Postuar mė parė nga Brari
Pra mbas 50 vjet ne Pushtet, PPSH ne 92-ishin e dorzoi pushtetin tek nje grusht njerzish qe quheshin Kryesi e PD-se dhe i la keta 4 vjet (92-96) dhe i rrezoi prap.
Braro, na tako te mbetemi pak tek kjo thenie, pasi ketu eshte edhe tema!
Me the te thashe te tjera, jane pa vlere....sot!
Vetem mendoju pak, se nqs kjo qe thua ti me siper eshte sadopak e vertete, atehere pergjegjesia e Berishes edhe stafit te tij ne 97 eshte padiskutim ligjore.
Pikerisht edhe llomotitjet e te djathtes "se sinqerte" per akuzen "Revolucion Komunist" eshte nje tjeter bajatsije e politikes se ketij krahu politik, qe vecse po ia shpif njerezve.
Faktikisht, kur drejtesia qe duhej te vinte ne 91 nuk erdh dot, kjo gje nuk ka se si te behet me sot.
Nuk ka me drejtesi per ato qe u bene ne komunizem, pasi drejtesia u basardua nga politika e PD-se.
sot ka grupime politike, ku te gjitha pa perjashtim, dikush me shume e dikush me pak, jane ish-a.
Faktikisht, Brari, nuk ka qene PS-ja qe ia mbushi mendjen europes se fondamentalizmi eshte ne Shqiperi prezent, ne format qe ju e pate me lirshem te kanose vendete ngjashme si Afganistani, por me specifika rajonale, kuptohet, por ka qene e kunderta.
PS-ja e pervetesoi kete Keqveshtrim qe po i behej neper qarqe sekrete europiane, edhe e perdori me efikasitet politik.
Une mund te them kaq: Po te kishte qene per nje demokraci si e PD-se, cdo Kryengritje, shkaterrim i 97, vetem Revolucion Komunist nuk do te mund te quhej.
Riardhje ne pushtet, eshte tjeter gje.
Piramidat ishin esenciale ne arsyet per kryengritje, sidoqofte politizimi i ngjarjeve sot. Pa Piramidat asnje lloj kryengritje nuk do te ishte bere e mundur thjeshte ne vetvete.
Sigurisht qe VEFA do te sponzorizonte gjeresisht edhe levizjet propagandistike te PD-se. Shihni ku arrihet, po dalin te gjithe armiq, madje edhe rrethi i ngushte i brendshem i Sali Berishes, edhe vetem amri i tij po ruhet!
President, nen rregjimin e te cilit u be gafa e piramidave, shperthimit te depove (qe ai i kish hapur faktikisht prej vitesh per konfliktet ballkanike, e madje edhe ato te Jemenit e ne Afrike), edhe qe nuk jep doreheqje, vetem ne Shqiperi gjen!
Sala po ta kishte dorezu "karriken" qe kur pesoi humbjen e 94-es, edhe te kishte mendu zevendesimin me nje me te ri ne te gjitha drejtimet, une te pakten sot do ti kisha thene se eshte politikan!
Sali Berisha eshte faji i politikes pas 90-te...edhe faji i tij, qofte edhe i vetem, por i sigurte, eshte se ai eshte budalle - dmth, nuk eshte politikan!
Kjo gje e shkaterroi demokracine, pasi budallalleku i tij u be mbartes individual, Despotik i kohrave te reja, demokracise. Nuk e sheh se si e quajne se eshte presidenti me i pritur ne Shtepine e Bardhe, jo si kur kjo te kete qene thjesht se ai simbolikisht ishte presidenti i pare pluralist, e jo thjesht per te apo zotesine e tij politike?
Nje gje tjeter qe une verej sot tek Demokratet e "sinqerte" eshte se ata shpresojne ende per nje demokraci qe nuk ka per te ardhe kurre ne Shqiperi. Edhe kjo jo aq per faj te ndonje partie si PS-ja, se sa nga rrethanat e jashteme, madje tej kontinentale.
Krijoni Kontakt