Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 136
  1. #91
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Vangjush Furxhi


    Emri:  Vangjush_Furxhi.jpg

Shikime: 13072

Madhësia:  8.4 KB


    Vangjush Furxhi ishte aktor i famshëm shqiptar. Lindi në Korçë më 24 mars 1943. Studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në vitet 1966-1972 punoi si aktor në Teatrin profesionist të Korçës. Punon dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve ku bashkë me regjisorin Esat Oktrova do të themelojë katedrën e regjisurës. Më pas do të punojë për dy vjet si zv/minister i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

    Gjatë karrierës së tij artistike interpreton një sërë rolesh në skenën e teatrit, si dhe mbi 15 role në kinematografi, ku mund të përmendim rolin e Arifit në filmin "I Teti në bronx" (Viktor Gjika 1970), Peliçeli tek "Malet me blerim mbuluar" (Dhimitër Anagnosti 1971), Kiço tek "Njeriu i mirë" (I.Muço, K. Mitro 1982), Besian Vorpsi tek "Të paftuarit" (Kujtim Çashku 1985), si edhe rolet e spikatura në filmat televizivë: Xanini tek "Plumba Perandorit" (Mevlan Shanaj 1980), Latif Bora "Agimet e stinës së madhe" (Albert Minga 1981). Për shumë nga këto role është vlerësuar me çmime në festivalet kombëtare të filmit. Për meritat e tij artistike Vangjush Furxhi është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit". Padiskutim eshte nje nga aktoret me te mire shqiptar. Ndahet nga jeta në vitin 2001.

    Filmografia

    Të paftuarit (1985)
    Vendimi (1984) Telegrafisti
    Shirat e vjeshtës (1984)
    Dora e ngrohtë (1983)
    Era e ngrohtë e thellësive (1982) - film televiziv
    Njeriu i mirë (1982) ......Kiço
    Shokët (1982)
    Agimet e stinës së madhe (1981)....Latif Bora
    Gëzhoja e vjetër (1980)
    Kur zbardhi një ditë (1971)
    Malet me blerim mbuluar (1971)
    I teti në bronx (1970)............ Arifi
    Montatorja (1970) .................Agimi
    Oshëtim në bregdet (1966)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #92
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Vasillaq Vangjeli


    Emri:  vasillaq-vangjeli2.jpg

Shikime: 18399

Madhësia:  12.9 KB


    Vasillaq Vangjeli është aktor shqiptar, kryesisht komik, i lindur në 19 shkurt 1948, vdiq më 26 shtator 2011 pasi vuante nga diabeti. Për më shumë se 45 vjet në skenë, Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë.

    Biografia

    Në vitin e tretë të Mjekësisë, Vasillaq Vangjeli e braktis shkollën për të hyrë në Institutin e Lartë të Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër. Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit dhe që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në estradë dhe aktor i Estradës së Tiranës. Në këto kushte aktivizohej që atëherë në Estradën e Shtetit, që nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu.

    Jeta Artistike


    Vasillaq Vangjeli në rolin e Koçit tek filmi Zonja nga qyteti

    Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vangjeli ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla. Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura. E kështu ndodh edhe me Vasillaqin. Humori është i lindur që me lindjen e tij.

    Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lëvizja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhëri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre. E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e merituar të kësaj të fundit.

    Estrada nuk e deshi në fillim, punonte pa dëshirë, pa vëmendje. Bënte mungesa në punë, role pa cilësi. Por është po ky artist që u lidh aq shumë me estradën, me humorin, instrumentet, paroditë sa nuk shpjegohet dot më. Më pas Estrada u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike, u bë vendi ku realizoi ëndrrën aktoreske. Vlerat i maten me rolet e interpretuara, e nuk janë pak. Të freskët e cilësor e plot shaka. I kalojnë të 100 role të krijuara në estradë, teatër, kinematografi, etj. Të gjithë i kujtojnë : dhëndrin Koçi tek “Zonja nga qyteti”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, ose rolin e Lolos, një lolo tragjik-komik me nuanca tepër fine të interpretimit. Të shumtë janë rolet në Estradë si : tek komedia e Vodvil “Mirelo”, Xhixh, “Pa martuar 50-vjeçar” apo të kujtojmë skeçet e paroditë. Tani është i angazhuar me një rol në komedinë “HARVEY”. Komedi e bukur, rol i bukur. Regjia është e Hervin Çulit. Më pas ka regjinë e një varjetee, a një tjetër ftesë në Teatrin Kombëtar, e pastaj një tjetër ftesë…Vaso tani nuk punon më si aktor profesionist pranë ndonjë institucioni. Ai doli në asistencë si e gjithë trupa e Estradës së Tiranës. Shtëpinë e tij e ka kthyer në lokal ku argëton të tjerët, por argëtohet edhe vetë. I shkojnë vazhdimisht miq e shokë, kolegë. Edhe aty humorin nuk e lë, me barcaleta, ngjarje të vërteta e të sajuara. “pjesë e profesionit”- thotë. E kështu jeta e Vasillaqit do të vazhdojë dhe ai përsëri do të bëjë humorin e tij në vorbullën e ekonomisë së tregut. Ndahet nga jeta me 27.09.2011

    Filmografia

    Para nga qielli (2009) komedi
    Piruet (2005) komedi - serial
    Oreksi i madh (1995) (TV)
    Dashi pa brirë (1993) komedi
    Gjuetia e fundit (1992) (TV) komedi
    Kur ndahesh nga shokët (1986) film
    Rrethimi i vogël (1986) film
    Shoku ynë Tili (1981) film
    Yjet mbi Drin (1979)
    Zonja nga qyteti (1976) film, Koci
    Tokë e përgjakur (1976) Komisari
    Pylli i lirisë (1976) film, partizani
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #93
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Viktor Bruçeti


    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 12865

Madhësia:  13.5 KB


    Viktor Bruçeti është aktor i teatrit Migjeni të qytetit të Shkodrës. Ai intërpretoi 8 role në filma artistikë . Për meritat artistike Viktor Bruçeti është nderuar me titullin Artist i Merituar. Ndahet nga jeta me 10.10.2010

    Filmografia

    Të paftuarit - (1985)
    Flaka e maleve - (1982)
    Qortimet e vjeshtës - (1981)...Prefekti
    Thesari - (1981)...Mihali
    Një natë pa dritë - (1981)...Inspektori
    Ditët që sollën pranverën - (1979)
    Thirrja - (1976)...Pali,Kryetari i koperativës
    Komisari i dritës - (1966)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 18-07-2013 më 06:20
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #94
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Viktor Zhusti


    Emri:  VIKTOR ZHUSTI.png

Shikime: 12715

Madhësia:  133.2 KB


    Viktor Zhusti lindi më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë - Greqi. Ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90, kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Albertit, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës.

    Për të vijuar me filmin “Nëntori i dytë”, ku luan rolin e Luigj Gurakuqi, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros. Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut. Dëshiron të rikthehet sërish, por këtë herë me një projekt të vetin në teatër.

    Filmografia

    Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
    Dhe vjen një ditë (1986)Llano Bleta
    Taulanti kërkon një motër (1984) .... Piro
    Nëntori i dytë (1982)
    Kur xhirohej një film (1981)
    Gëzhoja e vjetër [1980]......Pandi Myllo
    Malet me blerim mbuluar (1971)......Jaho
    Komisari i dritës (1966) .... Mark Dedina

    Teatër

    Kush ka frikë nga Virginia Wolf (2009 - 2010) Teatër, dramë
    Te gjithë kanë huqe (2009) Teatër, komedi
    Shi në Plazh- (1982) Teatër, komedi......Alberi
    Komunistët Teatër, dramë
    Toka e ndezurTeatër, dramë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #95
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Vitore Nino


    Emri:  Vitore_Nino.JPG

Shikime: 10317

Madhësia:  10.3 KB


    Vitore Nino (Ujka) ka lindur në vitin 1924 në qytetin e Shkodrës. Pasi mbaron Institutin Pedagogjik fillon punë si mësuese në Tiranë dhe në Kosovë ku jepte gjuhën shqipe. Por dashuria e saj e madhe është teatri. Kështu ajo do të përfshihet në grupet amatore të qytetit të Shkodrës ku edhe regjisori Artisti i Popullit, Andrea Skanjeti do ta përzgjedhë në vitin 1946, për pjesën “Portreti. Në vitin 1949 së bashku me aktorë të tjerë, Teatri diletant pranë Shtëpisë së Kulturës ku ajo merr pjesë do të bëhet bërthama e Teatrit profesionist “Migjeni”. Të shumta kanë qenë rolet e saj në teatër, këtu mund të përmendim rolin e Lokes tek drama “Tokë jonë” e Kolë Jakovës, rolin e Soses tek drama “Fisheku në pajë”, rolin e Nënë Bjeshkës tek drama “Baca i Gjetajve” etj.

    Në kinematografi interpretimi i saj i parë do të jetë në filmin “Komisari i Dritës” më tej do të vazhdonin rreth 20 role të tjera. Do të bëhej shumë e njohur për publikun me rolin e Hallës në filmin “Çifti i lumtur”. Roli i saj më i fundit do të jetë, roli i Gjyshes, në filmin televiziv “Rikonstruksioni” në vitin 1989. Pas vitit 1990 do të shpërngulet në Tiranë. Ndahet nga jeta në vitin 2007. Për meritat e saj të larta Vitore Nino do të vlerësohet më titullin “Artiste e Merituar”.

    Kinematografi

    1989 -- Balada e Kurbinit.........................................N jë nënë Kurbinase
    1989 -- Rikonstruksioni (Film TV).....................................Gjyshja
    1985 -- Dasma e shtyrë
    1983 -- Dora e ngrohtë
    1981 -- Qortimet e vjeshtës
    1978 -- Ditët që sollën pranverën (Film TV)
    1975 -- Çifti i lumtur............................................ ........Halla
    1966 -- Komisari i Dritës............................................ ....Nëna e Pëllumb Currit
    Teatër
    “Baca i Gjetajve” e Fadil Krajës.......................................Nënë Bjeshka
    1974 -- “Çifti i lumtur”........................................... .......Halla
    1967 -- “Cuca e maleve” e Loni Papës.................................Lokja
    1963 -- “Përkolgjinajt” e Kolë Jakovës
    1960 -- “Nora”
    1959 -- “Votra e huaj” e Ndrek Luca (Artisti i Popullit)
    1950 -- “Përmbysja”
    1949 -- “Ishulli i paqes”
    1948 -- “Ata që nuk shfaqen”
    1947 -- “Çështja ruse”
    1946 -- “Portreti”
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #96
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Violeta Manushi


    Emri:  199949_517321798295716_2050885511_n.jpg

Shikime: 12056

Madhësia:  21.1 KB


    Violeta Manushi lindi më 6 mars 1926 në Korçë. Vdiq me 27 Korrik 2007 në Tiranë. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës, aktive edhe pas 48 vjetësh! Aktore e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Në maj 2004 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.

    Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.

    Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre. Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977. Ndahet nga jeta 27 Korrik 2007

    Filmografia

    Trishtimi i zonjës Shnajder - (2008) film i xhiruar ne 2005, para se ajo te vdiste
    Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi
    Eja! - (1987)
    Telefoni i një mëngjesi - (1987).... nena e Kujtimit
    Rrethimi i vogël - (1986) ....Frosa Guri
    Pallati 176 - (1985), teater-komedi
    Taulanti kërkon një motër (1984) ...Tezja
    Një shoqe nga fshati - (1980)
    Përtej mureve të gurta - (1979) ...gjyshja
    Zemrat që nuk plaken - (1977)
    Zonja nga qyteti - (1976)...Ollga
    Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1976)
    Mimoza llastica - (1973).....gjyshja
    Gjurma - (1970).........vjehrra Artanit
    Plagë të vjetra (1968)......Mamaja e Veres
    Vitet e para - (1965) .....Lonevica
    Debatik - (1961).... Maria
    Tana - (1958)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #97
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Xhevdet Ferri


    Emri:  580001_445606948792082_832934913_n.jpg

Shikime: 13121

Madhësia:  12.4 KB


    Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960, është aktor shqiptar, bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes etj... Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.

    Filmografia

    Në kërkim të kujt - (2009) ....Prokurori
    Gjallë - Alive! (2009) ...Zefi
    Time of the Comet (2007) .... babai Anjezes
    Gjoleka djali i Abazit (2006) ...shoferi kamionit
    Saimir - (2004) ...Edmond
    Dasma e Sakos - (1998) ...Sako
    Loin des barbares - (1994) ...refugjat
    Vitet e pritjes - (1990) ...Gjoni
    Treni niset në shtatë pa pesë - (1988) ...Martini
    Përrallë nga e kaluara - (1987)...Trimi
    Dhe vjen një ditë - (1986) .....Gori
    Hije që mbeten pas - (1985) ...Agron Shkaba
    Vendimi - (1984) ....Sadriu
    Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984) ...Petriti
    Besa e kuqe - (1982) ...Pali
    Era e ngrohtë e thellësive - (1982)
    Gjurmë në kaltërsi - (1981 )...Astriti
    Sketerre 43 - (1980) ...Arjani
    Vëllezër dhe shokë - (1980 )...Marko
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #98
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Xhemil Tagani


    Emri:  Xhemil Tagani,Perralle nga e kaluara.jpg

Shikime: 10636

Madhësia:  4.8 KB


    Xhemil Tagani ka lindur në 6 Shkurt të vitit 1945. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”. Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor. Ka interpretuar mbi 70 role në teatër dhe shumë në kinematografi. Për disa nga rolet e tij më të arrirë përmendim: Samiu tek “Kështu të dua”, Selimi tek “Bashkë me Agimin”, Peç Mblloçi tek “Lumi i vdekur”, Tushka tek “Një nuse për Stasin”, Thomai tek “Nën dritat e skenës” , Alqi tek “Studentja e vitit të fundit”, Reizi tek “Duke u gëdhirë viti 1945”, Agroni tek “Shokët”, Uçi tek “I pazvëndësueshmi”. etj. Pas vitit 1992 Xhemil Tagani del në pension.

    Kinematografi

    1987 -- Përrallë nga e kaluara...............Papa Sotiri, Prifti i Fshatit
    1985 -- Gurët e shtëpisë sime......................Bilbili
    1984 -- Taulanti kërkon një motër.................Shoferi
    1984 -- Fushë e blertë fushë e kuqe................
    1976 -- Tokë e përgjakur............................Beu
    1967 -- Ngadhnjim mbi vdekjen....................

    Teatër

    “Kryqi i bardhë”
    01/12/1986 -- “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës....................................Thomai
    18/03/1986 -- “Pallati 176” i Adelina Balashit.......................................... ....Perikliu
    24/04/1982 -- “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës............................................ Samiu
    11/06/1975 -- “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës............................................ .Peç Mblloçi
    20/03/1975 -- “Duke u gdhirë viti 1945” e Teodor Laços.............................Reizi
    18/12/1974 -- “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës........................................Sel imi
    04/03/1971 -- “Arturo Ui” e Bertold Brehtit........................................... ......Ina
    04/02/1971 -- “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços..................................Tushka
    01/06/1970 -- “I pazëvendësueshmi” e Qamil Buxhelit.....................................Uçi
    27/03/1970 -- “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit..............................Alqi
    13/02/1969 -- “Shokët” e Bashkim Kozelit........................................... ........Agroni
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #99
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Yllka Mujo


    Emri:  image.jpg

Shikime: 12314

Madhësia:  12.7 KB


    Yllka Mujo, lindi në Tiranë në vitin 1953. Mbaroi për kanto në Liceun Artistik dhe më pas për aktore në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa më 1974 u emërua në Teatrin Popullor. Në teatër ka interpretuar në dhjetëra shfaqje, midis të cilave te “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit.

    Ka interpretuar në filmat “I teti në Bronx”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Kur hidheshin themelet”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Është aktore me kërkesa, me plastikë të zhdërvjelltë, energjike, shpërthyese; dallon për trajtimin e mençur dhe të kulturuar të roleve, duke rikuptimësuar në kohë idetë dhe gjendjet e tyre emocionale. Yllka Mujo kalon lehtësisht sa nga drama në komedi, sa nga personazhet me mbartje psikologjike e përjetime të brendshme, tek personazhet komike, deri paroditë dhe groteskë. Më 1995 fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit. Mban titullin Artiste e merituar.

    Filmografia

    Der Albaner - (2010)
    Filumena Marturano - (2009) teatër
    Pamje nga ura - (2007) teatër
    Lule të kuqe, lule të zeza - (2003)
    Lettere al vento - Letra ere - (2003)
    8 persona plus - (1994) komedi-teatër
    Shpella e piratëve - (1990)
    Nata e dymbëdhjetë - teatër-komedi
    Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, rol episodik, nje nga vejushat
    Rikonstruksioni - (1988)
    Taulanti kërkon një motër - (1984)....Zana, nena e Taulantit
    Kur hidheshin themelet - (1978)
    Zonja nga qyteti - (1976)
    Beni ecën vetë - (1975)..........Leta, nena e Benit
    Malet me blerim mbuluar - (1971)
    I teti në bronz - (1970)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #100
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Zef Deda


    Emri:  kunati-shokut-xhemal.jpg

Shikime: 9634

Madhësia:  11.3 KB


    Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqiperisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqiperisë . Lindi ne Shkoder më 27 Korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhe - letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vjet në teatrin Migjeni të Shkodrës.

    Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit , të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

    Rolet e tij kryesore

    Kunati i shokut Xhemal
    Kola i dritave
    Charlie chaplin (imitim)
    Kusheriri nga amerika
    Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije
    Ne filmin "gjurme ne kaltersi" 1981
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •