Por jo per te hetuar votat...
Vetem per te hetuar pretendimet e dikujt ndaj KQZ-se. Pra, nuk hetohen votat, por hetohet vetem veprimi kriminal i KQZ-se apo i personave pergjegjes.
Prokuroria nuk i kerkon kutite per te numeruar apo rinumeruar votat, por per te hetuar pretendimet e dikujt ndaj KQZ-se. Numri i votave do te mbetej i pandryshuar, pavareisht gjetjeve te prokurorise dhe vertetimit te fajesise ndaj KQZ. Per ndryshimin e numrit te votave (tabelave) perseri do te nevojitej nje vendim i KQZ-se resp. i Kolegjit Zgjedhor.
Me fjale tjera: prokurori e heton vetem gjendjen e jashtme te kutise. Nese arrin tek perfundimi se kutite jane manipuluar (hapur, nderruar etj.) atehere personat pergjegjes mund te denohen, pa ndryshuar automatikisht edhe tabela e votave te kutive perkatese. Kjo vendoset pastaj nga KQZ dhe/ose Kolegji Zgjedhor.
Edhe tentimi per manipulim apo cfaredo nderhyrje e ngjashme (p.sh. demtimi i kutive) jane te denueshme.
Krijoni Kontakt