Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 136
  1. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Roland Trebicka


    Emri:  Roland Trebicka.jpg

Shikime: 45970

Madhësia:  8.6 KB


    Lindi në Korçë në vitin 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme "Raqi Qirinxhi" në vendlindje.

    Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt "Estrada e Ushtarit". Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.

    Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, "Jovan Bregu" është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.

    Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi).

    Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet. Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. Vdiq nga kanceri në mushkëri më 6 mars 2013.

    Interpretime

    Role në teatër

    Viti Titulli Shënime
    2011 Martesa e avokatit
    2010 Berberi i Seviljes
    2009 Te gjithë kanë huqe komedi
    2009 Kohë për t‘u çmendur
    1999 Po vjen ai
    1994 8 persona plus komedi
    1990 Valsi i Titanikut
    1985 Pallati 176 komedi, roli Jovan Bregu
    Role në filma

    2011 Dua një gënjeshtar komedi
    2004 Tifozët serial komik
    1984 Endërr për një karrikë interpreton Vaskën
    1979 Radiostacioni
    1978 Koncert në vitin 1936 interpreton Nestin
    1961 Debatik interpreton Kostën
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #12
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Rajmonda Bulku


    Emri:  Rajmonda Bulku.jpg

Shikime: 48649

Madhësia:  20.7 KB


    Rajmonda Bulku (lindur më 16 gusht 1958 në Cërrik) Aktore e njohur e skenës dhe ekranit është nderuar me disa çmime. Në vitin 1981 ajo u diplomua si aktore në Institutin e Arteve të Bukura në Tiranë . Filmi i saj i pare, nga e cila u perzgjodh nga shume vajza te tjera, ka qene "Nusja dhe shtetrrethimi" i xhiruar ne 1975 ne Durrës.


    Filmografia

    Kafeja e fundit - (2010)
    pjata prej druri (teater)
    Te gjithë kanë huqe - (2009) teatër, komedi
    Kohë për t‘u çmendur - (2009) teatër
    Familjet - (2009)
    Kosova: Desperate Search - Etjet e Kosovës ...Zana (2006)
    Omiros - (2005)
    Tirana, viti zero - (2001)
    Nekrologji (1994)
    Vdekja e kalit (1992)
    Vitet e pritjes (1990) ... Magda
    Një djalë edhe një vajzë (1990) ...mesuese Matilda
    Ngjyrat e moshës -(1990)
    Kthimi i Ushtrise se Vdekur - (1989)
    Muri i gjallë - (1989)....Lina
    Binarët - (1987)
    Vrasje ne gjueti - (1987)
    Dhe vjen një ditë - (1986)
    Gabimi - (1986)
    Te paftuarit - (1985)
    Duaje emrin tënd - (1984).......Jona
    Kërcënimi - (1981)
    Një shoqe nga fshati - (1980)...Meli
    Ballë për ballë - (1979)........Zana
    Dimri i fundit - (1976)
    Emblema e dikurëshme - (1976)
    Zonja nga qyteti - (1976)...Meli
    Nusja dhe shtetrrethimi - (1975)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #13
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Agim Qirjaqi


    Emri:  Agim Qirjaqi.jpg

Shikime: 48812

Madhësia:  14.7 KB


    Agim Qirjaqi është një aktor dhe regjisor shqiptar. U lind në Kolonjë në vitin 1950, dhe vdiq më 28 mars të vitit 2010. Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar, pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Rrugë të bardha” i Viktor Gjikës (Profesori), “Lulëkuqet mbi mure” i Dhimitër Anagnostit (Drejtori i Shkollës) etj. Me këtë të fundit fiton çmimin e parë në Festivalin II të Filmit, më 1977.

    Më pas punon si regjisor në TVSH, ku realizon si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik “Dorina” (1980). Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë. Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar, më 1981. Në vitet ’80 interpreton rregullisht në teatër dhe në filma, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatikë, ashtu edhe në ata komikë.
    Më 1989 largohet për herë të dytë nga Teatri Kombëtar, këtë herë për një trajnim 2 vjeçar pranë të famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) në Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) të Milanos dhe pastaj në Teatrin Elizeo (Eliseo) të Romës. Rikthehet në Teatrin Kombëtar më 1991, këtë herë më i dhënë pas regjisë. Ndonëse vazhdon të interpretojë në teatër dhe në film, të mbajë herë pas herë kurse me studentët e regjisë në Akademinë e Arteve, është gjithmonë e më aktiv në regji. Lista fillon me “Rikardi III” të Shekspirit (1992) dhe vazhdon me “Fando e Lis” të Arrabalit, me të cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” në Festivalin e vitit 1994, “Marrëzia e madhështisë” të Vangjel Kozma, “Këngëtarja tullace” të Ioneskos dhe mbaron me “Armiku i popullit” të Ibsenit.

    Krahas krijimtarisë, angazhohet edhe në veprimtaritë ‘jashtë skene’, si përkthyes dramash (“Fando e Lis” dhe “Këngëtarja tullace”), bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit Teatër, anëtar i bordeve të Studios Alba Film dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetari i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më 1996 fiton titullin “Asistent Profesor”. Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Vdiq më 28 mars 2010 në moshen 60-vjeqare pas një sëmundjeje të rëndë.

    Filmografia

    Kronikë provinciale (2009)
    I dashur armik - (2004)....Ethemi
    Parullat - (2001)....Drejtori i Shkollës
    Colonel Bunker - (1998)
    Dasma e Sakos - (1998)
    Viktimat e Tivarit (1996)
    Nata e dymbëdhjetë - teater-komedi
    Misioni përtej detit - (1988)
    Stolat në park - (1988)....Aleksi
    Rrethi i kujtesës - (1987)
    Tela për violinë - (1987)..... Muço, Kryetar i Komisionit
    Apasionata - (1983)
    Në prag të lirisë - (1981)
    Agimet e stinës së madhe - (1981) Astriti, i dërguari i Partisë
    Sketerre 43 - (1980).... Profesori
    Radiostacioni - (1979)
    Dimri i fundit - (1976)
    Lulëkuqet mbi mure - (1976)......Drejtori i Shkollës
    Rrugë të bardha - (1974).... Profesori
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Albert Vërria


    Emri:  Albert Verria.jpg

Shikime: 41219

Madhësia:  28.4 KB


    Albert Vërria është një aktor shqiptar. Lindur në Fier më 3 shtator 1936. Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore punoi si zooteknik në vitet 1956 - 1959. Përfundon shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.

    Kinematografia

    Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani
    Trapi i Vjetër (2005), komedi
    Misioni përtej detit - (1988)
    Në emër të lirisë - (1987)
    Rrethimi i vogël - (1986)
    Melodi e pandërprerë - (1985)
    Ditë të qytetit tim - (1982) (TV)
    Goditja - (1980) (TV)
    Përtej mureve të gurta - (1979), babai Asimes
    Koncert në vitin 1936 - (1978), Nuri Beu
    Nga mesi i errësirës - (1978)
    I treti - (1978), Saliu
    Thirrja - (1976), Lec Kabashi
    Në fillim të verës - (1975) , Kaporal Pelegrini
    Shtigje të luftës - (1974), Jani Ferra
    Shpërthimi - (1974) xha Kasemi
    Brazdat - (1973), babai Ademit
    Operacioni zjarri - (1973), Hiluku
    Kapedani - (1972), xha Sulo
    Kur zbardhi një ditë - (1971), Bakalli
    I teti në bronz - (1970), Alo
    Përse bie kjo daulle - (1969), i dehuri
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Aleko Prodani


    Emri:  Aleko Prodani.png

Shikime: 41104

Madhësia:  154.1 KB


    Aleko Prodani (1942 - 2006), është një aktor shqiptar. Thonë se ëndrra e çdo aktori është të vdesë në skenë. Nëse kjo është e vërtetë, mund të thuhet Aleko Prodani e realizoi këtë ëndërr. Ai ndrroi jetë në skenën e Teatrit “A. Z. Çajupi” të Korçës, ndërsa luante në premierën më të re të këtij teatri.

    Prej më shumë se 30 vjetësh, Prodani ishe një nga yjet më të mëdhenj të teatrit shqiptar, i shquar sidomos në zhanrin e komedisë. Në vitin 1961 ai u bë bashkëthemelues i Estradës së Ushtarit, ku edhe u formua si aktor, gjatë një stazhi gjashtë vjeçar. Më pas u emërua aktor në Estradën e Korçës, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Për shkak të “biografisë së keqe” e largojnë nga Estrada, pas Plenumit IV dhe e dërgojnë për “riedukim në prodhim”. Por burokratët komunistë u bënë shpejt të vetëdijshëm se zbrazëtia që ai kishte lënë pas vetes në Estradën e Korçës, nuk mund të mbushej kurrsesi. Pas rikthimit në Estradë, fillon për të një periudhë e artë. Interpreton në rreth 60 premiera të Estradës së Korçës, ku shquhet për aftësi të rralla në të gjitha zhanret. Për 15 vjet (1980 – 1995) bëhet njeriu kyç i kësaj trupe. Është autor i libreteve, regjisor dhe aktor kryesor në 30 premiera, e dhjetra skeçe e komedi me një akt që shfaqen edhe në TVSH në programet e Vitit të Ri. Nën drejtimin e Prodanit, në vitet ’80, Estrada e Korçës bëhet më e mira në vend.

    Cilësitë e tij të rralla bëhen të kërkuara edhe në Teatrin “A. Z. Çajupi”, ku interpreton rreth 20 role në komedi. Pas sukseseve në teatër, arrin të tjera në kinematografi, ku interpreton në tri kinokomedi, si edhe TV, ku interpreton në një seri spektaklesh dhe telekomedish. Këto arritje i japin, më 1992, titullin “Artist i Merituar”. Ka fituar tri herë rresht, në tri pjesëmarrje, çmimin për aktorin joprotagonist në Festivalin e Aktrimit në Fier, në edicionet 2003, 2004 e 2005.

    Filmografia

    Kronikë provinciale (2009) i xhiruar ne 2005 para se te vdiste
    Borxhliu - (1999) (TV)
    Dashuri ne krisma - (1997)
    Zëvendësi i grave - (1987) ... shoku Miti
    Dy herë mat - (1986).......... shoku Kopi
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Anastas Kristofori


    Emri:  Anastas Kristofori.JPG

Shikime: 40252

Madhësia:  8.4 KB


    Ka lindur më 28 Nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970,fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli I sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës,rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”. Në kinematografi roli I tij I parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit ,Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982,rolin e z.Antonio,Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984,rolin e z.Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”

    Filmografia

    Po vjen ai - (1999) Perikliu
    Misioni përtej detit - (1988) z. Mavrojanis
    Stolat në park - (1988) Pirro
    Tela për violinë - (1987) Vasili
    Vendimi - (1984) Antonio, Kuestori i Tiranës
    Kush vdes në këmbë - (1984) Sotiraqi
    Dora e ngrohtë - (1983-1984)
    Besa e kuqe - (1982) Ndoc Marku
    Ditët që sollën pranverën - (1979) (TV) Jaku
    Lulekuqet mbi mure - (1976) Stavri, Ekonomati i Strehës Vorfnore

    Teatri

    Viti 61
    Toka jonë
    Prefekti
    Pallati 176 - (1985)
    Një dimër i shkurtër
    Komunistët
    Gjenerali i ushtrisë së vdekur
    Bashkë me agimin
    Arturo Ui
    Stinë e mërzitshme në Olimp
    Burgjet plot, liria në derë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #17
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Alfred Bualoti


    Emri:  Alfred Bualoti.jpg

Shikime: 42054

Madhësia:  17.2 KB


    Alfred Bualoti lindi në Tiranë në vitin 1953. Është një aktor dhe menaxher i njohur teatri, drejtues i festivalit të parë ndërkombëtar të teatrit në Shqipëri, “Butrinti 2000”.

    U diplomua si aktor nga Instituti i Lartë i Arteve, në Tiranë, më 1974. Për një farë kohe punoi në Radio-Televizionin Shqiptar dhe më vonë në Teatrin e Gjirokastrës.

    Mbasi kreu një kualifikim pasuniversitar pranë Teatrit Nacional Chaillot në France, kaloi si aktor në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ka interpretuar 9 role në kinematografi duke filluar me rolin protagonist të Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Filma të tjerë janë :

    “Njeriu me top” 1977,
    “Përtej mureve të gurta” 1979,
    “Fushë e blertë fushë e kuqe” 1984,
    “Dy herë mat” 1986,
    “Tela për violinë” 1987,
    “Misioni përtej detit” 1988.

    Me tej u emërua regjisor teatri, ku nder të tjera realizoi komedinë e famshme Palati 176.

    Filmografia

    Misioni përtej detit - (1988)
    Dy herë mat - (1986)
    Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984)
    Një natë pa dritë - (1981)
    Përtej mureve të gurta - (1979)... Ramizi
    Pylli i lirisë - (1976)... Vlashi
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #18
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Antoneta Papapavli


    Emri:  Antoneta Papapavli.jpg

Shikime: 44310

Madhësia:  7.6 KB


    Antoneta Papapavli lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938, është aktore e njohur shqiptare.
    Kreu studimete larta në ILA, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në TP, ka mbi 20 vjet karrierë artistike si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar.

    Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, etj. Doli në pension në tetor 1985. Ka afro 30 vjet që nuk është ngjitur në skenë, për arsye shëndetësore.

    Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin "Artiste e Merituar".

    Filmografia

    Kur ndahesh nga shokët (1986) ... nena e Zanes
    Kur hapen dyert e jetës (1986) ... nëna e Lizës
    Hije që mbeten pas (1985) ... Sania, nëna e Marjetës
    Nxënësit e klasës sime - (1984) ... Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit
    Apasionata (1983) ... Profesorja e Mirës
    Shoqja nga fshati (1980) ... Lefka
    Si gjithë të tjerët (1981) ... Mamaja e Jetës
    Kërcënimi (1981) ... Marina, nëna e Emës
    Përtej mureve të gurta - (1979)...nena e Asimese
    Ata ishin katër (1977) ... Anëtarja e Këshillit
    Përballimi (1976) ... Klea
    Komisari i dritës (1966) ... Ngjela
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #19
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Agim Shuke


    Emri:  Agim Shuke.jpg

Shikime: 38752

Madhësia:  16.8 KB


    Agim Shuke ka lindur në 8 Prill të vitit 1942 në qytetin e Kuçovës. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe më vonë si Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) Në kinematografi do të interpretojë 20 role. Roli i tij i parë do të jetë roli i Dinit në filmin “Oshëtim në bregdet” në vitin 1966.

    Më tej do të vazhdonin role të tjerë si roli i Bashkimit në filmin “Plagë të vjetra” në vitin 1969, roli i Sandrit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Komisarit Shqiptar të Bazës Detare në filmin “Ballë për ballë”, roli i Musait në filmin “Militanti” në vitin 1984 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Babait të Anilës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” në vitin 1990. Agim Shuke ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në vitin 1992.

    Filmografia:

    1990 -- Fletë të bardha .............................Kryetari i Kooperativës
    1990 -- Një djalë edhe një vajzë ...............................Babai i Anilës
    1988 -- Shkëlqimi i përkohëshëm ...............................Trajneri
    1988 -- Treni niset në shtatë pa pesë ........................Doktori
    1987 -- Telefoni i një mëngjesi ...............................Dhimitri
    1986 -- Dy herë mat............................................She fi i Policisë
    1986 -- Rrethimi i vogël..............................Faiku, Sekretari i Partisë së Rrethit
    1985 -- Të shoh në sy ...............................Zv/Drejtori
    1984 -- Militanti .................................................M usai
    1984 -- Taulanti kërkon një motër ............................Gëzimi
    1982 -- Shi në plazh teatër-komedi
    1982 -- Nëntori i dytë ..........................................Jani Minga
    1980 -- Një ndodhi në port .....................................Inxhinieri i laboratorit
    1980 -- Vëllezër dhe shokë .....................................Dania,nallban i i fshatit
    1979 -- Ballë për ballë .....................................Komisari Shqiptar i Bazës
    1979 -- Përtej mureve të gurta ................................Doktor Xhema
    1978 -- I treti .........................................Gëzimi
    1978 -- Vajzat me kordele të kuqe ............................Mësuesi i Historisë
    1975 -- Në fillim të verës .......................................Sandri
    1969 -- Plagë të vjetra ..........................................Bashkimi
    1966 -- Oshëtim në bregdet ...................................Dini
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #20
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Ahmet Pasha


    Emri:  Ahmet Pasha.jpg

Shikime: 39019

Madhësia:  8.7 KB


    Ahmet Pasha lindi më 7 shkurt të vitit 1948 në Kukës, është aktor i njohur shqiptar. Diplomohet në 1970 dhe emërohet menjëherë aktor në Teatrin Kombëtar, ku në janar të 1971 fillon zyrtarisht karriera e tij e gjatë mbi 30-vjeçare me trupën e këtij teatri. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Flejkut në dramën "Arturo Ui". Më pas interpreton një sërë rolesh si në dramat "Një dimër i shkurtër",

    "Sinjali i kuq", "Cuca e maleve", "Lumi i vdekur", etj. Ndër sukseset në Teatër ngelen kryerolet Isa Boletini ("Udha e flamurit"), Abdyl Frashëri ("Epoka para gjyqit"), Gjenerali ("Gjenerali i ushtrisë së vdekur), Inskerdoja (Monserati), Kadriu (Rajmonda), Mumja (Muzeu), si dhe në dramt "Prometeu", "në jetë", "Roemeo e Zhilieta", Tiranozauri", etj, etj. Në skenën e Teatrit Kombëtar Ahmet Pasha ka interpretuar rreth 70 role. Krahës teatrit ka marër pjesë në disa filma artistikë. Është nderuar me çmime e diploma në konkurrime teatrale dhe në vitin 1989 i është dhënë titulli i lartë "Artist i Merituar".

    Veprimtaria artistike

    1971: Arturo UI - Flejku, Një dimër i shkurtër - Arbeni, Viti 61 - Petriti, Drita - Petriti, I pazëvendësueshmi - Kandidati i shkencave
    1973: Sinjali i kuq - Borisi, Prefekti - Burri me opinga, Orfeu zbret ne ferr - Veli
    1974: Toka jonë - Meti, Bashkë me agimin - Osja
    1975: Duke gdhirë viti 1945 - Reizi,Curr Beja, Lumi i vdekur - Gaq Gjanica
    1976: Karavidhet - Qytetari, Shenomeni dhe mua - Jani, Lulet e shegës - Togeri
    1977: Gjëmimi atij dimri - Kabashi, Përmbytja e madhe - Gjergji
    1978: Doktori pacient - Astriti, Miq te pafluar - Doktor
    1979: Gryka e nëmur - Marku, Tragjedia e fundit e Deas - Ethemi, Cuca e maleve - Gjet Lleshi
    1980: Lenini dhe fëmijët - Vasilievski
    1981: Nga errësira në dritë - Irfan Dumrela
    1982: Vizita e inspektorit - Xheraldi
    1983: Epoka Para gjyqit - Abdyl Frasheri
    1942: Kulla e Hutajve - Mul Prengu, Korabi
    1985: Komunistet - Aleksi
    1986: Nata e dymbëdhjetë - Orsino, Udha e flamurit - Isa Boletini
    1987: Përball vetes - Lirimi
    1988: Prometeu - Prometeu
    1989: Në jetë - Jakobin, Monserati - Inskierdo, Gjenerali i ushtrise se vdekur - Gjenerali
    1990: Hijet e natës - Selimi
    1991: Nën dritat e skenës - Vaso
    1992: Romeo dhe Zhulieta - Kapuleti, Besa - Demir Beu, Rikardi i trete - Hastinski
    1993: Kati i gjashte - Babai
    1994: Revizori - Gjykatësi, Në pritje të Godosë - Poco
    1995: Motrat - Heroi, Tiranozauri - Salmoni
    1996: Ne katin e dyte është parajsa - Burri me republike, Maria thotë për të gjithë - Djalli
    1997: Inspektori - Nepunesi i spitalit
    1998: Muzeu - Mumja, Darka e te marreve - Zhylieni, Shtepia ne bulevard - Autori
    1999: Martesa me pahir - Filozofi, Absurditeti antik - Radomoni
    2000 - 2008: Armiku i popullit - Kryeplaku, Njeriu kafsha dhe virtyti - Doktori, Një njeri në det - Presidenti - Oficeri, Nata e trokitjeve ne xhama - Rupi, Dua burrë - Pandi, Stine e mërzitshme ne Olimp - Epimetheu, Gomone - Intelektuali, Më mirë nesër se pasnesër - Llaqi, Ska te ngopur - Islami, Kulla e Fildishtë - Furtvangler, Si e mposhta Musolinin - Mesuesi, Babai - Prokurori, Një grua për jetë - Plaku, Medea - Kleanti, Alegreto Albania - Mesuesi
    2009: Antigona kërkon babanë - Shefi, Emigrantet
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •