- Në vitin 1998 me Hirin e Perëndisë u riformua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Fronëzimi i Hirësisë së Tij Ignatit, Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, u krye të shtunën, më 18 korrik 1998, në kishën “Shën Spiridhoni” të qytetit të Beratit. Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë kryesoi shërbesën, së bashku me dy përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike, Hirësinë e Tij Evangjelos, Mitropolit i Pergamit dhe Hirësinë e Tij Meliton, Mitropolit i Filadelfias.
Në pasditen e së njëjtës ditë, Kryepiskopi Anastas dhe Mitropoliti Ignat formuan së bashku bërthamën e parë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ku së bashku me dy përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme të Sinodit të Shenjtë në Tiranë.
Si Mitropolit i Korçës u zgjodh Arkimandrit Joan Pelushi. Ai kishte shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës.
I zgjedhur si Episkop i Apolonisë ishte i Përndershmi Atë Kozma Qirjo. Ai përfaqësonte brezin e hershëm të priftërinjve, i cili me heroizëm vazhdonte të pagëzonte dhe të bënte Liturgji Hyjnore fshehurazi edhe gjatë viteve të egra të persekutimit fetar.
Kryepiskopi Anastas së bashku me Mitropolitët Meliton dhe Ignat, kryen dorëzimin e Mitropolitit të Korçës, përpara një numri të madh besimtarësh në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, më 20 korrik. Ndërsa fronëzimi u krye në kishën metropolitane “Burimi Jetëdhënës” në Korçë më 25 korrik.
Më 23 korrik, Kryepiskopi Anastas, së bashku me Mitropolitët Ignat dhe Joan, kryesoi dorëzimin e Episkopit të Apolonisë. Protopresviter Jani Trebicka u caktua Kryesekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Më 11 gusht 2000, Hirësia e Tij Kozma Qirjo fjeti, duke lënë vakant vendin e Episkopit të Apolonisë.
Me pas Sinodi u plotesua me Mitropolitin e Gjirokastres dhe 2 episkope te tjere ne 2006 dhe me pas me po 2 episkope te tjere ne 2012
Sot ai perbehet nga 8 episkope:
1.Kryepiskopi Anastas
2.Mitropoliti i Beratit Ignati
3.Mitropoliti i Korces,Joani
4.Mitropoliti i Gjirokastres,Dhimitri
5.Episkopi i Apollonise,Nikolla
6.Episkopi i Krujes,Andoni
7.Episkopi i Amantias,Nathanaeli
8.Episkopi i Bylisit,Asti
Krijoni Kontakt