Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Përkthyes i Anglishtes Maska e Viti5
    Anëtarësuar
    19-04-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë, Republika e Shqipërisë
    Postime
    15

    Si ta flasim dhe shkruajmë rrjedhshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Nuk dua të bëj politikë, mirëpo unë mendoj se gjuha jonë e bukur dhe drejtshkrimi shqip, në Shqipëri e ka rritur kulminacionin e lulëzimit të saj vetëm gjatë kohës së Enver Hoxhës. Një lulëzim të ngjashëm, gjuha shqipe e ka pasur edhe në Kosovë, pikërisht gjatë kohës së komunizmit.
    Po, sot ku jemi?
    Në Kosovë, sidomos nga paslufta e këtej, kemi një barstardim të paskrupullt të gjuhës shqipe, dhe me tendenca të përkeqësimit të vazhdueshëm. Për çdo vit diplomojnë gjenerata të reja, të cilat nuk e dinë gjuhën e vet shqipe! Mjerisht, kemi edhe profesorë në fakultetet dhe universitetet e ndryshme të Kosovës, të cilat pas lufte po mbijnë si kërpudhat pas shiut, të cilët nuk dinë të shkruajnë e flasin shqip sipas standardeve të kërkuara. Të njëjtën gjë tashmë e kemi edhe në Shqipëri, që nga koha e postkomunizmit.
    Si ta unisojmë gjuhën shqipe, dhe ta flasim e shkruajmë atë pa gabime?



    XHIKNA Company LMT

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    e fillove ti i pari me gabime.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Gjuha shqipe po nuk u rregulluan gabimet qe nga rrenjet s'ka per t'u folur kurre mire e paster dhe koha e njerit apo tjetrit s'ka te beje fare. Le ta fillojme nga ALFABETI: DH, GJ, LL, NJ, SH, TH, XH, ZH jane te ashtuquajtura shkronja. Por per mendimin tim jane bashkim i dy shkronjave (DH=D+H), pra akoma nuk eshte i qarte koncepti se cfare doemthene shkronje ne shqip (nje simbol i vetem). Gjithe ata doktore, profesore, akademike qe kemi dhe asnjeri nuk e ka pare kete gje? Pergjigja me banale eshte se keshtu e kane vendosur te paret tane. Nejse nuk dua te mbaj leksione per tipografine, por ca gjera duhen pare medoemos. Pastaj kur nje komb eshte i percare sigurisht qe do dominojne dialektet dhe kjo eshte e paevitueshme per fat te keq. Ky eshte mendimi im.

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Citim Postuar më parë nga Viti5 Lexo Postimin
    Si ta unisojmë gjuhën shqipe, dhe ta flasim e shkruajmë atë pa gabime?
    Duke e filluar nga vetja z Dhaskal...
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Duke e filluar nga vetja z Dhaskal...
    ke harruar te besh me te kuqe presjen para dhe-se.... o nxenesi i z.Dhaskal

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Titullin e ke shkruar gabim , duhet shkruajme jo shrujme
    Shikoni sa me shume lajme, emisione, dokumentare etj.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    Gjuha shqipe po nuk u rregulluan gabimet qe nga rrenjet s'ka per t'u folur kurre mire e paster dhe koha e njerit apo tjetrit s'ka te beje fare. Le ta fillojme nga ALFABETI: DH, GJ, LL, NJ, SH, TH, XH, ZH jane te ashtuquajtura shkronja. Por per mendimin tim jane bashkim i dy shkronjave (DH=D+H), pra akoma nuk eshte i qarte koncepti se cfare doemthene shkronje ne shqip (nje simbol i vetem). Gjithe ata doktore, profesore, akademike qe kemi dhe asnjeri nuk e ka pare kete gje? Pergjigja me banale eshte se keshtu e kane vendosur te paret tane. Nejse nuk dua te mbaj leksione per tipografine, por ca gjera duhen pare medoemos. Pastaj kur nje komb eshte i percare sigurisht qe do dominojne dialektet dhe kjo eshte e paevitueshme per fat te keq. Ky eshte mendimi im.
    Me vjen keq por e ke komplet gabim, ne shqip ka dy koncepte qe jane te qarta, "Germa" dhe "shkronja" dhe i kemi mesuar qe ne klasen e pare ne mos qe ne kopesht, ndersa Germa eshte nje simbol i vetem, shkronja mund te jete edhe nje kombinim i dy germave, dhe egzistojne per nje arsye shume te mire, eshte nje artifice e suksesshme per te perfshire ne alfabetin latin disa fonema qe realisht perdoren edhe ne gjuhet e tjera evropiane por nuk konsiderohen si te tilla.

    Ti çfare propozon si zgjidhje? te hiqen shkronjat e perbera? Ok, po pastaj çfare do ndryshoje ne thelb? Do krijojme germa te reja teke per te zevendesuar keto dopiet apo do te nenkuptohet qe kombinimi SH shqiptohet ne nje fare menyre etj etj.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Me vjen keq por e ke komplet gabim, ne shqip ka dy koncepte qe jane te qarta, "Germa" dhe "shkronja" dhe i kemi mesuar qe ne klasen e pare ne mos qe ne kopesht, ndersa Germa eshte nje simbol i vetem, shkronja mund te jete edhe nje kombinim i dy germave, dhe egzistojne per nje arsye shume te mire, eshte nje artifice e suksesshme per te perfshire ne alfabetin latin disa fonema qe realisht perdoren edhe ne gjuhet e tjera evropiane por nuk konsiderohen si te tilla.

    Ti çfare propozon si zgjidhje? te hiqen shkronjat e perbera? Ok, po pastaj çfare do ndryshoje ne thelb? Do krijojme germa te reja teke per te zevendesuar keto dopiet apo do te nenkuptohet qe kombinimi SH shqiptohet ne nje fare menyre etj etj.
    Keto konceptet "germa" dhe "shkronja" jane pak a shume si "shifra" dhe "numra".
    Megjithate ky debati i shkronjave me 2 germa eshte ceshtje qe ja vlen te diskutohet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Po i ndame nuk do i quajme me shkronja te perbera, por tingull i ri qe krijohet nga bashkimi i dy shkronjave. Thjesht emertim ndryshe me nje fjale.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Si ta flasim dhe shkrujmë rrjeshshëm gjuhën tonë të bukur shqipe?

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Keto konceptet "germa" dhe "shkronja" jane pak a shume si "shifra" dhe "numra".
    Megjithate ky debati i shkronjave me 2 germa eshte ceshtje qe ja vlen te diskutohet.
    Jo nuk ia vlen te diskutohet. Gjuha shqipe eshte gjuhe e vjeter dhe nuk lindi nga nje mbledhje e rastesishme personash. Alfabeti qe kemi eshte krijuar me shume sakrifica dhe peripeci dhe perpara zyrtarizimit te ketij alfabeti Rilindasit kane shkruajtur vellime te tera te shqipes me alfabet latin dhe nese nuk me tradheton memorja i kishin pothuajse te gjitha Shkronjat e perbera. Madje edhe anglishtja i ka de facto shkronjat "sh" dhe "th" the "ll" por thjesht i konsideron si kombinime, kurse ne per lehtesi i kemi konsideruar si nje "shkronje" e vetme per te nderuar edhe ato fonema te shqipes qe nuk mund te perfaqesohen nga germat latine.

    Gjuha ndryshon me kohen, eshte e natyrshme dhe do te ndodhe, por te kerkosh te kthehesh 100 vjet mbrapa per te rishikuar alfabetin shqip eshte shume e tepruar. Eshte dhe shume e tepruar te minimizosh punen dhe mundin e gjithe atyre gjuhetareve qe kane studiuar me rrenje e themel gjuhen shqipe dhe kane pare te mjaftueshem dhe mese te pershtatshem alfabetin qe kemi. Dhe 100 vjet histori na kane treguar se realisht me kete lloj alfabeti kemi arritur te shkruajme bukur dhe paster, kemi arritur te ndertojme universitete ku shkruhet dhe lexohet kjo shqipe me kete alfabet dhe nuk na kane dalur pengesa nga kjo.

    Une jam i mendimit se perpara se te vem ne dyshim punen e gjithe atyre rilindasve dhe profesoreve e gjuhetareve qe kane kontribuar ne formimin dhe konsolidimin e gjuhes shqipe, mire eshte te vem ne dyshim njohurine tona reale mbi kete gjuhe.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •