-
Basha, mesazh Ramës nga Shkodra: Do të të mund përsëri si në 2011
Basha, mesazh Ramës nga Shkodra: Do të të mund përsëri
Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar dje një prej takimeve më entuziaste me anëtarësinë e PD në Shkodër. Basha i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kundërshtarit të tij politik, Edi Rama. “Kush të ka mundur një herë, di dhe do të të mundë përsëri. Viti 2015 do jetë rikthimi dhe fitorja e PD në mbarë vendin”, u shpreh kandidati për kreun e PD para mbështetësve të tij të shumtë në sallën e teatrit “Migjeni”. Basha është ndalur më herët në takimet me bazën e kryeqytetit. Gjatë bisedave me anëtarët në njësitë bashkiake 5, 6 dhe 7, Basha ka folur për rritjen e rolit të anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidaturave në të gjitha nivelet e qeverisjes. Gjatë prezantimit të platformës së drejtimit të PD-së ai ka theksuar: “Të garantojmë jo vetëm që të dëgjohet zëri i çdo anëtari, por të respektohet zëri i çdo anëtari. Çdo anëtar të ketë të drejtën që të ketë një zë të barabartë, pra një votë, në çdo vendimmarrje të rëndësishme të PD, nga niveli i organizimit deri në nivelin e përzgjedhjes së kandidaturave tona, për përballje lokale dhe qendrore”. Sipas Bashës, Partia Demokratike duhet të jetë në qendër të një fronti opozitar, i cili të përfshijë, përveç aleatëve historikë të kësaj partie, të gjithë të mashtruarit e maxhorancës së re. “Duhet të jemi të gatshëm të nisim që sot aksionin tonë opozitar, me të gjithë aleatët tanë shoqërorë, me të persekutuarit, pronarët, me rininë, me botën akademike, me shoqërinë civile, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të fillojmë t’u faktojmë ditë për ditë zullumqarëve të 23 qershorit se kanë përballë një forcë të gatshme për t’u përballur çdo çast me zullumin e tyre, por po kështu për të ofruar alternativën e së nesërmes”, u shpreh kandidati për kreun e Partisë Demokratike. Ai tha më tej gjatë këtyre takimeve se maxhoranca e 23 qershorit është e vetmja në botën demokratike, e ndërtuar mbi mashtrimin dhe shitblerjen e votës, ku misioni i saj, siç po faktohet çdo ditë, nuk është zhvillimi, por zhbërja e arritjeve të këtij vendi. “S’ka asnjë shtet, asnjë shoqëri në historinë e Europës, që të jetë ndërtuar mbi dy vlera, mashtrime piramidale dhe shitblerje votash. U kemi lënë një vend me rrugë të reja, u kemi lënë një vend me rini të mirarsimuar, u kemi lënë një vend me administratë funksionale. Në vend që të mendojnë se si të ecin më përpara, në raport me dëshirat e problemet e qytetarëve, mendojnë në mënyrën më absurde se si të zhbëjnë arritjet tona”, deklaroi Basha.
ADI SHKEMBI
Panorama
-
-
Për: Basha, mesazh Ramës nga Shkodra: Do të të mund përsëri si në 2011
Basha: E majta, mashtrim dhe shitblerje votash
Qamil Xhani
Kandidati per kreun e Partise Demokratike, Lulzim Basha propozoi dje perzgjedhjen e kandidaturave per zgjedhje vendore dhe ato parlamentare te PD-se me vote nga anetaresia. Gjate takimit me anetare te PD-se ne njesine bashkiake nr. 5, 6 dhe 7-te Basha u shpreh cdo anetar i PD-se do te vendose permes votes, per drejtuesit e partise dhe kandidatet per zgjedhjet vendore dhe te pergjithshme. “Te garantojme jo vetem qe te degjohet zeri i cdo anetari por te respektohet zeri i cdo anetari. Çdo anetar te kete te drejten qe te kete nje ze te barabarte, pra nje vote, ne cdo vendimmarrje te rendesishme te PD, nga niveli i organizimit deri ne nivelin e perzgjedhjes se kandidaturave tona, per perballje lokale dhe qendrore”,- tha Basha ne fjalen e tij. Duke prezantuar platformen per drejtimin e PD-se, Basha u shpreh se kjo parti duhet te jete qendra e nje fronti opozitar. Ai foli dhe per organizimin e PD-se ne opozite, duke u shprehur se fronti opozitar duhet te perfshije pervec aleateve historike te kesaj partie, te gjithe te mashtruarit e mazhorances se re. “Duhet te jemi te gatshem te nisim qe sot aksionin tone opozitar, me te gjithe aleatet tane shoqerore, me te persekutuarit, pronaret, me rinine, me boten akademike, me shoqerine civile, me partneret tane nderkombetare dhe te fillojme t’u faktojme dite per dite zullumqareve te 23 qershorit, se kane perballe nje force te gatshme per t’u perballur cdo cast me zullumin e tyre por po keshtu per te ofruar alternativen e se nesermes”,- tha kandidati per kreun e PD-se. Gjate fjales se tij, Basha eshte ndalur dhe ne premtimet qe ka bere mazhoranca e re. Ai u shpreh se e majta e ka ndertuar gjithe fushaten dhe premtimet mbi mashtrime dhe mbi shitblerjen e votes. “S’ka asnje shtet, asnje shoqeri ne historine e Evropes, qe te jete ndertuar mbi dy vlera, mashtrime piramidale dhe shitblerje votash. U kemi lene nje vend me rruge te reja, u kemi lene nje vend me rini te mirearsimuar, u kemi lene nje vend me administrate funksionale. Ne vend qe te mendojne se si te ecin me perpara, ne raport me deshirat e problemet e qytetareve, mendojne ne menyren me absurde se si te zhbejne arritjet tona”,- u shpreh kandidati per kreun e PD-se, Lulzim Basha.
Premtimet e PS
Ne cilesine e kandidatit per kreun e partise me te madhe ne opozite, gjate takimeve ne Tirane, Lulzim Basha ka komentuar disa prej premtimeve te mazhorances se re te majte. Ai u shpreh se mazhoranca e dale nga zgjedhjet e 23 qershorit “eshte e vetmja ne boten demokratike, e ndertuar mbi mashtrimin dhe shitblerjen e votes, ku misioni i saj, sic po faktohet cdo dite nuk eshte zhvillimi por zhberja e arritjeve te ketij vendi”.
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt