-
Si të jetojmë në Ramazan?
SI TË JETOJMË NË RAMAZAN?
Kujdes shpirt
Hapi sytë zemër,
Nuk jeni të huaj
Në natën më të vlefshme
Se një mijë muaj,
Filloi t’u zbresë
Krijesave njerëzore
Drita Hyjnore…
Më i dashuri i Perëndisë,
Më i zgjedhuri i njerëzisë,
Mëshirë, rahmet,
Për botën mbarë
Me frymëzime hyjnore
Erdhi për t’na udhëzuar
Për në fitore…
Por,
Në këtë muaj
Aq të bekuar,
Si të jetojmë,
Qysh të veprojmë
Që të fitojmë…?
Asnjë ditë
Të mos na kalojë
E gjymtuar:
Pa agjëruar,
Kur’an pa kënduar…
Asnjë natë
Të mos flejmë
Pa u penduar
Pa bërë llogari:
A veprova sot
Sikur ka urdhëruar
I Madhi Zot…?
Pyete veten:
Sa vetë ndihmova?
Sa ndryshova?
Sa dashurova?
Sa u mundova ?
Që të lulëzojë
Kjo Fe e Vërtetë,
Ky komb i shkretë,
Pa e harruar
Atdheun e coptuar….
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt