Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 136
  1. #121
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Behar Mera


    Emri:  0.png

Shikime: 9673

Madhësia:  81.6 KB


    Behar Mera është aktor, komedian shqiptar. Lindi më 28 shtator 1962.Ka luajtur edhe shumë role të tjera komedie me seri të vogla, të njohura sidomos me aktoren tjetër Rita Lati.

    Filmografia

    Para nga qielli (2009)
    Piruet 2005
    Pas një lajmi 2001
    Tirana, viti zero 2001
    Një baba tepër 2000
    Borxhliu 1999
    Gjithë fajin e ka paraja 1996
    Pushime në Romë 1995
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #122
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Astrit Çerma


    Emri:  ne-fillim-te-veres-film-dvd-gezim-erebara.jpg

Shikime: 9564

Madhësia:  57.4 KB


    Astrit Çerma u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit. Studioi për aktor në Tiranë dhe pas studimeve u rikthye në qytetin e lindjes. Menjëherë fillon një karrierë të vrullshme dhe të suksesshme në kinema, duke interpretuar me profesionalizëm qysh në filmin e parë “Brazdat” (1973). Në vitet ’70 luan disa role protagoniste, si në filmat “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Thirrja” (1976), “Fije që priten” (1976), “Ata ishin katër” (1977) etj.

    Ndryshe nga shumica e kolegëve të tij, që kishin pasur suksese të ngjashme në film, Çerma nuk u transferua në Tiranë dhe kjo ndoshta i kushtoi shtrenjtë. Në vitet ’80 luajti vetëm tri filma që nuk patën sukses. Pas vitit 1990 nuk luajti asnjë film dhe pas vitit 1997, ndërsa kishte provuar edhe të shkruante dhe vinte në skenë komedi në Teatrin “Skampa”, transferohet familjarisht në SHBA.

    Filmografia

    Kronikë e atyre netëve (1986) (TV)
    Shokët (1982)......................Xhelua
    Një natë nëntori (1979) (TV).......komisar Gjoleka
    Përtej mureve të gurta (1979) .... Mësuesi
    Ata ishin katër (1977).............Ramizi
    Fije që priten (1976)..............Kujtimi
    Ilegalët (1976)....................Milua
    Thirrja (1976).....................Kujtimi
    Në fillim të verës (1975).........Shpetimi
    Brazdat (1973).....................Zeneli
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #123
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Artur Gorishti


    Emri:  slogans2.jpg

Shikime: 9398

Madhësia:  14.8 KB


    Artur Gorishti është aktor dhe regjisor shqiptarë. Lindi me 21 shkurt 1962.

    Filmografia

    Father and Godfather - Gjoleka djali i Abazit (2006)
    Letra Fatale - (2005)
    Yllka - (2005)
    Tirana, viti zero - (2001) si Tare, skulptori
    Parullat - (2001) .... Andre
    Unë ti dhe Kasandra - (1999) (TV)
    Vitet e pritjes - (1990), Leko
    Eja! - (1987)
    Këmishët me dyllë - (1987)
    Në emër të lirisë - (1987)
    Kronikë e atyre netëve - (1986) (TV)
    Tre njerëz me guna - (1985)
    Militanti - (1984)
    Nxënsit e klasës sime - (1984) si Gëzimi, sekretari i rinisë
    Dora e ngrohtë - (1983)
    Regjisor[redakto]
    Flutura në kabinen time - (1988) -asistent regjisor.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #124
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Arian Culiqi


    Emri:  maxresdefault.jpg

Shikime: 9912

Madhësia:  8.3 KB


    Arian Culiqi është aktor dhe regjisor shqiptar, në zhanrin komik. Ka lindur me 25 mars 1960. Ka vënë në ekran filma komedi që kryesisht janë luajtur nga aktorët Sejfulla Myftari, Hajrie Rondo dhe Aishe Stari.

    Regji

    Para nga qielli (2009)
    Piruet (2005)
    Pesha e gruas sime (2003)
    Pas një lajmi (2001)
    Një baba tepër (2000) (TV)
    Borxhliu (1998) (TV)
    Dashuri ne krisma (1997) (TV)
    Gjithë fajet i ka paraja (1996) (TV)
    Fund i marrëzisë - Fjalëkryqi (1995) (TV)
    Pak freskët sonte (1994) (TV)
    Dashi pa brirë (1993)

    Aktrim

    Piruet...Demi
    Dashi pa brirë...Dashi
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #125
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Anisa Markarian


    Emri:  pranvera-serdhi-vetem.jpg

Shikime: 14251

Madhësia:  29.4 KB


    Anisa Markarian është aktore shqiptare me origjin armene (U lind në Tiranë, më 4 korrik 1962). Me profesion mjeke, por aktore dhe skenariste e talentuar. Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste. Ka dy fëmije, një vajze e një djalë. Ka interpretuar në disa filma ku ka fituar dhe çmime kombëtare. Ka botuar poezi, tregime e novela, dhe librin "Sënduku i kujtimeve" (1997).

    Filmografia

    Loin des barbares - (1994)
    Ngjyrat e moshës - (1990) Skenariste dhe interpretuese e rolit kryesor.
    Pranvera s'erdhi vetëm - (1988) Bashkeskenariste dhe interpretuese e rolit kryesor. Ky film fitoi kupën e Festivalit te 8te.
    Në çdo stinë - (1980) Nderuar me kupën e Festivalit de IV te Filmit si aktorja me e mire ne rol kryesor.
    Vajzat me kordele të kuqe - (1978)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #126
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Anila Karaj-Bisha


    Emri:  anila_10.jpg

Shikime: 9321

Madhësia:  29.2 KB


    Anila Karaj-Bisha është aktore shqiptare. Lindi me 5 maj 1968.

    Filmografia

    Dhimbja e dashurise - (2008), serial
    Nata - (1998)
    Bolero - (1997)
    Një djalë edhe një vajzë - (1990)
    Pesha e kohës (1989), vajza e Luanit
    Sinjal dashurie (1989), film me metrazh te shkurter
    Familja ime (1987)
    Eja (1986)
    Kur hapen dyert e jetës (1985), motra e Bardhylit
    Gurët e shtëpisë sime (1984)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #127
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Andon Qesari


    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 8747

Madhësia:  6.3 KB


    Andon Qesari është aktor dhe regjisor shqiptar. Ai lindi në fshatin Qeparo të Vlorës më 27 qershor të vitit 1942. Në 1966 diplomohet për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

    Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

    Veprimtaria aktoriale

    Doktori pacient (Aleksi)
    Epoka para gjyqit (Qamil Beu)
    Ezopi (Ksanthi)
    Fernando Krafi më ka shkruar një letër (Konti)
    Furnalta (Fen)
    Intrigë dhe dashuri (Vurmi)
    Monserati (At Kormili)
    Opertunesku (Komisari)
    Prometeu (Zeusi)
    Romeo e Zhulieta (Kapuleti)
    Shënomëni dhe mua (Besniku)
    Tragjedia e Deas (Luixhi)
    Vizita e damës plakë (kryetari)
    Vizita e inspektorit (Berlingu)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Drita Haxhiraj


    Skedarët e Bashkëngjitur 161464


    Drita Haxhiraj lindi në Tiranë më 3 prill të vitit 1947,
    Fotografia eshte e teta Yllkes me duket te filmi " I teti ne alumin". Megjithate komplimentet e mia per punen serioze.

    p.s. keta te gjithe kane qene nga njehere partizane se ndryshe s'te fusnin ne alb-Hollywwod.

  9. #129
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    Fotografia eshte e teta Yllkes me duket te filmi " I teti ne alumin". Megjithate komplimentet e mia per punen serioze.

    p.s. keta te gjithe kane qene nga njehere partizane se ndryshe s'te fusnin ne alb-Hollywwod.
    hahhaha,i teti ne bronx bre..

  10. #130
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Keni të drejtë, kam ngatëruar skedarin e bashkangjitur ! Faleminderit që më informuat se do ishte shumë e pafalshme ngatërrimi i artistëve tanë të mrekullueshëm . E raportova dhe shpresoj që ta fshijnë postimin deri në korigjimin e mëvonshëm. Edhe një herë faleminderit.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •