Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 145
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Po te lexosh komentet e disave ketu per Lubonjen, e kupton qe ai kish te drejte mbi akuzen e "skizofrenise shqiptare". Ne fakt, une nuk do ta quaja skizofreni, do ta quaja mentalitet turme, mentalitet skllavi, mentalitet i nje njeriu qe nuk eshte i lire as te mendoje e as te gjykoje vete ne qetesine e mendimit te tij, por ben ashtu sic i meson turma. Turma thote Haradinaj eshte hero, kaq mjafton per ta bere ate hero, edhe pse ai dhe familja e tij kane patur probleme jo vetem me drejtesine e Hages, por edhe me drejtesine e shtetit te Kosoves. Shqiptaret i mbyllin syte para ketyre fakteve te verteta, pasi nuk jane mesuar qe te rendin pas te vertetes, jane mesuar qe te ndjekin e brohorasin fjalet qe dalin nga goja e atij qe eshte ne krye te turmes dhe i jep turmes udhezime si te reagoje, mendoje, sillet.

    Realiteti i shoqerise shqiptare eshte i permbysur ne kete menyre, saqe kur nje njeri i lire guxon te shprehi mendimin e tij te lire, turma e mbyt zerin e tij pas degjuar apo kuptuar ate qe ai shpreh, por thjeshte se: "Si guxon ky te mendoje e shprehet ne kete menyre" (nenkupto, ndryshe nga turma).

    Popullin shqiptar e ke akoma "Bageti e Bujqesi" o Naim, edhe pas 1 shekulli.

    Albo

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po te lexosh komentet e disave ketu per Lubonjen, e kupton qe ai kish te drejte mbi akuzen e "skizofrenise shqiptare". Ne fakt, une nuk do ta quaja skizofreni, do ta quaja mentalitet turme, mentalitet skllavi, mentalitet i nje njeriu qe nuk eshte i lire as te mendoje e as te gjykoje vete ne qetesine e mendimit te tij, por ben ashtu sic i meson turma. Turma thote Haradinaj eshte hero, kaq mjafton per ta bere ate hero, edhe pse ai dhe familja e tij kane patur probleme jo vetem me drejtesine e Hages, por edhe me drejtesine e shtetit te Kosoves. Shqiptaret i mbyllin syte para ketyre fakteve te verteta, pasi nuk jane mesuar qe te rendin pas te vertetes, jane mesuar qe te ndjekin e brohorasin fjalet qe dalin nga goja e atij qe eshte ne krye te turmes dhe i jep turmes udhezime si te reagoje, mendoje, sillet.

    Realiteti i shoqerise shqiptare eshte i permbysur ne kete menyre, saqe kur nje njeri i lire guxon te shprehi mendimin e tij te lire, turma e mbyt zerin e tij pas degjuar apo kuptuar ate qe ai shpreh, por thjeshte se: "Si guxon ky te mendoje e shprehet ne kete menyre" (nenkupto, ndryshe nga turma).

    Popullin shqiptar e ke akoma "Bageti e Bujqesi" o Naim, edhe pas 1 shekulli.

    Albo
    Nuk dua te beje analizime,por nje e vertet eshte se Analisteve te tille nuk ju vie era e mire,te etiketoshe popullin shqipetare me gjera te shemtuara eshte poshtersi,per Ramushin nuk dua te diskutoje i kame pare shum poteze te gabuara ne qastet me vendimtare kur populli shqipetare kishte nevoje me se shumti ne Dardani per ndihma te jashteme dhe ne injoroheshim!!,kur ai ishte ne funksione te larta,vendet me pergjegjesi kombetare i zenin ata qe fare nuk kane pas njohuri dhe keshtu qe vendi yne nuk ka mujte me thithe investimet e duhura ne EKONOMI dhe ENERGJETIKE,kjo ka qen nje humbje e madhe!!,por nuk duhet ti humbim shpresat sepse askushe nuk mundet ti ik drejtesis dhe te vertetes,keto jan te bekuara nga zoti!!,por duhet qe populli yne te zgjohet dhe te pastroje LUBONJAT,INJORANTET PARTIAK dhe ti zgjedhe ata qe ja duane te miren ATDHEUT dhe QASHTJES KOMBETARE!!
    VENI,VIDI,VICI

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    He more se si shume po e demonizoni Lubonjen dhe ato fjale te verteta qe tha.
    Sidomos nuk eshte mire qe te gjykojme fjalet ne baze te prejardhjes se tij.

  4. #54
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Lubonja ia arrin qëllimit, merr lëvdata në Serbi!



    Komentet e analistit dhe shkrimtarit nga Shqipëria, Fatos Lubonja se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së “janë vrasës” dhe se “elita politike në Shqipëria dhe Kosovës kanë mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së”, kanë zënë vend në shumicën e mediave të Serbisë.

    Radio Televizioni publik i Serbisë në portalin e rts.rs i ka dhënë hapësirë të rëndësishme Lubonjës, duke cituar atë që ka thënë.

    “Në artikullin e botuar në numrin e muajit maj të revistës ‘Sudosteuropa’, Lubonja ka shkruar për mosreagimin e autoriteteve shqiptare pas lirimit nga Haga të ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Lubonja ka theksuar se megjithë se kishte dëshmi të mjaftueshme, Haradinaj është liruar. Sipas tij, dëshmitë ishte të vërteta”, shkruan rts.

    Më pas në këtë artikull, rts thekson se këto komente te Lubonjës kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovës, derisa citon edhe deklaratën e Haradinajt se do ta padisë atë.

    Po ashtu aty citohen edhe deklaratat e zëdhënësit të AAK-së, Ernest Luma i cili Lubonjën e quan “birë kurve”, pastaj mospajtimet që shfaqën ministrat Vlora Çitaku e Memli Krasniqi, etj.

    Gati të gjithë komentuesit në këtë artikull e kanë ‘lavdëruar’ Lubonjën, duke shkruar se “ai e ka mirë” dhe se “shqiptarët e Kosovës më mirë do të kishin jetuar me Serbinë sesa të udhëhequr nga komandantët e UÇK-së”.

    Komentuesit, të gjithë serbë, kuptohet, e kanë quar në “qiellin e shtatë” Lubonjën për “heroizmin dhe sinqeritetin e tij”.

    Pra, rezultati i kërkuar nga Lubonja u arrit, ai e ‘mbushi mirë bunarin e Serbisë’.

    (ORAinfo)

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Heret apo Vone e verteta do te dele ne sheshe,per kete nuk do te ket dyshime , thot populli "QENI QE KA ASHTIN DUKE LEPIRE,NUK MUNDET ME LE POR AS TE KAFSHOJ"...pra njerzit e KORUPTUAR DHE QE SYNOJNE INTERESIN PERSONAL JANE TE TILL!!..qe jane ne gjendje te bejne te gjitha poshterisit per te lepire ASHTIN....Por nje dite ai ASHTE DO TJU JET NE FYTE PER SHKAKE TE PAKUJDESIS DHE PASTAJ NGORDHIN QENET DHE HUDHEN NE SHPORTEN E HEDHURINAVE TE HISTORISE,sepse ata nuk PUNUAN PER ATDHE ...dhe harruane shpejt SHPATAT DHE THIKAT GJAKATARE QE ENDE JU VIJE ERA GJAK SHQIPETARI!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 19-07-2013 më 04:45
    VENI,VIDI,VICI

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Lubonja e Beni nuk janë problem

    Nga Berat Buzhala*



    Unë nuk pajtohem – as në kuptimin penal të fjalës – me konstatimet e ngushta dhe rigjide të Lubonjes dhe Benit (Arben Idrizit) kur lehtësisht dikë e klasifikojnë kriminel dhe vrasës. Mirëpo para së gjithash nuk pajtohem me ata politikanë ordinerë, mediokër, që këtyre të dyve provojnë t’ua mbyllin gojën. Më shumë se sa për këta lloj politikanësh, shoqëria shqiptare ka nevojë për njerëz si Lubonja e Beni.

    Po më çudit dhe po me trishton tej mase dëshira e partive politike për t’i mbyllur të gjitha gojët e atyre njerëzve që mendojnë ndryshe, qoftë edhe nëse mendojnë në mënyrën më bizare dhe më perverse të mundshme.

    Me lejoni që paraprakisht të them se e konsideroj shumë të vështirë që me një fjali të vetme a me një kolumne të vetme; a qoftë edhe një intervistë a një libër të tërë, ta shpallë dikë kriminel a vrasës. Për ta shpallur dikë vrasës e kriminel mandatin e ka vetëm gjykata. Se këndejmi, dëshiroj të them se edhe Lubonja, e edhe Ben Idrizi janë nxituar me aktgjykimet e tyre, të bëra fet e fet.

    Mirëpo, po me neveritin reagimet e bëra, edhe nga zyrtarët e partisë time, që po provojnë t’ia mbyllin gojën Lubonjes, fillimisht, e po besoj tash edhe Benit. Sipas cilës të drejt një politikan e llogarit veten kompetent – siç bën Memli dhe Vlora – që të reagojnë ndaj një gazetari të një shteti tjetër?

    Përndryshe – mbahuni fort – unë personalisht mendoj se Lubonja dhe Idrizi janë dy personalitete të jashtëzakonshme morale të shoqërisë shqiptare – andej e këndej kufirit. Mos ma keqpërdorni këtë simpati, sepse nëse unë i çmoj lart assesi nuk do të thotë që unë pajtohem me secilin konstatim të tyre. Siç mund të mos pajtohem me konstatimet e këtyre të dyve në këto dy ditët e fundit. Por as Lubonja, e as Idrizi, sipas njohurive të mija, asnjëherë nuk kanë pretenduar që po flasin në emrin e ndonjë grupi, a në emër të ndonjë krahine, a në emër të një elektorati. Ata të dy po flasin pos në emrin e tyre personal. Pikë.

    Nëse qenka kështu, pse atëherë dikush të provojë që t’i frikësojë mendimet individuale, sa do të gabuara që janë ato? Pse duhet Lubonja që të frikësohet të jap një mendim të lirë, qoftë ai edhe djallëzor? Po e përsëris, as Lubonja e as Beni, as nuk kanë qenë e as nuk janë përdorues të fondeve publike, paras publike, buxhetit të shtetit, në mënyrë që më pas dronë se çka po flasin. O shqiptarë, rreziku i shoqërisë tonë nuk vjen prej mendimeve ndryshe, por prej mendimeve të njëjta. O shqiptarë, rreziku i shoqërisë tonë nuk vjen prej gazetarëve e prej analistëve, e as prej NGO’ve, por prej subjekteve politike, prej partive politike, prej udhëheqësve politikë. Pra, o shqiptarë, kuptojeni se njerëzit kanë të drejt të mendojnë në mënyrë të pavarur. Kanë drejt gjithashtu të mendojnë gabimisht. Kanë të drejt mos ta çmojnë luftën, as komandantët, e asnjë vlerë që ty të duket tepër e shenjtë.

    Ndonëse nuk pajtohem me konstatimet e ngushta dhe rigjide të Lubonjës dhe Benit kur lehtësisht dikë e klasifikojnë kriminel dhe vrasës, prapë se prapë unë rreshtohem në taborin e tyre nëse do të më kërkohej që të rreshtohesha. Me tërë qenien time unë i urrej fundamentalistët. I urrej ata që provojnë t’i mbyllin mendimet ndryshe, sado ekstreme. Kurse shoqëria jonë më shumë se sa për politikanë ordinerë ka nevojë për njerëz të guximshëm si Lubonja dhe Beni, që kohë pas kohë e shkundin skenën. Të jeni të bindur se në Kosovë ka boll njerëz që Ramushin, Lulin, Laten, Dautin, Ademin etj., etj., i konsiderojnë si heronj. Si Zotër. Është për të mirën tonë, e edhe për të mirën e tyre, që dikush të guxojë t’i quaj edhe me cilësime tjera.

    Me fjale të tjera, mesazhi im, në dy tri fjalë do të ishte se Lubonja e Beni, sipas standardeve të mija, janë as me pak e as më shumë pos barometër i demokracisë dhe zhvillimit tonë. Këta të dy dhe shume pak të tjerë, sipas njohurive që kam unë, janë prej pak shpirtrave shqiptare që kane jetuar dhe po jetojnë veç me punën e gishtave të dorës. Por jo me gishtat që vrasin, por me gishtat që shkruajnë. Këta të dy pra janë testi i shoqërive tona.

    Unë nuk do të doja të jetoja në një shtet ku nuk ekziston Lubonja dhe Beni…

    *Autori është: Deputet i PDK’së në Kuvendin e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Mbi vrasësit e tjerë

    Nga Arben Idrizi*



    Kam frikë se është goxha e pa mend (ama duhet prapëseprapë) që ca injorantëve dhe maskarenjve (politikanë, intelektualë, zyrtarë të ndryshëm apo qytetarë të thjeshtë) t’ua themi sa për ta thënë se Fatos Lubonja është një intelektual i rrallë, idealist dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Janë parime të cilave këta të parët u qëndrojnë larg me e pa vetëdije.

    Shumica sidomos me vetëdije.

    Seneca, duke rrëfyer përbuzjen, kështu e lexoj unë, ndaj heronjve të luftës, pyetej, po parafrazoj, se si ishte e mundur që në kohë lufte të tumirim një krim të cilin në kohë paqe do ta kishim dënuar pa hezitimin më të vogël?

    Të tumirim krimin dhe ta adhurojmë dhe mbrojmë kryesin e tij?

    Porse, në rastin tonë, kemi vazhduar që edhe në kohë paqeje të tumirim krimin dhe ta adhurojmë dhe mbrojmë kryesin e tij.

    Ramush Haradinaj, të cilin e ka përmendur Lubonja në tekstin e tij, është vetëm një nga ata vrasës të shumtë (heronj të gjallë), të cilët dyshohen të kenë kryer krime si në luftë si pas lufte dhe të jenë adhuruar dhe mbrojtur, qoftë nga institucionet shtetërore qoftë nga shoqëria vetë.

    Përpos Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, unë e ju që pajtoheni e nuk pajtoheni, njohim edhe dhjetëra vrasës të tjerë të tillë. Ua dimë emrat.

    Siç do të thoshte P.P. Pasolini, unë i di emrat, por nuk i kam provat, bile as shenjat. Unë i di, sepse jam një intelektual dhe shkrimtar… dhe e tërë kjo bën pjesë në zanatin dhe në instinktin e zanatit tim.

    Kur Lubonja e thotë këtë, e thotë duke qenë një intelektual. Duke qenë se këtë ia thotë zanati dhe instinkti i zanatit të tij.

    Përpos këtyre që u përmenden, unë e di, pa i pasur provat e shenjat, por duke u mbështetur në zanatin dhe instinktin e zanatit tim prej shkrimtari, se vrasës është edhe kreu i SHIK-ut, drejtuesi i mundshëm i ardhshëm i PDK-së, Kadri Veseli.

    Vrasës janë edhe Ilmi Reçica e Latif Gashi, menjëherë pas Veselit në hierarkinë e Shërbimit.

    Vrasës është edhe Azem Syla, ndër të tjera i njohur edhe për skandalin e përfitimit të pensionit nga Zvicra duke e shpallur veten të sëmurë mendor.

    Vrasës është Rrustem Mustafa – Remi.

    Vrasës është Xhavit Haliti.

    Vrasës është Bekim Haxhiu – Kamishi.

    Vrasës është Ramiz Lladrovci.

    Vrasës është Sami Lushtaku, i dënuar e burgosur një kohë, momentalisht i akuzuar për krime lufte, saktësisht vrasjen e një civili gjatë luftës si dhe keqtrajtim të civilëve.

    Vrasës është Xhabir Zharku, i dënuar, momentalisht në arrati.

    Vrasës është Rexhep Selimi.

    Vrasës është Florin Krasniqi.

    Vrasës është Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt.

    Vrasës është Ukë Rugova, i biri i Presidentit Rugova.

    Vrasës janë pjesëtarët e Sigurimit të Atdheut.

    Etj. etj.

    Të gjithë këta janë sot deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe kryetarë komunash (Lushtaku e Zharku), të zgjedhur nga populli ose falë vjedhjes së votave.

    Të gjithë këta dyshohen se kanë kryer krime si gjatë luftës si pas luftës.

    Të gjithë këta konsiderohen heronj të gjallë, bartës të luftës për liri. Të gjithë këta glorifikohen, nderohen, adhurohen dhe mbrohen.

    Në Histori, derisa të mos kemi ndërruar mendje, do të mësohen nga bijtë tanë si themeluesit e shtetit të Kosovës. Do të jenë shembull frymëzimi për brezat e rinj. Këta dhe të tjerët si këta që nuk u përmenden. Sepse s’ka çfarë tjetër të glorifikohet, çmohet e adhurohet. Nuk ka ndonjë mendje të ndritur që të ketë lënë pas vetes një mendim a ide; nuk ka ndonjë shpirt që të ketë lënë pas vetes një dashuri. Ka vetëm muskuj dhe armë. Ka vetëm budallallëk dhe çmenduri. Ka, pra, skizofreni.

    Ka sidomos skizofreni.

    Skizofreni të atillë sa të adhurohet deri në dëlir dhe të bëhet i paprekshëm një gjest aq tragjik dhe i diskutueshëm si ai i vrasjes së Familjes Jashari. Askush nuk guxon të thotë se ai që konsiderohet ‘legjendë e gjallë’, ‘komandant legjendar’, etj., Adem Jashari, me ngujimin e fëmijëve, grave dhe pleqve, në të vërtetë kishte marrë pjesë në vrasjen e tyre; se interpretimet e një të bëme të tillë, në një shoqëri normale, do të duhej të ishin të hapura dhe të pafundme, prej sakrificës deri te kafshëria dhe marrëzia, siç është pafundësisht i interpretueshëm çdo mit apo sajesë e sojtë.

    E ky mit a gjoja mit pretendohet të qëndrojë në themelin e shtetit tonë.

    ***

    Pra, Lubonja sall sa ka thënë diçka që duhej ta kishim thënë ne. Për këtë duhet t’i jemi mirënjohës, pafundësisht mirënjohës. Unë për veten, PO.

    *EXPRESS

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Lubonja është një shqiptar si ne!

    Nga Mero Baze

    Ka një reagim histerik ndaj një shkrimi të Fatos Lubonjës rreth dy standardeve të liderëve shqiptarë në raport me shqiptarët dhe Evropën. Reagimi vjen nga leximi fragmentar i shkrimit dhe pos të tjerash nga fokusimi tek biografia e luftës dhe e paqes e Ramush Haradinaj. Por shkrimi është më i gjerë se kaq. Thelbi i tij është se liderët shqiptarë, për të mbuluar problemet e tyre brenda, përdorin nacionalizmin, kurse për t’iu servilosur Evropës, gjuhën e saj. Në të vërtetë më i hidhur për mua është fakti që shqiptarët nuk janë as nacionalistë dhe as evropianë, por një shoqëri që tenton të përdorë çdo mënyrë sjelljeje për të mbijetuar.
    Unë nuk hyj tek ata kolegë që pajtohem shpesh me ato që shkruan Lubonja dhe nuk dua të hyj në polemika me njerëzit e emocionuar nga ndonjë paragraf i tij. Reagimi ndaj shkrimit të Lubonjës tregon disa probleme që ka shoqëria shqiptare me perceptimin e standardeve të një shoqërie perëndimore. Lubonja tregohet i guximshëm si publicist kur i beson të gjitha ato që thuhen për Haradinajn, dhe bazuar mbi këtë u bën gjyqin politikanëve shqiptarë. Por kjo nuk është një arsye për t’u linçuar publikisht, por një arsye për të reflektuar përse ne nuk flasim sinqerisht për historinë tonë. Krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, krahasuar me dhunën e UÇK-së ndaj tyre, janë të pakrahasueshme dhe të pabalancuara, por ky nuk duhet të jetë kriteri ynë për të gjykuar historinë. Krimi nuk është statistikë dhe si i tillë qëndrimi ndaj tij nuk varet nga sasia e kufomave. Serbët kanë bërë gjenocid real ndaj shqiptarëve, kanë vrarë në mënyrë masive, kanë përdhunuar gra dhe vajza, kanë deprimuar karakteret dhe krenarinë e tyre duke iu nënshtruar një regjimi represiv etnik, kanë hequr të drejtën e tyre për shkollim dhe vetëqeverisje, dhe së fundmi kanë hyrë në konflikt me Perëndimin për ta ruajtur me dhunë këtë dominancë. Perëndimi nuk e toleroi këtë gjë dhe ka bërë luftën e parë në botë në emër të të drejtave të njeriut. Kosova është shembulli jo i lumtur për Perëndimin se si ata bombarduan një shtet vetëm pse donte të shtypte qytetarët e një kombësie tjetër brenda territorit të tyre. Dhe i ndëshkoi rëndë duke ua hequr nga duart këtë popull. Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë.

    Shkrimi i Fatos Lubonjës nuk rreket të tregojë se dhe shqiptarët kanë bërë krime dhe as tenton t’i barazojë ato me krimet serbe, por tregon gjuhën e drunjtë dhe hipokrite të politikës shqiptare në raport me krimin. Ai thjesht kërkon të dëshmojë se ne jemi të pasinqertë dhe kur bëjmë si evropianë dhe kur bëjmë si shqiptarë dhe këtu besoj se ka të drejtë.

    Së dyti, dua të theksoj se vetë Lubonja është një shembull i këtij standardi të dyfishtë. Ai është një publicist i kulturuar dhe një shkrimtar i mirë, i cili ka ndikim në opinionin tonë publik. Në shoqërinë ku ai jeton dhe kontribuon, pra në Tiranë, më 21 janar të vitit 2011, regjimi i Tiranës vrau katër qytetarë të pafajshëm, të parrezikshëm, të pambrojtur dhe të paarmatosur. Ata ishin me duar në xhepa para kryeministrisë duke protestuar për të drejtat e tyre politike. Regjimi i vrau, i poshtëroi, mbrojti vrasësit dhe ishte gati të vinte themelet shtetit shqiptar duke akuzuar presidentin, kryeprokuroren, SHISH dhe gazetarët si puçistë. Fatos Lubonja, i cili është një kontributor i rëndësishëm në TV Klan, një grup mediatik i regjimit që iku, nuk adoptoi ndaj këtij krimi standardin që adopton si intelektual ndaj krimeve sado të pakta të UÇK. Përkundrazi, në krimin e regjimit në Tiranë ai shikon dy palë përgjegjëse, dhe opozitën që i nxori në protestë, dhe vë si dytësor regjimin që i vrau. Ky është një fakt që dhe Lubonja është shqiptar, një shqiptar me dy standarde, i vetëkufizuar, vetëcensuruar dhe vetëpërdorur nga rrethanat në këtë vend.
    Histeria ndaj tij duhet të ndalet. I gjithë shkrimi i Lubonjës ka dhe atë tiparin e tij të përhershëm, cektësinë me të cilën prek problemin. Ai mendon se e ka imunitet faktin që nuk është i interesuar për informacionin real, por në fakt e ka mangësi të madhe. Ai shpesh shkruan me të njëjtën lehtësi për çështje politike, sociale, kulturore, kriminale dhe historike, duke injoruar thellësinë e problemit. Në këtë rast cektësia me të cilën ai qaset ndaj problemeve, nuk e mbron dot, por jo se e fajëson në atë shkallë sa po e sulmojnë.

    Në Kosovë ka shumë politikanë që kanë thënë gjëra të tmerrshme për njëri- tjetrin. Po të lexosh çfarë kanë thënë bashkëluftëtarët e UÇK-së për njëri- tjetrin, apo njerëz të PDK kundër AAK, Lubonja të duket një njeri i moderuar dhe i censuruar. Po të dëgjosh çfarë ka thënë Berisha për Metën, Meta për Ramën dhe Rama për Berishën, gjithë shkrimet e mia për ata, janë shumë të dobëta. Mos bëni sikur e dëgjuat për herë të parë nga Lubonja këtë gjë. Nuk ka thënë asgjë më shumë se sa kemi bërë dhe nuk ka bërë asgjë më shumë se sa thotë. Është shqiptar si ne. Në shumicën e kohës me dy fytyra.

    TEMA

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Se pari Fatos Lubonja duhet ta dije se ne nje lufte ndodhin shume pa drejtesi, nuk mund te kontrrollohet se cka ben nje individ.
    Spiunet ne secilin lufte burgosen dhe izolohen. Ata qe i japin informata armiqeve burgosen, a mund ta gjykojme p.sh. nje ushtar qe nxen nje spiun qe per shkak te spiunimit te tij eshte djegur nje fshat i tere dhe jane masakruar 60 persona.
    Fatos Lubonja mund t'i respektoje edhe spiunet, ketu mund te deklarojme cfare te duam por realiteti eshte se ne lufte ka rregulla tjera. Ushtri te ndryshme kane rregulla te ndryshme, disa shume te rrepta e disa me humane.
    Edhe USA vret civile ne lufte, por jo me qellim. USA nuk e ka ne doktrinen ushtarake te vrase e te terrorizoje civilet. UCK ka pasur kete doktrine, secili ushtar eshte e pa mundur te kontrollohet, nuk mund ta kontrolloje cdo ushtar Amerika qe eshte superfuqi, e le me qe UCK ka qene ushtri guerile.
    Nuk jemi asgje perpara interesave te kombit, jeta jone nuk vlen aspak, pa atdheun nuk jemi asgje, pa familjen prane pa njerezit qe te duan nuk jemi asgje. Behemi si romet pa komb e shtet qe enden neper rruget e botes. Andaj per mos me ra ne kete gjendje patriotet luftojne, ky Fatos Lubonja me pas qene shqiptar i mire dhe me ia pas dashte te miren shqiptareve do te vishte rrobat e UCK dhe do te vinte te luftonte per atdheun e tij, per vellezerit e tij qe po vriteshin e po masakroheshin. Rri burre mos fol palidhje se ti nuk je as analist e asgje hiq me keto mendime ekstreme qe as ne Serbi nuk gjenden.
    Ushtria Serbe po masakronte dhe po terrorizonte tere Kosoven, madje kishin plan makaber, (e tradhetari bashkepunon me Serbine), per kete ishin deshmitare edhe te huajte, pra vezhguesit amerikane e evropiane, andaj secili qe ka bashkepunuar me te kete shtet eshte shume e justifikuar qe te burgoset, madje ne raste te vecanta te vritet, po them ne lufte. Edhe vellau im me qen por edhe babai ky ligj vlen. Por kjo do te duhej te shqiptohej nga gjykatat ushtarake me fakte dhe jo nga individe per hakmarrje personale.

    Pershendetje
    Pavaresisht se cfare ndodh, denimi pa gjyq eshte krim. Vrasja e njeriut te paarmatosur eshte krim.

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    eshte vllah, qe flasin rumanisht dhe kane dominuar shqiperine per 50 vjet gjate komunizmit.
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    baballaret e tipit fatos ljubonja e formuan partine komuniste, e vendos 1 mysliman ne krye te kesaj partie dhe me doren e tij vrane dhe prene te gjithe intelektualet shqiptare per 40 vjet rresht.
    nuk behet shqiperia ne qofte se shqiptaret nuk ndergjegjesohen per rrezikun qe mund te sjellin anti-shqiptaret me pashaporte shqipetare.
    Po cfare thua o i ngrate. Todi u burgos sepse u mundua te sillte sadopak fryme liberale ne Shqiperi. Prej kesaj hengri dhe Fatosi 17 vjet burg.

    Ketu eshte per te vene kujen! Ju jeni te gjithe kercunj qe nuk dini cfare flisni...

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po te lexosh komentet e disave ketu per Lubonjen, e kupton qe ai kish te drejte mbi akuzen e "skizofrenise shqiptare". Ne fakt, une nuk do ta quaja skizofreni, do ta quaja mentalitet turme, mentalitet skllavi, mentalitet i nje njeriu qe nuk eshte i lire as te mendoje e as te gjykoje vete ne qetesine e mendimit te tij, por ben ashtu sic i meson turma. Turma thote Haradinaj eshte hero, kaq mjafton per ta bere ate hero, edhe pse ai dhe familja e tij kane patur probleme jo vetem me drejtesine e Hages, por edhe me drejtesine e shtetit te Kosoves. Shqiptaret i mbyllin syte para ketyre fakteve te verteta, pasi nuk jane mesuar qe te rendin pas te vertetes, jane mesuar qe te ndjekin e brohorasin fjalet qe dalin nga goja e atij qe eshte ne krye te turmes dhe i jep turmes udhezime si te reagoje, mendoje, sillet.

    Realiteti i shoqerise shqiptare eshte i permbysur ne kete menyre, saqe kur nje njeri i lire guxon te shprehi mendimin e tij te lire, turma e mbyt zerin e tij pas degjuar apo kuptuar ate qe ai shpreh, por thjeshte se: "Si guxon ky te mendoje e shprehet ne kete menyre" (nenkupto, ndryshe nga turma).

    Popullin shqiptar e ke akoma "Bageti e Bujqesi" o Naim, edhe pas 1 shekulli.

    Albo
    Megjithese bashkohem me thelbin e mendimit tend ne kete postim, me duket pak ironike kur e lexoj nga ti, sidomos pas postimeve te tua ne lidhje me politiken dhe shtetin Shqiptar...

  10. #60
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Nje prononcim i tille do te ishte dhe eshte mjaft i natyrshem te ndegjonim, nga qarqet me nacionaliste dhe me antishqiptare serbe sepse vetm ata munde thone diqka te tille. A thua Lubonja ka bere ndonje kritike te tille kundrejt krimeve te verteta te bera nga dora serbe e greke ndaj popullit shqiptar? Me siguri paska menduar qe gjelatet e kombit ti presim me lule e jo me plumba. Nje shkrim dhe nje karakter i tille, vendin e kan ne grumbullin e plehrave nga njerez te shitur qe i urren cdo njeri, cdo komb dhe cdo fe. TURPEROHU LUBONJA, TURPEROHU NGA FJALA SHQIPE QE FLET.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 19-07-2013 më 06:54

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •