Prifti: Nëse rinumërohen votat, LSI dhe PS tkurren me 7-8 mandate. Ndërkombëtarët mbyllën sytë para manipulimeve
Kandidati i pavarur në Fier, Dritan Prifti, ka deklaruar sot se atij i janë vjedhur mbi 6 mijë vota në zgjedhjet e 23 qershorit. Prifti tha se ka bërë rinumërimin e votave nga kamerat e KQZ-së.
“Rinumërimi i 10 kutive në Lezhë tregoi se asnjë kuti votimi nuk ka ngelur pa manipuluar. Hajdutët e votave duhen dënuar ligjërisht, në mënyrë që vjedhja e votave të mos ndodhë më kurrë në këtë vend. Në qarkun Fier, pasi rinumërova çdo votë nga kamerat e KQZ-së, faktova se mua më janë vjedhur mbi 6 mijë vota. Filmimet kishin ndërhyrje, prerje, kuti të tëra pa u filmuar, ndërprerje në mes të numërimit për minuta të tëra. Në të gjitha kutitë kam parë vjedhje dhe manipulime. Vetëm në një kuti më kishin vjedhur 85 vota, në një tjetër 38 dhe në çdo kuti rreth 5 deri në 10 vota. Kjo është një masakër që PD dhe PS e fshehin”- tha Prifti.
Sipas tij, nëse votat do të rinumërohen në të gjithë vendin, mazhoranca do të tkurret me 7 apo 8 mandate, pasi do të zbulohen manipulime historike. Prifti tha se ndërkombëtarët mbyllën sytë për shkak të dëshirës për rotacion.
Nëse rinumërohet gjithë Shqipëria, zbulimi do të jetë historik. Nuk do të jetë çudi që LSI dhe maxhoranca të tkurret me 7 apo 8 mandate dhe partitë e vogla të shtohen me kaq mandate. Të gjithë dështuan me ndershmërinë e këtyre zgjedhjeve. Ndërkombëtarët mbyllën sytë për shkak të dëshirës së tyre për rotacion. Turpi u mbetet të gjithëve dhe kostot janë të demokracisë shqiptare,” –ka theksuar Dritan Prift
MAPO
Krijoni Kontakt