Kreksi!..... deshiroj te ju mbeshtes ne mendimin Tuaj mbi vendlindjen e Skenderbeut. Me poshte po hedh nje pjese e materialit te perkon me kete ceshtje publikuar nga Haki Pernezha ne librin "Krahina e Cidhnes"
........Mendime tė shumta janė dhėnė e shumė teza janė pėrpunuar rreth prejardhjes sė Kastriotėve. Historianė tė shumtė, serbė, grekė etj, janė munduar qė me ndonjė shėnim a informacion, tė ngrenė tė pėrpunojnė teori nga mė tė ndryshmet pėr origjinėn e Kastriotėve, tė cilėt ku nuk i kanė ēuar. Heshtja e historianėve shqiptarė e ka bėrė studiuesin Agim Boba tė shkruajė:Tė ēudit fakti se si disa historianė shqiptarė, sė bashku me Institutin e Historisė u referohen tezave tė disa historianėve tė huaj pėr tė gejtur vendlindjen e Kastriotėve nė Shqipėri. Kėshtu ato u sorollatėn lart e poshtė, duke i marrė me radhė rrethet e Veriut nga Mati, Shkodra, Puka, Mirdita dhe Hasi i Prizerenit pa nxjerrė gjė nė dritė.
Ndėr tė gjitha teoritė e hedhura dhe qė kanė qarkulluar nė vite, ajo mė bindėsja, pėr ne, ėshtė punimi dhe mendimi i Prof. Kristo Frashėrit, i cili argumenton se Kastriotėt ishin nga Az-Has-i i Dibrės sė Poshtme. Tashmė nga shumė studiues sė pėriudhės sė Kastriotėve pranohet se ata dolėn nė skenėn e trazuar dhe filluan fuqizimin e tyre ekonomik qė nė kohėn e Pal Kastriotit, gjyshi i Skėnderbeut.(60) Sipas Gjon Muzakės, Pal Kastrioti zotėronte Sinėn dhe Gardhin e Poshtėm, por mė vonė mėsojmė se Pali ishte njėri ndėr bujarėt qė mori pjesė nė betejėn e Fushė-Kosovės (1389).
Koalicioni ballkanik korri njė fitore si ajo e Pirros, megjithatė pėr shumė familje tė fuqishme feudalėsh, kjo situatė solli fuqizimin ekonomik tė tyre. Tashmė nė krye tė zotėrimeve tė Palit vihet i biri, Gjoni, i cili u tregua shumė herė mė i zoti se i ati dhe filloi tė zgjerojė zotėrimet e tija deri nė Durrės. Me shembjen e ...Perandorisė serbe, u hap rruga e zhvillimit tė principatės shqiptare, qė u ngritėn mbi gėrmadhat e asaj nė gjysmėn e dytė tė shek XIV.(61) Bujarėt shqiptarė me kohė u kishin shėrbyer tė gjithė pushtuesve qė kishin shkelė trojet tona. Kush mė shumė e kush mė pak, kush mė gjatė e dikush mė pak, romakėt, grekėrit, serbėt dhe nė fund osmanėt, kishin shfrytėzuar territoret shqiptare, duke u ndihmuar nga vetė shqiptarėt.
Jo mė kot, Profesor Buda shėnon:Tė ndodhur nė udhėkryq, nė zonėn e pėrpjekjeve 100-vjeēare midis Perėndimit dhe Lindjes, herė duke i shėrbyer perandorit tė Bizantit nė Lindje dhe herė Papatit e Anzhuinėve tė Perėndimit, ose njemanjideve serbė, kėto krerė u bėnė aristrokratė feudalė bizantinė, protesevastė dhe dhespotė, u bėnė kontė e mareshallė tė anzhuve dhe tė papėve, zhupanė tė Dushanit dhe pas shkatėrrimit tė perandorisė sė kėtij dolėn nė shesh si dinastė tė pavarur, krijuan shtete me vete.(62) Kėtė e dokumentojnė vlerėsime tė bėra nga Vendeiku, si dhe lidhjet e tij miqėsore me Balshajt, Arianitasit, Muzakėt, Topijat...(63)
Mė vonė Gjoni ia arriti tė krijojė njė mbretėri, ku pėrfshihej Mati, Dibra e deri nė Det dhe tė organizojė deri nė detaj ēdo veprimtari publike, duke hedhė themelet e njė shteti tė organizuar. ...nė vitet 20 tė shek XV...nė Veri kufizohej me Dukagjinėt, nė jug me Arianitėt, nė veriperėndim e perėndim me Lezhėn e Durrėsin...(64) Pėr fat tė keq, nė Defterin e vitit 1431, pronat e Gjonit nuk janė tė regjistruara qė tė marrim mė shumė informacion. Aty mjafttohet me njė shėnim tokat e Gjonit Jovan-ili, dhe kaq. Megjithatė, veprimtaria e Principatės nėn mbretėrimin e Gjonit ishta shumė e madhe. Aq e vėrtetė ėshtė kjo sa ai lėshonte edhe leje pėr transportin qė kryehej nga karvanet, duke shfrytėzuar udhėt qė kalonin nėpėr mbretėrinė e tij dhe qė lidhnin Prizrenin me Lezhėn, apo Durrėsin e Shkodrėn etj.
Shumė studiues janė marrė me figurėn e Gjon Kastriotit dhe me kėtė familje feudale tė fuqishme tė Mesjetės. Shumica prej tyre gjejnė njė toponim dhe tjerrin histori tė njėpasnjėshme, duke e ēuar kėtė familje derė mė derė si top hallve. Nė krahinėn e Ēidhnės, si nė asnjė krahinė e vend tjetėr, ka njė mori toponimesh e historishė pėr Kastriotėt dhe Skėnderbeun, sa ėshtė vėshtirė ti mbledhėsh tė gjitha (Kėto toponime do tė trajtohen nė njė material tjetėr). Morisė sė shkrimeve mbėshtetėse pėr origjinėn dibrane tė familjes sė Kastriotėve, Agim Boba, shton edhe kėto prova tė reja:
1.Ardhja e Skėnderbeut nga Nishi direkt nė Dibėr dhe jo nė Has apo nė ndonjė krahinė tjetėr, ...tregon se kėtė detyrė madhore ai nuk mund ta kryente pa ndihmėn e gjakut tė vet.
2.pritja madhėshtore qė i bėnė Skėnderbeut vėllezėrit dibranė, dhe gatishmėria qė ato treguan pėr tu vėnė nėn komandėn e tij.
3.Dėrgimi i komisionit nga Kruja pėr nė Dibėr me nė krye Hamzan, pėr tu dhėnė dibranėve lajmin e marrjes sė Krujės.
4.Ndėrtimi i kalasė sė fshehtė nga Skėnderbeu nė zonėn e Ēidhnės.
5.Shėrbimi i Reposhit (vėllai i Skėnderbeut) si murg deri sa vdiq nė Manastirin e Ēidhnės.
6.Mbajtja nga Skėnderbeu krahas Kėshillit tė shtetit edhe njė kėshill, siē e quan Barleti, kėshilli i shokėve tė tij dibranė.
7.Gjatė pėrgatitjes pėr betejė kundėr galėve nė Itali, Barleti thekson: Skėnderbeu, rrugėt qė ngelėn tė hapura, i plotėsoi me dibranėt e vet.
8.Veēimi qė u bėn Barleti viseve tė Ēidhnės, duke i quajtur viset e Skėnderbeut. 9.Shifrat e ulėta, sipas defterėve osmanė, tregojnė se ato kanė shėrbyer si baza e furnizimit me ushtarė.
10.Shfryrja e inatit nga Sulltan Mehmeti dhe masakra e vitit 1466 mbi popullsinė e Ēidhnės, tregon mė sė miri se Skėnderbeu ishte nga kjo zonė.
Nė vitet 1420- 1433 organizohen disa kryengritje shqiptare tė udhėhequara nga feudalėt e asaj kohe si Gjon Kastrioti, Depe Zebenishti, Andrea Topia etj, pėr tė ruajtur pozitat drejtuese e udhėheqėse si dhe tė drejtėn e kahershme tė vetqeverimit. Kėto familje ishin tė njohura qė nė fillimvitet 1400. Gjoni kishte kripore, shiste drithė, nxirrte tė holla nga dogana e skelės sė afėrt me Lezhėn nė Shufada, buzė Adriatikut. Kjo ėshtė pikėrisht koha kur feudali Gjon Kastrioti, duke shfrytėzuar amullinė politike, me veprime tė shpejta ia arriti qė tė bashkojė shumė troje dhe ku me forcė e ku me bindje i zgjeroi kufijtė e feudit tė tij, nė fillim nė Dibėr, mė pas nė Mat dhe u shtri deri nė Durrės e Lezhė. Kėshtu sipas Nolit nė kėtė periudhė Balshajt, Topiajt, Muzakėt, Shpatajt, Buat dhe KASTRIOTĖT, arritėn tė bashkojnė fshatarėsinė shqiptare nė luftė kundėr pushtuesve
Me pushtimin osman nė shek XV, nė Shqipėri e mė gjėrė, u krijuan marrėdhėnie dalluese shoqėrore, ekonomike, politike, kulturore e ushtarake, ndryshe nga ato tė mėpėrparshmet. Osmanėt kishin me vete idenė e luftės islame pėr besim, sillnin nga pas shpura tė etura pėr plaēkė. Perandoria Osmane ishte njė bashkėsi plaēkitėse, qė zgjerohej si njė amebė gjigande duke pėrpirė gjithshka.(68) Nė fillimvitet e shekullit XV kjo lukuni plaēkitėse iu drejtua trojeve shqiptare. Feudalėt shqiptarė, asnjėri, nuk e kishte mundėsinė pėr tu pėrballur me kėtė amebė gjigante qė po pėrparonte ēdo ditė. Si ēdo familje bujare e kohės edhe ajo e Kastriotėve kishte flamurin dhe stemėn e saj. (Pak kohė mė parė njė italian pa ditur shumė pėr stemėn e Kastriotėve ka shkarkuar nė internet njė pamjė e cila i ngjan nė mos qoftė identike me atė qė kanė pėrcjellė familja e Kastriotit. Kjo pamje shoqėrohet edhe me shėnimin se ajo u gjet nė njė mur tė njė hoteli nė Itali. Nė qendėr tė saj si gjithnjė ėshtė shkaba dykrenare ndėrsa ajo qė bie nė sy ėshtė ylli me 8 cepa. Mendojmė se kjo stemė u njohė atėhere kur familja Kastrioti filloi tė zgjerojė pronat dhe pėrfshiu nė feudin e saj gjithė Dibrėn. Gjithashtu mendojmė se ēdo cep i yllit, simbolizon njė krahinė tė cilat u bėnė gurėthemeli i krijimit tė mbretėrisė dhe ato ishin grupimet malore qė kohė mė vonė u quajtėn Male.)
Pra, Kastrioti i Ēidhnės pėrfshiu nė mbretėrinė e tij edhe tetė krahina tjera tė Malėsisė sė Dibrės, duke krijuar kėshtu njė unitet tė ri mė tė fuqishėm. Bashkėluftėtarėt dhe njerėzit mė tė besuar tė Gjon Kastriotit ishin familja Kuka, tė cilėt i kishin pronat nė Kuke. Pas vdekjes sė Skėnderbeut edhe kėto u larguan nga Ēidhna, fillimisht nė Mat dhe pastaj drejt Italisė. Nė Rreth Baz tė Matit, pra nė lagjes Ndrelalaj gjenden toponimet: Pėrroi i Kuke dhe Trojet e Kuke.(69) Kėto toponime ndoshta na sqarojnė e hedhin dritė mbi rrugėn qė ndoqėn banorėt e hershėm tė fshatrave Kuke e Kastriot, pasi u larguan nga Ēidhna. Kėta banorė, duke dashur ti largohen furisė sė ushtrisė osmane, menduan tė strehohen, ndonėse pėrkohėsisht, nė afėrsi tė Rreth-Bazit. Prej kėtu u larguan, nė drejtim tė bregdetit e mė pas nė Itali, duke lėnė pas si gjurmė emrin e sotėm (toponimet e mėsipėrme).
Krijoni Kontakt