Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    1 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit e Shtunë, 13 Korrik, 2013 | 15:30 pm

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    TIRANE- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

    Një grua është qëlluar katër herë me thikë në mes të rrugës “Tefta Tashko”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë

    Viktimë mbeti shtetasja, Valbona Çarçani, 46 vjeç, ndërsa ekzekutori është ish bashkëshorti i saj, shtetasi Genci Çarçani, 48 vjeç. Sherbimet e Autopatrulles Speciale “Shqiponja” bënë të mundur kapjen e menjëhershme të autorit, vetëm 300 metra larg vendit te ngjarjes, e konkretisht ne sheshin “Avni Rustemi ne Tiranë. Të dy banonin në Tiranë dhe ishin prindër të dy vajzave, 20 dhe 18 vjeç.

    Sipas policisë, e cila pas mesdite doli në një deklarate për shtyp, ngjarja ka ndodhur në orën 09:45 minuta, ndërsa krimi është kryer me një thikë të përmasave të mëdha me mbishkrimin “Columbia”.

    Nga hetimet paraprake rezulton se martesa e ketyre shtetasve ka zgjatur rreth 24-vjet dhe para dy vjetesh jane divorcuar. Viktima dhe autori jane prinderit e dy vajzave perkatesisht 20 dhe 18 vjeç. Po sipas policisë, autori dyshohet ta kete kryer krimin per motive xhelozie.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë policia po punon intensivisht në drejtim të dokumentimit te plote ligjor te kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi kryeqytetin.
    1 tweet

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    11 Komente per “Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi”

    Kid A
    13 Korrik, 2013 - 10:59

    Perfundimisht, shqiptarit i ka ngel ora ne mesjete!
    Përgjigjjuni
    Stefi
    13 Korrik, 2013 - 12:18

    Si ka mundesi edhe ne kohen e socializmit ishim me te varfer,por nuk kishte vrasje,vjedhje ,perdhunime e rembime.Une mendoj se kjo “trimeri” e madhe per te vrare e prere duhet te ndalet, duke e kthyer edhe nje here ligjin me vrasje.Ndryshe nga kombet e tjera te europes qe kane civilizim shekullor, ne nga pikpamja e civilizimit anojme nga vellai turk, prandaj duke qene gjakxhehte dhe ekspresive, duhet te vendoset nje ligj ekstrem: me vrasje. Kush e kundershton kete? Disa gazetare dhe pseudoanaliste si dhe politikanet qe i kane siguruar femijte dhe familjet ne Europe.
    E drejta e referendumit per ligjin me vrasje duhet bere. Dhe ne se populli e miraton kete, nuk mendoj qe edhe Europa do dale kundra.
    Përgjigjjuni
    Toni
    13 Korrik, 2013 - 14:20

    Pergjigja eshte e thjesht sepse ateher ishim te varfer por ligji funksionte dridhej miza nga polici dicka qe tani nuk eshte … shum shtete te botes e kan ligjin si e kemi patur ne dikur . jetoj ne gjermani prej 4 vitesh po te pershtysh ne tok ke 70 euro gjob po te pish duhan ne lokal brenda 500 euro keto jan disa shembuj qesharak per te tjera pastaj ka dhe me keq… dhe jan shtet me 90 milion banor kot nuk thon shteti e kap lepurin me qerre
    Përgjigjjuni
    Shkupi
    13 Korrik, 2013 - 12:18

    Pasojat e komunizmit vazhdojne.Vend me njerez te pa fe,njerez qe vetem lekun e njohin per vlere.Raste te tilla mund te kete kudo,por me permasa e perqindje te tilla ka vetem ne Shqiperi.Nese beni krahasim me numra per koke njeriu parametrat mes shqipetareve ne rajon jane Shqiperi 10,Kosove 4,Maqedonia perendimore 2.Fjalen e kam per vrasje,aksidente komunikacioni,perleshje mes vedi,mungese respekti,mungese kulture fetare.Gjith bota e jashtme,hulumtoni se cilet shqiptare i cmojne me shume do e shihni se te Maqedonise kane me shum respekt edhe pse trajtohen si me pak ,,perparimtare,,,me pak te arsimuar,me pak te ekspozuar neper faqet e cullakosura te botes.Institucioni familje ende vazhdon te funksionoje ne mesin e shqiptareve te Maqedonise.Edhe ne mesin e biznesit vlejne te njejtat parametra.Ashtu edhe mbajtja e fjales se dhene.
    Përgjigjjuni
    Baca Cen
    13 Korrik, 2013 - 15:47

    Jo zotni islamik nga ju ne maqedoni nuk kemi cfare mesojme kudo ku jeni ju dhe ideollogjia juaj ka vuajte dhe lot! Mos abuzo me fatkeqesine e njerzve vrasje te tille afektive ka patur dhe do kete fatkeqesisht gjithmone! Ne ne Shqiperi jemi shqiptaret e vertete qe mbi gjithcka kemi Shqiperine, nderkohe qe ju ne shpirt keni erdoganin dhe arabine sikurse flamurin arab te cilin e keni mbi oxhak!
    Përgjigjjuni
    dino
    13 Korrik, 2013 - 12:59

    lat nam edhe te kosovaret e jo me tek te huajt.turp e faqja e zeze.cdo dite vetem makabritete degjon andej.
    rrace e cmendur te dale nga cmedia 45-vjecare me super te cmedurin enver hoxha.cmenduria vazhdon edhe sot me nje te cmendur tjeter qe quhet edi rama. popull i cmendur zgjedh te cmedur ne krye.eshte gjenetike
    Përgjigjjuni
    Fieri
    13 Korrik, 2013 - 14:28

    Enveri po del njeriu ish njeriu i duhur per populli shqipetare
    Përgjigjjuni
    emigranti
    13 Korrik, 2013 - 15:14

    enver hoxha pati gabim tek lufta e klasave dhe qe hqi pronen private per te tjerat vendosi rregull nuk pati vrasje prostuticione krime dhe shume gjera te tjera te keqia per keto gjera i heq kapelen
    Përgjigjjuni
    ibro
    13 Korrik, 2013 - 15:16

    O SHOKU STEFI po kush te informonte ty ne kohen e komunizmit ne ate kohe ndodhnin nja 10 here me shume por vetem nena parti e dinte , komunizmi e ka degjeneru te gjithe kombin te rregullosh eshte veshtire por te prishesh duhet pakkohe, ai qe vrau gruan eshte idiot i komunizmit po ndaje nqse ajo ta dredh dhe largohu se ka gra sa te duash vetem mos e vrit.
    Përgjigjjuni
    pasoja
    13 Korrik, 2013 - 15:23

    Komunizmi ta ka akoma fajen o “Shkupi”, jo maskarenjte qe po zhdukin cdo gje me vlere!? Thirri mendjes!
    Përgjigjjuni
    Qytetari i Tiranes
    13 Korrik, 2013 - 16:27

    Kush mund te me thote nese Valbona ehste ajo vajza qe punonte te SOROS, apo jo?
    Përgjigjjuni

    http://www.panorama.com.al/2013/07/1...mes-te-rruges/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Ju lumt qe paskan qene kaq shume egoista e kan menduar vetem per veten e tyre....Ky titull edhe sikur te kishte qene "Prinderit vran dy gocat e tyre" njesoj do ishte :@

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Vrau ish gruan e jo gruan. Mjere femrat qe u bien per burra njerez te semure menderisht. Jemi rritur me mendimin qe gjoja femra nuk jeton dot pa mashkullin, por qenka e kunderta.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Vrau ish gruan e jo gruan. Mjere femrat qe u bien per burra njerez te semure menderisht. Jemi rritur me mendimin qe gjoja femra nuk jeton dot pa mashkullin, por qenka e kunderta.
    E crendesi ka qe ishte ish gruaja?!

    të dy banonin në Tiranë dhe ishin prindër të dy vajzave, 20 dhe 18 vjeç.
    Ishin prinderit e ketyre vajzave!

    Qe per mendimim tim,jan viktimat me te medhaja ne kete mes.
    Se mes burrit e gruas ca kan mes veti nuk futem une,lol

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Vrau ish gruan.Del qe autori i krimit e paska gjurmuar ish gruan e divorcuar e paska survejuar dhe pare me nje te dashur ose friend.
    Mundet qe ai te kete pare miq te shumte meshkuj te ish gruas ne facebook.
    Perderisa ato kane qene te divorcuar,ish burri nuk ka asnje te drejte te gjurmoje,perndjeke ish gruan se nga shkon dhe me ke flet, e shoqerohet.
    Ish burri i divorcuar duhet te shikoje punen e vet dhe te mos fuse hundet ne jeten personale te ish gruas se divorcuar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    e lexova kete lajm ...me te vertet keto ngjarje shokuese

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Vrau ish gruan.Del qe autori i krimit e paska gjurmuar ish gruan e divorcuar e paska survejuar dhe pare me nje te dashur ose friend.
    Mundet qe ai te kete pare miq te shumte meshkuj te ish gruas ne facebook.
    Perderisa ato kane qene te divorcuar,ish burri nuk ka asnje te drejte te gjurmoje,perndjeke ish gruan se nga shkon dhe me ke flet, e shoqerohet.
    Ish burri i divorcuar duhet te shikoje punen e vet dhe te mos fuse hundet ne jeten personale te ish gruas se divorcuar.
    Per ca mentaliteti e ke kete postim?
    jo se nuk ke te drejte po me duket se ke humb cdo lloj idejet se cbehet atje
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    E crendesi ka qe ishte ish gruaja?!



    Ishin prinderit e ketyre vajzave!

    Qe per mendimim tim,jan viktimat me te medhaja ne kete mes.
    Se mes burrit e gruas ca kan mes veti nuk futem une,lol
    Qe dhe ishin e shikojne akoma si prone te tyre e jo me gruan. Mos harro qe dhe gruas qe ju mor jeta pa te drejte, eshte femija e nje nene.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Per ca mentaliteti e ke kete postim?
    jo se nuk ke te drejte po me duket se ke humb cdo lloj idejet se cbehet atje
    Mentaliteti i trajtimit te gruas apo ish gruas si prone eshte mesjetar.
    Eshte nje mentalitet qe vazhdon te ekzistoje te shume meshkuj shqiptare.
    Ai u divorcua,por kujtonte se akoma ish gruaja ishte prone e tij.
    Ja se si mendojne ca meshkuj perfshire vrasesin ne ngjarje.
    A jemi ne Europe?Nqs e konsideron veten se je pjese e Europes atehetre
    permbaju normave sociale dhe ligjore demokratike te Europes
    dhe mos i trajto grate si kafshe,por me respekt.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Ish bashkëshorti masakron gruan për xhelozi

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Qe dhe ishin e shikojne akoma si prone te tyre e jo me gruan. Mos harro qe dhe gruas qe ju mor jeta pa te drejte, eshte femija e nje nene.
    Jo jo,e kam llafin se per keto vajza vet prinderit e tyre ju shkatrruan jeten,se zdo shume mend se secila pal ka nga nje nene,por viktima dhe i akuzuari paqin veten ne qaf,spo mirrem fare me ta,se kush e di si e kan sjell punen deri aty,pas 24 viteve martes,por me dhimbsen gocat qe jan viktim e te dyve,duke marr parasysh vuajtjen iher qe do kene,pastaj se si do gjykohen nga shoqeia,ku shoqeria shqiptare e di vet se si eshte....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •