-
Për: Rinumërim për Lezhën: Kolegji zgjedhor rrezon numerimin, KQZ duhet te kete 5 ane
Ankesa e PD, përfundon numërimi, pritet vendimi i Kolegjit
TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka ngritur katër grupe numërimi brenda ambienteve të Gjykatës që kane numëruar 10 kuti te qarkut të Lezhës.
Momentalisht Kolegji eshte terhequr per te marre vendimin perfundimtar.
Më herët Kolegji pranoi pjesërisht akimimin e PD për Lezhën, duke vendosur rinumërimin për 10 kutitë e saj.
Numërimi ishte parashikuar të bëhej në orën 15:00, por u shty për ti dhënë kohë tërheqjes se kutive nga Lundra.
Në kërkesën ankimore të PD-së, thuhet se Kolegji duhet të rinumërojë të gjitha kutitë për shkak të parregullsive që kanë ndodhur në këtë zonë. Hapjen e kutive e bëri më parë edhe KQZ, ku rezultoi se PD-ja e rriti diferencën e saj nga 39 vota që ishte, në 740 vota.
“Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht, të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, t’i rivlerësojë e rinumërojë Kolegji e t’i fusë në rezultat”, thuhet në kërkesën e PD-së.
Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt