SHIKO REALITETIN .NE SHQIPERI NE 97 NUK ISHTE REVOLUCIN KOMUNIST A RACIST A PD IST KU DI UNE SE CE SHKRUHEN E THUHEN KETU POR ISHTE NJE PA KENAQESI E POPULLIT PER HUMBJEN E PARAVE NE FIRMA BILE DO THOJA ISHTE NJE MESIM I MIRI QE U DHA POPULLI POLITIKANEVE DHE QEVERISE DHE PARLAMENTIT SHQIPTAR QE NE TE ARDHMEN TE PUNOJNE MIRE DHE TE TRAJTOHEN TE GJITHE NJERZIT NJE LLOJ PASI FILLOJ NJE LUFTE KLASASH SI NE KOHEN E ENVER HOXHES.
ZOTI E NDIMOFTE SHQIPERINE
[/QOTE]
Per cfare mesimi e keni fjalen qe u ka dhene populli politikaneve dhe qeverise,dhe a e kane pasur parasysh kete mesim te popullit keta politikanet e sotem??.A trajtohen tani ne SHqiperi te gjithe njerzit njesoj,dhe sa % e popullit fitoi nga ky "revulucion"
A i moren parate e humbura ne firma te premtuara,per te justifikuar sado pak emrin e quajtur" revulucionit per parate e humbura"??
A ka ardhur koha tani qe populli tu jep nje mesim edhe ketyre politikaneve te sotem,apo ata jane te kenaqur nga kjo situate??
RANDI
Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.
:q qetesi
Krijoni Kontakt