Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 136
  1. #71
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Ndrek Prela


    Emri:  Ndrek Prela.jpg

Shikime: 12801

Madhësia:  7.2 KB


    Ndrek Prela ka lindur më 20 mars 1920 në Tivar të Malit të Zi, në një familje shqiptare. Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Argjentinë, ku babai i tij kishte emigruar për arsye ekonomike dhe që andej familja e tij zhvendoset në Shkodër. Ndrek Prela bëri debutimin e tij në skenë në Shkodër në fund të viteve ‘40 dhe shpejt u bë një nga aktorët më të popullarizuar. Derisa doli në pension, Ndrek Prela është i pranishëm thuajse në të gjitha veprat skenike të trupës së dramës së teatrit të Shkodrës, me role të ndryshme e të larmishme.

    Në vitin 1963 debuton dhe në kinematografi me një rol dytësor tel filmi “Detyrë e posaçme”, për të vazhduar më pas me filma të tjerë, si “Komisari i dritës”, “Në fillim të verës”, “Në pyjet me borë ka jetë”, “Emblema e dikurshme”, “Balonat”, “Qortimet e vjeshtës”, “Militani”, “Balada e Kurbinit” etj. Ndonëse interpretues i roleve të dyta, Ndrek Prela ka mundur të krijojë një profil artistik të veçantë, me mjeshtri interpretative dhe skalitje rolesh që mbesin në mendje. Të tilla janë gjyshi tek filmi “Komisari i dritës”, xha Rizai tek “Në fillim të verës”, Xhiko tek filmi “Në pyjet me borë ka jetë” etj.

    Rolet

    1963: Detyrë e posaçme
    1965: Vitet e para
    1966: Komisari i dritës .....gjyshi i Dritanit
    1973: Operacioni "zjarri"
    1974: Shpërthimi
    1975: Në fillim të verës....Rizai, babai i Veres
    1978: Në pyjet me borë ka jetë
    1979: Emblema e dikurëshme
    1979: Balonat.....Gjyshi i Drites
    1979: Ditët që sollën pranverën
    1981: Qortimet e vjeshtës
    1982: Flaka e maleve
    1984: Militanti
    1990: Balada e Kurbinit.....Një nga Kurbinasit
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #72
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Natasha Sela


    Emri:  Natasha Sela_2013.JPG

Shikime: 12532

Madhësia:  21.1 KB


    Natasha Sela aktore shqiptare që kryesisht ka luajtur kryesisht ne role komike. Ka lindur me 2 dhjetor 1952.


    Filmografia

    Kronikë provinciale (2009)
    Mao Ce Dun 2007, fallxhorja
    Gjoleka djali i Abazit 2006,
    Piruet 2005, nena
    Njerez dhe Fate 2002-2003, pastruesja
    Nata 1998
    Fletë të bardha 1990
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #73
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Ndrek Shkjezi


    Emri:  Ndrek_Shkjezi.JPG

Shikime: 12222

Madhësia:  8.1 KB


    Ndrek Shkjezi ka lindur në Shkodër në 4 Prill të vitit 1922. Mbas mbarimit të shkollës shtatë vjeçare do të fillonte të luante në kitarë apo të këndonte në një orkestrinë të vogël. Më vonë do të interpretonte dhe role të vogla në trupa teatrale jo profesioniste. Largohet nga Shkodra menjëherë pas mbarimit të luftës dhe në vitin 1945 së bashku me artistët Naim Frashëri (Artist i Popullit), Kadri Roshi (Nder i Kombit) dhe Mihal Popin (Artist i Popullit) do të themelonte Teatrin e Shtetit që më vonë do të quhej Teatri Popullor (sot Teatri kombëtar). Në kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak punon në Ansamblin e Ushtrisë . Në Teatër ka luajtur rreth 100 role, kështu mund të përmendim : “Cuca e maleve” e Loni Papës, “Deputeti”, “Fytyra e dytë”, “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, “Hamleti” i Shekspirit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit (Artist i Popullit), “Gjido” etj. Në kinematografi ka luajtur në më se 30 role të ndryshëm.

    Kështu mund të përmendim rolin e tij të pare atë të Jakobinit në filmin “Skënderbeu” që do të jetë edhe filmi i parë Kinostudios “Shqipëria e re” në bashkëpunim me Kinostudion Ruse “Mosfilm”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në filmat “Debatik” në vitin 1961, “Plagë të vjetra” në vitin 1969, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1978, në vitin 1978 në filmin “Radiostacioni”, në filmin televiziv “Kur hidheshin themelet” në vitin 1984, në vitin 1986 “Kur vjen një ditë” etj. Megjithëse del në pension vazhdon interpretimin në filma të ndryshëm si p.sh.:“Rikonstruksioni”, “Këmishët me dyllë”. Ndahet nga jeta në vitin 2000. Për meritat e tij artistike Ndrekë Shkjezi është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri”, dhe në vitin 1989 me titullin “Artist i Merituar”.

    Kinematografi

    1900 -- Fletë të bardha...........................Xhaxhai i Kristinës
    1990 -- Një djalë dhe një vajzë.............................Gjyshi i Artanit
    1988 -- Bregu i ashpër........................................
    1988 -- Tre vetë kapërcejnë malin..........................Një nga fshatarët
    1987 -- Këmishët me dyllë....................................Hanxhiu
    1986 -- Bardhësi.......................................... .....Gjyshi i gruas shtatëzënë
    1986 -- Dhe vjen një ditë....................................Nikolla,po rtieri i Hotelit të Beqarëve
    1986 -- Fjalë pa fund.........................................I apasionuari pas gjyqeve
    1986 -- Kur hapeshin dyert e jetës..........................Gjin Kryebardhu
    1985 -- Mondi dhe Diana.....................................Peshkata ri
    1985 -- Të paftuarit......................................... .Shefi i Policisë
    1984 -- Fejesa e Blertës.....................................Themiu ,babai i Blertës
    1984 -- Vendimi........................................... ...Tregtari
    1983 -- Apasionata.......................................X ha Nasi,roja e Institutit
    1983 -- Fundi i një gjakmarrjeje...........................Alushi
    1982 -- Rruga e lirisë...........................................P reng Ujkani
    1982 -- Besa e kuqe......................................Plaku pa shkrepëse
    1981 -- Shoku ynë Tili.......................................Mësuesi i Gjeografisë
    1981 -- Në prag të lirisë.....................................Hajdar Kasimati
    1980 -- Skëterrë '43..........................................Zoti Kiço
    1979 -- Ne vinim nga lufta..................................Nikollaqi
    1979 -- Radiostacioni..................................... ...Një nga ish pasanikët
    1978 -- Gjenerali i ushtrisë së vdekur.....................Ish oficeri
    1978 -- Kur hidheshin themelet.................Zeneli
    1978 -- Në pyjet me dëborë ka jetë.......................Allaman Uka
    1978 -- Vajzat me kordele të kuqe........................Babai i Jetës
    1969 -- Plagë të vjetra......................................Llambi
    1963 -- Detyrë e posaçme..................................Mali
    1961 -- Debatik........................................... ...Tregtari
    1953 -- Skënderbeu........................................ .Gjeto Gjokaj
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #74
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Pandi Raidhi


    Emri:  Pandi_Raidhi.JPG

Shikime: 13572

Madhësia:  11.7 KB


    Pandi Raidhi lindi në 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës. Ai nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale "Dasma Korcare" ku fitoi menjehere simpatin e publikut Korcar. Mori pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme u fut në punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpretoi dramën “Dasma Korçare”. Në vitin 1950 u kthye në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës ku do të interpretonte me dhjetëra role. Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958. Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave Shqiptar. Roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin "Njerëz në rrymë" në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysëm shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.

    Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët. Ai kujtohet me respekt për thjeshtesinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë. Karakterizohej nga serioziteti i madh për punën. Asnjëherë gjate xhirimit në rolet e tij, kamera dorëzohesh para portretit interesant që ai krijonte.

    U nda nga jeta dhe familja e tij në Tiranë në 18 korrik të vitit 1999.

    Nderime

    Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi u nderua në vitin 1975 me titullin e lartë "Artist i Popullit". Për nder të tij Bashkia e Tiranës i ka dhënë një prej rrugëve të Kryeqytetit emrin e tij. .

    Filmografia

    Njerëz në rrymë-(1989)
    Familja ime - (1987) ....Tasi
    Përsëri pranverë - (1987)...Xha Tasi
    Rrethimi i vogël - (1986)...shoku Meti
    Duaje emrin tënd - (1984)...Thomai
    Kush vdes në këmbë - (1984)...Prifti i fshatit
    Nëntori i dytë - (1982)...Demir Arbana
    Shoqja nga fshati - (1980)
    Partizani i vogël Velo - (1980)...Bani i Dukes
    Agimet e stinës së madhe (1981)..Sharko Sheqi
    Liri a vdekje - (1979)...Çarçani
    Ne vinim nga lufta - (1979)
    Flamur në dallgë - (1977) (TV)
    Përballimi - (1976)...Pllaton Burbuqi
    Monumenti - (1976)...Llambro Leka
    Tokë e përgjakur - (1976)
    Zonja nga qyteti - (1976)...Xha Bakoja
    Beni ecën vetë - (1975).... Xha Thomai
    Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Jorgo, Pronari i kafenesë
    Shpërthimi - (1974)...Lajmja
    Shtigje të luftës - (1974) Babai i Shabanit
    Krevati i perandorit - (1973) Partizani Meke
    Yjet e netëve të gjata - (1972)...Ago Beqoja
    Kur zbardhi një ditë - (1971) Xha Loni
    Mëngjeze lufte - (1971)...Raqi Teneqenxhiu
    I teti ne bronz - (1970) Mullixhiu
    Horizonte të hapura (1968) .... Xha Ymeri
    Ngadhënjim mbi vdekjen (1967)...Xha Teloja
    Vitet e para (1965) .... Kasëmi
    Tana - (1958)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #75
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Pavlina Mani


    Emri:  ManiPavlinaProfile.jpg

Shikime: 14849

Madhësia:  12.7 KB


    Pavlina Mani është një aktore e mirënjohur shqiptare. U lind në Lushnjë më 13 nëntor 1948. Aktore e suksesshme, ka realizuar shumë role të spikatur, duke filluar në 1966 në “Oshtimë në bregdet”, kur ishte ende studente. Është nderuar me disa çmime. Prej vitit 2002 jeton me familjen e saj në SHBA.

    Filmografia

    Ishte koha për dashuri - (2004)
    Njerez dhe Fate - (2001-2003)...Drita
    Po vjen ai (1999) mini-seri
    Bolero - (1997) ...Vera
    8 persona plus, teatër-komedi
    Nata e dymbëdhjetë - komedi-teatër
    Fletë të bardha - (1990) (TV) , Kristina
    Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, rol episodik, një nga vejushat
    Stolat në park - (1988) , Antigona
    Tela për violinë - (1987) , gruaja Mucos
    Dy herë mat - (1986) , gruaja Ilos
    Pallati 176 - (1985)... Lirija, teatër-komedi
    Në prag të jetës - (1985) , Ermiona
    Rruga e lirisë - (1982), Nafi
    Pas vdekjes - (1980), Lulushja
    Radiostacioni - (1979), Mariana
    Lulekuqet mbi mure - (1976), mësuesja e muzikës
    Gjenerali i ushtrisë së vdekur - (1975), Beti
    Qyteti më i ri në botë - (1974)
    Mimoza llastica - (1973)...nëna Mimozes
    Oshëtim në bregdet-(1966)...Shpresa
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #76
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Petrika Gjezi


    Emri:  Petrika_Gjezi.JPG

Shikime: 12287

Madhësia:  8.6 KB


    Petrika Gjezi (1949-2010) ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në trupën e teatrit amator të gjimnazit “Fauat Babani” në drejtimin e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur Piro Mani (Artist i Popullit). Në vitin 1965, gjatë kohës e gjimnazit, do të interpretojë edhe rolin e tij të parë në dramën “Tre të shtëna pushke” të Ibrahim Uruçit, të vënë në skenë nga trupa profesioniste e Teatrit “Andon Z. Çajupi” të qytetit të Korçës. Në vitin 1967 pas mbarimit të gjimnazit shkon të punojë në Kombinatin e Maliqit, ku do të aktivizohet me trupën amatore të këtij Kombinati. Në maj të vitit 1969 me insistimin e regjisorit të mirënjohur Mihallaq Luarasi, fillon punën si aktor profesionist pranë Teatrit “Andon Z. Çajupi” të qytetit të Korçës ku do të luajë disa role dhe në nëntor të vitit 1969 do të jetë një nga interpretuesit e dramës “Njollat e murrme”, e cila do të marrë dhe Flamurin në Festivalin e Teatrove të mbajtur në Tiranë.

    Në dhjetor të po atij viti niset për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe me ta mbaruar fillon studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Pas mbarimit të Institutit rikthehet në qytetin e Korçës si aktor në Teatrin e këtij qyteti ku vazhdon të punojë edhe sot duke interpretuar me dhjetëra role. Këtu mund të përmendim rolin e Edi Karbones në dramën “Pamje nga ura” e Milerit ose në dramën e Kasëm Trebeshinës “Histori dashurie”.

    Perika Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografi, ku 10 janë role kryesore. Roli i tij i parë do të jetë episodik, Demka, djalit të mullixhiut në filmin “I teti në bronx” me regji të Viktor Gjikës (Artist i Popullit). Roli i tij i parë kryesor do të jetë roli i komisarit në filmin “Shtigje lufte” të regjisorit Piro Milkani (Artist i Popullit) në vitin 1974 kur ai sapo ishte diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Gjergjit në filmin “Tokë e përgjakur”, roli i Gjergjit në filmin ”Nga mesi i errësirës”, roli i mësues Naimit në filmin "Balonat", roli i Elmazit, i plotfuqishmi i fshatit, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në filmin “Dasëm e çuditshme” etj.

    Vdiq ne nje aksident automobilistik me 2010
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #77
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Pirro Mani


    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 12415

Madhësia:  8.5 KB


    Pirro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë, është aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A.Z.Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numuron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.

    Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të" , “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jeton në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.

    Rolet:

    Loin des barbares (1994) .... Luan Kodra
    I teti në bronz (1970) ...Sali Protopapa
    Vitet e para (1965) .... Stavri Lara
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #78
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Pjetër Gjoka


    Emri:  200px-Pjetër_Gjoka.jpg

Shikime: 11301

Madhësia:  9.9 KB


    Pjetër Gjoka lindi në Ulqin më 3 gusht të vitit 1912 dhe vdiq më 2 maj të vitit 1982, ishte aktor i njohur shqiptar. Aktivitetin në teatër në lëvizjen amatore e filloi që vitet 30 në Shkodër. Në vitin 1947 vjen si aktor në Teatrin Popullor, pasi kishte debutuar me Teatrin e Ushtrisë. Roli i parë ishte në komedinë “Tartufi”.

    Ka interpretuar rreth 90 role në këtë teatër, dhjetëra kryerole nga dramaturgjia botërore, ndërsa në skenë qëndroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verbër krejtësisht. Disa nga kryerolet e tij janë: Haritonov, Shpend Gjeta, Plaku, Mac Donald, Miler, Zabeliku, Klaudi, Mbreti Lir, Gjini, Ali Pashë Gucia, etj. Në vitin 1961 ai është ndër katër aktorët që u nderua me titullin e lartë "Artist i Popullit". Ka intertretuar edhe në disa filma artistikë, duke krijuar figura të arrira. Roli i fundit i tij në Teatrin Kombëtar ishte në dramën “Epoka para gjyqit”. Krahas punës si aktor, ka vënë në skenë edhe disa pjesë, si regjisor.

    Role në filmat

    1953: Skanderbeg (film)
    1957: Femijet e saj
    1958: Tana
    1959: Furtuna
    1969: Njesit gueril
    1970: Gjurma
    1975: Gjenerali i ushtrisë së vdekur
    1978: I treti
    1978: Yje mbi Drin
    1981: Në prag të lirisë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #79
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Roland Trebicka


    Emri:  roland-trebicka.jpg

Shikime: 11269

Madhësia:  9.1 KB


    Roland Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme "Raqi Qirinxhi" në vendlindje. Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt "Estrada e Ushtarit". Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.

    Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, "Jovan Bregu" është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.

    Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi).

    Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet. Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. Vdiq më 6 mars 2013.


    2011 Martesa e avokatit
    2010 Berberi i Seviljes
    2009 Te gjithë kanë huqe komedi
    2009 Kohë për t‘u çmendur
    1999 Po vjen ai
    1994 8 persona plus komedi
    1990 Valsi i Titanikut
    1985 Pallati 176 komedi, roli Jovan Bregu

    Role në filma

    2011 Dua një gënjeshtar komedi
    2004 Tifozët serial komik
    1984 Endërr për një karrikë interpreton Vaskën
    1979 Radiostacioni
    1978 Koncert në vitin 1936 interpreton Nestin
    1961 Debatik interpreton Kostën
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #80
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Stavri Shkurti


    Emri:  300px-Stavri_Shkurti.jpg

Shikime: 11902

Madhësia:  24.8 KB


    Stavri Shkurti ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1927. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950 kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi” duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaron në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike. Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar.

    Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën "Vajza pa prikë", ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si "Pamje nga ura" e Artur Milerit dhe ""Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën "Maro Mokra". Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar,filmin "Tana" në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik.

    Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin "Ilegalët" në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin "Zonja nga qyteti" në vitin 1976, roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv " Agimet e Stinës së Madhe" në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj. Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin "Vitet e pritjes" në vitin 1990. Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga Atdheu në Selanik të Greqisë ku dhe do të ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare në 6 gusht të vitit 1998 duke u përcjellë me shumë nderim e dashuri në banesën e fundit jo vetëm nga gjithë populli i Korçës por dhe nga shumë miq,kolegë e dashamirë. Për meritat e tij artistike Stavri Shkurti është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit".

    Filmografia

    1990 -- Vetmi Jani
    1990 -- Fletë të bardha (Film TV) Andrea
    1990 -- Jeta në duart e tjetrit Babai i Spiros
    1989 -- Kush është vrasësi Thimi Dino
    1989 -- Muri i gjallë Babai i Rozafës
    1989 -- Vitet e pritjes Fajdexhiu
    1988 -- Shkëlqimi i përkohshëm
    1987 -- Botë e padukshme Inxhenieri
    1987 -- Përsëri pranverë Sekretari
    1987 -- Rrethi i kujtesës Profesor Weberi
    1986 -- Dasëm e çuditshme Dalipi
    1985 -- Asgjë nuk harrohet Manol Gjinaj,përkthyesi
    1985 -- Të shoh në sy (Film TV) Drejtori
    1984 -- Kush vdes në këmbë Doktori
    1984 -- Lundrimi i parë Borak
    1984 -- Vendimi Kiçua
    1983 -- Një emër midis njerëzve Jani
    1981 -- Agimet e Stinës së Madhe (Film TV) Zalo Kapllani
    1981 -- Gjurmë në kaltërsi Mjeku
    1981 -- Kërcënimi Drejtori
    1981 -- Qortimet e vjeshtës Fotografi
    1980 -- Një shoqe nga fshati Sala,sekretari i Partisë
    1980 -- Partizani i vogël Velo Babai i Velos
    1979 -- Mysafiri Mysafiri
    1979 -- Ballë për ballë Shefi i Arkeologëve
    1978 -- Gjeneral Gramafoni Brahoja
    1978 -- I treti (Film TV) Qazim Beluli
    1978 -- Kur hidheshin themelet (Film TV) Zeneli
    1978 -- Yje mbi Drin Pertefi,inxhinieri
    1977 -- Flamur në dallgë (Film TV) Urani
    1977 -- Guna mbi tela Mësuesi
    1977 -- Njeriu me top Murat Shtaga
    1976 -- Përballimi Tarja
    1976 -- Zonja nga qyteti Sala,sekretari i Partisë
    1976 -- Ilegalët Besimi
    1975 -- Rrugicat që kërkonin diell (Film TV) Furrxhiu
    1971 -- Mëngjese lufte
    1968 -- Prita Ligori
    1965 -- Vitet e para Një nga vullnetarët në tharjen e kënetës
    1958 -- Tana
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •