Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 136 prej 136
  1. #131
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Merkur Bozgo


    Emri:  1271234022-merkur-bozgo.jpg

Shikime: 8173

Madhësia:  5.9 KB


    Lindur ne Gjirokaster mars 1937. Kreu gjimnazin e Tiranes ne 1957. Nga ky vit studioi per gjuhe-letersi ne Fakultetin Filologjik. Nga 1961 punon si aktor ne Estraden e Ushtrise, deri me 1968, me pas punon ne TVSH deri ne 1976.

    Prej ketij viti deri ne 1994 aktor i Teatrit Kombetar ku doli dhe ne pension. Por skenes nuk i eshte ndare deri me sot. I numerohen mbi 100 role ne teater dhe mbi 20 role ne kinematografi.

    Tela për violinë (1987),
    Bolero (1996) dhe
    tek seriali Komuna e Parisit.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #132
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Nefail Piraniqi


    Emri:  31644_384000686597_545811_n.jpg

Shikime: 9510

Madhësia:  13.2 KB


    Nefail Piraniqi ka lindur në 18 Mars të vitit 1940 në qytetin e Shkodrës. Pasioni i tij për teatrin do të bëjë që të jetë një spektator i rregullt i shfaqjeve artistike në Teatrin e Vjetër në Shkodër, por pjesëmarrjet e tij të para artistike do të jenë në moshën 18 vjeçare, në vitin 1958, me grupin amator të baletit të Shtëpisë së Kulturës së qytetit. Vazhdon me këtë grup deri në vitin 1964, vit në të cilin fillon si aktor amator në grupin e Klubit Artistik të Artizanat-veshmbathjes ku do të punojë me regjisoren e njohur të Teatrit “Migjeni”, Violeta Sekuj. Pas 5 vjetësh, në vitin 1969 do të realizojë ëndrrën e tij për të qënë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Migjeni”.

    Në skenën e këtij teatri do të interpretojë më se 70 role ku mund të përmendim interpretimin e rolit të Djalit të fanatikut tek komedia “Çifti i lumtur”, rolit të xha Halilit tek drama “Fytyra e dytë” e Drita Agollit, rolin e Hamzait tek “Nora” e Andrea Skanjetit, rolit të Thomait tek komedia “”Një burrë skarco”, rolit të Ujkut ujkut tek “Shpartallimi” etj. Në kinematografi ka luajtur rreth 13 role, kryesisht role të dyta. Këtu mund të përmendim rolin e Pjetrit në filmin televiziv “Ditët që sollën pranverën” në vitin 1979, rolin e Zefit në filmin “Një natë pa dritë” në vitin 1981, rolin e Aliut në filmin “Ura dhe kështjella” në vitin 1984, rolin e Ndreut, hanxhiut tek filmi “Të paftuarit” në vitin 1985, rolin e Shoferit në filmin “Vrasje në gjueti” në vitin 1987 etj.

    Përveç punës së tij si aktor ai ka shkruar artikuj mbi artin në gazeta të ndryshme si psh gazeta “Jeta e Re”, “Puna”, “Zëri i popullit”, “Ushtima e Maleve”, “Cukali”, “Kukësi i Ri” dhe së fundi në gazetën “Humori Shkodran”. Në 2 Shkurt të vitit 1996 Nefail Piraniqi ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #133
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Petraq Xhillari


    Emri:  Petraq Xhillari1.jpg

Shikime: 8572

Madhësia:  5.6 KB


    Petraq Xhillari lindi në Përmet më 11 qershor të vitit 1943 është aktor i njohur shqiptar. Në vitin 1995 Kasi kreu liceun aertistik për pikturë në 1965 –1969, futet në studion për aktorë pranë Teatrit Kombëtar dhe vazhdon studimet deri në vitin 1971. Këtë vit u emërua aktor pranë këtij teatri. Punoi si aktor në Teatrin Kombëtar deri në vitin 1993, ku realizoi rreth 50 role në skenë e mbi 10 në kinematografi, kryesisht role karakteri.

    Ndër rolet më të suksesshëm në teatër përmendim rolet në dramën “Njërëz të thellësive”, Thani “Prometeu”, Arseni “Pas provimit të fundit”, Rojtari i varrezës “Kush e solli Doruntinën”, Malua “Zonja nga qyteti”, Spiceri “Romeo e Zhulieta”, etj. Në vitin 1995 hap teatrin e parë privat në Shqipëri, "Kafe Teatër 1", në një sallë me 90 vetë, në të cilin u vunë 4 vepra skenike, ku pjesët “Epopeja e supës” dhe “Në katin e dytë është parajsa” janë më të suksesshmet.

    Filmografia

    Watch! (2008) .... Old father
    Gjurmë në dëborë (1984)
    Agimet e stinës së madhe (1981)....Mesuesi i muzikes
    Intendanti (1980)
    Mysafiri (1979) Shofer
    Gjeneral gramafoni (1978)
    Nga mesi i errësirës - (1978) Dyqanxhiu
    I terti - (1978) Selmani
    Njeriu me top - (1977) Ndihmesi
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #134
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Sulejman Dibra


    Emri:  Sulejman Dibra,Gjenerali turk,Nentori i dyte.jpg

Shikime: 8811

Madhësia:  6.1 KB


    Sulejman Dibra ka lindur më 9 Shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj. Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë do të jetë ai Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”.

    Më tej do të interpretonte në rolin e Kiços,agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril” , rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “Nëntori i dytë” etj. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. I martuar me pianisten Anita Tartari.Kanë një vajzë Enin,e cila duke ndjekur rrugën e artit është sot një pianiste e talentuar dhe e njohur në botë. Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin "Naim Frashri i Artë"

    Kinematografi

    2009 -- Ne dhe Lenini............................................ .....Myrtezai
    1998 -- Kolonel Bunker............................................ ....
    1997 -- Bolero............................................ .............Pronari italian i shtëpisë
    1989 -- Balada e Kurbinit......................................Kadë r Herzi
    1986 -- Guri i besës............................................. .....Prifti
    1983 -- Nëntori i dytë.............................................. ..Gjenerali Turk
    1981 -- Qortimet e vjeshtës........................................Xh a Koli, shitësi i gështenjave
    1979 -- Ne vinim nga lufta..........................................Par tizani
    1976 -- Tinguj lufte............................................. .....Drejtori i shkollës
    1975 -- Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)......................Jovani
    1973 -- Operacioni “Zjarri”.........................................S otir Filipi,Kasketa
    1969 -- Njësiti Guerril........................................... ....Kiçua, Agjenti 13
    1968 -- Prita............................................. .............Partizani Cane, ndihmësi i mitralierit Sulo
    1966 -- Komisari i Dritës............................................ Partizani i plagosur në shtëpinë e Dodës gjatë luftës

    Teatër

    04/03/1971 -- “Arturo Ui” e Bertold Brehti
    04/03/1974 -- “Toka jonë” e Kolë Jakovës
    18/02/1974 -- “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës
    28/11/1973 -- “Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artist i Merituar)
    24/01/1973 -- “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit

    Regjisor


    “Toka jonë” e Kolë Jakovës (as/regjisor)

    Çmime e Tituj

    2006 Urdhri “Naim Frashri i Artë”
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #135
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Suela Konjari


    Emri:  timthumb.jpg

Shikime: 10073

Madhësia:  37.3 KB


    Suela Konjari u lind në Tiranë më 4 nëntor 1963. Aktore e skenës dhe ekranit.

    Ka luajtur ne filmat si :

    Para nga qielli (2009)
    Trapi i vjetër (2005)
    Po vjen ai (1999)
    8 persona plus - (1994) komedi-teater
    Lumi që nuk shteron (1989)
    Flutura në kabinën time (1988)
    Zëvendësi i grave (1987), Xhuli
    Kur hapen dyert e jetës (1986), mësuesja e gjuhëve të huaja
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #136
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Matilda Makoçi


    Skedarët e Bashkëngjitur 161384


    Matilda Makoçi është një aktore shqiptare. Ka lindur në Tiranë, më 19 Prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degen e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar. Gjatë veprimtarisë teatrore luajti në komedinë e Shekspirit, Zbutja e Kryeneces, ne rolin e Bjankës, dhe në tragjedinë Romeo e Xhuljeta, në rolin e Xhuljetes. Në vitin 1983 ajo ka prezantuar edhe Festivalin e XXII-të të Këngës në RTSh .

    Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas". Në fund të viteve '80 martohet me Edi Ramën, dhe lindin një djalë, Gregor. Ajo divorcohet në 1991 nga ai. Në vitin 1991 emigroi familjarisht në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) ne 1993.
    Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri dhe tani jeton vetem ne Tirane.

    Filmografia

    Oi Filenades - Mikeshat (1993) rol i vogel, ne film grek
    Balada e Kurbinit - (1990) - Bashkshortja e Dardit
    Shpresa - (1988)
    Hije që mbeten pas - (1985) - Marjeta
    Të mos heshtësh - (1985)
    Apasionata - (1983)
    Në kufi të dy legjendave - (1981)
    Si gjithë të tjerët - (1981) , Jeta
    dje dhe sot
    Emri:  makoci (640x640).jpg

Shikime: 13513

Madhësia:  76.3 KB

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •