Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Festohet Shën Prokopi mbrojtësi i Tiranës

    Kisha e Shën Prokopit në Tiranë kishte panair në përkujtim të Shën Prokopit, mbrojtësit të Tiranës. Me këtë rast u mblodhën klerikë dhe besimtarë, për të kremtuar së bashku Shën Prokopin. Besimtarë të shumtë u mblodhën në Kishën e Shën Prokopit për të festuar këtë shenjtor i cili i dedikoi jetën e tij Krishtit. Në orën 19:00 së ditës së dielë, më 7 korrik, filloi shërbesa e Mbrëmësores së Madhe të shenjtit. Kjo shërbesë u kryesua nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti. Predikimin para besimtarëve e mbajti Atë Justini. Ai u përqendrua tek jeta e këtij martiri të Kishës sonë. Më pas gjatë natës, dyert e kishës qëndruan të hapura dhe besimtarët u lutën së bashku në agripninë e organizuar për këtë rast. Agripnia u drejtua nga Episkopi i Amantias, Hirësi Nathanaili. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në Kishën e Shën Prokopit u kryen shërbasat e mëngjesores, Liturgjia Hyjnore dhe litania rreth kishës, të cilat u kryesuan nga Episkopi i Krujës, Hirësi Andoni. Në fund të Liturgjisë Hyjnore, predikimin përpara besimtarëve e kreu Atë Kozma Sovjani, i cili pasi tregoi shkurtimisht jetën e shenjtit tha se të gjithë duhet të ruajmë të pastër jetën tonë më Krishtin. Ashtu si Shën Prokopi, të gjithë shenjtorët e tjerë të Kishës së Shenjtë Orthodhokse u veshën më Krishtin dhe tani janë në më të lartat, me Zotin Krisht. Atë Kozmai ndër të tjera tha: “Krishti u dha pushtet nxënësve të Tij që të shkelin mbi fuqinë e armikut. Armiku i njerëzve dhe armiku i Perëndisë është vetëm një, Djalli. Ai na lufton dhe përpiqet të na hedhë në mëkat, që të humbasim rrugën tonë dhe të humbasim shpirtin tonë. Krishti na jep fuqi edhe si Perëndi që është zotëron çdo gjë në botë, çdo element të natyrës, çdo qënie, çdo gjallesë, çdo krijesë, të gjitha marrin jetë prej Tij. U jep kurajo edhe besim nxënësve të tij edhe Kishës që të shkelin mbi fuqinë e armikut. Kjo është fuqia jonë”. Pasi bëri përlëshimin e Liturgjisë Hyjnore, Hirësi Andoni i ftoi më pas të gjithë besimtarët në litaninë rreth Kishës së Shën Prokopit, ku kleri dhe besimtarët me ikonën e Shenjtit psalën troparet që tregojnë për këtë shenjtor, martir të Kishës sonë Orthodhokse dhe njëherësh mbrojtës të Tiranës.




  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Festohet Shën Prokopi mbrojtësi i Tiranës

    Nga çka, si ?... e mbron ky Tiranën ? (Pyetje per kuriozitet, jo per debat)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Festohet Shën Prokopi mbrojtësi i Tiranës

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Nga çka, si ?... e mbron ky Tiranën ? (Pyetje per kuriozitet, jo per debat)
    Po te lexosh fjalet e priftit me lart ne artikull, e meson pergjigjen e pyetjes qe ben.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Festohet Shën Prokopi mbrojtësi i Tiranës

    tem e bukur..

    bravoo

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Festohet Shën Prokopi mbrojtësi i Tiranës

    si i paska shpetuar Ilias kjo
    tema ,se falet aty i ngrati

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •