Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Kush te tha ty se ne 1992 -shin ka fitu vertet Sala ? Ne 1992-shin kane ardhe kamiona me flete votimi te mbushme per PD-ne nga Greqia ! Skandali Arsidi , cfare ishte ? Ja pra u paguan ata qe kryen operacionin dhe bana burg Xhyheri e Ilir Hoti me kompani ! Ha...ha...ha,,

    Ramiz Alia dhe banda e tij ne PPSH , kishin planifikuar qe ne 31 mars te 1991 (Zgjedhjet e para pluraliste) qe t'ia jepnin PD-se , domethene Saliut , pushtetin , por mbeten te gjithe me gisht ne goje ! Keshtu brenda vitit nuk e zgjaten dhe bene zgjedhje te tjera !

    Pra mos ta degjoj me te thuash se ne 1992-shin fitoi vertete PD-ja ! Jooo fitoi perseri PPSH-ja , por me kemishe blu ! ha....ha...ha...
    Mohimi i cdo gjeje qe lidhet me historine vjen nga nje psikoze verberie e ideologjise komuniste.Qe vjen edhe si shkak i urrejtjes patologjike. Njerezit me kete psikoze jane te erresuar nga mendja saqe e vetmja gje qe shohin eshte partia biologjike e lidhur shpirterisht, menderisht dhe fizikisht. Jane te gatshem te fshijne historine vetem se te mohojne disfatat dhe deshtimet ne te gjitha kuptimet e jetes. Shembulli i gjalle eshte shkrimi i mesiperm qe tregon se sa e mjerueshme eshte mendja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 21-07-2013 më 07:21
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #32
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Akt i kunderligjshem i KQZ-se...

    E vetmja instance qe do te mund te urdheronte rinumerimin e votave eshte Kolegji Zgjedhor, pasi qe KQZ thjeshte nuk i ka votat e mjaftueshme per vendime te tilla.
    I mungon nje vote dhe per kete arsye duhet ta perfundoje procesin dhe ta dergoje materialin tek Kolegji Zgjedhor. Ne te kunderten, edhe ky proces zgjedhor qe u "lavdua" nga te gjithe, do te demtohet rende.
    Berisha ende nuk eshte pajtuar plotesisht me humbejen, dhe ne largim e siper po tenton qe se paku ti njollose edhe keto zgjedhje. Nje akt antikombetar i S. Berishes. Pavaresisht se ndoshta eshte paramenduar vetem si veprim i fundit kunder qeverise se ardhshme.
    Berisha eshte ne te drejten e tij te kerkoje transparence pasi u konstatuan shkeljet manipulative. Meqe ka pranuan humbjen nuk do te thote qe te pranoje edhe manipulimet qe ndodhen ne qarkun e Lezhes. Vetem po te ishte budalla. Sikur manipulimi te kishte ndodhur nga PD do ishte bere nami nga analiste dhe mediat e majta , ti i pari do e akuzoje Berishen qe donte te vidhte zgjedhjet. Gjithmone PS eshte viktime edhe kur manipulon vete. Me llogjiken tuaj sa here te ndodhin manipulime nga PS ,ka patjeter gisht Berisha.

    Per mungesen e votave ne KQZ eshte pergjegjesi e koalicionit te majte qe terhoqen komisioneret e tyre. KQZ ne kto kushtet eshte detyruar te marre nje vendim te tille pas fakteve qe dolen ne qarkun e Lezhes per te bere transparence. Ne 2009 pa fakte pa gje PS kerkoi transparance, kurse tani nuk do transparence. Nese kane fituar kaq paster pse kane frike te behet transparenca?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 21-07-2013 më 07:44
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    ...

    Per mungesen e votave ne KQZ eshte pergjegjesi e koalicionit te majte qe terhoqen komisioneret e tyre. KQZ ne kto kushtet eshte detyruar te marre nje vendim te tille pas fakteve qe dolen ne qarkun e Lezhes per te bere transparence. Ne 2009 pa fakte pa gje PS kerkoi transparance, kurse tani nuk do transparence. Nese kane fituar kaq paster pse kane frike te behet transparenca?
    KQZ eshte e detyruar qe kete pune t'ia le Kolegjit Zgjedhor.
    Fakti qe se ben, ka te bej pa asnje dyshim me tentimin e Berishes per manipulim te votave permes nje KQZ qe e kontrollon dhe njollosjen e fitores se kundershtarit politik. Gje qe nuk mund te thuhet per Kolegjin Zgjedhor.
    Askush nuk i mohon te drejten PD-se apo kujtdo tjeter qe te kerkoje rinumerimin e votave, aty ku ka dyshime te bazuara. Por kete duhet ta bej ne rruge ( te drejte) ligjore. KQZ, kur nuk eshte ne gjendje te merr vendime per shkak te mungeses se votave te mjaftueshme, atehere eshte e obliguar qe vendimet t'ia le Kolegjit Zgjedhor.

  4. #34
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    KQZ eshte e detyruar qe kete pune t'ia le Kolegjit Zgjedhor.
    Fakti qe se ben, ka te bej pa asnje dyshim me tentimin e Berishes per manipulim te votave permes nje KQZ qe e kontrollon dhe njollosjen e fitores se kundershtarit politik. Gje qe nuk mund te thuhet per Kolegjin Zgjedhor.
    Askush nuk i mohon te drejten PD-se apo kujtdo tjeter qe te kerkoje rinumerimin e votave, aty ku ka dyshime te bazuara. Por kete duhet ta bej ne rruge ( te drejte) ligjore. KQZ, kur nuk eshte ne gjendje te merr vendime per shkak te mungeses se votave te mjaftueshme, atehere eshte e obliguar qe vendimet t'ia le Kolegjit Zgjedhor.
    A ishte KQZ qe zbuloi nje fakt te pakundershtueshem te mainipulimit te votave ne tabelat e rezultateve, pas kesaj vendosi me hapjen e 10 kutive ku u vertetua manipulimi? Atehere po ajo KQZ duhet te beje transparence e nxitur nga fakti i parregullsive . Parregulsite e ka pranuar edhe perfaqesuesi ligjor i PS.

    Nese Berisha ka manipuluar le te nxjerrin dhe ta denoncojne manipulimin , dhe une do bashkohem me juve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 21-07-2013 më 09:19
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    KQZ eshte e detyruar qe kete pune t'ia le Kolegjit Zgjedhor.
    Fakti qe se ben, ka te bej pa asnje dyshim me tentimin e Berishes per manipulim te votave permes nje KQZ qe e kontrollon dhe njollosjen e fitores se kundershtarit politik. Gje qe nuk mund te thuhet per Kolegjin Zgjedhor.
    Askush nuk i mohon te drejten PD-se apo kujtdo tjeter qe te kerkoje rinumerimin e votave, aty ku ka dyshime te bazuara. Por kete duhet ta bej ne rruge ( te drejte) ligjore. KQZ, kur nuk eshte ne gjendje te merr vendime per shkak te mungeses se votave te mjaftueshme, atehere eshte e obliguar qe vendimet t'ia le Kolegjit Zgjedhor.
    me sa di une Kolegji nuk ka te drejte te marri vendime, por gjykon vendimet e ankimuara te KQZ nga ndonje subjekt. pra nje ceshtje nuk mund te shkoje ne kolegj pa kaluar njehere ne KQZ.
    eshte njelloj si shkallet e gjykates. nuk mund te shkosh te gjykata e larte pa kaluar shkallen e pare.

    sa per votat me duket se KQZ i duhen 5 vota vetem ne rast te certifikimi te nje rezultati. sepse jo te gjitha vendimet kerkojne 5 vota.
    megjithate do ishte mire qe dikush te na sjelli kodin elektoral, qe te gjykojme me drejte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 21-07-2013 më 10:26
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    me sa di une Kolegji nuk ka te drejte te marri vendime, por gjykon vendimet e ankimuara te KQZ nga ndonje subjekt. pra nje ceshtje nuk mund te shkoje ne kolegj pa kaluar njehere ne KQZ.
    eshte njelloj si shkallet e gjykates. nuk mund te shkosh te gjykata e larte pa kaluar shkallen e pare.

    sa per votat me duket se KQZ i duhen 5 vota vetem ne rast te certifikimi te nje rezultati. sepse jo te gjitha vendimet kerkojne 5 vota.
    megjithate do ishte mire qe dikush te na sjelli kodin elektoral, qe te gjykojme me drejte.
    Ne procese te parregullta, si rasti i zgjedhjeve ne Shqiperi, eshte i vetmi Kolegji Zgjedhor qe mund ti legjitimoje disi zgjedhjet...
    KQZ permes vendimeve te paligjme ( p.sh. me 4 vota kur ligji kerkon 5) vetem mund ti demtoje edhe me teper zgjedhjet praktikisht te kunderligjshme.
    Duke pase parasyesh faktin qe KQZ ne perberjen aktuale jo vetem qe nuk ka te drejte per vendime te caktuara, por edhe eshte absolutisht e njeanshme dhe e manipulueshme, cdo nderhyrje e tille e KQZ-se, pavaresisht nese Kolegji Zgjedhor me vone do ti shpallte te paligjshme keto vendime dhe nderhyrje, eshte se paku demtim shtese i procesit zgjedhor dhe njollosje e rezultateve. Sepse edhe partite edhe qytetaret e rendomte do ta kishin veshtire te vendosen se kush kishte te drejte, KQZ qe hapi, rinumeroje dhe eventualisht manipuloje votata apo Kolegji Zgjedhor qe p.sh. shpalli keto vendime si te kunderligjshme etj. Shumica thjeshte do ti besonin KQZ-se, sepse aty shihen kutite e votave duke u rinumeruar, dhe njerezit me pare ju besojne fotografive te tilla sesa vendimeve abstrakte ne baze te ligjit.

    KQZ thjeshte nuk ka te drejte te aprovoje ankimimet dhe kerkesat per rinumerim te votave, pa pase se paku 5 vota. Pra, duhet ti hedh poshte te gjitha keto kerkesa, ne menyre qe keto pastaj te kalojne tek Kolegji Zgjedhor, i cili mund ta detyroje KQZ-ne qe ti rinumeroje votat. D.m.th. KQZ pereseri do te mbetej organi kompetent per rinumerimin e votave, mirepo jo me vendimin vetanak te kunderligjshem (me 4 vota), por me vendim dhe urdher te Kolegjit Zgjedhor.
    Arsya pse Berisha kete "pune" nuk e le ne meshiren e Kolegjit Zgjedhor eshte relativisht e thjeshte: Kolegjin Zgjedhor nuk e ka ne dore si 4 anetaret e tanishem ne KQZ. Keshtu qe nuk eshte i sigurt se edhe Kolegji Zgjedhor do te vendoste ne favor te PD-se apo te hapjes dhe rinumerimit te votave.


    Perndryshe, bazuar ne rezultati aktual Sali Berisha dhe PD nuk kane cfare te humbasin edhe nese hapen dhe rinumerohen pothuajse te gjitha kutite. Eshte e papritshme qe disfata e tyre te jete edhe me e thelle se aktualisht. Shansat per permiresim te rezultatit jane dukshem me te medha, pavaresisht nese behet fjale per manipulim te rezultateve apo gabime tjera gjate numerimit.
    1000 vota me shume do te mjaftonin per Sali Berishen dhe PD per propagande kunder qeverise se ardhshme.

    Neni 24

    Vendimmarrja në KQZ

    1. Konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me:

    a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas neneve 162, 163 dhe 166, pika 3 të këtij Kodi;

    b) pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore, sipas nenit 123 të këtij Kodi dhe vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore;

    c) kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi;

    ç) shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre;

    d) aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet;

    dh) propozimin për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, sipas pikës 2 të nenit 18 të këtij Kodi;

    e) miratimin e strukturës organike të KQZ-së, si dhe rregulloren e funksionimit të KQZ-së;

    ë) caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas nenit 76 të Kodit;

    f) caktimin e zonave të administrimit zgjedhor, sipas nenit 27 të Kodit.

    Vendimet e tjera miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ-së.

    2. Vendimet e KQZ-së nënshkruhen nga të gjithë anëtarët që kanë marrë pjesë në votim. Secili prej anëtarëve të KQZ-së, përbri nënshkrimit të tij, shënon me shkrim mënyrën e tij të votimit, sipas rastit “pro” ose “kundër”. Anëtarët në pakicë duhet të paraqesin mendimin e tyre të pakicës ose atë alternativ jo më vonë se 24 orë nga marrja e vendimit. Mendimi i pakicës i bashkëngjitet vendimit përkatës.

    3. Çdo vendim i KQZ-së zbardhet brenda 24 orëve nga marrja e tij. Jo më pak se dy ekzemplarë origjinalë të vendimit ose, sipas rastit, edhe të udhëzimit të KQZ-së, mbahen në arkivin e KQZ-së. Vendimet publikohen menjëherë në faqen zyrtare të KQZ-së. 4. Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, gjatë periudhës zgjedhore,
    jep, kundrejt kërkesës të çdo subjekti zgjedhor, pa pagesë, brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës, kopje të vërtetuara të vendimeve të KQZ-së. Jashtë periudhës zgjedhore, si dhe për çdo person tjetër të interesuar kopjet e akteve të KQZ-së jepen kundrejt një pagese, sipas akteve përkatëse në fuqi.

    ...
    Ka edhe nene tjera te kodit, te cilat eventualisht mund te perdoren per legjitimim te rinumerimit te tille nga KQZ, por ne nje gjendje te tille, kur KQZ edhe keshtu nuk eshte kompetente, vendimet duhet patjeter ti lihen Kolegjit Zgjedhor. Por, kete nuk e ben Berisha, sepse ka deshire qe PS dhe LSI (apo fituesit e zgjedhjeve) te ankohen ne Kolegj Zgjedhor, ne menyre qe ky dhe partia e tij, pavaresisht vendimeve te Kolegjit Zgjedhor, te mund te perdorin rinumerimin e KQZ si argument per manipulim te votave nga qeveria e ardhshme.
    KQZ aktuale ne fakt nuk i permbush as kushtet minimale per te qene kompetente sipas kerkesave te ligjit. Prandaj, nje organ i tille, i cili pervec kesaj eshte edhe plotesisht i njeanshem - gje qe dihet boterisht- do te duhej sa me pare te hiqte dore nga administrimi i metutjeshem i procesit zgjedhor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-07-2013 më 12:25

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

    Kolegji pranon ankesën e PS-së, rinumërimi në Lezhë i pavlefshëm. PD: Vendim i paprecedentë

    TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankesen e PS-se për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për rinumërimin e votave të qarkut të Lezhës.

    Nënsekretari për çështjet zgjedhore te PS-se, Koli Bele menjëherë pas vendimit tha për mediat se, vendimi ka efekt edhe për Shkodrën dhe se veprimet e KQZ kanë qenë haptazi në kundërshtim me ligjin.

    “E rëndësishme është që Kolegji në ndryshim nga KQZ e lexoi ligjin ashtu siç ligjvënësi e ka shkruajtur, konstatoi që veprimtaria e KQZ në këto shqyrtime administrative, për Lezhën, por ka efekt edhe për Shkodrën, veprimet e KQZ kanë qenë haptazi në kundërshtim me ligjin. Nuk ka nevojë për stërhollime për të kuptuar që një mbledhje e cila u urdhërua politikisht, e futi procesin në një qorrsokak, të cilën për fat të mirë Kolegji e zgjidhi.”- tha Bele.

    Sipas tij, KQZ nuk kishte tagër ta inicionte këtë proces, aq më tepër kur këtë proces nuk e kishte kërkuar njeri. Veç kësaj, vijoi ai, certifikimi i zgjedhjeve ka disa afate kohore që duhen respektuar, në mënyrë që vota për maxhorancën e re të finalizohet me ndarjen e mandateve.

    Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e cilësoi të paprecedentë vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Ai tha se është hera e parë që Kolegji jep një vendim të tillë në këto 12 vite.

    “Ky është vendim përfundimtar, është një vendim që minon rrënjësisht procesin ankimor, duke filluar nga KQZ, sepse anullon mundësitë e çdo pale ankimore. Në kushtet e një bojkoti politik, nga minoranca, të jetë e pamundur të bësh një kërkesë ankimore. Një vendim i cili në të ardhmen do të bëjë të reflektojnë legjislatorit, që të mund të gjenden zgjidhje të tjera.”- tha Bylykbashi.

    Sipas tij, është parë një vjedhje e madhe dhe e hapur e bërë nga Partia Socialiste. Ai paralajmëroi se nuk do të përfundojë këtu, pasi PD do të dorëzojë një kërkesë ankimore në Kolegj. Lidhur me qarkun e Shkodrës, Bylykbashi tha se ajo është një çështje tjetër, për të cilën do të ketë një shqyrtim tjetër.

    ARGUMENTI I PS-së
    Përfaqësuesit e Partisë Socialiste i janë referuar nenit 24 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit në mbledhjet e KQZ-së, ku diskutohen ankimimet, kërkohen 5 anëtarë. “Kërkesa e Partisë Socialiste ndaj KQZ-së konsiston në marrjen e një vendimi që bazuar në neni 24, pikat b dhe c, kërkon shumicë të cilësuar për marrjen e tij. Ndërkohë që mbledhja e KQZ për trajtim e kësaj kërkese, referuar nenit 23, pika 5, të Kodit Zgjedhor, është e vlefshme vetëm kur janë prezentë të paktën 5 anëtarë të KQZ-së. Vendimmarrja dhe fillimi i shqyrtimit administrativ nga ana e KQZ-së, për pasojë edhe pavlefshmëria e vendimit të marrë, është prima facie, pasi Kodi Zgjedhor sanksionon mbledhjet e KQZ, ndër të tjera, edhe kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendrave votimi, kërkojnë kuorumin e detyrueshëm me jo më pak se 5 anëtarë të KQZ”- shprehen juristët e Partisë Socialiste drejtuar Kolegjit Zgjedhor.

    Panorama

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën

    Eh Zot i madh cfare vete ne ate vend.

    PS ankohet ne Kolegjin Zgjedhor se KQZ nuk mund te marri dot vendime apo ankinime pasi duhen 5 anetare ne KQZ qe te marrin te tilla vendime sipas ligjit. Pra vendimi i Kolegjit per Lezhen nuk ka te beje fare me meritat e ceshtjes ne fjale, por ka per te beje me faktin se KQZ nuk ka te pakten 5 anetare sic e kerkon ligji per cdo vendim qe merr, por 4 prej tyre. Me pak fjale Kolegji Zgjedhor po thote: cdo vendim qe KQZ merr nuk ka vlere ligjore pasi institucioni nuk ka te pakten 5 anetare ne detyre por kater. Qe do te thote, cdo ankese e partive politike prane KQZ eshte e pavlefshme pasi ky institucion nuk merr dot asnje vendim.

    Tani po del ne drite perse socialistet e braktisen KQZ, per te fshehur manipulimin e blerjen e votes qe ishte inskenuar. Ajo qe socialistet nuk kuptojne eshte qe duke ndjekur kete rruge, jane duke bere dy gjera:

    1. Po i hapin driten jeshile opozites se djathte per te mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, pasi u be e qarte qe PS minoi institucionet kushtetuese si KQZ dhe vendimarrjen e saj duke larguar njerezit e saj te emeruar ne kete institucion.

    2. Po delegjitimon zgjedhjet dhe fitoren e tyre ne zgjedhje si ne syte e shqiptareve te thjeshte si ne syte e partnereve nderkombetare.

    Dhe kjo ka per ti kushtuar shtrenjte politikisht fituesve te zgjedhesve, qe do ta njollosin e delegjitimojne mandatin e qeverisjes pa e filluar mire ate. Dhe e gjitha kjo mund te ishte shmangur, nese PS nuk do te ankohej ne kolegj por do te pranonte numerimin e votes ne kuti ne ato dy qarqe, e procesi do te ruante integritetin e tij e mbyllej me sukses.

    Dhe ironia e gjithe kesaj katraulle eshte: KQZ e beri transparencen me publikun dhe cdo vote u numerua ne kutite e Lezhes, pavaresisht se cfare vendimi merr PS apo Kolegji Zgjedhor! E verteta e manipulimit doli ne shesh dhe te gjithe shqiptaret e bota e mesuan ate.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-07-2013 më 15:20

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Rinumërim për Lezhën: Kolegji zgjedhor rrezon numerimin, KQZ duhet te kete 5 ane

    Lajm i fundit,Kolegji nuk njeh rinumerimin e qarkut Lezhe,KQZ shkeli ligjin

    Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS, rrëzon rinumërimin e KQZ për qarkun Lezhë

    TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka pranuar sot kërkesën e PS për të rrëzuar rinumërimin e votave nga KQZ-ja për Qarkun e Lezhës. Kolegji Zgjedhor është shprehur se rinumërimi për këtë qark është i paligjshëm.

    Pranimi i kësaj kërkese e shndërron në nul të gjithë procesin e rinumërimit për Qarkun e Lezhës, duke mos lejuar që të ndryshojnë tabelat përmbledhëse për Lezhën.


    Por ky vendim nuk prek ndarjen e mandateve për këtë qark, ato mbeten 4 me 3 në favor të koalicionit të djathtë.

    Nënsekretari për çështje zgjedhore të PS-së, Koli Bele menjëherë pas vendimit ka komentuar për mediat se Kolegji ka lexuar ligjin drejt, duke pranuar kërkesën e PS.

    “E rëndësishme është që kolegji e lexoi ligjin ashtu sic është shkruajtur, konstatoi që veprimtaria e KQZ për rinumërimin ka qënë haptaz në kundërshtim me ligjin. KQZ e ka future këtë proces në një qorrsokak që fatmirësisht Kolegji e zgjidhi”, tha zoti Bele.

    Bele shtoi më tej se ky vendim vlen edhe për Qarkun e Shkodrës, por u kundërshtua nga përfaqësuesi ligjor i PD-së Oert Bylykbashi.

    Sipas Bylykbashit vendimi i sotëm i kolegjit minon procesin ankimor dhe iu heq të drejtën edhe partive të tjera për të ankimuar.

    Ai shtoi se në Lezhë u faktua që PS-ja ka vjedhur votat dhe se PD po përgatit një kërkesë të re ankimore.

    “Vjedhje e hapur e 1200 votave është bërë nga PS në Qarkun Lezhë, i ka vjedhur një mandat PD. Por nuk mbyllet këtu, duke anuluar shkallën ankimore, praktikisht kjo ankesë do vijë në një formë tjetër”, tha ai.

    Sipas tij, ky vendim hedh një hije të rëndë mbi këtë proces.

    BALKANWEB

  10. #40

    Për: Rinumërim për Lezhën: Kolegji zgjedhor rrezon numerimin, KQZ duhet te kete 5 ane

    Bravo si Kolegjit Zgjedhor ashtu eshte KQZ qe po po punojne intensivisht brenda fuqive qe u ka dhene ligji per te mbyllur me sukses keto zgjedhje qe jane cilesuar nga nderkombetaret si me te mirat ne historine e shkurter te demokracise shqiptare. Ligji duket ndjekur me perpikmeri dhe sa me shpejt te mbyllet procesi, aq me shpejt Shqiperia mund te shohe perpara dhe cdo gje ti kthehet normalitetit.

    Institucionet nuk duhen sulmuar, por duhen respektuar, pasi nuk prezantojne parti, por shtetin shqiptar. E vetmja menyre per ti dhene kredibilitet rezultateve te zgjedhjeve eshte duke lene keto institucione qe te punojne sipas rregullave dhe te japin vendime pa marre parasyh PD e PS, por vetem ligjin dhe te drejten e votuesve.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •