Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 136
  1. #21
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Birçe Hasko


    Emri:  Birçe Hasko.jpg

Shikime: 24678

Madhësia:  10.3 KB


    Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942 është aktor i njohur shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punon si mësues në Memaliaj, ku dhe angazhohet me trupën e Estradës amatore të qytetit. Në vitin 1965 fillon studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Mbas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij Instituti punë ti cilën e vazhdon edhe sot dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” .

    Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço. Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i profesorit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin "Kronikë Provinciale" në vitin 2009. Në vitin 1991, merr titullin Profesor.

    Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987. 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” dhe po këtë vit shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit. Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma. ka mbaruar Institutin e lartë të Arteve dega Dramaturgji dhe sot është petagog në këtë institucion.

    Filmografia

    Kronikë provinciale (2009)
    I dashur armik - (2004)
    Tirana, viti zero - (2001)
    Parullat - (2001)....Shoku Sabaf
    Nata - (1998)
    Fletë të bardha - (1990) (TV)
    Kronikë e një nate 1990
    Vetmi - 1990, Teki Maliqi
    Vitet e pritjes (1989) - Xha Rufeti
    Kthimi i ushtrisë së vdekur 1989 - Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
    Historiani dhe kameleonët 1989 - Nën Toger Muharremi
    Bregu i ashpër (1988)
    Shkëlqimi i përkohëshëm (1988) - Babai i Danës
    Përrallë nga e kaluara - (1987) - Dasmori gaztor
    Zëvendësi i grave - (1987), Shef Mesini
    Tre ditë nga një jetë - (1986), Kalo Malushi
    Dhe vjen një ditë - (1986). Daja
    Të shoh në sy (Film TV) - (1985), Andrea
    Gurët e shtëpisë sime - (1985)
    Shi në plazh - (1984) Milo, teater-komedi
    Koha nuk pret - (1984)
    Kush vdes në këmbë - (1984).Kryetari i gjyqit
    Dita e parë e emrimit - (1981), Shoferi i zv. Ministrit
    Në kufi të dy legjendave - (1981) , Xhelua
    Sketerre 43 - (1980), Syrjai
    Njeriu me top - (1979),Tosun Baçi
    Liri a vdekje (film) -(1979), Sotiri
    Radiostacioni (film) -(1979)
    Koncert në vitin 1936 - (1978). Tellalli
    Shtigje lufte - (1974).Tafa Partizani
    Kur zbardhi një ditë - (1971)Sulo Ballisti
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #22
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Bujar Kapexhiu


    Emri:  Bujar Kapexhiu.jpg

Shikime: 19503

Madhësia:  11.6 KB


    Bujar Kapexhiu (Lindur më 22 mars 1944 në Tiranë) është regjisor, skenarist dhe aktor i mirënjohur shqiptar. Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar për regjisor po aty. Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit.

    Pas një periudhe 2 vjeçare largimi nga Tirana, për shkak të "shfaqjeve liberale dhe moderniste" në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH ku ishte autor teksti dhe konferencier, u rikthye më 1975 si regjisor dhe piktor në sektorin e sapo ngritur të filmit vizatimor pranë Kinostudios "Shqipëria e re". Filmi "Zhgarravinat" (1977) ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë u vlerësua me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll,Turqi,1979; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979 si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984. Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor; mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij.

    "Pipiruku pret 2 miq" u vlerësua me çmim të dytë në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit '85 iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë: "Dy herë mat", 1986, "Tela për violinë", 1987, "Stolat në park", 1988, "Edhe ashtu, edhe kështu", 1989.

    Filmografia

    Dueli i heshtur
    Dy herë mat
    Regji
    Skenarë
    Interpretime

    Regji

    Edhe ashtu edhe kështu (1989)
    Stolat në park (1988)
    Tela për violinë (1987)
    Dy herë mat (1986)

    Kallza e grurit (1976) vizatimor
    Lisharsi (1976) vizatimor
    majlinda dhe zogu i vogël (1976) vizatimor
    Pika e ujit (1976) vizatimor

    Skenarë

    Edhe ashtu edhe kështu (1989)
    Dy herë mat (1986)

    Interpretime

    Dy herë mat (1986)
    I teti në bronz (1970) Spiro
    Gjurma (1970)
    Duel i heshtur (1967)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #23
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Bujar Lako


    Emri:  Bujar Lako.jpg

Shikime: 22840

Madhësia:  18.7 KB


    Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar. Karierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës" i G. Erebarës dhe "Perballimi" i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni" V. Gjika, "Udha e shkronjave" V. Prifti, "Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, "Kthimi i ushtrisë se vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime" Dh. Anagnosti, "Amiko" Cizia Zyke, produksion francez.

    Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: "Vizita e inspektorit" Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati" E. Robles (P. Mani), "Vdekja e një komisioneri" A. Miler (F. Haxhiraj), "Vdekja e Dantonit" Byhner (V. Milçin), "Ditë vere" Mrozhek, (B. Lako), "Ariu" Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin "Varrtarët" .

    Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin "Përballimi". Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin "Ballë per ballë". Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin "Gjeneral gramafoni". Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat "Gjeneral grarnafoni" dhe "Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin "Naim Frashëri" klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin "Kthimi i ushtrisë se vdekur". Në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar"

    Filmografia

    Syri magjik - (2005) .... Petro
    Lule të kuqe, lule të zeza - (2003)......
    Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989)....Gjenerali Italian
    Binarët - (1987)......
    Telefoni i një mëngjesi - (1987)......Drejtori i fermës
    Vrasje ne gjueti - (1987)......
    Gabimi - (1986)......
    Gurët e shtëpisë sime - (1985)......Tenente Moruçi
    Vendimi - (1984)......Këshilltari
    Dora e ngrohtë - (1983)......Spahiu
    Nëntori i dytë - (1982).....Luigj Gurakuqi
    Ballë për ballë - (1979)......Komandanti shqiptar, Mujo Bermema
    Gjeneral gramafoni - (1978)......Halit Berati
    Udha e shkronjave - (1978) (TV)......Tunxhi
    Përballimi - (1976)......Shoku Martin
    Në fillim te verës - (1975)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #24
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Bujar Asqeriu


    Emri:  Bujar-Asqeriu_495577795.jpg

Shikime: 24533

Madhësia:  11.9 KB


    Bujar Asqeriu lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, Shqipëri. Është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar. U diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe u rikthye në qytetin e lindjes, më 1979. Për 15 vjet ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe pati një karrierë intensive në film, duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, respektivisht ne filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mire” 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985.

    Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Në shtëpinë tonë” 1979, “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” 1979, “Në Prag të lirisë” 1981, “Në emër të lirisë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988, “Jeta në duart e tjetrit” 1990, “Deshperimisht” 2000.

    Filmografia

    Filumena Marturano (2009) .............Domenico
    Pamje nga ura (2007) teater
    Trapi i vjetër - (2005) .......deputeti (telekomedi)
    Lettere al vento - (2003) .........Gon Doji
    Prindër të vegjël - (1991) (TV)
    Jeta në duart e tjetrit - (1990)
    Misioni përtej detit - (1988)
    Në emër të lirisë - (1987)
    Telefoni i një mëngjesi - (1987)
    Tri ditë nga një jetë - (1986), shoku i Sandrit, kineasti tjeter
    Një emër midis njerëzve - (1983)
    Njeriu i mirë - (1982) ..........Telo
    Ditë të qytetit tim - (1982)(TV)
    Në prag të lirisë - (1981)
    Në shtëpinë tonë - (1979)
    Liri a vdekje - (1979) ............Muzaka
    Radiostacioni (1979)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #25
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Demir Hyskja


    Emri:  Demir Hyskja.jpg

Shikime: 18969

Madhësia:  31.0 KB


    Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar. U lind më 1 janar 1937 në Elbasan. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë.

    Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

    Filmografia

    Dhe vjen një ditë - (1986)... Baki Branica
    Kronikë e atyre netëve - (1986) (TV)
    Hije që mbeten pas - (1985)... Babai i Agronit
    Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984)
    Kohë e largët - (1983)... Kolin Stringari
    Një emër midis njerëzve - (1983)
    nëntori i dytë - (1982)
    Shokët - (1982)... Drejtori i uzinës
    Dëshmorët e monumenteve - (1980)... mesues Andrea
    Një ndodhi në port - (1980) ... babai i Artanit
    Me hapin e shokëve - (1979) (TV)
    Një natë nëntori - (1979) (TV)
    Përtej mureve të gurta - (1979)... Kasemi
    Gjyshi partizan - (1978)... Gjyshi
    Dollia e dasmës sime - (1978)
    Një udhëtim i vështirë - (1977)
    Fije që priten - (1976)... I shoqi i Besës
    Pylli i lirisë - (1976)... Beu
    Në fillim të verës - (1975)... Shoku Mali
    Rrugicat që kërkonin diell - (1975)... Halimi
    Shpërthimi - (1974)
    Kur zbardhi një ditë - (1971)... Shoferi Thoma Shpuza
    Mëngjeze lufte - (1971) Ilegali
    Gadhnjim mbi vdekjen - (1967)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #26
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Drita Pelingu


    Emri:  Drita Pelingu.jpg

Shikime: 19558

Madhësia:  11.0 KB


    Drita Pelingu lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926, filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. "Rëshqitja", "Arturo Ui", "I çuditëshmi", "Zonja e Bujtinës", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Artani", etj.

    Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek "Tana" (1958), e më pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budës, "Vajzat me kordele të kuqe", "Radiostacioni", "Përtej mureve të gurta", "Fjalë pa fund", "Shpresa", etj.

    Ajo ka luajtur mbi 120 roleve në teatër dhe kinematografi. Mban titullin "Artiste e Merituar" që nga vitit '86, ndërsa në vitin '96 ështe fituese e çmimit kombetar "Ismail Qemali (çmimi)". Me titullin e lartë "Mjeshtre e Madhe e Punës", akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara.

    Aktrime

    Rouz - (2009) (Theater)
    Efimeri poli - (2000)
    Shpresa - (1988)
    Fjalë pa fund - (1986).......nena e Bardhylit
    Era e ngrohtë e thellësive (1982)
    Nusja - (1980)
    Përtej mureve të gurta - (1979)....bashkëshortja e Kasemit
    Radiostacioni (film) - (1979)
    Kur hidheshin themelet - (1978) (TV) ... Budja
    Vajzat me kordele të kuqe - (1978)
    Njeriu me top - (1977) ... Halla
    Tana - (1958)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #27
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Dhimitër Orgocka


    Emri:  Dhimitër Orgocka.JPG

Shikime: 21108

Madhësia:  11.0 KB


    Dhimitër Orgocka është një aktor i mirënjohur shqiptar, ka lindur në 24 Tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Ai është gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin "A.Z. Çajupi" në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

    Filmografia

    Njerëz në rrymë - (1989), Bani Bashari
    Përsëri pranverë - (1987), Damo Bregu
    Dasëm e çuditëshme - (1986), Riza Ostrovica
    Asgjë nuk harrohet - (1985), Xha Fanja
    Gjeneral gramafoni - (1978), Zoti Misir
    Pas gjurmëve - (1978), babai i Skenderit dhe Luanit
    Flamur në dallgë - (1977) (TV)
    Rrugicat që kërkonin diell - (1975), Toger Antonio
    Yjet e netëve të gjata - (1972), Bato Kolaneci
    Horizonte të hapura - (1968)... Urani
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #28
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Dhorkë Orgocka


    Emri:  Dhorkë Orgocka.JPG

Shikime: 19782

Madhësia:  8.8 KB


    Dhorkë Orgocka ka lindur 25 Tetor të vitit 1937 në qytetin e Korçës. Ka punuar si aktore në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës duke interpretuar me dhjetëra role e personazhe.

    Në kinematografi do të interpretojë në shumë filma. Debutimi i saj kinematografik do të jetë në filmin "Horizonte të hapura" ku ajo do të interpretojë rolin e bashkëshortes së Uranit. Më tej do të vazhdonin edhe shumë role të tjera që do ta bëjnë atë të dashur për publikun artdashës. Bashkëshorte e regjisorit të njohur Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit) do të ndahej nga jeta dhe familja e saj e dashur në vitin 2003 në qytetin e Korçës. Për meritat e saj artistike Dhorkë Orgocka është nderuar me titullin e lartë "Artiste e Merituar".

    Kinematografi

    1987 -- Një vit i gjatë......................................Nëna e Likurgut
    1987 -- Përsëri pranverë...................................Bashkës hortja e Dano Bregut
    1986 -- Dasëm e çuditshme...............................Nëna e Sherkës
    1985 -- Asgjë nuk harrohet.........................Nënë Xhikua
    1978 -- Pas gjurmëve......................................Nëna e Skënderit dhe Luanit
    1977 -- Flamur në dallgë (Film TV).......................Mjekja
    1976 -- Përballimi........................................ ..Nënë Mara
    1975 -- Beni ecën vetë...............................Teto Ollga, Gjyshja e Benit
    1972 -- Yjet e netëve të gjata...........................
    1968 -- Horizonte të hapura..............................Bashkëshortja e Uranit


    Teatër

    “Stuhi në prill” e Skënder Luarasit
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #29
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Eva Alikaj


    Emri:  Eva likaj.jpg

Shikime: 22957

Madhësia:  15.2 KB


    Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

    Edhe në teatër ka një fillim shumë të mirë, me rolin e Xhulietës në tragjedinë “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit. Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësuar me çmime. Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984) i dhuron Medalionin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988) - Çmimin e Dytë. Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), Edlira në “Stolat në park” (1988).

    Kritika

    Sinqeritet dhe natyrshmëri të interpretimit, duke krijuar edhe një portret të veçantë të saj. Qysh prej vitit 1991 jeton në Austri, ku edhe u martua me një nështetas të huaj, duke marrë mbiemrin e tij, Eva Lossl. Më 1995 u rikthye përkohësisht në Shqipëri dhe interpretoi rolin e fundit në filmin "Përdhunuesit". Në 1993 lind djalin e saj, Xhino, i cili studjon për violinë. Në 2006 shfaqet në një rol të vogël të një filmi austriak. Dhë në 2007 kthehet përkohësisht Tiranë për një muzikal. Hera e fundit e shfaqur në publikun shqiptar ishte në qershor 2009, për cmimet Kult.

    Filmografia

    Muzikal Austrian - Lola Blau (2007) muzikal shfaqur ne Tiranë
    Vier Frauen und ein Todesfall .... Dalina (2 episode, 2007), - Mundtot , - Schlachtfest
    Mord auf Rezept - (2006) (TV) ....Pastruesja (Film Austriak)
    Përdhunuesit- (1995)
    Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi
    Jeta në duart e tjetrit - (1990) ..Ana
    Stolat në park - (1988 ........Edlira
    Treni niset më shtatë pa pesë - (1988) .... Etleva
    Botë e padukshme - (1987) ......Ilona
    Hije që mbeten pas - (1985) ......Irena
    Pallati 176 - (1985) ....Elsa
    Shirat e vjeshtës - (1984) ....... Linda
    I paharruari - (1984) .... Evgjenia
    Vendimi - (1984) .... Drita
    Njeriu i mirë - (1982) .... Vera
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #30
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Elvira Diamanti


    Emri:  1321354902-me_solli_fat_roli.jpg

Shikime: 19628

Madhësia:  18.1 KB


    Elvira Diamanti është një aktore e mirënjohur shqiptare. U lind në Tirane më 30 nëntor 1962. Aktore e njohur e teatrit dhe kinemasë. Roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

    Filma

    Ne dhe Lenini - (2008)
    Dasma e Sakos - (1998)
    Kush e solli Doruntinën (1989) teater
    Muri i gjallë - (1989)
    Përrallë nga e kaluara - (1987) .... Marigo
    Të shoh në sy - (1986) .... Diana
    Dasma e shtyrë - (1984)
    Shi në plazh (1982) teater, komedi
    Shokët - (1982)
    Në prag të lirisë - (1981)
    Shoqja nga fshati - (1980)
    Radiostacioni - (1979)
    Liri a vdekje - (1979) ......bashkeshortja e Cerciz Topullit
    Teatër:
    Mësuesi i Letërsisë
    Shtëpia e Bernarda Albës
    Vdekja e Dantonit
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •