Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 136
  1. #51
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Melpomeni Çobani


    Emri:  timthumb.jpg

Shikime: 15687

Madhësia:  17.8 KB


    Melpomeni Çobani ka lindur në 6 Qershor të vitit 1928 në Tiranë. Pjesëmarrja e saj në festivalet amatore të punëtorëve në stabilimentin “Mihal Duri” ku ajo punonte në shtypshkronjë vihet re nga Artisti i Popullit, Pandi Stillu i cili e fton të punojë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Kështu në vitin 1947 fillon si probiste në këtë teatër kurse një vit më vonë do të bëhet aktore e tij. Roli i saj i parë do të jetë në dramën “Liza dhe Sula” nga e saj. Në këtë periudhë ajo shkëputet nga teatri për tu marrë me aktivitete sportive. Kështu si sportiste e klubit më të famshëm sportiv në Shqipëri,Klubit “Partizani” ajo do të vendoste disa rekorde në atletikë,dhe do të qe Kampione e vendit me skuadrën e “Partizanit” në volejboll dhe në ping-pong. Në vitin 1955 i kthehet përfundimisht aktrimit por kësaj radhe në Estradën e Tiranës .Estradë kjo për të cilën Melpomeni Çobani kishte qenë një nga bashkë themeluesit e tij në vitin 1952. Veprimtaria artistike do të vazhdonte më tej me ngritjen e Teatrit të Kukullave dhe pjesëmarrjen në transmisionin e humorit të Radio Tiranës “Ora Gazmore”.

    Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi . Këtu mund të përmendim “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,“Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” etj . Gjatë karrierës së saj 40-të vjeçare në Estradë ka interpretuar në mëse 1500 role . Në kinematografi ajo ka një rol episodik në filmin e parë shqipëtar “Skënderbeu” dhe më vonë në filmin e parë tërësisht shqipëtar “Tana” . Në rolet e tjerë mund të përmendim rolet e saj në filmat “Kapedani”, “Estrada në fshat”, “Tela për violinë”, etj.
    Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë Çmime e Tituj, ku nëpërmjet të tjerëve mund të përmendim në vitin 1961 dekorohet me titullin “ Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani do të vlerësohej me me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”.

    Kinematografi

    1988 -- Stola në park..........................Nëna
    1987 -- Një vit i gjatë.........................
    1987 -- Tela për violinë.......................Halla
    1983 -- Fraktura...............................Pastruesja
    1979 -- Ballë për ballë...................Bedrija, pastruesja
    1979 -- Radiostacioni.........................
    1974 -- Qyteti më i ri në botë..............
    1973 -- Operacioni "Zjarri".....................
    1972 -- Kapedani..............................Faturinua
    1970 -- I teti në bronz........................Xhaxhaica,bashkëshort ja e Bamkë Qylollarit
    1968 -- Estrada në ekran.....................
    1958 -- Tana...................................
    1953 -- Skënderbeu...........................

    Teatër

    “Fejesa”
    “Kolltuku magjik”
    “Kopshti i jargavanëve”
    “Liza dhe Sula”
    “Napoloni dhe Amalia”
    “Ngatërrestarja”
    06/04/1969 -- “Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artiste e Merituar)
    30/04/1954 -- “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës
    04/03/1952 -- “Revisori” e Gogolit
    11/11/1950 -- “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës
    24/03/1949 -- “Rrënjët e thella” e Xh.Gou. dhe A.Jusso

    Çmime e Tituj

    1976
    Artiste e Popullit

    1961
    Artiste e Merituar

    Urdhri "Naim Frashëri" i Klasit të I-rë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #52
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Mirush Kabashi


    Emri:  Mirush_Kabashi.jpg

Shikime: 12430

Madhësia:  24.2 KB


    Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

    Filmografia

    Kronikë provinciale (2009)
    Ne dhe Lenini (2008)
    Nata (1998)
    Edhe ashtu edhe kështu (1989).... Babai i Almës
    Binarët (film) (1987)
    Telefoni i një mëngjesi (1987)....Kujtimi
    Zëvendësi i grave (1987)......... Lisimak Voci
    Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
    Kohë e largët (1983) .........Asketi Lithan
    Dora e ngrohtë (1983)
    Shoqja nga fshati (1980)
    Një ndodhi në port (1980)
    Radiostacioni (1979)
    Koncert në vitin 1936 (1978)... Toger Shazivari
    Zani partizani (1976) (TV)....Partizan-vëlla i zanit
    Emblema e dikurëshme (1976)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #53
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Mimika Luca


    Emri:  428834_101751923305041_11637955_n.jpg

Shikime: 12796

Madhësia:  8.6 KB


    Mimika Luca lindi në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si p.sh: Suzana, Luçia, Tjen Ny “Muri i madh”, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Lulet e Shegës”, etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në TP, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në ILA, dega dramë.

    Filmografia

    Viktimat e Tivarit (1996)
    Treni niset më shtatë pa pesë - (1988) ....Nena e Etleves
    Përrallë nga e kaluara - (1987) .....Nena e Marigose
    Rrethimi i vogël - (1986) ...........Shega
    Të shoh në sy (Film TV)(1985) ......Nena e Gjergjit
    Shi në plazh - (1984) teatër-komedi
    Taulanti kërkon një motër - (1984) .... Edukatorja
    Zambakët e Bardhë - (1983) .... Drita, sekretare partie
    Ne shtepinë tonë - (1979)
    Kur hidheshin themelet - (1978) (TV) .... Laja
    Kryengritje në pallat - (1972)
    Detyrë e posaçme - (1963)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #54
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Mihal Stefa


    Emri:  250px-Mihal_Stefa,_në_rolin_e_Gjergj_Aranitit,_në_filmin_Skënderbeu.jpg

Shikime: 11547

Madhësia:  12.7 KB


    Mihal Stefa lindi në Korçë në vitin 1902 dhe vdiq në Tiranë më 16 korrik të vitit 1980, ishte aktor i njohur shqiptar. Në skenë për herë të parë paraqitet në vitin 1922 në pjesën “Detyra e nënës”. Në 1929 vendoset në Tiranë dhe bashkohet me grupin e Mihal Popit në teatrin amator. Në Teatrin Popullor vjen që në vitin 1945 dhe interpreton në pjesën e parë “Topazi”, në rolin e Panikës.

    Interpreton edhe shumë role të tjerë më pas. Në karrierën e tij interpretoi mbi 45 role në Teatrin Kombëtar, duke krijuar figura të goditura që flasin për një aktor të shkëlqyer dhe për një mjeshtëri artistike. Në galerinë roleve të tij shkëpusim komandantin tek “Fundosja e skuadrës”, Qatipi “Halili dhe Hajria”, “Luka Lukiçin “Revizori”, “Aleko “I çuditshmi”, Jovan Myzeqari “Dasma e madhe”, Varrmihësi “Hamleti “ etj. Ka interpretuar edhe në flimin artistik disa role.

    Filmografia

    Tana - (1958)
    Debatik - (1961)
    Detyrë e posaçme (1963)
    Toka jonë (1964) .... Mullisi
    Vitet e para (1965) .... Mësuesi
    Komisari i dritës (1966) .... Shërbyesi i kishës
    Përse bie kjo daulle (1969) Roja e kantierit
    I teti në bronx - (1970) Babai i Ibrahimit
    Kur zbardhi një ditë - (1971) Fshatari plak
    Shtigje të luftës - (1974)
    Përballimi - (1976)
    Tingujt e luftës - (1976) Roja i Shkolles
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #55
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Mario Ashiku


    Emri:  Mario_Ashiku.gif

Shikime: 11685

Madhësia:  30.8 KB


    Mario Ashiku lindi më 27 korrik të vitit 1939 në Shkodër, Shqipëri, është aktor shqiptar.

    Filmografia

    Bardhë e zi, (1986)
    Asgjë nuk harrohet, (1985)
    Të paftuarit, (1985)
    Tre njerëz me guna, (1985)
    Gracka, (1983)
    Nëntori i dytë, (1982)
    Skëterrë 43, (1980)
    Komisari i Dritës, (1966) .... Ndre Gjetani
    Toka jonë, (1964) .... Leka
    Debatik ,(1961)
    Furtuna, (1959)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #56
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Minella Borova


    Emri:  rrethimi-i-vogel.jpg

Shikime: 11633

Madhësia:  17.5 KB


    Minella Borova ka lindur më 22 shkurt 1947, në qytetin e Korçës, vdiq në 30 qershor 2013 në Buenos Aires Argjentinë në moshën 66 vjeçare. Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për aktrim. Për 10 vjet punoi si aktor pranë teatrit “ A.Z. Çajupi” në Korçë. Më pas për 14 vjet, punoi si pedagog në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë. Ka realizuar rreth 50 role në skenën e teatrit, si ne “Njollat e murme”, “Qyteti i akuzuar”, “Mësuesi i letërsisë” si dhe mbi 30 karaktere në kinematografinë shqiptare, si tek filmat e sukseshëm “Rrugë të bardha”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në pranverë”, “I paharruari”, “I treti”, etj.

    Më 1993 emigron në Buones Aires, Argjentinë, atje ku jetoi me gjithë familjen e tij deri në fund të jetës së tij.Ai ka interpretuar ne teatrin “San martin”, në Buones Aires, pjesë teatrore të cilat I ka sjellë edhe në disa festival kombëtare e mdërkombëtare të organizuara në Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Pogradec), Kosovë, maqedoni etj. “Ku puthen dy oqeanet” është vëllimi i tij i parë poetik.

    Filmografia

    Botë e padukshme, (1987), Kristofori
    Rrethimi i vogël, (1986), Berti kunati i Agronit
    Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984), Gjenerali
    I paharruari, (1984), Nesti
    Shoku ynë Tili - (1981) Shpëtimi
    I treti, (1978), Isai
    Flamur në dallgë, (1977), Provokatori
    Pylli i lirisë, (1976), Llazi Tërbufi
    Udhëtim në pranverë, (1975), Besniku
    Në fillim të verës, (1975), Fumagali
    Shtigje lufte, (1974), Studenti
    Rrugë të bardha, (1974), Bato
    Mëngjeze lufte, (1971), Gjermani
    Montatorja, (1970), Saldator
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #57
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Matilda Makoçi


    Emri:  matilda-makoci.jpg

Shikime: 25881

Madhësia:  18.0 KB


    Matilda Makoçi është një aktore shqiptare. Ka lindur në Tiranë, më 19 Prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degen e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar. Gjatë veprimtarisë teatrore luajti në komedinë e Shekspirit, Zbutja e Kryeneces, ne rolin e Bjankës, dhe në tragjedinë Romeo e Xhuljeta, në rolin e Xhuljetes. Në vitin 1983 ajo ka prezantuar edhe Festivalin e XXII-të të Këngës në RTSh .

    Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas". Në fund të viteve '80 martohet me Edi Ramën, dhe lindin një djalë, Gregor. Ajo divorcohet në 1991 nga ai. Në vitin 1991 emigroi familjarisht në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) ne 1993.
    Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri dhe tani jeton vetem ne Tirane.

    Filmografia

    Oi Filenades - Mikeshat (1993) rol i vogel, ne film grek
    Balada e Kurbinit - (1990) - Bashkshortja e Dardit
    Shpresa - (1988)
    Hije që mbeten pas - (1985) - Marjeta
    Të mos heshtësh - (1985)
    Apasionata - (1983)
    Në kufi të dy legjendave - (1981)
    Si gjithë të tjerët - (1981) , Jeta
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #58
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Met Bega


    Emri:  Met_Bega.jpg

Shikime: 11447

Madhësia:  9.2 KB


    Met Bega është nje aktor i humorit, i lindur në Tiranë.



    Veprimataria profesionale

    Edhe ashtu edhe kështu 1989
    Stolat në park 1988
    Tela për violinë 1987
    Dy herë mat 1986
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #59
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Marjeta Ljarja


    Emri:  0.jpg

Shikime: 11140

Madhësia:  12.5 KB


    Marjeta Ljarja u lind në Pogradec më 3 shtator 1955. E filloi karrierën në teatrin e Pogradecit. Më pas u transferua në TK, në Tiranë ku interpretoi shumë role në skenë e film dhe u nderua me mjaft çmime.

    Filmografia

    Time of the Comet - Koha e Kometes (2007) ...krye-murgesha
    Njerez dhe Fate - (2003) ...halla
    Nata - (1998)
    Viktimat e Tivarit (1996)
    Lamerica - (1994) .... Drejtoresha e Fabrikës
    Prindër të vegjël - (1991) (TV)
    Vitet e pritjes - (1990).......Nerenxa
    Rrethi i kujtesës - (1987).....Margarita
    Telefoni i një mëngjesi - (1987)
    Fillim i vështirë - (1986).....Zana
    Rrethimi i vogël - (1986)......Drita
    Asgjë nuk harrohet - (1986)....Sara, bashkeshortja e Andit
    Enveri ynë - 1985
    Një vonesë e vogël - (1982)
    Rruga e lirisë - (1982)
    Kur xhirohej një film - (1981)
    Në pyjet me borë ka jetë - (1978)
    Vajzat me kordele të kuqe - (1978)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #60
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Mehdi Malkaj


    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 13238

Madhësia:  7.6 KB


    Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt. Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1983. Fillon punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e "Darka e të marrëve" e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën "Franku i V-të" e Fridrih Dyrrenmatit etj..

    Në kinematografi ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Më tej do të vazhdonin edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin "Jeta në duart e tjetrit" në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991. Por roli që do ta bëjë të njohur për publikun do të jetë roli i xha Brahos në komedinë televizive "Gjuetia e fundit" në vitin 1992. Roli i tij më i fundit është roli i Emil Bregut në filmin “Ne dhe Lenini” në vitin 2009. Aktualisht, Mehdi Malkaj punon në Teatrin Kombëtar.

    Filmografia

    Ngushtë (2011) film metrazh te shkurter
    Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
    Ne dhe Lenini (2008) film
    Trapi i vjetër (2005) komedi
    Njerez dhe Fate (2002) telenovela
    Po vjen ai (1999) komedi
    Dashuri ne krisma (1997) komedi
    100% film
    Gjithe fajin e ka paraja (1996) komedi
    Nata (1998) film
    Plumbi prej plasteline (1994) film
    Gjuetia e fundit (1992) komedi
    Jeta ne duart e tjetrit (1991) Film
    Vdekja e burrit (1990) film
    Përrallë nga e kaluara (1988) film
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •