Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    Ne gjithe keto vite shfrytezimi te pasurise minerale / nentoksore nuk eshte paguar asnje leke per taksa .

    Nxjerja e naftes i jep Banker petroleums 300 miljon dollar ne vit
    Fabrikat e cimentos nxjerrin rreth po aq - 300 miljon dollar ne vit
    Fabrikat e kromit nxjerrin rreth - 100 miljon dollar ne vit .
    Edhe shume te tjera ...

    Te gjithe keto duhet pervec TVSH-se te paguanin edhe nje takse apostafate , qe eshte Taksa e shfrytezimit te pasurive minerale , qe eshte dikue te 40-50 % e vleres ......


    POR keta jo vetem qe nuk paguajne Tatim fitim , jo vetem qe pagajne nje pjese shume te vogel te TVSH-se , por per taksen e pasurise minerale AS QE BEHET FJALE .

    PRA na vjedhin sikur te shkosh ne nje vend te aftikes ne kongo . Shteti berishian , ose modeli i shtetit te mafjes pyramidale , qe mundeson nje pakice tejet te vogel te shfrytezoj pasurine e shumices . Kjo pakice eshte qe ka mediat , gazetat , postet publike . Pra te gjithe ndajne te ardhurat nga aktiviteti kriminal , njeri me shume tjetri me pak .


    Rasti flagrant tjeter si do na mirren 250 miljon euro !!! C eshte me e bukur akoma , qe kjo kompani nuk paguan as taksa . Shtet i pjerdhur !!! Njerez te humbur e te gjymtosur , qe ja u hedhin keta horra qe ne shqiperi quhen politikan .

    1,5 miljard dollar vidhen nga keto kompani cdo vit nga buxheti i shqiptareve ( kujtoj ketu se buxheti eshte vetem 3,5 miljard ) . Thene ndryshe po ju vjedhin sa nuk ka ku te shkoj me , per shkak te shteti mafjoz pyramidal edhe te korruptuar !!!!


    Vjedhja e rradhes nga kryeplaku me antiplumb ne arrati !!! A nuk duhet te futet ne burg ?! Kaq te keqjia nga nje shpellar veshtire ti gjesh ne rank global !!!





    P.S Admin ose Albo , mos guxhoni ta ndyshoni titullin e temes . Ky eshte forum , jo gazeta e Partise demokratike , edhe te qarqeve anti-shqiptare .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IllyrianPatriot : 16-07-2013 mė 12:43

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    Berisha e shiti Shqiperine me 1 euro dhe milionat e tjera i futi ne xhepin e rrethit te tij familjar.

    1 Euro toka per shfrytezim 3 milione Euro Argita per avokatine...

    Edhe keshtu i vajti halli Shqiperise. Shpresoj qe te mos zmbrapset qeveria e ardhshme nga premtimet e anullimit te marreveshjeve qe jane ne dem te shtetit Shqiptar!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    tani me ardhjen e edi rames te gjitha kompanite e huaja duhet te perzihen nga vendi, bashke me to edhe armiqte e brendshem me ne krye berishen. demokratet duhet te shpallen kulaket e rinj. duhet te ndjekim vijen e partise se punes. hidhini syte nga vellezrit ruso-kinez.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    1. Shteti shqiptar nuk eshte i varfer. Shteti shqiptar dhe ekonomia shqiptare kane nje GDP qe gjeneron $8000+/fryme. Dhe kjo shifer eshte vetem shifra zyrtare pasi po te llogaritesh edhe ekonomine informale ne vend, qe mendohet te jete rreth 50% e ekonomise formale, i bie qe te ardhurat per fryme te jene $12,000/fryme. Po te perllogaritesh edhe perqindjen e larte te emigranteve shqiptare qe nuk jetojne me ne Shqiperi, te ardhurat shkojne akoma me lart se kaq per fryme. Me kete GDP dhe me keto te ardhura per fryme Shqiperia nuk konsiderohet me "vend i varfer".

    2. Kompanite private te vendit apo te huaja qe marrin projekte me koncensione nuk vjedhin por kontribuojne ne zhvillimin e metejshem te ekonomise shqiptar, or tunxh. Nje kompani private qe vjen e investon me koncensione ne Shqiperi do te thote qe shteti i ve ne perdorim me qira per nje kohe te caktuar truallin apo resursin e vendit, por cdo qindarke investim qe behet nuk del nga xhepi i shtetit, del nga xhepi i privatit. Te gjithe kompanite private qe investojne me koncensione nuk duhen sulmuar por duhen falenderuar, pasi jo vetem qe marrin nje risk te madh duke investuar kapitalet e tyre ne nje vend si Shqiperia, por krijojne edhe pune te reja, punesojne njerez, prodhojne mallra e sherbime qe perdoret per konsum te brendshem e per eksport.

    3. Gjeja tjeter qe duhet te mesoni eshte qe kur nje shtet nuk i shfrytezon burimet e vete natyrale, pasi i mungojne kapitalet apo i mungon ekspertiza, keto nuk numerohen si "pasuri" por si humbje ekonomike per shtetin sa here qe keto nuk perdoren.

    4. Nese shteti do ti shtetezonte keto ndermarrje apo do te anullonte projektet e koncensioneve, shteti do te shkaterronte gjithe arritjet e ekonomise private te vendit, do te ndalte zhvillimin e metejshem ekonomik te vendit. Dhe te gjithe ata qe jane kunder ketyre investimeve private, jane ose 1) injorante 2) te korruptuar. Opozita nuk do qe keto resurse te menaxhohen nga kompani private, jo se u behet vone per "pasurine e shqiptareve", por se duan ti vjedhin vete keto resurse duke ndertuar ndermarrje publike dhe duke emeruar ne to njerezit e tyre qe i vjedhin dhe keqmenaxhojne keto resurse. Keta jane ata qe une e kushdo i njohin si "parazitet e korrupsionit" dhe shembulli konkret ne Shqiperi: Koco Kokedhima! Ne gazeten e tij sulmon cdo privatizim e cdo koncension pasi nese shteti do ti privatizonte gjithcka, nuk do te ngelej gje per te vjedhur per Kocon e kompani.

    5. Shteti nuk zhvillon dot ekonomine vete as nuk krijon dot vende pune. Bizneset private menaxhojne edhe ekonomine edhe krijojne vende pune duke hapur biznese dhe duke bere investime. Detyra e shtetit eshte vetem te ndihmoje e stimuloje biznesin privat ne vend, qe te zgjeroje aktivitetin e vete pasi vetem kjo sjell rritjen e GDP, vetem kjo puneson njerez, vetem kjo rrit mireqenien e gjithe shoqerise shqiptare.

    Prandaj mesoni e behuni njerez qe te mos ngeleni gdhe e te vazhdoni te mendoni si ne kohen e xhaxhit Enver qe ekonomine shqiptare e komandonte Partia dhe Adil Carcani, qe ishte shume burre i zgjuar.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    Ti qe je kaq i mireinformuar per ekonomine e shtetit Shqiptar ($12000 per fryme thote LOL) dhe koncensionet e koncesionaret, na trego pak per te ardhurat ne shtet qe kane sjelle keto kompani? Na trego pak per tatimet dhe taksat qe kane paguar? Na trego dhe per "koncesionin" e llotarise kombetare. Na trego pak ku dhe i kujt eshte perfitimi nga ky koncesion? Na trego edhe pse u shit kaq lire monopoli i llotarise kur kishte oferta shume me te larta dhe serioze? A e di ti qe tarifa e paguar per licencen e llotarise kombetare qe do ti sjelle fitime marramendese kompanise kur marrim parasysh vleren simbolike e taksave qe do te paguaje, eshte gati 3.5 here me e ulet se sa duhet te paguaje nje kazino per tu hapur ne Tirane?

    A e di ti qe ne angli per shembull per cdo £1 qe kushton bileta e llotarise ne angli vetem 5 pence i shkojne kompanise dhe nga keto vetem 0.5 pence eshte fitimi? Matematika na tregon se kompania ka te ardhura 5% dhe fitim 0.05% ndersa ne Shqiperi ajo ka e ardhura 50% dhe nese do te marrim parasysh kostot ne Shqiperi atehere mund ti beni llogarite vete se sa mund ta kete fitimin.

    Te fala andej nga partia ju bej, se e di qe jane te pikelluar... A do vish ta votosh Bashen apo ta pranojne voten edhe me email?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    1. Shteti shqiptar nuk eshte i varfer. Shteti shqiptar dhe ekonomia shqiptare kane nje GDP qe gjeneron $8000+/fryme. Dhe kjo shifer eshte vetem shifra zyrtare pasi po te llogaritesh edhe ekonomine informale ne vend, qe mendohet te jete rreth 50% e ekonomise formale, i bie qe te ardhurat per fryme te jene $12,000/fryme. Po te perllogaritesh edhe perqindjen e larte te emigranteve shqiptare qe nuk jetojne me ne Shqiperi, te ardhurat shkojne akoma me lart se kaq per fryme. Me kete GDP dhe me keto te ardhura per fryme Shqiperia nuk konsiderohet me "vend i varfer".

    Edhe keto qe shkruan nga mua i ke marre ne nje forum tjeter ..... Nga forumi i scc , ku po e shpjegoja kete fakt me ne brendesi , edhe po ato numra qe po perdor ketu , kisha paraqitur .... Por deshe mund te te jap linkun , edhe pse besoj e di vete ti .

    Problemi ketu eshte pikerisht sic thua edhe vete ekonomia informale , pra ato 50 % jo formale i vidhen shqiptareve edhe kalojne ne banka te huaja per person te huaj . Ky eshte pikerisht realiteti , 10 miljard dollar shqiptarece u vidhen ne vit nga korrupsioni pyramidal shteteror ( mineralet , korrupsioni institucional , leke jo te deklaruara ) .


    Mire do ishte te kuptoje ato qe shkruaje , edhe jo te paraqesesh te dhenat te personi i cili ne fakt ti ka dhene keto te dhena ne nje forum tjeter ( une ne scyscrapercity albania ) .

    Ketu po behet BATERDI karshi shqiptareve , po u vidhen te ardhurat sa nuk ka ku te shkoj me .

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ti qe je kaq i mireinformuar per ekonomine e shtetit Shqiptar ($12000 per fryme thote LOL) dhe koncensionet e koncesionaret, na trego pak per te ardhurat ne shtet qe kane sjelle keto kompani? Na trego pak per tatimet dhe taksat qe kane paguar? Na trego dhe per "koncesionin" e llotarise kombetare. Na trego pak ku dhe i kujt eshte perfitimi nga ky koncesion? Na trego edhe pse u shit kaq lire monopoli i llotarise kur kishte oferta shume me te larta dhe serioze? A e di ti qe tarifa e paguar per licencen e llotarise kombetare qe do ti sjelle fitime marramendese kompanise kur marrim parasysh vleren simbolike e taksave qe do te paguaje, eshte gati 3.5 here me e ulet se sa duhet te paguaje nje kazino per tu hapur ne Tirane?

    A e di ti qe ne angli per shembull per cdo £1 qe kushton bileta e llotarise ne angli vetem 5 pence i shkojne kompanise dhe nga keto vetem 0.5 pence eshte fitimi? Matematika na tregon se kompania ka te ardhura 5% dhe fitim 0.05% ndersa ne Shqiperi ajo ka e ardhura 50% dhe nese do te marrim parasysh kostot ne Shqiperi atehere mund ti beni llogarite vete se sa mund ta kete fitimin.

    Te fala andej nga partia ju bej, se e di qe jane te pikelluar... A do vish ta votosh Bashen apo ta pranojne voten edhe me email?
    Si socialist i mire qe je, te ardhurat i mat gjithmone me "te ardhurat e shtetit". Duhet te ndertojme nje shtet social te fuqishem sic e ndertoi Greqia e Italia, apo sic e kishim ne kohen e xhaxhit Enver, apo jo? Te ardhurat e nje shteti nuk maten me te ardhurat e shtetit qe mblidhen nga taksa, por maten me te ardhurat e ekonomise private: sa kapital privat eshte investuar ne vend dhe sa eshte zgjeruar apo tkurrur ekonomia private shqiptare. Shteti me taksat qe mbledh eshte nje barre per ekonomine private pasi cdo lek qe shteti mbledh ne takse, eshte nje lek me pak per ate biznesin e vogel/madh privat qe mund ta investonte ne biznesin e tij. Dhe mireqenia ne nje shoqeri nuk rritet me rritjen e taksave te shtetit, por rritet me rritjen e numrit e te punesuarve ne sektorin privat. Ne shtet punesohen vetem burokratet dhe parazitet qe paguhen me te ardhurat e taksave te shqiptareve te tjere qe punojne ne sektorin privat. Dhe rritja e zhvillimit ekonomik ne vend, detyrimisht qe do te sjelli te ardhura me te medha per shtetin ne taksa. Ashtu si te gjitha ato veprat e koncensioneve pas 30 vjetesh do te kalojne ne pronesi te shtetit shqiptar.

    Ne 8 vjetet e fundit ne Shqiperi jane thithur MILIARDA $$$ investime ne energjitike, pa llogaritur projektin TAP qe eshte arritja me e fundit. Te gjitha keto jane para qe hyjne ne ekonomine shqiptare nga jashte dhe punesojne shqiptare dhe i sigurojne te ardhura te medha shtetit shqiptar pasi koncensionet jane shkruajtur ne nje menyre te tille ku shteti shqiptar garanton blerjen e gjithe energjise te prodhuar me cmim fiks. Dhe kete energji qe ble, ua shet shteteve fqinje si energji eksporti. Vetem ne 2010 nga eksporti i energjise shteti shqiptar dhe KESH siguroi 110 milion euro te ardhura.

    Sa per budalleqet e tjera qe shkruan, mos u shqeteso fare per llotarine kombetare. Rama do t'ua heqi licensen kompanise austriake dhe do ti mbylli te gjitha kazinot dhe llotarite sportive te vendit. Ne intervisten e pare qe beri si fitues i zgjedhjeve, kur e pyetjen se cfare do besh gje te pare si kryeminister, ai premtoi: "Do nxjerrim nje test per te matur analfabetizmin ne vend dhe do t'i japim fund bixhozit ne vend. Mos me pyesni se si do ti jap fund bixhozit se nuk e di, por une di qe do ti jap fund."

    Piktori i Jordan Misjes dhe njeriu ne asistence ne France, e di shume mire se si funksionon ekonomia e vendit dhe do t'iu japi zgjidhje me rradhe ketyre gjerave.

    Adil Carcani kryeminister i Shqiperise ishte lule para Edvin Rames.

    Albo

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    kemi para kemi,e tha sala jemi te dytet pas gjermanise..lol....ka para dhe per rritje rrogash...a mos te harroj,perderisa shqiperia sic e thame me salicin u be lule,pse nuk kthehesh te jetosh ne shqiperi ti si shpirt shqiptari qe je por rri akoma matan atllantikut???!!.....pershendetje albo:


    Reuters habitet: Qeveria rrit pagat pavarėsisht rėnies sė tė ardhurave

    Agjencia e njohur Reuters shkruan se nė Shqipėri, qeveria nė largim ka vendosur qė tė rrisė pagat tė mėrkurėn pavarėsisht rėnies sė tė ardhurave dhe borxhit publik nė rritje, duke shpėrfillur kėshtu thirrjet e Bankės Botėrore dhe Bankės sė Shqipėrisė pėr masa mė tė rrepta fiskale.

    “Duke mbajtur njė premtim tė bėrė pėrpara se tė humbiste zgjedhjet e qershorit, Berisha doli kundėr deklaratave tė Ministrisė sė Financave qė raportoi tre javė mė parė se nuk ka mė para.

    Berisha pranoi se qeveria e re e socialistėve do tė duhet tė rishikojė buxhetin, por i ka tė gjitha mundėsitė qė tė shkurtojė tė tjera shpenzime, por tė mos prekė pagat dhe pensionet.

    Menjėherė pasi socialistėt fituan, guvernatori i Bankės Qendrore, Ardian Fullani tha se shpenzimet e qeverisė pėrpara fushatės pėrbėjnė rrezik pėr stabilitetin ekonomik.

    Nė pesė muajt e parė tė vitit, shpenzimet publike u rritėn me 13.3 pėrqind, ndėrkohė qė tė ardhurat ranė me 0.2 pėrqind. Nė tė njėjtėn periudhė, buxheti tregoi njė deficit prej 38.5 miliard lek, 1.1 herė mė tė lartė se njė vit mė parė,” shkruan Reuters duke theksuar se rritja e pagave do i kushtojė buxhetit 23.3 milion dollarė./ep
    tema

    shkrimi original ne reuters:
    http://www.reuters.com/article/2013/...0FN2YY20130717
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLEDI_SH : 18-07-2013 mė 16:30

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Si socialist i mire qe je, te ardhurat i mat gjithmone me "te ardhurat e shtetit". Duhet te ndertojme nje shtet social te fuqishem sic e ndertoi Greqia e Italia, apo sic e kishim ne kohen e xhaxhit Enver, apo jo? Te ardhurat e nje shteti nuk maten me te ardhurat e shtetit qe mblidhen nga taksa, por maten me te ardhurat e ekonomise private: sa kapital privat eshte investuar ne vend dhe sa eshte zgjeruar apo tkurrur ekonomia private shqiptare. Shteti me taksat qe mbledh eshte nje barre per ekonomine private pasi cdo lek qe shteti mbledh ne takse, eshte nje lek me pak per ate biznesin e vogel/madh privat qe mund ta investonte ne biznesin e tij. Dhe mireqenia ne nje shoqeri nuk rritet me rritjen e taksave te shtetit, por rritet me rritjen e numrit e te punesuarve ne sektorin privat. Ne shtet punesohen vetem burokratet dhe parazitet qe paguhen me te ardhurat e taksave te shqiptareve te tjere qe punojne ne sektorin privat. Dhe rritja e zhvillimit ekonomik ne vend, detyrimisht qe do te sjelli te ardhura me te medha per shtetin ne taksa. Ashtu si te gjitha ato veprat e koncensioneve pas 30 vjetesh do te kalojne ne pronesi te shtetit shqiptar.

    Ne 8 vjetet e fundit ne Shqiperi jane thithur MILIARDA $$$ investime ne energjitike, pa llogaritur projektin TAP qe eshte arritja me e fundit. Te gjitha keto jane para qe hyjne ne ekonomine shqiptare nga jashte dhe punesojne shqiptare dhe i sigurojne te ardhura te medha shtetit shqiptar pasi koncensionet jane shkruajtur ne nje menyre te tille ku shteti shqiptar garanton blerjen e gjithe energjise te prodhuar me cmim fiks. Dhe kete energji qe ble, ua shet shteteve fqinje si energji eksporti. Vetem ne 2010 nga eksporti i energjise shteti shqiptar dhe KESH siguroi 110 milion euro te ardhura.

    Sa per budalleqet e tjera qe shkruan, mos u shqeteso fare per llotarine kombetare. Rama do t'ua heqi licensen kompanise austriake dhe do ti mbylli te gjitha kazinot dhe llotarite sportive te vendit. Ne intervisten e pare qe beri si fitues i zgjedhjeve, kur e pyetjen se cfare do besh gje te pare si kryeminister, ai premtoi: "Do nxjerrim nje test per te matur analfabetizmin ne vend dhe do t'i japim fund bixhozit ne vend. Mos me pyesni se si do ti jap fund bixhozit se nuk e di, por une di qe do ti jap fund."

    Piktori i Jordan Misjes dhe njeriu ne asistence ne France, e di shume mire se si funksionon ekonomia e vendit dhe do t'iu japi zgjidhje me rradhe ketyre gjerave.

    Adil Carcani kryeminister i Shqiperise ishte lule para Edvin Rames.

    Albo
    Interesante si nuk u pergjigje asnje pyetjeje qe parashtrova...

    Ne po flasim per vjedhjet, zhvatjet e korrupsionin qe ka perfshire cdo celule te truallit Shqiptar (se fundmi edhe Universitetin!!!) ti po na flet per kapitalizmin.

    Seshte njeri kunder kapitalizmit, ne po flasim per korrupsionin dhe demin qe po i shkakton shtetit Shqiptar. Ska shtet ne bote qe nuk mbahet ne kembe nga taksimi, kurse ti na thua u beka barre shteti per ekonomine. Po nuk pati shtet ore zoteri, nuk ka ekonomi, nuk ka siguri, nuk ka investim. Leqe ju jeni mesuar keshtu pa shtete prandaj su ben pershtypje sepse e tille ishte Shqiperia deri me tani. E pushtuar cep me cep me feudale nen fronin e Berishes.

    Mua por dhe shumices te Shqiptareve nuk me duket e arsyeshme qe dikush te vije e te pasurohet duke shfrytezuar vendin tim e kur vjen puna te mos paguaje as detyrimet ne shtet. Ato dy leke qe marrin punetoret e naftes apo te kromit as I hyjne ne sy njeriu kur merren parasysh kushtet ne te cilat punojne.

    Nejse se ti ke programin tend qe duhet te zbatosh, ne njerezit e lire mendojme edhe ndryshe.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Ja si na vidhen leket , ja perse jemi shtet kaq i varfer .

    o xinxenrfill!
    shteti jone eshte i varfer dhe nuk ka leke te pagoje nje administrate te fryre
    me pak taksa, me pak burokrate, me pak parazit. keshtu do kete me shume te ardhura, me shume te punesuar, me zhvillim te shpejte.
    a e kupton fjalen parazit. ai qe ha nga te tjeret. pra police, zvendesministra, tatimore qe rrine gjithe diten klubeve duke pire raki me leket e atij tregtarit te ndershem qe punon 13 ore ne dite.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •